HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kadareja dhe fjala shqipe:

FIGURINAT E FILDISHIT NĖ DHOMĖN E GJUETARIT TĖ ELEFANTĖVE

-- nga Migjen Kelmendi, 20 Qer 2005

Migjen Kelmendi Kėto ditė u publike nji fjalor ku pėrmbledhen fjalėt gege nė veprat e Kadaresė. Kėte publikim e nėnshkruen si pėrpilues Gjovalin Shkurtaj dhe Tefik Ēaushi.

Tridhetė vjet ma vonė nga viti 1972 dhe Kongresi i Drejtshkrimit, jo nga ndėrgjegja, po tė nxitun nga argumentet qė bombardojnė ndėrgjegjėn e tė dyve, argumente qė flasin dhe dėshmojnė pėr nji veprim shumė barbar nė vitin 1972 nė Shqipni, me tė cilin vendoset me u vra nji pjesė e madhe e asaj qė e quejmė Gjuha Shqipe, nji pjesė vitale e saj – Gegnishtja, Shkurtaj, Ēaushi dhe Kadare vendosin me dalė me nji dorė fjalėsh gege nė publik. Sado i vonuem, historikisht i vonuem, ky fjalor asht nji dėshmi e tillė qė meriton vemendjen tonė dhe na kthen te fillimi i tregimit pėr pėrpjekjet glotofage ndaj Gegnishtes, qė kishte kultura zyrtare nė Shqipninė komuniste. Kadare, si dihet, ishte pajtue dhe e kishte nėnshkrue dokumentin me tė cilin jo vetėm caktohet Standardi dhe Gjuha Zyrtare, por edhe heshtazi luftohet e shurdhohet publikisht nji gjuhė, e qė prej se dijmė pėr vete i kemi thanė - Gegnisht.

Pėr me e kuptue ma mirė se ēka kanė ba ata “linguistat e vitit ‘72”, dhe tue qenė nji vend qė jeton me metafora dhe vetėm me metafora mundet me e nxanė jetėn, le ta kuptojmė Gjuhėn Shqipe si gjuhė me dy trungje: Tosknisht dhe Gegnisht. Kėta linguista, njisoj si Talibanėt me pėrmendoren e Budės n’Afganistan, pėr arsye krejtėsisht ideologjike e politike, kishin vendosė me e pre trungun e Gegnishtes, qė ishte ma i madh e me kunorė ma tė madhe, e me i ba vend pemės sė Tosknishtes, tue e shpallė nji pjesė tė Gjuhės Shqipe dominante mbi pjesėn tjetėr tė saj. Percepcioni metaforik i autorėve tė kėtij barbarizmi u thotė se ajo gjuhė, Gegnishtja, asht e dekun. Nuk egziston ma. Dhe, kėte e dijnė mirė ata, sepse janė vetė ata qė metaforikisht e kanė vra. E kanė vra me gjyq. Kanė marrė pjesė dhe e kanė nėnshkrue aktakuzėn. Me gjyq historik gjuhe. Meritueshėm.

Ka qenė gjuhė anmiku klasor, ka qenė gjuhė Mbreti e Mbretnie, gjuhė tradhtarėsh, gjuhė kleri, gjuhė nacionalistash. Fundja gjuhė qė nė ate pėrplasje historike gjuhėsh kishte humb luftėn. Mirėpo, kėta vetė edhe s’janė pa shpirt. Jo se nuk e kanė dashtė ate gjuhė. Po. E kanė dashtė. Nė pėrgjithėsi, edhe Shkurtaj edhe Ēaushi edhe Kadare i donė gjuhėt, sepse janė njerėz tė civilizuem. Mirėpo, kjo gjuhė, Gegnishtja, ka pas tradhtue. Andaj edhe asht denue. Dhe, qe, mbas tridhetė vjete, nga ai trung, qė simbas percepcionit tė tyne asht i rrxuem pėrtoke, sot, disa prej tyne, Shkurtaj e Ēaushi, i sjellin tė pėrmbledhuna mbrenda nji fjalori do fjalė gege qė i kanė mbledhė nėpėr narracionin e Kadaresė, si dėshmi tė nji civilizimi tė dikurshėm, qė s’egziston ma. Sa thellė tė pavetėdijshėm janė pėr aktin barbar qė kanė ba kėta njerėz.

Aq tė pavetėdijshėm sa edhe ēohen e i mbledhin si fletėt nga kunora e trungut tė premė fjalėt gegnisht, tue dashtė me thane se sa tė kujdesshėm janė, se sa zemėrgjanė janė, qe edhe dėshmia - vokabulari gegė i shkrimtarit Kadare – tue mos e kuptue hipokrizinė e aktit tė botimit tė kėtij fjalori. SAFARI LINGUISTIK Kėto fjalė tė hibernueme gegnisht, kėto fletė tė kputta e tė dekuna tė nji trungu tė premė, i pėrjetoj si dėshmi tė pakontestueshme tė nji vandalizmit kulturor ndaj trashėgimisė kulturore shqiptare dhe Gjuhės Shqipe. Po t’i kishin mbledhė kėto fjalė ndonji gjeneratė e re, e cila s’kishte me dijtė gja se ēka ka ndodhė me 1972, kisha me e pėrjetue si nji vetėdijėsim ekologjie gjuhėsore tė kėsaj gjenerate. Por, janė tė dy kėta emna, asht Kadare, qė jo vetėm s’janė koshient ekologjie gjuhe, por edhe kanė marrė pjesė vetė nė shpalljen e diēkaje tė gjallė si tė dekun, dhe sot na sjellin si trofe nga nji Safari Linguistik – do fjalė gege tė hapėrdame nėpėr naracionin kadarean.

Shtandi i librave nė Prishtinė
Nuk e kuptojnė, njashtu si Safari protagonistėt, se ato fjalė qėndrojnė nė veprėn e Kadaresė si figurinat e fildishit nė dhomėn e gjuetarit tė elefantėve. Mysafirėt e kėsaj letėrsie kadareane nuk e shohin vrasjen qė i paraprinė figurinės prej fildishi nė veprėn e Kadaresė. Shkurtaj dhe Kadare me kėte fjalor na lshojnė nė dorė argumentin kundėr vetvetes. Njashtu si nji vrasės elefantėsh i cili na i lshon nė dorė figurinat e mbarueme prej dhambėve tė shnukun me dana tė elefantit; njisoj si industria e mobilieve na ofron tavolinėn prej mahagoni qindavjeēar, trungut tė sė cilės i kanė hi me sharrė; njashtu si nji flutur e hibernueme na rinė si dėshmi mizorie n’album; njisoj si vrasėsit e fokave foshnje ta japin pėr me e prek butėsinė e lėkurės sė zhvoshkun tė saj, mbasi ja kanė ngul thikėn nė qafė pėr me e mbytė ma shpejt. TĖ SHITUEM UTOPIE Po sa kanė qenė tė vetėdijshėm se kėta autorė tė fjalorit se ēka ka ndodhė dhe kush ka psue nė vitin ’72 nė Kongresin e Drejtshkrimit. Mendoj se kanė qenė tė shituem hiē ma pak se Enver Hoxha me Utopi, me idealizėm.

Por, se nuk kanė qenė krejt tė marrė, e dėshmon ky fjalor. Sepse, s’ka qenė dasht me qenė shumė i menēun e me e kuptue se ēfarė akti primitiv, ēfarė akti jocivilizues asht “me e vra” nji gjuhė! Kadare, sa me e pasė ndėrgjegjėn e pastėr si nji nga nėnshkruesit, bile ka nis me i fut kapak fjalė, qė i shkėputke nga trungu i premė e i shembun metaforikisht pėrtoke i Gegnishtes. Fjalė qė i mbledhke nėpėr tokė, njashtu tė shkeluna e tė gjujtuna. Tė shkėrdhyeme e tė pshurruna. Po pse sot? Pse jo para disa vjetėsh? Nėse nė kohėn e Enverit s’ka qenė e mundun, pse nuk u ba kjo punė mbas shembjes sė Komunizmit? Fatkeqėsisht, kjo nuk flet pėr ndėrgjegjen e zgjueme tė kėtyne emnave, por pėr ndėrgjegjen e bombardueme nga faktet qė kanė nis me u botue e me u ba publike pėr vitin 1972: mungesa e lirive tė pėrgjithshme nė Shqipninė e vitit 1972 kur u caktue Standardi shqip dhe, sidomos, debakli qė ka pėsue Standardi 72 nė Kosovė. Nuk na prune kėte fjalor si nji akt mirėkuptimi ndaj nji gjuhe kėta njerėz. Por, Kosova asht nji argument shumė i madh i dėshtimit. S’ki ku me e mshef. S’ka tepih nėn tė cilin i nxen 2 milionė njerėz. S’ka tavan me e gjuejt pėr mos u pa.

Kosova po shihet. Po shihet prej avioni. Kosova asht corpus delicti i kėtyne nėnshkruesve tė vitit 1972. U munduen 30 vjet me ja pėrshtatė realitetin gjuhėsor shqiptar nji dore vendimesh tė nji dore njerėzish mbrenda nji Kongresi, tue e pre e gjymtue e vivisektue trupin e Gjuhės Shqipe pėr me ja pėrshtatė nji kallupi tė paracaktuem. Por, nuk eci. 30 vjet ma vonė – Kosova po belbon nė Standard. Nuk din as me e folė as me e shkrue. Dhe kur u bindėn se qenka e zorshme me e zhdukė prej faqes sė dheut nji gjuhė, ata nisėn me ju bashkue. Me e kujtue. Me e marrė me tė mire. Me e limue. Prandaj ky fjalor, si dėshmi e ndėrgjegjės sė papastėr. Qe na i kena pasė pėrdorė do fjalė. Nuk asht e vėrtetė se e kena pasė vra krejt! E kena pasė vra veē pak! Pėr fatkeqėsi tė atyne nėnshkruesve e linguistave, e pėr fat tė Gjuhės Shqipe dhe Kulturės sė saj, Gegnishtja nuk ka dekė.

Gjuha pandehet e dekun vetėm kur vdes edhe i fundit njeri nė rruzull qė e flet. Sot, Gegnishtja asht gjuha e jetės e jo ma pak se 4 milionė njerėzve. Ata jetojnė nė kėte gjuhė. Ata e flasin kėte gjuhė dhe e belbojnė Standardin. Dhe ky asht fakt. Fakt qė nuk mundet me u mposhtė edhe me 500 kadarea. Nga ky shkak Kadare, Shkurtaj dhe Ēaushi na e kujtojnė se kanė ndihmue me mbetė gjallė pakėz kjo gjuhė. Sepse, Gegnishtja u tregue e fortė, e pazhdukshme, e gjallė. Prandaj – paqe me Gegnishten. Qe fjalori me fjalė. Gegnishtja dhe fjalėt e saj tė hibernueme mbrenda naracionit kadarean, i japin nji ndriēim tė tjetėrt dhe tė panjoftun kėsaj vepre. Kjo vepėr papritmas e fiton edhe dimensionin e nji albumi me fjalė t’hibernueme tė nji gjuhe tė vrame, nė egzekutimin metaforik tė sė cilės kishte marr pjesė edhe vetė autori. Une jo se nuk i kam hetue, dikur kur e lexojsha kėte shkrimtar. Kėto fjalė vetėmsa ma kanė kujtue gjithmonė se ēfarė akti barbar i asht ba kėsaj Kulture e Gjuhe tue e shurdhue kėte idiomė. Po, Shqipnia, si e kam thanė shumė here, asht nji tregim qė bahet se kallxue ta ka ndonji i ēmendun!

-- dėrguar nga Klajd Kapinova

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara