HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Dhėndri Nano, njė fatkeqsi pėr Shqipėrinė

-- nga Marsel Zaimi*

I shtyrė nga kėrshėria qė njė specialist objektiv tė mė ofronte njė analizė psikologjike tė Fatos Nanos, kisha kohė qė dėshiroja tė bisedoja me njė psikanalist tė huaj tė interesur pėr Shqipėrinė. Dhe ky rast m'u dha mė sė fundi nė njė koktejl tė zhvilluar nė organizatėn ku punoj. Nė tė, takova njė psikanalist amerikan, i cili, tej parashikimeve tė mia, ma shuajti plotėsisht kėrshėrinė.

Me psikanalistin mė prezantoi e shoqja, e cila punon nė tė njėjtėn organizatė me mua. Kur i thashė se jam me origjinė nga Shqipėria, psikanalistit i ndrinė sytė e mė pyeti: "Keni jetuar nė Shqipėri gjatė kohės sė Zt. Hoxha?" Pasi bėra njė shenjė pohuese me kokė, ai vazhdoi: "Mik i dashur, ju lutem tė mė falni pėr njė farė simpatie qė kam patur pėr Shqipėrinė e asaj kohe; sa herė takoj shqiptarė si ju, ndjehem i turpėruar prej simpatisė sime tė dikurshme." Dhe pasi i thashė se jo pak njerėz qė e kishin parė Shqipėrinė e Enver Hoxhės nga larg kishin patur njė farė simpatie pėr tė, ai mė tregoi se si ishte njohur me Shqipėrinė.

Nė fillim tė viteve '70, shpjegoi psikanalisti, ai kishte qėnė njė aktivist i flaktė kundėr luftės nė Vietnam dhe, i etur tė dėgjonte lajme rreth saj nga sa mė shumė burime, kishte filluar tė dėgjonte edhe programet e Radio Tiranės nė valė tė shkurtra. Pas mbarimit tė luftės, atij i kishte ikur intresi pėr t'i dėgjuar ato programe, por, sidoqoftė, i kishte mbetur interesi pėr tė ndjekur lajmet qė mediat amerikane ofronin herė pas here pėr Shqipėrinė.

Pasi mė shpjegoi origjinėn e interesit tė tij pėr Shqipėrinė, psikanalisti mė doli tamam atje ku dėshiroja. "A vazhdon Zt. Nano tė jetė Kryeministri i vendit tuaj?" - mė pyeti. Kjo pyetje e tij mė bėri t'i zbrazja tė gjitha ato qė dija pėr bėmat e Fatos Nanos, tė cilat kisha kohė qė desha t'i diskutoja me njė specialist si ai.

Kėshtu, i tregova psikanalistit se si Nano ia kishte mbathur pėr nė Maqedoni i veshur si fshatar tiranas kur Kryeministria po sulmohej nga pėrkrahėsit e opozitės nė 1998; i tregova se si u rikthye nė krye tė PS-sė, por jo tė qeverisė; i tregova se si kishte filluar njė aferė jashtė-martesosre me nje emigrante tė re shqiptare nė Greqi; i tregova se si e ndau mė vonė bashkėshorten e pothuaj 30 vjetėve e se si u martua me emigranten 29 vjecare; i tregova se si u pėrpoq tė bėhej President me votat e Dushkut; i tregova se si ia kishte hedhur Berishės dhe Metės pėr t'u bėrė Kryeministėr; i tregova se si ēifti kryeministror e kaloi nė Austri vjet Vitin e Ri, duke ndjekur Koncertin tradicional tė Vjenės; i tregova se si pas njė jave ata kishin udhėtuar drejt Ankarasė, e se si nuk i kishin ndėrprerė pushimet as ditėn e tragjedisė sė 9 janarit, kur 19 qytetarė tė varfėr shqiptarė humbėn jetėn nė det; i tregova se si ēifti kryeministror kishte akumuluar rreth 100 ditė jashtė shtetit vetėm gjatė vitit 2004; dhe sė fundi, i tregova se si e kaloi ēifti kryeministror kėtė Vit tė Ri nė hotel "Burj Al-Arab" nė Dubai, ndėrkohė qė tė gjithė burrat e shtetit tė globit ishin tė preokupuar pėr tė ndihmuar viktimat e tragjedisė mė tė madhe tė pas Luftės sė Dytė Botėrore.

Nė mbarim tė "zbrazjes" time, psikanalisti mė tha: "Pini njė ēikė i dashur mik, sepse kjo qė do t'ju them tani nuk ma do mendja se do t'ju gėzojė". Dhe pasi unė ktheva me fund gotėn qė kisha nė dorė, ai vazhdoi: "Nga kėto qė mė treguat, mik i dashur, mendoj se martesa e dytė e Kryeministrit Nano ėshtė njė fatkeqsi pėr vendin tuaj. Dhe nga ajo fatkeqsi, kam frikė se do ta ketė vėshtirė tė shpėtojė edhe pėr ca vjet." Mė tej, ai filloi tė shpjegonte se pse kishte arritur nė kėtė konkluzion.

Shpjegimi qė bėri psikanalisti ishte pak a shumė ky: Nano, duke patur njė diference moshe prej pothuaj 25 vjetėsh me nusen e tij tė re, duhet ta ketė tė pamundur t'ia plotėsojė asaj tė gjitha nevojat seksuale. Dhe pėr ē'i mbetet mangut nuses sė tij tė re nė krevat, pėrpiqet t'ia zėvendėsojė me udhėtimet dhe qejfet luksoze qė ia mundėson tė qėnit nė pushtet. Pikėrisht pėr kėtė arsye, ai do tė bėjė tė pamundurėn pėr tė ndėjtur nė pushtet: do tė pėrpiqet tė vjedhė, blejė, apo manipulojė votat; do tė kėrkojė ndihmėn e aleatėve tė huaj kundrejt ēdo cmimi po qe se opozita tenton tė pėrdorė modelin gjeorgjian apo ukrainas; madje, ai do tė jetė gati ta ēojė vendin edhe nė luftė civile po qe se nuk i mbetet tjetėr armė pėr tė ruajtur pushtetin.

Kur unė e pyeta analistin nė se mund tė gjendet ndonjė kurė pėr ta shpėtuar Shqipėrinė nga kjo e keqe, ai m'u pėrgjigj: "Ka vetėm njė. Dhe ajo ėshtė qė pakėnaqsia popullore pėr Kryeministrin tuaj tė bėhet po aq e fuqishme sa ē'ishte kur ai kryesonte qeverinė e fundit komuniste. Nė qoftė se 70% e popullsisė voton kundra tij, ai nuk ka nga t'ia mbajė. Por problemi ėshtė, i dashur mik, se shumica tė tilla rallė arrihen."

I dėshpėruar nga pėrgjigjia realiste e psikanalistit amerikan, ktheva edhe njė gotė tjetėr me fund dhe i thashė se dėshiroja ta ndaja me publikun shqiptar vlerėsimin qė kishte bėrė pėr Nanon. "Unė nuk mund t'ju sugjeroj tė mos e bėni kėtė gjė," - u pėrgjigj ai - "Por do t'ju lutesha tė mos e publikoni emrin tim. Sepse, tek e fundit, vlersimi im u bazua vetėm nė ato qė mė treguat ju. Pra, nė njė farė mėnyre, fjalėt e mija nuk pėrfaqsojnė gjė tjetėr veēse njė sintezė profesionale tė fjalėve tė tua." Pasi i dhashė fjalėn se nuk do t'ia pėrmendja emrin, u ndava me psikanalistin dhe u nisa me nxitim pėr nė shtėpi. Me tė mbėrritur, u ula pėrballė kompjuterit dhe shkruajta rreshtat e mėsipėrm.

*Master nė shkencat politike, New York

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara