HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Pa asnjė koment

Ali Pashė Tepelena, nė “optikėn” e Tajar Zavalanit

-- nga Mark Bregu

Mark Bregu ...Vlen tė bėhet njė krahasim nė mes karaktereve tė Skėnderbeut dhe tė Ali Pashės. Aty duket se sa poshtė kishin rėnė konceptet morale nga shekulli XV nė shekullin XIX, mbas katėr shekujve sundimi otoman.

Nė ēdo veprim tė kėtyre dy burrave qė u prinė shqiptarėve nė dy faza vendimtare tė historisė sė tyre, gjejmė njė kontrast tė plotė nė mes tė idealizmit vetėmohues dhe egoizmit primitiv dhe gati shtazarak; nė mes tė dashurisė pėr kombin e pėr atdheun dhe lakmisė sė pangopur pėr para e pasuri materiale; nė mes tė mishėrimit tė mirėsisė bujare dhe furisė gjakpirėse tė njė bishe nė trajtė njeriu; nė mes tė njė jete kushtuar idealit liridashės dhe adhurimit pėr pushtetin, pėr tė kėnaqur epshet primitive duke pėrdorur fuqinė pėr tė shtypur nipin dhe pėr tė munduar tė tjerėt.

Gjergj Kastrioti, u tregua aq shpirtmadh sa tė falte nipin qė e kishte tradhėtuar nė kulmin e luftės kundėr njė armiku tė fuqishėm qė nuk dinte se ē’ėshtė mėshira. Ali Pasha masakroi burra tė ēarmatosur qė e kishin luftuar trimėrisht dhe qė i kishin rėnė nė dorė nė besė tė fjalės sė tij solemne! Pėr tė ēuar nė vend ambicjen e tij pėr tė pushtuar e pėr tė grumbulluar pasuri, Ali Pasha bėri njė politikė tė paskrupull dhe plot dredhira, duke manovruar nė mes tė turqve, francezėve dhe anglezėve. Skėnderbeu i qėndroi besnik aleatit tė tij, Mbretit tė Napolit dhe kur punėt nuk i shkonin mirė Ferdinandit tė Aragonės.

Kur Princi i Tarantos, Giovanni Orsini, i shkroi pėr t’i mbushur mendjen tė mos i shkonte nė ndihmė Mbretit Ferdinand tė Napolit, duke i treguar fitimet qė do tė kishte po tė mos bashkohej me partinė e Angjevinėve, Skėnderbeu i dha njė pėrgjigje krenare, ku i thoshte se miku i mirė ėshtė ai qė tė vjen nė ndihmė nė njė ditė tė keqe. Skėnderbeu ishte njė hero kombėtar i frymėzuar nga parimet morale tė krishtėrimit; Ali Pasha kishte mendėsinė e njė satrapi oriental qė nxitej pėr tė vepruar vetėm nga lakmia pėr tė mirat materiale tė kėsaj bote.

Prandaj Gjergj Kastrioti vdiq i varfėr, kurse Ali Tepelena la njė pasuri kolosale, tė cilėn e kishte grumbulluar sė paku pjesėrisht me anė tė grabitjeve. Sikur Vezir i Janinės tė kishte luftuar pėr bashkimin dhe lirimin e shqiptarėve, ashtu si Mehmet Aliu bėri nė Egjipt, Shqipėria do tė kishte qenė e para nė Ballkan qė do tė kishte fituar pavarėsinė nga sundimi otoman. Pėr tė qenė fare tė paanshėm duhet tė shtojmė se njeriu tregon virtyte morale mė tė larta, kur ėshtė duke luftuar kundėr sulmeve tė njė armiku tė huaj, se sa kur orvatet tė formojė njė shtet tė centralizuar mbi gėrmadhat e njė shoqėrie feudale. Tė gjithė sundimtarėt e plotfuqishėm tė historisė qė janė munduar tė krijojnė njė pushtet tė fortė duke shkatėrruar kapedanatat krahinore qė kanė qenė tė detyruar tė tregohen tė pamėshirshėm kundėr atyre qė nuk u shtroheshin.

Ndoshta Ali Pasha e teproi, mbasi kishte tė bėnte me rrethana edhe mė tė vėshtira dhe me njė popull mė tė dhėnė pas lirisė personale dhe vetė qeverimit lokal. Pa synuar tė bėhej prijės i lėvizjes pėr ēlirim kombėtar, Ali Pashė Tepelena bėri edhe disa gjėra tė dobishme. Hobhonsen-i, qė cituam mė lart, e pėrmbledh kėshtu rolin historik tė Vezirit tė Janinės: “Ai ishte dhe ndėrtoi ura pėr tė kaluar lumenjtė dhe bėri rrugė pėrmes moēaleve, ose nėpėr luginat e malėsive; qytetet e zbukuruara me ndėrtesa tė reja, tė gjitha mbas udhėzimeve tė tij.

Duke vėnė nė zbatim njė tok rregullore tė urta, Ali Pasha luajti rolin e njė princi tė madh dhe dashamirės, megjithėse i vetmi merak i tij ishte tė bėhej i pasur e sa mė i fuqishėm”. “Me sa duket, Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha nuk janė asgjė tjetėr veēse vazhdim i Ali Pashės nė kushtet dhe mundėsitė qė u ofroi koha”. Dhashtė Zoti qė ata qė drejtojnė shtetin dhe qeverinė dhe qė kanė nė dorė fatet e kėtij kombi, tė ngjasojnė mė shumė me Gjergj Kastriotin dhe aspak me Ali Pashėn” (Autori).
Kjo duhet kuptuar si thirrje dhe jo si koment.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara