HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Refleksion

A kishte tė drejtė Kolec Pepa?

-- nga Mark Bregu

Mark Bregu I vetmi "mėkat" i tė ndjerit Kolec Pepa dhe, qė u pėrgojua aq shumė nė atė vjeshtė tė vitit 1996, ishte "denoncimi" me shkrim, qė i pati bėrė sistemit, qė lamė pas, pėr diskriminimin komunitetit katolik nė qytetin e tij.

Koleci, me njė guxim tė admirueshėm qytetar, i dėrgoi njė "Promemorje" (nėse mund ta quajmė tė tillė) ish - Kryetarit (Mayor - it) tė sapozgjedhur tė Bashkisė, Z. Bahri Boriēi, ku e kėshillonte, qė tė kishte kujdes nė pėrfaqėsimin e punonjėsve tė Bashkisė, me njė respektim sa mė rigoroz tė raporteve fetare.

Ai theksonte nė letrėn e tij, se nė sektorin, ku, ai kishte punuar (nė arsim), gjatė njė harku kohor prej 45 vjetėsh, ishin ndėrruar 31 shefa arsimi. Shqetėsimi qytetar i intelektualit dhe shkrimtarit tė humorit Kolec Pepa, ishte shqetėsim realisht i shumė intelektualėve dhe qytetarėve tė Shkodrės, por qė asnjėri nuk kishte guxuar ta thotė:

Nga 31 shefat qė kishin drejtuar arsimin nė Rrethin e Shkodrės, 30 kishin qenė tė besimit mysliman dhe vetėm 1 katolik!

Madje autori, vėrente, se edhe ai i vetėm katolik, ishte emėruar nga njė sekretar i Komitetit tė Partisė (ortodoks nga jugu!) Letra e Kolecit, u bė objekt bisedash nė tė gjithė qytetin, e nė veēanti nėpėr kafetė dhe tavernat ku "thashethemet" nėn "trysninė" e alkoolit bėhen akoma mė intensive dhe interesante.

Unė personalisht, kam qenė "partizan" i flaktė dhe e kam pėrkrahur veprimin e Kolecit, ashtu siē do ta kisha pėrkrahur edhe po tė kishe ndodhur me vėllezėrit myslimanė, sepse padrejtėsia prish ekuivalencėn e bashkėjetesės qytetare e tensionon situatėn.

Dua tė sqaroj se, as qė do t'mė kishte shkuar ndėrmend, pėr ta kujtuar kėtė ngjarje, por ajo qė u bė shkak, do tė mundohem ta trajtoj me njė sinqeritet e besnikėri tė pakontestueshme, si obligim moral, ndaj atyre burrave tė nderuar tė Shkodrės, qė sot nuk jetojnė dhe qė janė personazhe e tregimit.

Ishte vjeshtė e vitit 1963, nė shoqėri me tė ndjerėt Gaspėr Gurashi dhe Ibrahim Dizdari. Gaspri, ndonėse me njė arsim tė kėnaqshėm pėr kohėn dhe me njė moshė, afėr pensionit, e kishin larguar nga puna nė dyqanin "me komision" dhe e kishin sjellė nė Komunale-Banesa, ku punonte xhamaxhi.

Ndėrsa me tė ndjerin Dizdari njihesha qė nė vitin 1954 - 1955, kur ai na bėnte praktikė nė njė kurs njėmujor pėr trajnerė futbolli, i cili ishte nė shkallė kombėtare dhe bėhej nė Shkodėr. Tė dy zotėrinjtė e lartpėrmendur, ishin shokė dhe maturantėt e parė tė Gjimnazit tė Shkodrės.
Ndėrsa po pinim kafe, Gaspri na thotė: Kur kanė ikur turqit prej Shkodre, kam qenė 10 ose 11-vjeē dhe e mbaj mend mirė njė fjalė tė tyre: "Po ikim ne turqit e mirė dhe po lėmė "turqit" e kėqinj".

Kėtė episod, ma solli nė "ekranin" e kujtesės ky pasazh i cituar nė librin: "Historia e Shqipėrisė" e Tajar Zavalanit, fq.293, ku, citohet shprehimisht: "Komandanti i forcės ndėrkombėtare, vice Admirali britanik Burney, mori Shkodrėn nė dorėzim mė 14 maj 1913. Administrata e qytetit, iu ngarkua njė komisioni ndėrkombėtar. Flamuri i Malit tė Zi u zėvendėsua me flamurin e fuqive europiane nė Kalanė e Rozafės. U formua njė kėshill bashkiak me 6 anėtarė muhamedanė dhe 6 katolikė".

Duke pasė parasysh raportet fetare, qė padyshim ishin tė paktėn mbi dy herė mė shumė tė besimit mysliman, dhe qė "avulli" i atmosferės turke ishte akoma i ngrohtė, mbas pushtimit pesėshekullor osman, respekti ndėrfetar "kulmonte" nė kryeqytetin e kulturės dhe tė atdhedashurisė. Ndaj dhe miqėsia mes dy qytetarėve dhe intelektualėve tė dy besimeve, ėshtė mė shumė se normale. Krejtėsisht anormale dhe e papranueshme, ėshtė ajo, qė me tė drejtė shqetėsonte tė ndjerin Kolec Pepa, (pastė dritė).
Ishte pikėrisht ky moral, qė e bėnte Shkodrėn tė pathyeshme nė rrethimin e saj, prej malazezėve. Ėshtė detyrė emergjente evokimi i kėtij morali e i kėsaj qytetarie tė pakundshoqe. Le tė jetė ky njė mesazh, pėr t'iu rikthyer vlerave e pėr t'u thėnė "Ndal!" diskriminimeve mes religjioneve fetare.

Kolec Pepa, kishte shumė tė drejtė dhe vėrejtjet e tij duhet tė "arkivohen" nė ndėrgjegjen e ēdo drejtuesi qė nga Presidenca, Qeveria, prefekturat, bashkitė e komunat. Arti i drejtimit, nuk ėshtė pronė e njė religjioni apo e njė krahine tė caktuar.
Qeverisja e viteve tė shkuara, tregoi se ky "sindrom" vazhdon tė "pushtojė" mendjet e drejtuesve dhe qė nuk i shėrben aspak komunitetit, por shkakton "plasaritje" tė tilla, qė do tė jetė e vėshtirė tė "saldohen".
Fakti, qė Veriu shqiptar nė pėrgjithėsi e komuniteti katolik nė veēanti, nuk pėrfaqėsohen denjėsisht nė qeverisjen e vendit, krijon pakėnaqėsi, qė "flenė" njė "gjumė" tė pakėndshėm. Me sa duket edhe qeveria e ardhshme po e pėrsėrit kėtė "ritual" aspak fisnik, por diskriminues. Shkodra ka shumė kualitete dhe shumė kontribute, pėr demokracinė, tė cilat, nuk duhen neglizhuar nga asnjė parti qė vjen nė pushtet.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara