HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Letėr e hapur pėr z. Rexhep Ismajli, kryetar i Akademisė sė Kosovės

Gjuha shqipe dhe dialekti gegnisht

-- nga Migjen Kelmendi, 20 Qer 2005

Migjen Kelmendi I nderuem zoti Rexhep Ismajli,
Ju adresoj juve kėte letėr tė hapun, jo vetėm tue adresue kryesuesin e njanit prej institucioneve tė Kosovės, por edhe gjuhėtarin, vepra dhe veprimi i tė cilit krijon nji mundėsi sa me qenė nji adresė e mundshme e kėsaj letre. Ju shkruej edhe si drejtor i nji tubimi me nji emėn bombastik (Seminarit Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare), dhe si nji qytetari, intelektuali e prindi.

DIFTONGU UE

Guximin e mbytun, tė rrudhun, tė galucuem tuejin e kisha zbulue krejt rastėsisht. Ju kujtohet. Nė artikullin tuej tė botuem nė revistėn MM, diku nė vitin 1995, aty kėtu nė eseun tuej kisha zbulue diftongun UE, qė ju e pėrdorshit qėllimisht. Para udhėtimeve tė mia nė Shqipni une kėte pėrdorim diftongu UE, qė asht karakteristikė e gjuhės gege (une e konsideroj dhe e quej gjuhė gegnishten, mė falni profesor), nuk e kisha quejtė “zbulim” por gabim. Kam qenė i edukuem me e kuptue dhe me e trajtue gegnishten, gjuhėn teme amtare, gjuhėn amtare tė dy tė tretave tė shqiptarėve, si gabim, si mallkim, si diēka qė duhet zhdukė prej faqes dheut. Kam qenė i edukuem, si tanė tjerėt, me e kuptue si sėmundje, jam rritė me botėkuptimin se “sa keq e flasim na gjuhėn, e sa mirė ata”. Ata ishin Tirana, Shqipnia, njerėzit andej. Ata ishin si Tė Mbėrrimė, si Zotna tė kulturės shqipe. Na ishim vetėm disa kandidatė tė kėsaj kulture. Ata ishin “nė” kulturė, na ishim n’out.

Por, me shpresėn qė nėse nji ditė kemi me ia dalė me e shnukė e me e zhdukė gegnishten prej veti, njashtu si zezakėt ngjyrėn e tyne tė zezė, kena me qenė njerėz normalė, njerėz tė bardhė. Me gegnisht, nė kulturėn e artikulueme dhe tė ndėrtueme simbas jush dhe autoriteteve “talibaneze” tė Prishtinės dhe Tiranės, na ishim Njerėzit e Zi tė Gjuhės Shqipe. Ishim shejue me kėte tė folme si ēifutėt, si delet pėr therrje…Me folė gegnisht nė kulturėn shqipe kishte kuptimin e nji mallkimi familjar, nji fatkeqėsie familjare… Po them, kisha me e kuptue si gabim sikur mos e kisha vizitue Tiranėn dhe mos e kisha kuptue, thanun tyne, se ēka ka ndodhė me Gjuhėn dhe Kulturėn shqipe nė vitin 1972 nė Tiranė. Ju kam pyetė, dhe ma keni konfirmue. Jo s’asht gabim, mė keni thanė. Asht e qėllimshme. Asht e pakta nji ēashtje stili. Nji ornament. Une e kisha pėrfundue ate kohė librin tem pėr Shqipninė, ku nji pjesė e madhe e pėrjetimit dhe e librit ishte edhe pėrjetim lingual. Shqipninė e kisha pėrjetue edhe gjuhėsisht. Ēka kam pėrjetue e kisha shkrue.

Mendojsha se kam me qenė i vetmi kosovar qė e di se ēka i kanė ba kulturės dhe gjuhės shqipe nė vitin 1972. Me ato dy germa, me ate diftong UE, nisi me nxanė vend te une nji respekt pėr ju, si njeri i lamisė dhe kompetent. Kisha nisė me ju drejtue edhe me nofkėn pėrkledhėse Profė, shkaku i nji qėndrimi tė drejtė e shkencor, thanun tė paktėn aty, nė kafen Punto, gjatė fundit tė viteve ’90 kur ju ishit shumė vigjilent qė pėr kėto ēashtje mos me folė nė praninė e tė tretit. E kuptojsha, ka qenė tabu e madhe. Ju ishit matanė, matanė murit t’autoritetit, matanė honit qė ndanė Kompetencėn me Jokompetencėn, Gjuhėtarin me Qytetarin e thjeshtė. Ose thanė ma mirė, ju ishit andej me Talibanėt e Kulturės Shqipe, qė kishin marrė vendime pėr me e shkatėrrue nji gjuhė, nji kulturė, nji pasuni (mė falni profesor, une gegnishten kėshtu e kuptoj), por me shpresė se nji ditė prej andej, matanė murit, ka me u ndie zani i tė vėrtetės dhe kanė me u kuptue pėrmasat e linguicidit. Edhe matanė, mendova, paska njerėz. Njerėz qė mendojnė, qė janė qytetarė nė kuptimin modern tė kėsaj fjale, koshientė pėr kredon profesionale e jo vetėm – talibanė kulturorė.

Ato dy germa UE, ishin si nji kod, si nji shej dallues me tė cilin e diktojshim dhe e hetojshim shoqi-shoin mbrenda nji Diktature Letrare. Ne ishim subverzivėt e asaj Diktature Gjuhėsore, qė takoheshim fshehtė dhe folshim fshehtė e me za t’ulėt pėr gegnishten e ndalueme. Mbasi ma kishit konfirmue kėte punėn e diftongut, dhe mbasi kishim konsumue minuta e orė tue e bisedue ēashtjen e gjuhės ku si zakonisht une isha akuzues dhe i drejtpėrdrejtė ma shumė se sa duhej ndaj “Kompetentėve” qė na kanė prue nė kėte gjendje, ju ma kishit sjellė nji fotokopje tė nji artikulli botue me 1979 (e kam kopjen ende profesor), ku me nji mėnyrė tė largėt sikur aludonit padrejtėsinė qė i asht ba gegnishtes. “S’kam mujtė ma shumė. Nuk ke guxue Migjen, nuk ke mujt me qenė as shkencėtar, sepse tė shpallshin tradhtar. Kjo ēashtje ishte thelbėsisht e politizueme”. Shumėēka asht folė e bisedue n’ate kafe. Asokohe nuk e hetojsha se ju ishit njikohėsisht edhe shumė vigjilent qė ato biseda pėr gjuhėn tė nisin e tė kryhen kryesisht pa praninė e tė tretit. Sa vinte kush, natyrisht, ato u ndėrprejshin. Por, nuk due me pėrftue ma shumė nga ato biseda, le tė mbeten nė ndėrgjegjėn tuej. Une vetėm i kujtova pak sa pėr me arsyetue pėrse jua adresoj juve kėte letėr.

E thashė, nga respekti qė kam pasė dikur pėr ju. Me i shkrue Rexhep Qosjes asht kot, sepse ai tashma asht “i pėrjetshėm”! Me i shkrue Idriz Ajetit asht gjynah. Ai nuk po e sundon ma as trupin as shqisat. Keni mbetė ju, si adresa e fundit.
Angazhimin tem publik e dini mirė. Ka fillue moti. Me botimin e librit Mungesa e Atdheut tue vazhdue me vjet mbrenda kolumnes nė Koha Ditore, e tashti edhe me gazetėn JAVA. Pėr tana kėto vjet, nuk ju kam adresue me asnji shkrim. E kam kuptue nevojėn tuej me jetue njashtu si keni jetue, i rrudhun, galuc, i tutun, i tutun i pėrjetshėm. Kam mendue se mbrenda asaj korace publike fshehet linguisti, fshehet njeriu me pėrgjegjėsi tė mbytun, njeriu me kredo profesionale, i cili po e pret momentin pėr me e thanė ate qė e ka borxh, ate qė e obligon kredoja shkencore – tė vėrtetėn. E kuptojsha se njerėzit janė tė ndryshėm. Dikush asht i guximshėm, asht i zashėm, e jeton jetėn dhe e kupton ma shumė si aventurė, si sfidė. E dikush, e jeton si din, i fshehun, me moton vis cache, tue mos u hetue, tue mos ra n’sy.

Kingji i butė i thithė dy nana. Uji i kadaltė e rrmon bregun. Ambicien tuej pėr kryetar Akademie nuk e kisha hetue menjihere. Kam mendue se s’ka ambicie ma tė madhe se me i shkue vokacionit tand deri nė fund. Me e pėrmbushė kredon profesionale. Fatkeqėsisht, jetojmė nė rrethana dhe shoqni ku shpeshhere kredoja profesionale bie ndesh me tė vėrteta tė gjithmonshme e me tabu. Me u quejtė publikisht shkencėtar, profesionist, nganjihere nėnkupton edhe flijimin. Pra, ambicien tuej pėr karrierė akademike e kisha hetue heret. Ka disa vjet qė ēdo hap tuejin e shoh dhe e shpjegoj me strategjinė e nji njeriu tė vocėrr qė planifikon nji post tė madh. E kam hetue pėr tanė kėte kohė se si e flijoni jo karrierėn pėr tė vėrtetėn, por vokacionin tuej prej linguisti, kredon tuej, borxhin qė i keni titullit publik dhe profesionit pėr postin. E pėrcjellja ecjen tuej drejt nji posti pėr tė cilin jo se nuk e vlen me u kompromitue publikisht si shkencėtar, njashtu si u kompromituet ju, por ai post as e meriton kohėn e humbun.

PSE PO TUTENI, PROFESOR?

Me ju thanė tė drejtėn, nuk e kam kuptue deri nė fund nga ēka po tuteni. Ēka po ju ban me u kompromitue kaq randė si gjuhėtar, si humanist e njeri e prind tue deklarue, njashtu si deklaruet nė gazetėn JAVA:

Java: Nėse pėr 30 vjet ky standard nuk ka mundur tė ketė sukses nė Kosovė, a do tė thotė se diēka nuk ėshtė nė rregull me gjuhėn?

Rexhep Ismajli: Nuk ėshtė problemi te gjuha fare.

Me deklarue se “nuk asht problemi te gjuha”, se gjuha asht drejt por njerėzit janė shtrembtė, nuk mendoj se ju ban nder, i dashtuni profesor. Pse nuk po i tregoni njerėzve ate qė ju obligon shkenca juej, se nėse standardi nuk nxenė, gjuhet standardi e jo njerėzit. Nėse mendoni se mundeni me i shpėtue pyetjeve dhe kritikave tue u fsheh n’ambivalencė e ambiguitet gaboni randė njashtu si gabuet nė gazetėn JAVA:

Java: Nė vitin 1972 e kishim njė sistem dirigjist. A kishte, prandaj, implikime poltike edhe nė vendimet qė u morėn nė Kongresin e Drejtshkrimit?

Rexhep Ismaili: Unė kam qenė nė sallė atėherė…

Java: A ishte nė sallė edhe Enver Hoxha?

Rexhep Ismail: Po ka qenė, por s’ka rėndėsi ajo, ai s’ka folur.

Java: Ai s’ka folur, por a ka qenė e mundshme tė flasin tė tjerėt, a ka pasur liri tė shprehjes?

Rexhep Ismaili: Ata qė kanė folur kanė shprehur mendimin e vet. Ju duhet t’i pyesni ata. Unė nuk e di. Supozoj se ka pasur liri tė shprehjes, sepse shumė prej pjesėmarrėsve nė Kongres kanė pasur rast ta thonė edhe mė vonė mendimin e tyre. Ata nuk kanė thėnė ndonjėherė qė s’kanė guxuar tė flasin. Por, ka edhe tė tillė qė kanė thėnė publikisht qė s’kanė guxuar tė flasin. Unė nuk mund ta marr guximin qė tė flas pėr ato rrethana. Unė nuk jam kaq i mbyllėt sa tė mos them se nė njė regjim komunist vendimet e mėdha shoqėrore do tė jenė krejtėsiht tė lira. Por, nuk jam edhe aq budalla sa tė mos e kuptoj se edhe nė regjimet liberale vendimet e mėdha, po kėshtu, nuk janė krejt tė lira, sepse dirigjohen nga forcat e pushtetit. Prandaj, ky ėshtė njė diskutim tė cilin unė e shoh rrugė qorre.

Me deklarue kėshtu si keni thanė nė kėtė citat, duhet me qenė nėn ndonji presion tė madh. Jeni ju me pėrgjegjėn tuej qė pėrfunduet nė rrugė qorre, por jo edhe fakti i akullt se nė Tiranėn e vitit 1972 kanė mungue liritė e pėrgjithshme, fundamentale tė njeriut, e sidomos liria e tė shprehunit dhe e mendimit.

KETMAN A TUCAN

Pse po tuteni, profesor? Kush ju ban me u kompromitue kėshtu, kaq randė? Kujt i keni borxh? Nėse e keni pėr post, mendoj se nuk e vlen. Nėse i keni borxh zotit Idriz Ajeti, mendoj se nė mėnyrėn ma tė mirė ia kishit kthye borxhin tue u ba ai qė jeni – gjuhėtar – njeri i shkencės linguistike, tue e plotėsue vokacionin tuej deri nė fund, e jo tue u pėrcaktue pėr post e pėr mitomani.

Ndoshta, borxhi qė ndieni asht i madh. Ndoshta zoti Ajeti ju ka ndihmue juve, nji djali tė varfun prej province, me ardhė nė qendėr, me u shkollue, me krijue familje, bile me mbėrri edhe me u ba akademik e kryetar Akademie nė kėtė vend t’harruem. Por, po aq sa i keni borxh zotit Ajeti, i keni borxh edhe qytetarėve tė Kosovės. I keni borxh qė si nji shkencėtar, si nji profesionist me jau thanė tė vėrtetėn e me i ballafaque me faktet. Nėse nuk guxoni vetė me e ba kėte gja, ka qenė dashtė me konvokue mbledhje, me hapė debate, me u ballafaque me ata qė mendojnė ndryshe ose kanė argumentim tjetėr. Janė kėta – qytetarėt e Kosovės - flijimi i tė cilėve ka ba qė Kosova me qenė kjo qė asht sot, tue krijue edhe kondita sa me pasė Akademi e Kryetar tė saj. Keni borxh, si nji njeri me obligimet e marruna publikisht, me ba aq pėr fmitė e po kėtyne qytetarėve sa mos me u rritė e me u edukue me kompleks inferioriteti, me u rritė me ndjenjėn se janė ma pak tė randėsishėm se fmitė qė flasin toskėnisht. Kaq e kanė meritue. Mė e pasė mundėsinė me i rritė fmitė e tyne me dinjitet jo vetėm njerėzor por edhe me dinjitet gjuhėsor. E keni pasė borxh me ju tregue pse edhe mbas tridhet vjetėve fmitė e tyne diqysh s’po dijnė me folė.

Kush ka ba qė fmitė e kosovarėve me u dukė si tė lanun. A ka diēka ma tė dhimbshme se kur ndigjon nji fmi kosovar tue thanė se sa mirė flasin ata, d’m’th fmitė e Tiranės, e sa keq na. Pse nuk ju keni thanė kurrė se s’ka gjuhė tė bukur e gjuhė tė keqe. Pse nuk ju keni thanė publikisht prindėve tė kėtyne fmive ate qė shkenca juej e thotė qė nga fillimi – se s’ka gjuhė tė mirė e tė keqe, se ēdo gjuhė, edhe kjo e fmive tanė, mundet me qenė gjuhė standard, sepse s’ka gjuhė qė s’e ka imanente normėn. E nėse ēdo gjuhė po mujka me u ba standarde, pse nuk u ba kjo gjuha e fmive tanė, kjo gjuha jonė. Askush ma mirė se ju nuk e din se argumenti i zotit Ajeti, tosknishtja ka qenė mė e lėvruar e mė e pasur, se s’asht argument, po paragjykim dhe, bile asht turp me e ngritė nė nivel argumenti konstatimin pėr nji gjuhė ma tė pasun se tjetra. Askush ma mirė se ju nuk e din se me 1972 asht vendosė jo mbi argumentet shkencore, po mbi ato tė dhunės. Keni qenė aty.

Por, nuk e di se ēka ju ban qė ju mundoheni jo me i ndriēue rrethanat dhe atmosferėn nėn tė cilėn u vendos n’ate sallė, po pėrkundrazi, me i minimizue, me i ambivalentue, me i mbytė n’ambiguitet, me i mjegullue njaq sa turpnohem une nė vendin tuej. Me thanė se edhe ka pasė liri edhe s’ka pasė liri nė vitin 1972 nė Tiranė, nė Shqipni, asht nji deklarat qė ju kompromiton randė edhe si njeri, edhe si shkencėtar, e sidomos si nji njeri me pėrgjegjėsi publike. Po tė kishim jetue sot nė rrethana diktaturash komuniste, nji kėso pėrgjegje e kisha kuptue. Gjithmonė e kam arsyetue edhe e kam njoftė institucionin e Ketmanit. Por, sot, 30 vjet ma vonė, kur liria e fjalės asht e garantueme, ēka ju ban me dhanė kėso deklarata publike, e „me mbet gjallė“, si i thonė fjalės. Nė demokraci s’ka Ketman, i dashtuni profesor. Ka vetėm Tucan.

Po n’ate sallė, ka pasė edhe njerėz tė profesionit, njerėz qė e kanė ndie pėrgjegjėsinė profesionale, pėrgjegjėsinė njerėzore edhe nė rrethana diktature e mungese lirie shprehuni. Quhej Eqrem Ēabej. Ky shkencėtar edhe pse ishte i rrethuem me njerėz qė e survejonin e me sigurimsa vullnetarė e ēfarėdo, edhe pse e kishte Enver Hoxhėn e Ramiz Alinė nė njanėn lozhė, e nė lozhėn tjetėr Nexhmijen me tė shoqen e Ramizit, ky njeri e kishte gjetė mėnyrėn me i dėrgue mesazh tė koduem gjeneratave tjera, atyne qė s’kanė qenė nė sallė si ju, qė kanė me lindė ma vonė, gjeneratės teme dhe kėtyne mbas meje. Ai e ka ndie pėrgjegjėsinė qė ju s’e keni ndie as atėhere nė sallė e as e ndieni sot ndaj gjeratave tė reja, ndaj fmive tanė dhe atyne qė do vijnė. Fragmentet qė i kam shkėputė dhe botue nė librin tem Mungesa e Atdheut, i kam vėrtetue edhe me tė venė dhe me tė bijėn e tij, qė ma sė paku qė mė kanė thanė asht - ka qenė skeptik. Ēabej ka qenė skeptik atė ēast etablimi norme, e ju s’jeni skeptik as sot, tridhetė vjet ma vonė, edhe pėrkundėr faktit se askush s’e sundon si duhet sot normėn nė Kosovė. Pėrgjegjet qė i jepni ju janė qesharake. Ju ftoj qė kėto pėrgjegje t’i bani para nji auditoriumi ndėrkombėtar ekspertash me po kėte lehtėsi tė padurueshme.

I dashtuni profesor, ne definohemi si njerėz nė saje tė planeve dhe projekteve qė inicojmė dhe i pėrmbushim nė kėtė botė. I shejti i nji humanisti, si e kuptoj une, nuk asht Krishti, por Prometheu. Pra, jo ai qė qėndron pasiv, besimtari, njeriu i xhematit, mitomani, por ai tjetri, aktivisti, skeptiku, krijuesi. Ēka mundet me qenė tjetėr shkencėtari pos – skeptik. Ēka ju ban ju me qenė besimtar i atyne vendime njaq sa edhe me dhanė pėrgjegje publike qė ju akuzojnė randė? Ēabej s’kishte rrugė tjetėr pos me folė me kode, po juve, ēka ju ban juve me folė sot me kode e me u mbytė n’ambivalencė. Ēabej s’ka mujtė me ba ma shumė. Por, ai ia ka la borxhin gjeneratės teme me kėte mendim:

“Gjuha popullore pėrbėn rrėnjėn qė ushqen nė mėnyrė tė pareshtur gjuhėn e shkrimit. Kur kjo largohet nga ligjėrimi popullor, largohet njėkohėsisht dhe nga masat popullore, dhe rrezikon tė bėhet njė gjuhė letre, njė gjuhė artificiale. Nė qoftė se gjuha e shkrimit mbyllet nė vetvete dhe largimi i saj nga tė folėt popullor theksohet edhe mė tepėr, me kohė paraqitet mundėsia e njė diglosie, njė dygjuhėsie, gjė qė ka ndodhur nė disa gjuhė tė botės, edhe tė Evropės. Pėr disa arsye sociolinguistike, tė cilat nuk ėshtė vendi tė shtjellohen kėtu, edhe kalimi nga dialektet territoriale nė gjuhėn e shkrimit duhet tė jetė i ngadalshėm e i harmonishėm. Gjuha e shkrimit nuk duhet tė jetė dialektofobe“

E hatashme. Po ju, i dashtuni profesor, si doni me u mbrojtė nga fakti se Kosova asht sot shembull eklatant diglossie, tue u mundue me ikė nė ambivalencė, nė shumkuptimėsi, tue e keqpėrdorė erudicion pėr mjegullim e jo pėr ndriēim tė ēashtjes? Por, pėr diglosinė ma vonė.
Po them, zoti Ēabej e ka ndie ate pėrgjegjėsi qė ju s’e ndieni as sot ndaj vokacionit tuej dhe ndaj gjeneratava tė tana nė Kosovė me tė ri.
E di, zoti Ēabej ka mujtė edhe mos me marrė pjesė, por, po them, institucionin e Ketmanit une e kuptoj edhe e pranoj. Ate qė s’e kuptoj as s’e pranoj asht - Institucioni i Tucanit!

Cili diktator jau mbyll gojėn, profesor? Cila diktaturė ju ban me u kompromitue vullnetarisht, tue deklarue „edhe ka pasė liri edhe s’ka pasė liri“ ? Si mundeni me fjetė tue e dijtė se 2 milionė njerėz nuk e flasin mirė standardin qė e mbroni publikisht? Jo dyqind, jo dy mijė, jo dyqind mijė, po dy milionė. Mos ndoshta shembulli i Italisė jau leton gjumin? Mos shkoni aq larg, dhe mos kqyrni vetėm me nji anė, ate anė qė ju pėlqen. Nėse duhet me kqyrė larg, ktheni pak kryet kah Greqia. Pse nuk e kqyrni Greqinė dhe kurrė nuk e merrni si shembull rastin e saj me Demotiken? Por, ma para se me kqyrė larg, kthejeni pak shikimin aty ngat, afėr, nė Kosovė. Ndigjoni njerėzit si po flasin. Ndigjoni fmitė tuej, kusheritė tuej, kojshitė tuej, farefisin, bashkėvendasit tuej. Shkencėtari i vėrtetė nuk i merr gjanat si tė dhana njihere e pėrgjithmonė, por i vėrteton dhe matė ēdo ditė, ēdo ēast.

A i keni pyetė ndonjihere njerėzit ēfarė hallesh kanė me gjuhėn standarde? Ku po i vret ajo gjuhė? A po ju bjen taman? A keni ndėrmarrė ndonjihere akcion hulumtimi dhe vėrtetimi se si dhe sa e kanė nxanė dhe a po ka sukses standardi? Apo, njashtu si deklaruet publikisht nė JAVA, me tanė peshėn prej shkencėtari e humanisti se, nuk ka faj gjuha – njerėzit kanė faj. Kur po e ngritini shembullin e Italisė tue deklarue se na duhen edhe shumė kohė me e nxanė, pse nuk po jau shpjegoni prindėve kosovarė se na mundemi me vazhdue kėshtu edhe nja njiqind vjet edhe nja dhetė gjenerata, por ka diēka thelbėsisht tė padrejtė bile jonjerėzore nė kėtė lehtėsi me tė cilėn ju i kėrkoni edhe disa dekada me pasė sukses diēka qė asht e pamundun: ata qė duhet me u flijue janė fmitė tanė. Fmitė tanė pėr tana kėto dekada qė po i kėrkoni duhet me u ritė me frustrime e me komplekse gjuhėsore, ndėrkohė qė fmitė me tosknisht me vazhdue me u rritė normalisht si deri sot. Ju, pa pikė turpi e pėrgjegjėsie, po kėrkoni prej prindėve kosovarė, prej fmive gegė, me u rritė me komplekse e frustrime bile edhe nja disa dekada sa tė barazohemi.

Mė falni qė duhet me e dramatizue kėte gjegje, por a e kuptoni tanė peshėn e kėsaj deklarate, a e kuptoni se sa ju kompromiton jo vetėm si shkencėtar e humanist, po sa e kompromiton edhe institucionin kryetar i tė cilit jeni, edhe shoqninė ku nji njeri me kėso deklaratash asht kryetar Akademie?
A duhet me ju kujtue thanien e njanit nga linguistat ma tė mdhej tė shekullit, Valter Tauli: ”Ėshtė pėr t’u frikėsuar se sa shumė dėm u ėshtė bėrė miliona njerėzve nga manipulimet joshkencore me gjuhėt e tyre“. („Teoria e planifikimit gjuhėsor“)
Si mundeni me fjetė i qetė? Tue e mendue Italinė? Apo tue mendue se s’dinė gja kėta kosovarėt? Me qenė linguist e me jetue nė Kosovė, asht jo gabim ortografik, asht gabim jetėsor, i dashtuni profesor. Ju e keni pasė shansin me e ndreqė kėte gabim, e me mbetė gjuhėtar me dinjitet profesional. Por, ju e zgjodhėt rrugėn tjetėr.

SI MUNDENI ME FJETĖ I QETĖ?

Ēka me ba nė kėtė situatė, i dashtuni profesor? Me importue njerėz prej Shqipnije, njashtu si kemi nisė? Me i gjuejtė kėta njerėz qė i kemi? E kam nji pyetje praktike: ku me i mshefė e me i gjuejtė dy milionė njerėz tė Kosovės? A e kuptoni se ju jeni pėrcaktue pėr me i ndėrrue njerėzit, jeni pėrcaktue pėr inxhinieri shpirtash? A e kuptoni se me heshtjen dhe mjegullimin qė ia bani me plot koshiencė vitit 1972, tue evitue debatin, tue ambivalentue rrethanat dhe shpjegimet, tue bishtnue e pėrēudnue argumentet se po e kultivoni dhe po e nxitni nji mazokizėm gjuhėsor qė tashma ka marrė pėrmasa nė Kosovė sa, ta nxamė, zani nė Post Telekomin e Kosovės asht importue prej Shqipnije. Nuk ka kosovarė qė ka za pėr Telekomin e vet! E pėr me e ēue deri n’paroksizėm tanė situatėn linguale nė Kosovė, sa me na ba me keshė tanė dynjaja e jo vetėm Tirana, numrat njashtu si i shqipton dhe i thotė ai za nuk thuhen as me Gjuhėn Standard e as me toskėnishten letrare. Ky shembull dėshmon tanė lulimin e tragjikomedinė kosovare me gjuhėn letrare. Pra, mu kėtu ku ju vazhdoni pa pikė brejtje ndėrgjegje me u quejtė linguist e profesionist, kompetent i ēashtjes, e kryetar Akademie. Pra, mu nė kėtė vend ku nji za publik qė i referohet miliona shfrytėzuesve nuk asht za i Kosovės e as shqiptim i Kosovės.

Ndoshta duhet thanė ndryshe – kėshtu kosovarėt e mendojnė, e ndigjojnė dhe e projektojnė veten nė Gjuhėn Standard – GABIMISHT. Si ky za i Postė Telekomit tė Kosovės.
Dhe, ku po ndodhė kjo tragjikomedi linguale? Si i thonė vendit ku njerėzit dijnė aq shumė me huq gjuhėsisht? A ka Akademi, a ka profesionistė, a ka qytetarė me pėrgjegjėsi publike?
I dashtuni profesor, vendi ku po ndodhė kjo gja s’asht Italia, po ai vend ku ju pėr tridhetė vjet jeni konsiderue profesionist, jeni quejtė gjuhėtar. Aty ku pėr tridhetė vjet ju keni qenė autoritet publik i kėsaj lamie.
A e kuptoni qė po tė kishit qenė mjek, nga terapija juej gjuhėsore pacijentėt tuej kishin me qenė tė vdekun? A e keni tė qartė se po tė kishit qenė gjeneral, ushtria juej kishte me qenė e humbun, e mposhtun? Si mundeni me fjetė i qetė? Tue e mendue Italinė? Apo tue mendue se s’kuptojnė gja kėta kosovarėt.

EUROPIANI VERSUS ENVERIANIT

Mė thonė shpesh se nuk je gjuhėtar, tue dashtė me thanė se nuk je kompetent pėr kėte gja. Po une i falem Zotit ēdo ēast e minut qė s’jam gjuhėtar. E thashė ma para, me qenė gjuhėtar e me jetue nė Kosovė asht nji gabim jetėsor. O njerėz, po janė bash “gjuhėtarėt” qė na e prunė Kosovėn nė kėte gjendje tragjikomike linguale. “Kompetentėt”. Kam pasė shpresė, i dashtuni profesor, se ju keni me qenė Gjuhėtar e keni me jetue nė Kosovė pa u ba shembull i nji huqje e nji gabimi tė madh. Ju nuk e keni pasė nėnshkrimin n’ate dokument tė vitit 1972, mandej kishit nisė me i botue e me i mbledhė disa dokumente relevante, i botuet edhe disa shkrimtarė e linguistė… Kam mendue se ju si shkencėtar, si Kompetent, e dini se askush s’asht i vaksinuem prej gabimi. Sepse, si kishte me thanė Sagan, percepcioni ynė asht i mangėt. Ne nganjihere shohim edhe ēka s’ka. Jemi viktima t’iluzioneve optike. Herė mbas here halucinojmė. Ne jemi mall me gabim, jemi tė gabueshėm. Jemi tė mirė nė disa gjana, por jo nė tana gjanat. Ndaj, asht menēuni me i kuptue e me qenė koshient pėr kufizimet.

Qe prej nga buron fuqia e skepticizmit shkencor. Ndoshta dallimi ma i randėsishėm mes shkencės dhe pseudoshkencės asht se shkenca e pranon se njeriu asht i limituem dhe i gabueshėm. E arrituna mė e madhe e shkencės asht krijimi i asaj qė quhet makinė e pėrmirėsimit tė gabimeve (error-correcting machine), thotė Sagan. Fatkeqėsisht, i dashtuni profesor, ju gjithēka jeni nė gjendje me kontestue, edhe dy milionė njerėz, por mos me i kontestue, bile nji grimė, ato vendime tė dhunshme, tė gabueshme. Ju asnjihere nuk shprehni nji trohė skepticizmi n’ato vendime. Ju vetėmsa nuk e keni shpallė veten dhe mentorin tuej Ajeti si Tė Pagabueshėm. Jo, ju nuk gaboni. Asht Kosova e gabueshme! Gjithmonė, jo vetėm n’intervistėn pėr JAVA, po sa here e prezentoni ēashtjen e standardizimit tė shqipes ju e veni nė kontekstin e qytenimit kundėr barbarisė. Avangardės versus retrogardės. Qytetnim asht standardi i vitit 1972 e barbare asht – gegnishtja dhe ata qė e kultivojnė bile edhe donė me na e kthye. Standardin gjithmonė e projektoni nė t’ardhmen e gegnishten e kuptoni si diēka tė shkueme e tė harrueme.

Por kjo vėrteton fije e pėr pe se ēfarė percepcioni tė gabueshėm e tė damtuen keni pėr gegnishten. Gegnishtja, po e vendosėm nė kohė e hapsinė, nuk asht mbrapa, po para. Mbrapa asht vetėm nji standard i dhunshėm e i dėshtuem nė Kosovė dhe nji pėrpjekje glotocidi ndaj nji gjuhe - gegnishtes. Me shkrue gegnisht, i dashtuni profesor, domethanė me shkue para. Gegnishtja na pret atje, n’Europė, n’ate civilizim ku diversiteti (edhe lingual) asht fundament e ku garantohet gjuha amtare si e drejtė e patjetėrsueshme e njeriut europian.

ĒKA KISHTE ME QENĖ SIMBAS JUSH QYTETNUESE E ĒKA BARBARE?

Por, e kam nji pyetje pėr ju:
Ēka kishte me qenė simbas jush Qytetnuese e ēka Barbare: kultivimi e ruejtja e gjuhėve apo shembja dhe zhdukja e gjuhėve?
Ju s’e hiqni goje fjalėn Europė, bile e prezentoni qytetnimin shqiptar si pararendės i kėsaj Europe. Por, ajo qė e ban Europėn qytetnim asht synimi i saj pėr liri, diversitet dhe demokraci.
Por, le ta pėrsėrisim i dashtuni profesor, kultivimi, ruejtja, diversiteti i gjuhėve apo shembja dhe zhdukja e gjuhėve asht barbari? Artikulli 22 i Kartės me tė Drejtat Fundamentale t’Unionit Europian (Charter of Fundamental Rights of the European Union) thotė:
“Unioni Europian respekton diversitetin kulturor, religjioz dhe linguistik.”
Lexojeni dokumentin final “Declaration on Linguistic Diversity and the Future of the European Union “ dhe kėte nen tė UNESCO Universal Declaration on Cultural Diversity:

Artikulli 5 – Tė Drejtat Kulturore si ambient i natyrshėm pėr diversitetin kulturor

“Tė Drejtat Kulturore janė pjesė integrale e tė drejtave njerėzore, dhe janė univerzale, tė pandashme dhe tė ndėrvaruna. Pėrhapja dhe lulėzimi i diversitetit kreativ kėrkon implementimin e plotė e Tė Drejtave Kulturore njashtu si janė definue n’Artikullin 27 tė Deklaratės Univerzale pėr Tė Drejtat e Njeriut si dhe n’Artikullin 13 dhe 15 tė Marrėveshjes Ndėrkombėtare pėr tė Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore. Tė gjithė personat duhet me e pasė tė drejtėn me u shpreh, me krijue dhe me e publikue punėn e vet nė gjuhėn tė cilėn e zgjedhin vetė, e sidomos nė gjuhėn amėtare…”

Lexojini objektivat e Deklaratės Universale tė UNESCOs pėr Diversitetin Kulturor: (…)
5. Mbrojtja e trashėgimisė linguale tė njerėzimit dhe suportimi i tė drejtės me u shpreh, me krijue e me e pėrhapėate krijim nė ma tė madhin numėr tė mundshėm gjuhėsh.

6. Inkurajimi i diversitetit lingual – tue i respektue gjuhėt amėtare – nė tana nivelet e edukimit, dhe kudo asht e mundshme me e inkurajue nxanies e sa ma shumė gjuhėve qė nė moshėn e re.

Po, le tė mos zgjatem tashti me Kombet e Bashkueme e me Europėn dhe me fundamentet e saj. Kqyrni, i dashtuni profesor, se ēka quhet dhe ēka konsiderohet barbare n’Europė. Nė Botė. A e kuptoni sa akuzuese janė kėto nene pėr ju. E kam bindjen se percepcioni dhe aftėsia juej me i pa drejt gjanat janė thelbėsisht tė damtueme. Pozicioni nga i cili ju shkruej asht pozicion qytetnimi, i dashtuni profesor. Asht pozicion europian, i ndėrtuem mbi fundamentet e kėsaj Europe. Sepse, qytetnuese nuk asht pėrpjekja e zhdukjes sė gjuhėve, siē asht rasti me kėte glotocid qė po vazhdon me dekada nė kulturėn shqipe kundėr gegnishtes si gjuhė, qė po vazhdon mbrenda kulturės shqiptare ku ju paraqiteni si “autoritet” i kėsaj ēashtje.

Ju pyes kur e keni ngritė zanin kundėr kėsaj fushate shfarosėse? Kur keni propozue si temė nė Seminarin pėr Kulturėn Letėrsinė dhe Gjuhėn Shqipe, drejtor i tė cilit jeni me vite, temėn e ndalimit tė botimit tė nji gjuhe? Nuk jau kam ndie zanin ndojhere. Ju edhe anėtar Akademi Europiane jeni ba (sic!). Dhe, imagjonini europianin qė mendon si taliban dhe pėrligj talibanėt e kulturės shqipe?! Kush asht qytetnues e kush barbar? Kush asht europian e kush enverian sot n’Kosovė, i dashtuni profesor?! Me thanė se gegnishtja asht mbrapa kuptohet e shpjegohet vetėm nga ata qė nji gjuhė e kanė heq dhe e kanė ndalue. Me e kuptue dhe perceptue kultivimin e gegnishtes si retrogard d’m’th me qenė enverian.

E kjo situatė asht e tillė sa hiq JAVĖN, ju nuk mundeni me botue gegnishten askund, n’asnji medium. Si naj gjuhė tė nemun, tė ndalueme, tė rrezikshme. Tė nemun Enveri! E gegnishtja asht gjuha amtare e dy milionė qytetarėve tė Kosovės. E drejta me e pėrdorė dhe me e botue gjuhėn amtare asht fundament europian, i dashtuni profesor.

PĖRCAKTIMI JUEJ ME MBETĖ ME ENVERIANĖ

E kishit rastin edhe tashti mbas tridhetė vjete me folė. Ju heshtėt. Kur JAVA ju pyet pse heshtni, mbroheni tue thanė se nuk jeni nė gjyq. Por, i dashtuni profesor, ne nuk jau bamė gjyqin, ju e gjykuet veten me ato pėrgjegje. Asht zgjedhje jueja, asht pėrcaktim jueji me mbetė matanė. Me enverianė e jo me europianė. Ndėr ata qė kanė ambicie zhdukje e shkatėrrimi gjuhėsh e kulturash, e jo kultivimi e ruejtje gjuhėsh e kulturash.

Enverizmi nuk asht vetėm ideologji e pėrēudnueme, por edhe stad mental. Dhe ai stad asht i matshėm, i diktueshėm. Nėse keni mendue se nuk shihet dhe s’un matet, keni gabue randė. E dini ēka e zbulon. Nji gjuhė: gegnishtja. Qėndrimi ndaj saj. Mbi gėrmadhat e shembuna tė saj asht ndėrtue ky “civilizim enverian shqiptar”. Andaj, po u shfaq diku kjo gjuhė, po guxoi me u folė e me u botue diku, enveriani reagon si me e pa lugatin, tė dektin. Sepse janė ata qė e kanė “vra” si gjuhė. E kemi “vra” njihere, ēka po ndodhė tash?! Une e kisha kuptue Enver Hoxhėn se asht kundėr gegnishtes, po ēka ju ban ju me kcye pėrpjetė kur ju pyetėm a mos ndoshta doni me u gjegj gegnisht?!

Kur ju pyetėm mos doni pėrgjegjet me i ba nė gegnisht keni kcye vrik pėrpjetė si me ju mshue kamxhi a thue se e pyetėm Enver Hoxhėn mos don me u gjegj gegnisht. Dhe, kjo pyetje s’ka qenė e paqėllimtė. Kjo asht pyetja ēelės e njerėzve kaplue enverizmi. Pa njohjen e enverizmit, nuk mund kuptohet ostentacioni dhe refuzimi i nji akademiku europian ndaj nji gjuhe. Ēka ka ashtu tė keqe, blasfemike, tė rrezikshme mbrenda nji gjuhe sa me kcye vrik pėrpjetė kur dikush ju pyet: a mos doni ndoshta me shkrue gegnisht. Nuk shpjegohet kjo gėrdi, kjo huti, kjo tutė prej gegnishtes pa Enver Hoxhėn. Une kisha me e kuptue Enver Hoxhėn, por s’po muj me ju kuptue juve. Andaj, i dashtuni profesor, kuptojeni kėte letėr edhe si nji letėr e nji europiani qė i shkruen nji enveriani.

DIGLOSIA

E thashė ma para se Ēabej ishte skeptik ate ēast, aty nė sallė, 30 vjet ma heret, dhe na e kaloi skepticizmin e tij mbrenda nji artikulimi tė largėt por tė qartė se kapėrcimi duhet me qenė i kadaltė, dhe gjuha standarde s’duhet me qenė dialektofobe. Dhe, ndjekeni gjendjen e standardit, po s’pati sukses e keni nji shej – diglosinė. Diglosia asht shej e dėshtimit tė standardit. Si nė disa gjuhė europiane. Po cilat janė ato gjuhė dhe ēka asht nė tė vėrtetė diglosia?

Te shembulli i diglosisė shprehet eksplicite keqpėrdorimi i qėllimtė i erudicionit tuej jo pėr ndriēimin, por pėr mjegullimin dhe komplikimin e pėrgjegjeve. Pėr me e kuptue se ēka jam tue thanė, m’duhet me ju pėrshkrue si ate njeriun i cili shejat e sakta qė tregojnė drejtimin e nji udhe, i kthen mbrapsht ua drejton shigjetat nė kahje tė kundėrta me caqet, tue keqinformue, tue i pėrēmue e tue u tallė me njerėzit e Kosovės.

Sot, tridhetė vjet ma vonė, po them ju s’keni pikė skepticizmi. Gjuha standarde pėr ju asht e bame njihere e pėrgjithmonė. Mėnyra se si nuk guxoni me e shprehė as ma tė vocrrin dyshim, mėnyra se si i bishtnoni pyetjeve tė JAVĖS, se si heshtni para nji gjuhe tė ndalueme si gegnishtja, se si shihet se keni harxhue orė e ditė pėr me mujt me ju pėrgjegj kėtyne pyetjeve jo nė saje kredoje profesionale po tue ba gjithēka e ēkamos vetėm e vetėm mos me e vu nė dyshim nji gja: standardin e vitit 1972. Ju edhe nė librat tuej vini deri te ai vit dhe aty ndaleni, ikni, heshtni, baheni i shurdhėt, qorr, kur ju pyesin mbyteni nė ambivalencė, nė shumėkuptimėsi, nė belbime. Tue ju njoftė ju dhe rrethanat, une e di pse jeni i tillė. Asht zor me pranue se mentori dhe bashkėvendasi juej Idriz Ajeti, se i tanė delegacioni kosovar, se e tanė kultura dhe gjuha shqipe ishte objekt abuzimi i nji nomenklature komuniste qė kishte vendosė me e etablue gjuhėn e vet si gjuhė tė shtetit.

Asaj nomenklature ju deshtėn disa shkencėtarė. Dhe, njashtu si gjithmonė na ka folė e na ka argumentue Fromm nė Historinė e Destruktivitetit Njerėzor, diktatorėt kurrė s’e kanė pasė zor me i gjetė do shkencėtarė me tituj, do “njerėz kompetentė”, do “gjuhėtarė” pėr me i pėrligj ato vendime tė dhunshme. Enver Hoxha ka mujtė me e ba edhe vetė kėte punė, si me banknotėn qė e patė nė numrin e kaluem tė JAVĖS, por pėrligjja shkencore i jep njifarė randėsie dhe kuptimi ma tė thellė kėsaj pune. Jo se Diktatori ka vendosė, po kjo gja ka qenė e pashmangshme nė kuptimin shkencor tė fjalės. Apo jo ore profesor i dashtun! Folni ore Njerėz Kompetentė.

Dhe ata Njerėz Kompetentė - folėn. Mentori juej Ajeti edhe sot asht i bindun, i shkreti, se tosknishtja asht ma e avansueme. Sa gjynah po mė vjen prej tij. Zotit Ajeti si duket i ka ikė nji gja e vocėrr se “nuk egzistojnė gjuhė tė mira e tė kėqija. Por edhe ta nxamė se ekzistuakan dhe ne linguistėt duhet me e caktue se cila gjuhė asht ma efikase – a thue kemi aso dije sa me zhvillue kriteriumet qė kanė me mujtė me e nda tė mirėn nga e keqja nė gjuhė dhe me na e thanė se cila asht ma efikase? Ne dimė shumė pak pėr strukturėn dhe pėrdorimin e gjuhės; dhe ne dimė shumė pak pėr mendimet e njerėzve pėr gjuhėn, a u pėlqen apo jo.

Konflikti mes nji planifikimi qė mbėshtetet nė linguistikė dhe problemeve qė dalin nga e folmja e mbėshtetun n’empiri, demonstrojnė se kandvėshtrimi i linguistėve nė gjuhė dhe vizioni i tyne pėr bukurinė e gjuhės asht vetėm nji aspekt i realitetit social e lingual: njerėzit vėrtet kanė kandėvėshtrime tjerafare sa i takon gjuhės sė tyne ose tė huej. Dhe, po e huqi komuniteti pėrdorimin e gjuhės standarde, atėhere pak randėsi ka se a ishte ajo e bukur ose jo”. (Björn H. Jernudd).

Po them, ata folėn pėr me mbetė nė histori si shembuj flagrantė tė Sindromit tė Stokholmit. Si ata fmitė e korit tė kishės tė cilėt i ka joshė pastori e mandej ka abuzue seksualisht mbi ta. Sa shumė e kanė dashtė dhe i kanė besue priftit e ai sa keq i ka pėrdorė. Ju e dini se ēka asht Sindromi i Stokholmit. Viktima dashunohet nė dhunuesin. Ka shumė shembuj se si viktima mbasi lirohet nga dhunuesi, e harxhon tanė pasuninė pėr me e nxjerrė prej burgu dhunuesin. Njashtu si ju kohėn e ēmueme tuej pėr me pėrligj diēka qė s’un i ban ballė asnji pyetje ma tė thjeshtė.

Po them, ata folėn. Ndėrkaq ju nuk folėt pėr tanė kėto tridhetė vjet dhe vazhdoni me u tutė me folė edhe sot e kėsaj dite. Ju kuptoj mirė. Ēka me thanė. Me thanė se keni qenė tė manipuluem e t’abuzuem si fmitė. Se ju ka keqpėrdorė Diktatori njashtu si disa pastorė qė abuzen fmitė e korit tė kishės! Me e pranue gabimin ndoshta? Jo, ju nuk jeni njerėz t’atillė sa me pranue se ndoshta, eventualisht, bile pakėz, keni qenė tė gabueshėm. Jo, ju nuk gaboni. Ju jeni tė Pagabueshėm. Asht Kosova e gabueshme. Janė njerėzit gabim qė s’po munden, pėrkundėr dėshirės, me e provue se ju keni drejtė. Boll tė shkretit i keni bindė me mediume, me shkollim, me gjithēka, por ata po dojnė po – s’po dijnė. Harxhoni kohėn kot tue lypė shembuj nėpėr botė mos po e provon se keni tė drejtė. Bota asht e madhe, s’ka qare pa u gjetė diku naj shembull. Italia! Qe, u gjet - Italia! Pshtuem! Duhet me i ba shumė fitore mbi mbamendjen, mbi faktet, mbi veten pėr me qenė ai qė jeni ju sot, i dashtuni profesor.

Po ēka asht diglosia? Ju shumė i qetė e i bindun thellė e thatė se nuk ka situatė diglosie nė gjuhėn shqipe. Se gjuha shqipe s’asht diglotike. Por, para se me hy ma thellė, le t’i mbėshtesim fjalorėt e librat se ēka asht – diglosia. Nuk ka vend pėr pėrkufizimet shkencore si ai i Fishmanit, por diēka ma tė thjeshtė, fjalorėt, enciklopeditė:

1. Eciklopedia Britannica: diglossia
koegzistimi i dy formave mbrenda nji tė njajte gjuhė nė nji komunitet folėsish. Zakonisht, nji formė asht dialekti literar ose prestigjioz, e ai tjetri asht i thjeshtė/ i rėndomtė i folun nga pjesa ma e madhe e popullatės. Nji kėso situate e gjejmė mbrenda shumė komuniteteve folėsish nė tanė botėn – p.sh. nė Greqi, ku Katharevusa, e influencueme plotėsisht nga Greqishtja Klasike, asht dialekti prestigjioz, dhe Demothik asht nji gjuhė popullore…

2. The Collins English Dictionary: diglossia
egzistimi mbrenda gjuhe i formės High (Tė Naltė) me prestigjiozitet shoqnor, dhe asaj Low (Tė Ulėt) ose formės sė pėrditshme tė gjuhės, si Gjermanishtja dhe Gjermanishtja zvicrane nė Zvicėr…

Cilat janė kriteret qė e definojnė:
Funkcioni – H (High Variety/Varieteti i Naltė) asht ma elegant, ma formal. L (Low Variety/Varieteti i Ultė) asht pėr funkcione me ma pak randėsi politike. H dhe L pėrdoren pėr dhe nė situata tė ndryshme. Njerėzit kishin me u ēuditė nėse e pėrdorni H nė L domein, ose L nė H domein.
Prestigji – Qėndrimi ndaj H asht ma pozitiv se ndaj L. H asht varietet prestigjioz e L asht varietet i stigmatizuem.Varieteti H asht ai i letėrsisė, i kanoneve, i jetės publike, i administratės. Varieteti L pėrjetohet si i varfun, i parandėsishėm, i korruptuem, vulgar, i thyem…
Trashėgimia literare - Nė ma tė shumtėn e gjuhėve diglotike, e tanė letėrsi asht nė varietetin H; askush nuk shkruen letėrsi nė varietetin L pos pėr farė poezie dialekti, farė reklame…Nė tė shumtėn e gjuhėve diglotike varieteti H pandehet GJUHĖ; varieteti L shpeshhere mohohet, bile thuhet se s’egziston, ose asht i njerėzve primitivė…
Nxania - Varieteti L zakonisht asht varieteti qė mėsohet ma s’pari; asht gjuha amtare, gjuha e shpisė. Varieteti H mėsohet nė shkollė. Nxinet me edukim. Derisa gjuhėtarėt e konsiderojnė varietetin L si si primar, shkollarėt e pandehin primar dhe GJUHĖ vetėm varietetin H.
Standardizimi - H asht i standardizuem. L rrallė e hiq gjindet i standardizuem.
Stabiliteti - Diglositė janė zakonisht shumė stabėl. Ndėrtohen me vjet, qinda vjet. Herė mbas here varieteti L e zhvendos ate H dhe e fiton domeinin e tyne. Ndėrkaq H e zhvendos L vetėm nėse H asht gjuha amtare e elitės…

Diferenca mes Diglosisė dhe Standardi-me-dialektet. Nė diglosi askush s’e flet varietetin H si gjuhė amtare, vetėm ate L. Ndėrkaq, nė situatėn Standardi-me-dialektet, disa folės e flasin H si gjuhė amtare, ndėrsa tjerėt e flasin varietetin L si gjuhė amtare dhe e pėrdorin H si sistem tė dytė.

Le tė mos e vazhdojmė ma andej deshta vetėm me e ba nji lexim tė shpejtė tė situatės diglotike. Ju, i dashtuni profesor, me shumė lehtėsi e thatė se “gjendja qė kemi sot nė shqipen nuk e ka natyrėn e diglosisė. Ky ėshtė raport midis variacioneve dhe dialekteve.”
Po simbas literaturės qė cituem, shpjegimi juej asht i mangėt, selektiv dhe i pasaktė. Simbas literaturės shkencore Kosova na del nji rast eklatant diglosie, diglosi ka aty ku askush s’e flet varietetin H si gjuhė amtare.

Por, ēfarė randėsie ka kjo punė nė rastin tonė? Pėrkufizimi i drejtė dhe i saktė i diglosisė na kthen te fillimi i kėtij tregimi, te shkencėtari me kredo dhe te sugjerimi dhe kėshilla profesionale dhe njerėzore e tij – Eqrem Ēabej:
“Gjuha popullore pėrbėn rrėnjėn qė ushqen nė mėnyrė tė pareshtur gjuhėn e shkrimit. Kur kjo largohet nga ligjėrimi popullor, largohet njėkohėsisht dhe nga masat popullore, dhe rrezikon tė bėhet njė gjuhė letre, njė gjuhė artificiale. Nė qoftė se gjuha e shkrimit mbyllet nė vetvete dhe largimi i saj nga tė folėt popullor theksohet edhe mė tepėr, me kohė paraqitet mundėsia e njė diglosie, njė dygjuhėsie….” Njashtu si e kuptoj une, zoti Ēabej ka shejue diglosinė si fenomen qė markon dėshtimin dhe mossuksesin e standardit. Kėtu asht ēashtja.

Andaj s’ka as edhe ma tė voglėn fjalė pėr diglosinė nė tanė shkencėn linguistike shqiptare pėr tridhetė vjet. Ju nuk e pėrmendi asnjihere shembullin e Gjermanishtes dhe Zvicranishtes si shembull situate diglotike. E literatura asht e mbushun me te. Ju e merrni e bani nji parabollė shumė tė gabueme mes veprės sė Budit, si tekste kanonike dhe rastin e Katharevusa’s nė Greqi. Keni harrue se edhe tekstet kanonike po e dhe Bibla e Kurani janė transkriptue nga dhunuesit nė gjuhėn standard. E ju jeni ndalė te Italia. Italia! Pshtuem! Hiquni Italie, i dashtuni profesor. Koncentrohuni nė rastin e Greqisė dhe Zvicrės. Pse nuk po i tregoni njerėzve se Greqia midis gjuhės sė popullit dhe nji gjuhe artificiale nuk e ka gjuejtė popullin njashtu si kėrkoni ju, por gjuhėn artificiale. Hyni ma thellė nė problem, i dashtuni profesor.

Por, le tė kthehemi te pyetja e fillimit:
Ēka kishte me qenė simbas jush Qytetnuese e ēka Barbare: kultivimi e ruejtja e gjuhėve apo shembja dhe zhdukja e gjuhėve?
Po ju pėrgjegjem me fjalėt e nobelistit Canneti:
“Nuk egziston gjuhė e keqe. Sot une e pėrjetoj ēdo gjuhė athue se asht e vetmja gjuhė, dhe kur ndigjoj se ndonji nga gjuhėt po vdes, m’bahet se asht tue vdekė bota e tanė”.

Heshtja juej para pėrpjekjeve shfarosėse ndaj gegnishtes e ban kėte letėr me qenė letėr e nji europiani drejtue nji enveriani. Asht gjynah me e ēue jetėn si enverian, i dashtuni profesori jem. Nisjani me e shkrue kapak gegnishten, me e ndigjue, me folė pėr te.
Une, po ashtu, ju ftoj qė pėr tana kėto qė i thashė nė kėte letėr tė gjatė tė bisedoj me ju edhe publikisht. Ju ftoj kudo qė keni nė nji emision televiziv tė drejtpėrdrejtė t’i ballafaqojmė kėto konstatime tonat para opininoit kosovar. Ju e keni ma borxh se une kėte punė. Mos u tutni i dashtuni profesor. Ju jeni Njeri Kompetent. Une jam vetėm nji europian, nji qytetar.

Po them, asht gjynah me e ēue jetėn si enverian. Tue ju njoftė personalisht shpresoj se keni me reflektue me seriozitetin e duhun mbi tanė ate qė u tha nė kėte letėr, dhe tue shpresue se nji ditė n’Akademinė qė e kryesoni dhe nė Seminarin qė e drejtoni ka me u paraqitė tema:
Gegnishtja si vlerė, pasuni dhe gjuhė europiane dhe tendencat shfarosėse ndaj saj. Po shpresoj se letra tjetėr jemja ka me qenė letėr e nji europiani drejtue nji europiani.

Me respekte, i dashtun profesor!
Migjen Kelmendi
Prishtinė, Gazetajava.com

-- dėrguar nga Klajd Kapinova

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara