HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Droga Kadare

-- nga Miranda Haxhia

Nuk i lėnė libėr pa i lexuar. Ushqehen dhe gjithmonė ndjejnė uri pėr ta lexuar. E adhurojnė dhe e urrejnė fshehtas. Gėrmojnė papushim nė veglat e tij tė punės me shpresė tė gjejnė ndonjė kazmė a lopatė tė ndryshkur si tė tyret. U dhemb mishi i kalbur prej goditjes sė talentit tė tij. E kanė frikė dritėn e tij dhe merren me hijen e tij. Zakon i yn’ i lashtė ky; vetėm dy herė themi fjalė tė mira pėr tjetrin, kur lind, uaaaa sa i bukur ėshtė dhe kur vdes, eh sa i mirė ishte! Nė tė dy rastet, i zoti kurrė nuk e merr vesh kėtė gėnjeshtėr.

Ismail Kadare Njeriu do tė ndjehet sa ėshtė gjallė. Vetėm se kėtu, kur je gjallė, tė marrin pėr tė vdekur. Pa harruar qė njeriu pėr t’u dalluar nga kafshėt, pėr tė mbizotėruar dhe dominuar mbi to, duhej tė shpikte njė kafshė tjetėr, mė tė fortė, mė tė fshehtė, mė tė menēur, e mbi tė gjitha, tė ishte jo mė pak viktimė se vetė njeriu, kėshtu ai krijoi mendimin, psiqikėn, ndėrgjegjen. Por ky mendim, kjo ndėrgjegje, edhe pse e krijuar nga njeriu, shpesh ndodh qė harron dhe merr hiret e kafshės, duke gjykuar me keqdashje, duke shpikur antonimin e fjalės: “shpirt i mirė”, duke gjetur tituj tė “keqkuptuar” sikur tė ishte rrobė pėr masėn e trupit tė tyre, duke urryer e duke pėrēmuar. Sidomos atė qė nuk e arrin dot, tė mirin, tė talentuarin, tė rrallin, shkrimtarin qė shumė pak kombe e kanė fat ta kenė nė grup-gjuhė-gjakun e tyre. Zoti nuk e di kėtė gjuhė, nuk i kupton kėto gėnjeshtra qė janė dėshmia mė e qartė e rrokopujės intelektuale shqiptare. Droga Kadare ėshtė fenomeni mė i habitshėm e mė i pazbėrthyeshėm i Shqipėrisė moderne. Duan t’i ngjajnė, s’i ngjajnė dot, duan ta prekin, s’e prekin dot, duan ta shkatėrrojnė s’e shkatėrrojnė dot.

Pastaj zėnė e e shajnė pėrmes njė kėndvėshtrimi krejt tė mjegullt, krejt tė turbullt, plot mllef, plot kėllirė, me verbim tė arsyes, helm tė fjalės. Helmi aq i pėshtirė i mosdashjes tė shkatėrron nervat dhe tė dėrrmon shpirtin, tė paralizon vullnetin. Por gjithsesi, edhe helmi ka tė fshehtėn e vet, ai ka edhe veti shėruese, po ta pėrpunosh me mjeshtėri dhe t’i gruposh forcat e fshehura nė tė. Ata qė e vjellin nuk ia dinė kėtė vlerė, ata qė e shohin si lėngėzon mbi plagė, i gjejnė antitrupat dhe vazhdojnė tė jetojnė duke dashur, duke vlerėsuar, duke adhuruar gjeninė e dritės sė Drogės Kadare, tė cilin pėrpiqen ta mbulojnė me velin e pėrzishėm. Patriotėt, tė mirėt, tė heshturit, kėrkojnė tė jenė gjithmonė nėn efektet jetėdhėnėse tė Drogės Kadare duke qėndruar larg errėsimit tė virtytit e pėrdhosjes sė njeriut prej fjalės sė tė marrėve. Vetėm njė dėshtak i letėrsisė e i pėrbuzur nga vetvetja, i pėrēmuar nga tė tjerėt, mund tė besojė se dhurata mė e mirė qė mund t’i japė natyra, ėshtė hiēi dhe humbėtira.

Nėn pushtetin e amokut, i turren njė gėrmimi tė hidhur urithash. Duke harruar rrugėn ku hyn e duke ngecur nė udhėt qė hap vetė. Tė mjerėt! Ndėrkohė, ai, Kadareja, vėzhgon se e vėshtirė ėshtė tė ecėsh pėrgjatė vathės sė brendshme pa u pėrplasur me tė paaftėt e dashakeqėt qė derdhin aty diarretė e tyre verbale apo janė shtrėnguar mes ankthit tė tenezmave jashtėzakonisht premtuese, por qė nė fund tė fundit nuk qullosnin gjė.

Duke pasur njė mendje gjeniale vėzhguese, Kadare nuk mungon tė nxjerrė nė pah kundėrshtinė e shfaqur midis masės sė ushqimit tė gėlltitur nė stomak dhe sasisė tė lėndėve tė nxjerra jashtė, e mė tej, na ndihmon duke na rrėfyer se lidhja e famshme midis shkaqeve dhe pasojave nuk ėshte gjithmonė e pėrkryer, sidomos nga kėndvėshtrimi sasior. Kėtė aftėsi vėzhgimi ta fal perėndia! E jo tė gjithėve ua bėn kėtė dhuratė, natyrisht, atyre qė janė mė afėr saj. Paradoksi ėshtė i vetmi pathos i jetės intelektuale, dhe ashtu sikundėr shpirtrat e mėdhenj janė nė gjendje tė mbajnė pasionet e mėdha, kėshtu vetėm mendimtarėt e mėdhenj janė nė gjendje tė mendojnė atė qė ne e quajmė paradoks. Por ka kohė qė ndjejnė marren e frikėn e njė tjetėr lloj paradoksi qė i ka mbėrthyer si njė lloj amoku. Mosdashja ose dashakeqja. Paradoks i pafund kokėposhtė pėr vetė artin e tė shkruarit tė tij. Pafundėsi qė ka tronditur mė shumė se ēdo gjė tjetėr shpirtin shqiptar.

E pafundmja e artit Kadare ka reaguar gjithmonė nė mėnyrė nxitėse e produktive mbi tė drejtėn mė shumė se mbi ēdo ide tjetėr. E pafundmja e tij ėshtė nevojė pėr tė shpjeguar mė shumė se ēdo koncept tjetėr. Ndaj dhe lexohet. Ndaj dhe pėrthithet. Ndaj dhe nxjerrin raki e verė prej mushtit tė tij. Dhe mbivlerėsojnė uthullėn! Ai luan me fjalėn duke na kujtuar ne se njeriu luan vetėm kur ėshtė njeri nė kuptimin e plotė tė fjalės dhe ėshtė plotėsisht njeri vetėm kur luan. Dy janė pozicionet e shkrimtarit tė vėrtetė qė pėrcaktojnė dhe kėndvėshtrimin e tij, o nė qiell, o nė humnerė. Dallavere dhe allishverishe rruge nuk bėhen, janė tė hidhura, janė tė pėshtira. Natyrisht, ai nga maja ku ėshtė ngjitur me Artin e tij, shikon poshtė, pa frikė, atė, humnerėn, dallon si thyejnė qafėn duke ia ngulur sytė qiellit ata, shkrimtar-ucėt, -acėt, -ocėt dhe icėt, dashakeqėt e artit dhe tė njeriut, pa e ditur, edhe tė vetvetes. Ai fluturoi, ne u zvarritėm e dogjėm Shqipėrinė, duke u fshehur nėn lėkurė reptili! Ai luftonte pėr Kosovėn, ne digjeshim e pėrvėloheshim nga sherre partish e shqyenim kutitė e votės e pataksnim sytė e botės! Nuk e duan tė jetė i pari, i vetmi, i rralli, brilanti, shkėlqimtari, por librat ia blejnė dhe e lexojnė ama.

Mjeshtėria e penės sė tij drithėron, pikėllon, zgjon. Mė shfaqet si shkrimtar i pikėllimeve kozmike. Shkabat e krijuara tė tij iu ngjajnė fluturimeve tė pėrmbysura. Flet me gjuhėn e Ezopit, edhe pse kohėt kanė ndryshuar. Personazhi Maks tek “Shkaba” thotė: “Donte tė mė hante zemrėn”, duke na futur nė qerthullin e trishtimit e tė ankthit: A ka dashur ndokush t’i hajė zemrėn? Si ka shpėtuar prej kėsaj lloj babėzie? Shpeshherė duke fluturuar. Gjeniu krijues ka nevojė pėr njė vetmi tė detyruar e tė pėrkohshme. Si mund ta kuptojnė njerėzit qė janė nėn pushtetin e amokut dashakeq? Ata flasin nga humnera. Zėri nga honet ėshtė jehonė pusi. Pėrse nuk kujtojnė qė mesazhet mė tė rėndėsishme i kanė ardhur njerėzimit nga mėrgimi i largėt;

Krijuesit e besimeve tė mėdha fetare - Moisiu, Krishti, Muhamedi, Buddha, tė gjithėve iu desh tė mėrgonin nė heshtjen e shkretėtirės, nė vetmi, pėrpara se tė thonin fjalėn e tyre vendimtare. Verbimi i Miltonit, shurdhimi i Bethovenit, burgimi dhe puna e detyruar e Dostojevskit, dėbimi i Servantesit, mbyllja e Luterit nė kėshtjellėn e Vartburgut, dėbimi i Dantes dhe syrgjynosja vullnetare e Niēes nė zonat e akullta tė Engadinit, tė gjitha kėto janė kėrkesa tė fshehta tė gjeniut, kėrkesa qė paraqiten nė kundėrshtim me vullnetin vigjilent tė njeriut. Nėse do tė rrijė vetėm, duajeni ashtu si ėshtė. Gjeniu nuk rri, nuk do tė rrijė, nuk ka kohė tė rrufisė kafe nėpėr kafenera duke dėgjuar delire delirantėsh.

Orteku do furtunėn e tij, do malin e tij, do dėborėn e tij, do tė ftohtin e tij, ngricėn e tij, zjarrin e tij tė brendshėm pėr tua falur atė me aq bujari tė tjerėve. Heshtin para krijimtarisė sė tij se ndjejnė zjarrin e dėborės sė penės sė tij tė rrallė. Gazetoēka tė voēkla me ngjyra e me aēkla, me mllef e zgjyrė, shpallin fundin e botės prej drogės Kadare, prej artit Kadare, shpėtimin nėpėrmjet pendesės apo vizionin e ditės sė shtatė, prej paradoksit Kadare, ardhjen e engjėllit apo pėrplasjen kozmike, prej ortekut Kadare, ujthin e mandragorės apo balsamin e tigrit, prej shkrimtarit Kadare, kėrkesėn e errėsirave apo pushtetin e namatisjes, prej dritė-tronditjes Kadare, gjurmėn e thembrės apo kryqėzimin e trėndafilit, nėse i zė orteku.

Ai tashmė ėshtė, pėr sa kohė qė perėnditė i sjellin dėborė dhe ofrojnė stuhi nė penėn e tij tė rrallė. Duket sikur dėbora duke qenė e ftohtė, ka ngurosjen e dimrit dhe duke qenė e bardhė palėvizshmėrinė e savanit. Por kėtė e pėrgėnjeshtron orteku i gjenisė sė tij qė bie me rrėmbim. Orteku Kadare ėshtė dėborė e shndėrruar nė furrė zjarri pėr sa kohė qė Shqipėria ka ftohtė e mardh prej ethesh. Ai ėshtė prej akulli, por tė ngroh. Ose tė djeg!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara