HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shkodra, kryeqyteti i mbretėrisė ilire

-- nga Mark Bregu, Shkodėr

Mark Bregu I pari prijės qė bashkoi fiset ilire dhe u bė mbret i tyre, ishte Bardhyli, i cili jetoi nė kohėn e Filipit tė Maqedonisė. Nė krye tė trimave ilirė, Bardhyli luftoi pėr tė bashkuar tė gjithė popujt e asaj race nėn kurorėn e tij. Armata ilire pati sukses nė fillim, duke pushtuar Maqedoninė dhe Epirin dhe duke detyruar sundimtarėt e tyre t’i dėrgojnė Bardhylit nė kryeqytetin e tij, Shkodrėn, djemtė e tyre si peng. Por, Filipi, i ati i Lekės sė Madh, mbasi i dha fund luftės qė po bėnte kundėr grekėve, marshoi kundėr Bardhylit dhe e detyroi tė tėrhiqej nga tokat e Maqedonisė qė i kishte zaptuar. Disa vjet mė vonė, Filipi bėri pėrsėri luftė kundėr Ilirisė dhe ushtria e tij prishi qytetet dhe shkatėrroi fushat nė mbretėrinė e Bardhylit.

Mbas vdekjes sė Bardhylit, mbretėrinė ilire e ndanė nė mes tyre i biri, Kliti dhe kushėriri, Glaku. Klitit i ranė nė hise tokat ilire nė veri tė Drinit, qė pėrfshinin fisin e Tribalėve. Glaku mbretėroi mbi Taulantėt dhe fiset e tjera deri nė malet e Himarės. Tė dy kėta nė fillim luftuan kundėr Lekės sė Madh dhe mė vonė u bėnė vasalė tė tij pėr t’i dhėnė ushtarė dhe tė holla pėr ekspeditėn e tij kundėr persianėve. Gjatė rrėmujės qė pasoi vdekjen e Lekės sė Madh, ilirėt rifituan lirinė e tyre dhe luftuan me sukses kundėr Perandorisė Maqedone qė ishte nė shkatėrrim e sipėr. Glaku priti nė oborrin e tij mbretėror nė Shkodėr, Pirron, i cili kishte qenė i detyruar tė arratisej nga rivalėt e tij pėr fronin e Epirit. Me ndihmėn e mbretit tė Ilirisė, Pirroja u kthye pėrsėri nė mbretėrinė e tij. Ai qė njihet mė mirė ndėr mbretėrit e Ilirisė ėshtė Agroni, i biri i Pleuratit. Agroni mbretėroi nė shekullin e III-tė para Krishtit dhe bashkoi nėn sundimin e tij tė gjitha tokat qė pėrbėnin mbretėrinė e vėllait tė tij, Bardhylit. Sipas historianit grek, Polib, mbretėria ilire arriti kulmin e pushtetit dhe tė famės nėn Agronin. Agroni kishte njė ushtri dhe njė flotė mė tė fuqishme se tė gjithė paraardhėsit e tij, - shkruan Polibi. Nė vitin 231 para Krishtit, u vėrtetua njė gjė e pashembullt: Mbreti i Maqedonisė kėrkoi ndėrmjetėsimin e Mbretit tė Ilrisė (armikut tradicional).

Kėshtu u ēel rruga qė i bėri grekėt tė njohin vetitė luftarake tė ilirėve. Dhimitri i Maqedonisė i kėrkoi Agronit qė t’i shkojė nė ndihmė kundėr Akranonėve mbasi Etolasit kishin rrethuar qytetin e tyre, Medeon, nė Gjirin e Ambracisė (Artės), pėr t’i detyruar tė futen nė lidhjen e tyre. Agroni dėrgoi nė ndihmė tė forcave tė rrethuara nė Medeon, 1000 anije me rrema qė quheshin “Lembi”, si dhe 5000 luftėtarė. Sa zbritėn nė tokė, ilirėt u vėrsulėn kundėr Etolasve dhe i thyen aq keq sa u detyruan tė ngrinin rrethimin e qytetit Medeon, duke lėnė prapa plaēka tė mėdha. Grekėt ishin hutuar nga tmerri. (Ref.: Hecquat - Historie dela Haute Albanie, fq.401).

Nė analet e asaj kohe pėrmendet se Agroni vdiq menjėherė mbasi mori lajmin e fitores kundėr grekėve. Thuhet se ai hėngri e piu tepėr nė gostinė qė u shtrua pėr tė celebruar tirumfin e armėve ilire. Agroni vdiq nė vitin 231 para Krishtit dhe la si trashėgimtar djalin e tij tė vogėl. Mbretėresha Teuta u bė regjente dhe fitoi famė nė histori me luftėn qė bėri kundėr Republikės sė Romės.

Nė kohėn e Teutės, mbretėria ilire pėrfshinte Shqipėrinė e sotme deri nė Vjosė, Malin e Zi, Dalmacinė dhe pjesė tė Serbisė dhe Kroacisė, deri nė brigje tė Danubit. “Vlen nė kėtė rast pėr t’u kujtuar bashkėqytetarėve tė mi, tė cilėt para tridhjetė vjetėsh nė “sugjeronin” nė njė shkrim, se Mbretėria Ilire (nė kohėn e Teutės) kufizohej nga Kotorri nė Lezhė, jam i mendimit se kur flasim pėr ngjarje historike, duhet pėrdorur referenca.”

Kryeqyteti i Ilirisė ishte Shkodra e rrethuar me muret e Rozafės. Nė bregdetin e Ilirisė, grekėt e Korinthit dhe tė Korfuzit kishin themeluar tri kolonitė e Apollonisė (Pojan), Epidamnit (Durrės) dhe Lisus (Lezhė) nė shekullin VII para Krishtit. Korfuzi vetė kishte qenė nė fillim njė koloni e Korinthasve, prandaj kėta tė fundit kishin vendin e parė nė kolonitė qė themeluan sė bashku mė vonė. Rivaliteti qė plasi (mė vonė) nė shekullin V para Krishtit, nė mes tė Korinthasve dhe Korfiatėve nė Durrės, pati oshėtimė nė Greqi dhe u bė njė nga shkaqet e luftės sė Peloponezit nė mes Spartės dhe Athinės. Kolonistėt grekė ishin ndėrmjetėsit e njė tregtie tė Taulantėve qė banonin nė ato vise dhe botės sė jashtme.

Nė lindje tė Ilirisė ishin maqedonasit, mbretėria e tė cilėve shtrihej deri nė Detin Egje, duke pėrfshirė edhe Selanikun. Ata kanė lėnė gjurmė tė thella nė histori nėn Lekėn e Madh, i cili mundi Persianėt e prirė nga mbreti i tyre Dari (ose Darius), dhe shkoi pėr tė zaptuar Indinė. Pėrveē sllavėve dhe turqve, nė Maqedoni sot ka vetėm shqiptarė si raca mė e vjetėr e asaj krahine. “Njė fakt ky qė ligjėron autoktoninė e vėllezėrve tanė nė Maqedoni”, (M.B.). Kjo na jep arsye pėr tė thėnė se maqedonasit ishin tė njė race me ilirėt, megjithqė kėta dy popuj herė luftonin, herė bashkėpunonin mes tyre. Kėtė e konfirmojnė dhe shkrimtarėt grekė, tė cilėt i quanin maqedonasit “barbarė”, d.m.th. tė huaj.

Dihet gjithashtu se Filipi dhe Leka i Madh u flisnin ushtarėve tė tyre nė njė gjuhė tė cilėn grekėt nuk e kuptonin. Historiani anglez W.Tarn, duke shkruar mbi Lekėn e Madh, bėn kėto vėrejtje: “Shqiptarėt thonė se ėshtė i tyre. Megjithatė, qė tė dy prindėrit e tij pretendonin se ishin me origjinė greke, Leka i Madh, sigurisht, kishte nga i ati dhe ndoshta nga e ėma, pak gjak ilir, d.m.th. shqiptar”. Kjo shpjegohet mbasi e ėma e Lekės, Olimbia, ishte e bija e Neoptolemit t Epirit. Nga ana tjetėr, arkeologu anglez Stanley Casson, i cili shihet si autoritet mbi kėtė ēėshtje, shkruan kėshtu: “Njėsia e kulturės nė mes tė Bosnjės dhe Maqedonisė nė kohėn e qytetėrimit tė hekurit na jep tė kuptojmė se ka ekzistuar njė element i fortė ilir nė jug. Por, maqedonasit e asaj epoke ndryshonin thellė dhe nga shumė pikėpamje prej ilirėve, mbasi Maqedonia nė atė kohė kishte njė popullsi tė pėrzier dhe ilirėt nuk ishin elementi racial mė i fortė.

Megjithatė ka shumė rėndėsi fakti qė ėshtė provuar identiteti i kulturės sė Bosnjės dhe Maqedonisė, mbasi kėshtu shpjegohet prezenca e ilirėve nė krahinėn e Manastirit, qė ėshtė nė kufi tė Maqedonisė. “Duke lėnė mėnjanė ēėshtjen e origjinės Keltike tė kulturės Hallsatit dhe tė racės ilire qė ėshtė lidhur ngushtė me tė, duket si njė gjė e provuar se ilirėt e kohėve historike sollėn kulturėn e Hallsatit nė Maqedoni dhe nė Greqi. Kjo do tė thotė se Bosnja, Shqipėria, Greqia e Maqedonia u invaduan nga ilirėt. Nga kjo rrjedh medoemos se dorianėt qė invaduan Greqinė ishin nga raca ilire qė zbritėn prej veriut.

Kjo vėrtetohet edhe nga shumė aspekte tė kulturės materiale e qė janė njėsoj nė tė gjitha kėto krahina”. Gasson e pėrfundon kėtė kapitull tė veprės sė tij me kėto fjalė: “Ilirėt vetė shiheshin si njė racė me themeluesit e Maqedonisė dhe ndryshimet nė mes kėtyre dy popujve kanė qenė mė tepėr ndryshime tė kulturės se sa tė racės”. Nė mes tė Ilirisė dhe Greqisė sė vjetėr ishte Mbretėria e Epirit, qė ka lėnė gjurmė nė histori, sidomos pėr shkak tė luftėrave tė Pirros kundėr romakėve. Fiset kryesore tė Epirit ishin Thesprotėt, Kaonėt dhe Mollositėt. Emri Epir vjen nga njė fjalė greke qė do tė thotė kontinent. Historianėt grekė e kanė pėrdorur kėtė emėr pėr tė theksuar kontrastin nė mes tė Epirit dhe Greqisė qė ishte njė gadishull.

Epiri mori famė nė histori me mbretėrimin e Pirros, i cili ishte vetėm gjashtė vjeē kur vdiq i ati, qė ishte princi i Mollositėve (Mallakastra e sotme). (Ref. “Stanely Gasson - Macedonia, Thrace and Illyria”, fq.309-326).

Pra, siē thamė mė lart, gjithnjė sipas arkeologut Gasson, nga gėrmimet arkeologjike u zbuluan mjaft gjėra sa pėr tė provuar se qytetėrimi i Hallsatit u pėrhap edhe nė Shqipėrinė e sotme. Nė fshati Koman tė Rrethit tė Pukės, ėshtė zbuluar njė neprokale (varrezė) ilire, prej misionit arkeologjik italian tė kryesuar nga Luigji Ugolini. Simbas zakonit tė kohės ilire, pranė kufomės varroseshin armėt, veglat dhe orenditė vetjake tė burrit ose gruas sė varrosur. Nė Koman janė gjetur pjesė armėsh prej hekuri, vathė, gjerdanė, karfica, unaza dhe breza prej bronxi qė janė pikė pėr pikė njėlloj si ato tė zbuluara mė parė nė Hallsat dhe nė Gallzinos tė Bosnjės.

Nė Veri, ilirėt ishin fqinjė me Keltėt, tė cilėt hapėn mė vonė qytetėrimin e hekurit nė Europėn e Mesme, nė Francė e deri nė Spanjė. Historiani francez, Gamille Julian, autor i njė vepre klasike mbi Galėt, stėrgjyshėrit e francezėve tė sotėm, shkruan se gjaku i Keltėve u pėrzie me gjakun e ilirėve dhe u formua njė racė e re, Kelto-Ilire, e cila u pėrhap nė Shqipėri e nė Ballkan. Ndonėse kjo hipotezė nuk mund tė quhet krejtėsisht reale, gjithsesi studimet serioze tė mėvonėshme mund tė ndriēojnė ēdo dyshim pėr tė arritur tek e vėrteta. Problemi nuk mund tė zgjidhet definitivisht deri sa arkeologjia nuk e ka thėnė fjalėn e saj tė fundit. Sidoqoftė, prezenca e njė elementi keltik nė tiparet raciale tė ilirėve nuk mund tė vihet nė dyshim. Nėse ekzistenca e kelto-ilirėve, si njė racė e veēantė mund tė vihet nė dyshim, ajo e thrako-ilirėve ėshtė njė fakt i provuar.

Thrakasit qė ishin si tė thuash, kushėrinj me ilirėt, u vendosėn nė Rumani, nė Bullgari dhe nė Thrakinė e sotme. Ata kishin shumė kontradikta raciale dhe gjuhėn e pėrbashkėt me ilirėt, aq sa albanologu i mirėnjohur austriak, Norbert Jokli, ėshtė munduar tė provojė se shqipja e sotme e ka origjinėn nė njė dialekt tė gjuhės sė thrakasve. Thrakasit, si ilirėt, ishin njė popull i ndarė nė fise dhe ata qė pėrmenden mė tepėr nė histori janė Besėt dhe Tribalėt. Mbasi ranė nėnsundimin e romakėve, ata harruan gjuhėn e tyre dhe u latinizuan krejtėsisht. Megjithatė, nė rumanishten e sotme ka ende fjalė qė janė njėsoj si nė shqip: buzė, bukur, etj. Janė siguruar prova se deri nė shekullin VI mbas Krishtit, Besėt flisnin njė gjuhė qė nuk ishte latinishtja dhe qė besohet se mund tė ketė qenė njė dialekt ilir. Fakti qė nė Rumani gjetėn mbėshtetje shumė rilindas, mund tė na ēojė drejt asaj tėrheqjeje “magnetike” tė genit Iliro-Thrakas.

Ajo qė mė shtyn tė studjoj historinė tonė dhe tė shfletoj me ėndje ēdo fletė tė saj, ėshtė intersimi pėr tė hulumtuar nė ēdo “skutė” pėr gjetjen e rrėnjėve tona etno-kulturore, qė fillojnė nga pellazgėt, pėr tė ardhur tek ilirėt, arbėrit e deri nė ditėt tona. Mendoj se ėshtė vėrtet krenari dhe mburrje kur konstaton (historikisht) se Shkodra ishte kryeqyteti i Ilirisė dhe pikėrisht kryeprijėsit ilirė ishin Bardhyli, Genti e Teuta. Jam gjithashtu i mendimit se duhen bėrė mė shumė studime dhe kryesisht Komani duhet parė si njė thesar vlerash qė paraqet interes tė veēantė. Vetėm pėrmes kėtyre studimeve serioze, do tė hedhim poshtė ēdo orvatje tė fqinjėve tė cilėt mė shumė se njėherė janė munduar tė mohojnė prejardhjen tonė iliro-pellazge dhe tė na quajnė “turma nomadėsh”! Njė ballafaqim i kulturės tonė tė lashtė besoj se duhet tė “zbusė” sadopak kėrkesat e standardeve pėr tė hyrė nė Bashkimin Europian.

Ne, qė i dhuruam Romės 15 perandorė dhe qė e nxorėm nga krizat e shekujve III-IV para Krishtit, me Klaudin, Aurelianin, Probin, Dioklecianin dhe Kostandinin e Madh, meritojmė mė shumė vėmendje nga Europa.

Mendoj gjithashtu qė Italia duhet tė bėjė mė shumė pėr Kosovėn, pėr hir tė tre perandorėve me origjinė dardane, tė cilėt nė momentet mė deēizive qė po kalonte Perandoria e saj Romake, gjatė shekujve III dhe IV, e nxorėn nga krizat. Historia ėshtė nėna e “kujtesės” dhe kėtė mė mirė se ndonjė tjetėr e njohin italianėt, tė cilėt i dhuruan botės tė parin universitet, atė tė Bolonjės, ndaj duke kontribuar mė shumė pėr Kosovėn, nė kancelaritė europjane, nuk bėjnė asgjė mė shumė veēse shlyejnė njė borxh tė vjetėr. Ėshtė folur shumė pėr pushtimin romak, por simbas mendjes time, ky pushtim ngjason mė shumė me vetėpushtim, ose e thėnė mė shqip, ne e paskemi pushtuar Romėn.

E njėjta gjė ka ndodhur edhe me Bizantin, ku katėr perandorė qė sunduan mbi kėtė perandori ishin me origjinė ilire.

Turqisė vėrtet i dhuruam 28 kryeministra, por asnjėri prej tyre nuk e sundoi Perandorinė Otomane, dhe pikėrisht sepse Veziri i Madh vinte i treti nė radhė nė hierarkinė otomane, d.m.th. mbas Sulltanit dhe Sheh Ul Islamit. Ndaj dhe versioni i hedhur nga ndonjė individ se ne e kemi pushtua Perandorinė Otomane ėshtė i pasaktė dhe pa asnjė bazė historike.

Njė meritė e jashtėzakonshme e Perandorit qė sundoi mbi Romėn, Kostandinit tė Madh, ėshtė se duke ligjėruar krishtėrimin nė Romėn pagane, bėri hapin mė progresist tė kohės. E pra ky burrė i madh dhe i papėrsėritshėm ishte prej Nishit tė Dardanisė (Kosovės sė sotme). Ishte pikėrisht Kostandini qė e hapi kristianizmin deri nė brigjet e Indisė, duke i dhuruar botės fenė e mėshirės dhe tė harmonisė. A nuk ėshtė ky njė premis pėr tė zgjuar ndėrgjegjen mbarė ndėrkombėtare pėr njė pėrkujdesje mė tė madhe ndaj atij populli qė i “dhuroi” botės tė tilla vlera?

A nuk ishte shpata e fuqishme e Gjergj Kastriotit ajo qė ndaloi vėrshimin e hordhive aziatike, duke i bėrė njė shėrbim kaq tė vyer krishtėrimit dhe qytetėrimit europjan?! Atėherė pse fėmijėt tanė duhet tė bredhin udhėve tė Europės, kur Europa ka mundėsi tė bėjė mė shumė pėr t’u siguruar njė tė ardhme mė tė begatshme nė tokėn e tyre, e cila nė tė njėjtėn kohė ėshtė tokė europjane! Tė gjitha kėto pikėpyetje e pikėēuditėse duhet tė jenė “trokitje” nė ndėrgjegjen e kancelarive europjane pėr mė shumė pėrkrahje dhe trajtim sa mė dinjitoz, pėr stėrnipat e Klaudit, Probit, Aurelianit, Dioklecianit, Kostandinit, e deri tek miku i madh i Alfonsit tė Napolit dhe papėve tė shenjtė tė shekullit XV, strategut dhe gjeniut tė Arbėrisė, Gjergj Kastriotit.

Ne i kemi treguar me kohė botės se nuk jemi “barbarė” dhe se pėrveē forcės sė shpatės kastriotiane, kemi edhe mishėrimin e mėshirės dhe dashurisė kristiane, mesazh tė cilin do t’ua pėrcjellim brezave pėrmes kampiones sė mėshirės dhe dashurisė, shenjtėreshės sė ardhėshme, Nėnė Terezės.

Janė kėta korifej qė na bėjnė tė ndihemi krenarė dhe qė ēdo ndihmė qė mund tė na serviret, tė mos konsiderohet si mėshirė apo dhuratė, por njė detyrim dhe borxh i hershėm.

Vėrtet se pėr t’u anėtarėsuar nė BE duhen realizuar standardet, por duke patur parasysh sakrificat qė kemi kaluar nga pushtimet dhe aplikimi i ideologjive dekadente, vėmendja e Europės duhet tė jetė mė evidente, njė Shqipėri stabile garanton edhe qetėsinė rajonale e cila ėshtė e domosdoshme.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara