HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


MALĖSI E MADHE ME HALLE TĖ MĖDHA

-- nga Naum Prifti

Naum Prifti Te “Hotel Rozafa” takova regjisorin e filmit artistik “Rruga e lirisė” Esat Mysliun dhe drejtorin administrativ Nikollaq Tajėn. Ata kishin ardhur nga Qafė Lepusha nė Shkodėr, pėr tė sjellė a pėr tė marrė disa aktorė. Esati mė pyeti nėse doja tė shkoja nė Qafė Lėpushė dhe tė qėndroja disa ditė me grupin e tyre tė xhirimit. Sipas traditės sė krijuar nga Kinostudioja, sheshet e xhirimit janė tė hapura pėr gazetarėt dhe tė afėrmit e artistėve. E pranova ftesėn pa mėdyshje, si rast ideal pėr tė vizituar Malėsinė e Madhe. Nga biseda me regjisorin mėsova se subjekti i filmit trajtonte kontributin e grave gjatė luftės, deri nė Kongresin e Beratit. Skenarin e ka shkruar poetesha e talentuar Natasha Lako, por pėrmbajtja m’u duk skematike.

S’kishte si tė ishte ndryshe derisa vazhdojmė t’i planifikojmė filmat pas temave. “Na duhet njė film pėr kufitarėt,” “na duhet njė film pėr gratė,” njė pėr shoferėt e kėshtu me radhė, sikur filmi do tė zgjidhė tė gjitha problemet qė hasin gratė sot, apo sikur do t’i edukojė kufitarėt tė jenė mė vigjilentė. Filmi “Rruga e lirisė” pėrkon me Kongresin e Grave qė do tė mbahet kėtė vit nė Berat, madje atje do tė shfaqet pėr herė tė parė si “dhuratė e partisė” pėr delegatet. Derisa artit i ngarkohen funksione qė nuk i pėrkasin, s’ka si tė lirohemi as nga konceptimet primitive, as nga skemat. Pėr tema tė tilla konvencionale a tė rekomanduara, Kėshilli Artistik i ul kėrkesat artistike duke parė vetėm anėn utilitare, si tė shlyejė njė detyrim, a tė plotėsojė porosinė e ardhur nga lart. Lėpusha u zgjodh si mjedis natyral pėr tė xhiruar pėrcjelljen e delegates malėsore nga gratė dhe vajzat e Kėlmendit.

“Gaz-i” i Kinostudios nė dispozicion tė grupit, ka tė njėjtėn moshė me shoferin, qė po gatitej tė festonte njėzetepesė vjetorin. Nuk ka shtet tjetėr nė botė t’i shfrytėzojė makinat kaq gjatė sa ne. Mirėmbajtja e secilės prej tyre kushton mė shumė se tė blihen tė reja, por meqė thesari ėshtė shkundur nga valutat, ne e pranojmė kėtė anomali.

Nisemi drejt veriut. Pėrtej Koplikut udhėtoja pėr herė tė parė dhe peizazhi pėr mua ishte krejt i ri. Isha kureshtar ta shihja e ta prekja Malėsinė e Madhe, zonėn mė tė thyer malore, e ndoshta vizitoja edhe Vermoshin, pikėn mė tė skajshme veriore nė hartėn e Shqipėrisė. Paralel me xhadenė zgjatet traseja e hekurudhės Shkodėr-Titograd, me synim qė rrjeti ynė i veēuar tė lidhet me Evropėn. Ndryshe nga hekurudhat e tjera, kėtu punojnė profesionistė me mjete tė mekanizuara. Sipas llogarive, kostoja del mė e ulėt me punėtorė se sa me vullnetarė. E besoj plotėsisht. Derisa njė bulldozer kryen punėn e 600 punėtorėve, ka mė leverdi ekonomike tė paguhet njė punėtor, se sa tė ushqehen 600 vullnetarė, tė pajisen me rroba e mjete pune, tė ndėrtohen fjetoret, qendėr zėri, veē personelit parazitar me rroga.

Punėtorit i duhet tė pėrmbushė normėn pėr efekt pagese, ndėrsa vullnetarėt loliteshin gjithė ditėn me lopatė nė dorė duke treguar barceleta, ose shullėheshin ledheve. Pėr hatėr tė emulacionit socialist dhe tė frymės optimiste, nė raportet ditore tė aksioneve vullnetare, deklaroheshin shifra tre-katėr fish mė tė larta se puna e kryer. Kėto mashtrime i vura re nė kohėn e ndėrtimit tė hekurudhės Rrogozhinė-Fier mė 1968. U bė modė; gėnje tė gėnjejmė pėr tė dalė tė dalluar e tė nderuar. Dhe ndėrsa gazetat dhe propaganda mburrej me shifra tri njėsish, punimet ecnin me hapin e breshkės.

Sipas planit hekurudha Shkodėr-Titograd duhet tė pėrfundojė mė 1983. Ekonomia ka nevojė tė ngutshme tė eksportojė prodhime bujqėsore, sidomos minerale pėr tė mbuluar importet mė tė domosdoshme. Pėr shkak tė ligjit qė ndalon automjetet tė transportojnė mallra paralel me linjėn hekurudhore, minerali ngarkohet e shkarkohet katėr a pesė herė nga minierat deri nė portin e Durrėsit. Ligji u miratua pėr tė kursyer, por nė fakt po sjell humbje kolosale dhe askush nga ekonomistėt tanė nuk guxon t’u futet pėrllogaritjeve me kalem nė dorė, nga frika se do tė zemėrojė udhėheqėsit qė kanė firmosur ligjin.

Fusha e Hotit mbuluar me aluvione zhavorri nga vėrshimet e Kirit, qysh nė kohėt e hershme si pasojė e shkatėrrimit tė pyjevet, pėrhap trishtim me shkretinė e saj tė hirtė. Ka mė shumė gurė se fije bari. Kulturat bujqėsore rakitike dhe tė rrėgjuara vegjetojnė trishtueshėm duke premtuar korrje tė varfėra. Tek-tuk dallohen blloqe me pemė frutore, mbjellė nga ferma ose nga ndonjė kultivator i apasionuar pėr tė eksperimentuar ēfarė lloji mund tė pėrballojė mungesėn e humusit. Sidoqoftė, pa ujė, asgjė s’ka pėr t’u rritur.

Rruga drejt Malėsisė sė Madhe ndahet nga xhadeja disa kilometra para Hanit tė Hotit. Kjo rrugė u hap nė mesin e viteve 60 dhe u quajt “dhuratė e partisė” pėr malėsorėt. Sot ēdo ndėrtim e ēdo vepėr quhet dhuratė nga partia, duke pėrmbysur raportet sikur ajo po e mban popullin dhe jo populli atė. Ēfarė e detyroi shtetin tė hapte kėtė rrugė drejt alpeve? Po tė lexojmė gazetat e kohės, duhet tė besojmė se qėllimi ishte humanitar, t’u vihej nė ndihmė fshatrave tė thellė tė malėsisė, ndėrsa nė tė vėrtetė shtysat ishin ekonomike, sidomos shfrytėzimi i pasurive pyjore tė Vermoshit dhe kėrkimet gjeologjike pėr minerale boksiti. Sipas tė dhėnave statistikore, jugosllavėt po nxjerrin sasira tė mėdha boksiti nga minierat e Malit tė Zi. Qarkullon edhe njė legjendė sikur ata paskan hapur galeri e paskan hyrė kushedi sa kilometra brenda tokės sonė, duke na vjedhur mineralin e ēmuar. Naivėt e besojnė kėtė legjendė tė shpikur nga fantazistėt e kohės sonė. Rrugės hasim vazhdimisht kamionė ngarkuar me trupa, ashra (degė vozash) ose dru zjarri qė zbresin drejt Shkodrės, disa edhe me rimorkio pas. Nė kėto rrugė tė ngushta me kthesa tė forta, ku mezi ecin veturat, shoferėt qė vozitin kamionė me rimorkio, duhen ēmuar pėr guximin e tyre.

Gazi ynė ndalon para gardhit me tela gjembaēė mė se dy metra i lartė, mbi shtyllat e tė cilit zbardhin izolatorėt prej porcelani. Kloni, sistemi elektronik i alarmit, haset sapo shkel pragun e Malėsisė sė Madhe. Sapo telat preken diku, nė postėn kufitare tingėllon zilja e alarmit dhe kufitarėt dalin me vrull tė zėnė shtigjet pėr tė kapur ose vrarė atė qė tenton tė arratiset. Kloni u ngrit pėr tė ndaluar hyrjet e diversantėve nga jashtė dhe arratisjet nga brenda dhe kufitarėt kanė urdhėr tė qėllojnė pa paralajmėrim kėdo qė guxon ta kalojė. Duket mjet i sofistikuar, veē ka njė tė keqe tė madhe: i rraskapit kufitarėt me alarme tė rreme. Sapo gardhi preket nga breshkat qė dalin pėr tė kulllotur, nga lepujt qė ndiqen, nga ndonjė sorrė qė ēlodhet mbi telat, posta alarmohet dhe ushtarėt sulen mė kot tė kapin ata qė s’janė, shkelėsit e kufirit. Alarme tė rreme ngjasin ditė pėr ditė ose edhe disa herė ditėn.

Mėhalla e njė katundi pėrfshihet brenda perimetrit tė klonit. Praktikisht banorėt e atyshėm mund tė arratisen kur tė duan, mirėpo familjet janė seleksionuar me kujdes prej Degės sė Brendshme, kėshillit tė fshatit dhe komandės kufitare. Jeta e tyre ngarkuar me tensione dhe alarme ėshtė torturė e vėrtetė. Ata janė ushtarė tė pėrjetshėm pa uniformė, pa rrogė, pa shpėrblim; ata hyjnė e dalin nga portat e klonit nėn mbikėqyrjen e rojeve, sipas orarit strikt, ndėrsa natėn, po qe se dalin prej shtėpisė, duhet tė ecin me fener tė ndezur. Sa herė bie ēanga e alarmit, marrin pushkėn dhe rendin me vrap rrėzė kufirit. Tė pajisur me pushkė gjermane “mauzer,” e mbajnė krenarisht krahqafė sa herė zbresin nė pazarin e Shkodrės, sadoqė atje nuk u duhet hiē, veē pėr t’u mburrur e pėr t’i treguar gjithkujt se janė tė besuarit e partisė.

Dyert e klonit nė mėnyrė figurative quhen “Porta e Kelmendit,” njė portė e trishtuar me tela gjėmbi, si kamp pėrqėndrimi. Aty mbaron edhe asfalti. Mė tej rruga ēan mes lėndinave dhe prozhmeve, dimrit me baltė verės me pluhur. Rojet e kufirit verifikojnė lejė-hyrjet tona pėr tė parė nėse korrespondojnė me letrat e njoftimit, pastaj hapin zgarėn e derės prej hekuri. Kam mbresėn sikur hapen portat e njė kėshtjelle tė lashtė, qė nuk duket kurrkund, por ngjan sikur do tė na pėrpijė. Kontrolli qenka bėrė mė i rreptė, qėkurse dy djem tė rinj nga Shkodra tentuan tė kalonin kufirin natėn para disa javėsh. I qėlluan dhe i vranė tė dy sapo i diktuan brėnda perimetrit tė klonit. Njėri prej tyre nėntėmbėdhjetė vjeēar, ishte djali i njė oficeri tė Degės sė Punėve tė Brendshme nė Shkodėr.

Ngjarja tronditi autoritetet e Shkodrės, se zakonisht fėmijėt e sigurimsave ndjekin gjurmėt e etėrve. Sidoqoftė humbja e djalit qe tragjedi pėr familjen, veē pasojave tė tjera. Oficerin do ta ēmobilizojnė duke dyshuar se djalin mund ta ketė dėrguar vetė, pėr tė krijuar lidhje me ndonjė agjenturė tė huaj. Ka shumė tė ngjarė ta internojnė familisht nė ndonjė fshat tė jugut. Ai nuk mund tė jetė mė efektiv i organeve tė diktaturės; vėllezėrit dhe motrat e tė vrarit nuk do tė kenė bursa, as tė drejta studimi, atyre u duhet tė mėsojnė ndonjė zanat dhe tė ulin kokėn. Babai nuk e qan dot djalin edhe pse i dhimbset, madje edhe po tė thotė se e urren, nuk e beson njeri, ose do t’ia marrin pėr hipokrizi. Rasti i arratisjes sė djalit tė njė punonjėsi tė organeve tė diktaturės tregon se shoqėria jonė ka filluar tė gėrryhet nga brenda nė qelizat mė kritike. Tani diktatura po kthehet si bumerang kundėr atyre qė i shėrbejnė. Pyes veten a bėhen mė tė ndėrgjegjshėm pėr realitetin tonė oficerėt e sigurimit, kėto ēomage nė duart e diktaturės, pasi e pėsojnė vetė?

Kufiri i mbyllur ėshtė sot lubia mitologjike qė ushqehet me jetė njerėzish, kryesisht me jetėt e brezit mė tė ri. Te njė pjesė e tė rinjve arratisjet nxiten nga idea e gabuar e idealizimit tė jetės sė botės perėndimore, qė merr pėr tė vėrteta reklamat e televizionit, apo skenėza tė ‘ambalazhuara’ si reklama. Mėnyra mė efikase qė tė mos ndodhin tragjedi tė tilla familjare dhe humbje jetėsh, do tė ishte organizimi i vizitave turistike jashtė shtetit. Nė kėtė kohė duket krejt e pakonceptueshme qė njeriu tė shkojė me kursimet e veta njė javė turist, ashtu sikurse vijnė tė huajt kėtu. Pengesa mė e madhe nuk ėshtė sigurimi i valutės sė huaj, por thyerja e koncepteve dhe paragjykimeve tė trashėguara. Nuk e di a ka ndonjė popull nė botė veē nesh, tė festojė me darka e ziafete nisjen e njė pjesėtari tė familjes pėr ēfardo shėrbimi jashtė shtetit?

* * *

Arrijmė te Leqet e Hotit. Ēlodhemi e ndėrkohė soditim panoramėn. Xhadeja shkon zigzag faqes sė malit si “Z” e gjatė e pėrngjitur. Duket se traseja ka ndjekur rrugėn e mushkave ndėr kėto shkrepa malesh qė kufizojnė horizontin frikshėm. Pak qiell e mė pak tokė. Poshtė nesh, mes brigjeve shkėmbore, gjarpėron lumi Cem duke lėpirė pragjet e shtratit. Nė shpatin kundrejt duket posta jonė kufitare, ara tė mbjella me misėr dhe duhan. Dikush mė tregon njė shtėpi tė gjatė si vagon, tė cilėn vija kufitare e ka prerė nė mes, ēka mė kujton filmin komik me Fernandelin dhe Totonė. Filmi i tyre ishte pjellė e fantazisė, kurse kėtu ėshtė dramė. Vėllezėrit e pjesės veriore janė nėnshtetas jugosllavė me kombėsi shqiptare, ndėrsa dy tė anės jugore nėnshtetas shqiptarė me kombėsi shqiptare. Te shtėpia e tyre nuk e kishin shtrirė rrjetin elektrik, nga dyshimi se do tė pėrfitonin rrymė falas shqiptarėt pėrtej kufirit. Pėr mendimin tim, ajo shtėpi duhej elektrifikuar e para, qė vėllezėrit shqiptarė tė Malit tė Zi tė krenoheshin me atdheun amė. Mė tej dy vila verore, pronarėt e tė cilave thuhej se ishin oficerė madhorė tė ushtrisė jugosllave. Matanė kufirit shihen vetėm ara tė mbjella me jonxhė, mbasi ajo kulturė qenka pėrjashtuar nga taksat. Kjo tregon se problemi i bukės andej ėshtė zgjidhur me kohė dhe ka tė ngjarė qė jonxha tė kushtojė mė shtrenjtė se gruri.

Tamara mbushur me gurgullima e zhaurima ujėrash, nė njė luginė tė gjelbėruar, rrethuar me male, ngjan si amfiteatėr. Nga i ka mbetur ky emėr kaq i bukur? Nga ndonjė hyjni sllave apo nga ndonjė gospodaricė qė ka sunduar krahinėn? Ura e Tamarės me hark gurėsh ka finesė dhe elegancė ndėrtimi, sa pa dashur admiron mjeshtėrit qė krijuan njė mrekulli tė tillė prej gurit. Sa njerėz kanė kaluar mbi kėtė urė, sa drama mbart ajo mbi shpinėn e saj? Malėsorit i duheshin dy ditė pėr tė shpėnė njė barrė dru nė Shkodėr dhe po aq pėr tė sjellė njė barrė kripė nė shtėpi. Katėr ditė rrugė mes honeve e shtigjeve tė ngushta. Rruga automobilistike e shkurtoi kohėn dhe lodhjen. Tamara, qendra e kooperativės sė bashkuar pėrmbledh Selcėn, Gropėn, Lepushėn, Nikēin, Vuklin dhe Brojėn. Pėr shkak tė mjegullės qė bie shpesh mbi luginė, grurin e djeg vrugu, ndėrsa patatet dhe misri rriten kudo. Nė Tamarė, nga klima e butė dhe rrymat e ngrohta tė detit qė vijnė nėpėrmjet grykės sė lumit, fiqtė u rritkan pėr bukuri. Vazhdojmė t’i ngjitemi malit dhe sė fundi arrijmė nė Qafė Lėpushė, pranė masivit tė hirtė tė Bjeshkėve tė Namuna. Megjithėse jemi nė fund tė korrikut, kumbullat donin edhe njė muaj tė piqeshin. Pasuria mė e ēmuar e Vermoshit, kumbullat, pėrdoren pėr raki, oshaf dhe si fruta. Lavdėronin veēanėrisht njė lloj kumbulle tė zezė, gjatoshe tė cilat nė jug i quajnė dhamashqina, kurse gjetkė kumbulla italiane.

NDALOHEN DERRAT. Malėsinė e Madhe e kishte pezmatuar urdhėresa qeveritare qė ndalon mbajtjen e derrave. Atje ēdo familje mbante sė paku njė thi, tė cilin e blinin gic dhe e thernin pėr Kėrshėndelle, kur arrinte peshėn e gjallė 80-100 kilogram, duke siguruar mishin dhe yndyrėn pėr dimrin e gjatė. Prej njėzet vitesh e tėhu tė gjitha ligjet, udhėzimet, apo urdhėresat e qeverisė kanė karakter shtrėngues, kufizues, ndalues. Ku po vemi kėshtu? Arsyetimi se gjasme fshatarėt i ushqenin derrat me prodhimet qė pėrvetėsonin nga parcelat e kooperativės, ėshtė qesharak, nė mos pa logjikė. “Vėrtet andej nga fushat banin dam, po kėtej nga ne jo, se i mbanim pranė shtėpiavet, ” mė tha njė malėsor. Asnjė prej tyre nuk e miraton urdhėrin, apo udhėzimin, e megjithatė detyrohen ta zbatojnė. Le ta besojmė pėr njė ēast se derrat dėmtojnė pasurinė kolektive. Po kooperativa a nuk ėshtė pronė e tyre? Si pasojė e ligjit, tani do tė kemi derra “ilegalė.” Mjerė ai derr qė do tė kapet i fshehur dhe lumėziu pronar ē’do tė pėsojė. Mirėpo e vlen tė pyesim, a mund t’i furnizojė kooperativa me mish anėtarėt e saj, a nuk do t’i duhet shtetit tė importojė mė shumė vaj pėr tė kompensuar qindra ton dhjamė qė siguronte secili fshatar? Atėherė ku qenka pėrfitimi? Ne jetojmė nė njė kohė tė ēuditshme, kur qeveritarėt duan tė gėnjehen me shkencė, prandaj ndodh tė gradohen ministra ekonomistėt qė gėnjejnė mė shumė.

Pranė Lepushės ndodhet njė pikė gjeologjike me disa fjetore, zyra, mencė dhe klub. Pyeta njė malėsor si e kalonin dimrin dhe a binte shumė dėborė. “Shumė,” tha ai duke ngritur dorėn mbi kokėn e vet. “Afėrsisht sa?” e pyeta sėrish. “Tre, katėr metra,” tha pa ngurimin mė tė vogėl. Mirėpo meqė unė jam lindur e rritur nė njė vend malor, ku rreshjet e dėborės vazhdojnė pesė muaj nė vit, replikova me tė qeshur: “Atėherė ju gjithė dimrin ecni mbi kulmet e barakave dhe tė shtėpive, apo jo?” Atij nuk i pėlqeu shakaja ime, por nuk pranoi ta ulte nivelin. Ekzagjerizmi ka tradita tė lashta nė malėsi, ēka lehtazi vihet re edhe nė bisedat e rėndomta. Nė folklor shembull tė shkėlqyer kemi eposin e Kreshnikėve, ku pėrmasat gargantueske dhe ekzgjerizmat meritojnė studim tė veēantė. Leshi nė gjoksin e Mujit, “pyll me dushqe ku mund tė fshihet lepuri me gjithė veshė,” gashtallat (kupat) e gjurit tė tij “dy kunguj tė mėdhenj,” xhungat nė ballė “kodra malesh,” sytė sa “njė pjatė,” etj. Besoj se kėta shembuj mjaftojnė pėr tė ilustruar mendimin.

TRADITAT. Regjisori Esat Mysliu shprehu dėshirėn tė blinte njė kostum tradicional burrash pėr rekuizitėn e Kinostudios. Shkuam sė bashku te pronari qė zotėronte atė veshje tė rrallė. Kostumi ishte vėrtet i bukur, mirėpo ēmimi prej 25.000 mijė lekėsh tė vjetra Esatit iu duk tepėr i lartė, prandaj e la aty ku ishte. Nė malėsi veshjet po rrallohen me shpejtėsi, pėr shkak se tradita e do qė meshkujt tė varrosen me rrobat mė tė shtrenjta, mė tė mira. Kostumet tradicionale prej vitesh po i ha dheu, kurse tė reja nuk qepen mė, madje nuk ka as mjeshtėr terzinj.

Pėr tė fituar mjedise banimi, kullat e Malėsisė pėrdorin edhe hapėsirat e hatullave. Pullazet i kanė me dėrrasa, mbasi ato e lėshojnė dėborėn shpejt. Disa ēati ishin me baxha, ndėrsa tek kallkanet, (faqet ballore) dalloheshin dritare tė rrumbullakta si obllo. Dhomat e shtėpiave, apo “odat,” sikurse i quajnė ata, janė tė mėdha. Sipas traditės ato shėrbenin edhe si vend tubimesh e bisedimesh pėr burrat. Ndėr pajisjet e kullave tani vėrehen krevate, dysheqe, jorgane, karrige, madje edhe divanleto. Nėpėr mure shiheshin dollapė tradicionalė, sergjenė pėr sahanėt e pjatat, kuti druri pėr lugėt e pirunjtė. Dhomat me tavan e ruajnė mjaft mirė ngrohtėsinė. Te njė kullė soditėm njė tavan druri me gdhendje artistike, ēka dėshmon se tė bukurėn e duan kudo. Shqiponja e stilizuar dhe palloi ishin figurat mė tė preferuara te qilimat. Rrallė herė viheshin re edhe huazime etnografike, si pėr shembull dreri brilopatė, gjuetari me shigjetė. Edhe pse dyshekėt kanė zėvendėsuar tėrėsisht shtrojet me fier, jastėkėt kėrcurin prej druri, ose “jastėkun e nuses,” sikurse e quanin nė mėnyrė eufemike, varfėria ndihej kudo. Postiqet qenė tė rralla, kurse televizorėt sapo kanė filluar tė hyjnė.

LUFTĖ KLASASH PĖR NJĖ FSHESĖ. Me ndėrgjegje tė qetė pohoj se nuk po u shtoj kurrgjė atyre qė pashė vetė, apo dėgjova prej shokėve tė mi. Njė pjesė e grupit tė Kinostudios u strehua nė fjetoret e gjeologjisė, ndėrsa njė pjesė tjetėr te njė ndėrtesė e boshatisur, e cila nga jashtė dukej si vilė. Me dy kate, katėr dhoma, dy korridore dhe njė banjė ishte ideale pėr njė familje. Drejtori administratv i filmit, Nikollaq Taja, pajtoi pastruesen e pikės gjeologjike pėr tė fshirė dhomat dhe pėr tė larė banjėn. Gruaja ēalonte pak kur ecte, por punėt i kryente me kujdes dhe merak, madje edhe jashtė orarit. Shpesh merrte me vete edhe vajzėn e saj, nxėnėse nė shkollėn tetėvjeēare, pėr ta ndihmuar. Ēdo gjė kaloi qetė, derisa u muar vesh se Kinostudioja paguante pėr pastrimin e godinės. Pėr t’i rrėmbyer fshesėn dhe kovėn pastrueses fatkeqe, u pėrdor lufta e klasave. Brigadieri i Lepushės i tha Drejtorit tė filmit se nuk mund t’i besohej detyra e pastrueses njė gruaje me burrin nė burg, njė tė deklasuare. Esat Mysliu dhe Nikollaq Taja u habitėn nga denoncimi, se zakonisht pėr punė tė rėndomta nuk duhej garanci politike. Si e pa qė argumenti i tij, nuk u pėfill, brigadieri i sulmoi nga krahu tjetėr, duke thėnė se pastruesja ishte futur nė punė pa lejėn e kėshillit tė fshatit(!) gjė qė binte nė kundėrshtim me udhėzimet, prandaj duhej zėvendėsuar, etj. etj.,

Pas dy ditėsh brigadieri solli shkresėn nga Kėshilli i fshatit me emrin e pastrueses sė re. Po atė ditė u muar vesh se ajo ishte e shoqja e brigadierit. Pse tė rropatej parcelave tė kooperativės pėr 30 lekė tė vjetra pėr ditė pune, kur aty merrte 75 lekė pa u zoritur? Vazhduan edhe allishverishe tė tjera. Brigadierin e shpėrblyen me katėr a pesė ditė-pune pėr mundimin qė hoqi, duke rekomanduar figurante me biografi tė pastėr. Ditėn qė grupi do tė largohej, brigadieri lajmėroi artistėt se mund tė blinin patate me ēmim tė lirė drejt nga magazina. Aktorėt, pasi peshonin patatet nė plastinkė, i paguanin magazinierit kundėrvleftėn, ndėrsa shefat, me njė gjest tė brigadierit, i morėn falas thasėt me patate. Ata u treguan bujarė me paratė e shtetit, ndėrsa ai i shpėrbleu me mallin e kooperativės. Pa dyshim katėr pesė kuintalė patate nuk ngrehin ndonjė peshė pėr sektorin e Lepushės, po se mos janė vetėm kėto qė ikin nė rrugė dhuratash? Prona e grupit sot shpėrdorohet nga ata qė janė zgjedhur ta mbrojnė e ta drejtojnė. Kryetarėt e kooperativave u dėrgojnė bulmet, fruta, mish, lesh, sidomos lesh, sepse kushton shtrenjtė dhe mezi gjendet autoriteteve lokale, ministrave, gjeneralėve, madje dhe anėtarėve tė Byrosė Politike. Asnjė burrė shteti deri tani nuk i ka kthyer mbrapsht “dhuratat” qė i venė me mėnyra e rrugė tė ndryshme. “Djemtė e popullit” pranojnė ēdo mall qė u vjen nga “populli.” A mund tė mos i lejojnė tė shprehin dashurinė e tyre me dhurata?

“Nė fillim nuk po na afrohej askush dhe na zuri frika se nuk do tė gjenim asnjė figurant. Tė gjithė na e dridhnin, se e pandehnin punė vullnetare,” mė tregon Esati. “Sapo morėn vesh qė figurantėt paguheshin sa dy norma tė plota nė kooperativė, filloi pėrzgjedhja klasore. Tė vinin ata qė e meritonin, jo sidokudo. Na duheshin disa vajza sa pėr dekor dhe natyrisht i donim tė reja dhe tė pamshme, mirėpo zgjedhjen e bėnte shefi i sektorit me sekretarin e partisė nė bazė tė kritereve biografike. Kulmi qe kur po xhironim njė skenė duke patur sfond njė pjesė tė fshatit Lepushė. Panoramėm e kishte zgjedhur operatori pėr merak. Dukeshin livadhet e gjelbėr, kodrat me pyje anės, nja dy kulla dhe tej Bjeshkėt e Namuna. Vjen me vrap sekretari i partisė dhe i tėrheq vėrejtjen operatorit se po fotografonte shtėpinė e njė tė arratisuri. Qe e kotė t’i shpjegonim se planin e parė e zinin aktorėt dhe shtėpia as qė do tė binte nė sy. U detyruam ta ndėrronim kėndin, se pėrndryshe do tė na akuzonin se po pėrkrahnim armikun e klasės.”

Nė grupin e figurantėve bėn pjesė edhe njė nga djemtė e Kolė Marash Pepės, mė i moshuari ndėr ta, rreth tė gjashtėdhjetave, i gjatė, i shėndetshėm, me lėkurėn bardhekuq, i veshur me ēakēirė tė rinj, me brez tė gjerė, me silah, shami me lule rreth qafės, me qeleshe tė bardhė mbi krye dhe me …a mund ta gjeni? Revole! Po, besa, me njė alltije turke nė brez. Gjithė ditėn mrizonte pranė grupit tė xhirimit duke treguar historira, ngrihu kėtu e ulu atje, kthehu nė njė krah e pastaj nė tjetrin, fut e nxirr koburen nga brezi, merr shenjė trungjet e pishave, hiqe gishtėzėn e shkrap e shkrup nė tė thatė, se fishekė pėr tė s’ka kurrkund. Revolja qe sendi mė i ēmuar nė atė trup, madje dukej se ai ekzistonte pėr tė. Krenohej se revolen gjasme ia kishte falur Kolės udhėheqėsi me dorėn e vet. Me gjithė respektin qė kemi pėr tė atin dhe birin e tij, nuk dukej si revole e falur, por si relike e mbetur nga shekulli i kaluar. A mund t’i falte udhėheqėsi njė revole pėr tė cilėn nuk gjendeshin fishekė, sikur tė rrihje dheun me pėllėmbė? Sidoqoftė ai e gjeti njė mėnyrė pėr t’ia rritur vlerėn revolen dhe vetes. Kolė Marashit i atribuohet thėnia e stėrpėrsėritur: “shqiptarin s’e ka qitur nana nga barku, po huta nga ēarku.”

Bjeshkėt janė tė pasura me mite, legjenda, rapsodi e pėrralla. Duket se vetmia e izolimit nė dimėr, i shtynte njerėzit ta mbushnin boshllėkun me qenie tė hajthme dhe eterike si shtojzovallet, apo me gjigandė si kreshnikėt e eposit. Tė dyja botėt shprehin fantazinė e malėsorit pėr femrėn dhe forcėn fizike. Nė shtypin e paraluftės kam lexuar shkrimin e njė studiuesi folklori i cili kishte takuar njė malėsor qė betohej se kishte parė nė bjeshkė shtojzovalle duke vallzuar nė dritėn e hėnės. Mitomanė ka patur nė ēdo kohė. Te rrėfimet e pinjollit tė Pepajve vendin kryesor e zinte gnoseologjia e fisit, trimėria e tė parėve qė nga kohėt mė tė hershme deri nė ditėt e sotme. Po e riprodhoj njė prej tyre. “Nė kohėn e luftės, baba im strehoi nja 7 a 8 partizanė, midis tyre edhe njė a dy tė plagosur.” (Kohėn dhe vendin ku qenė plagosur, nuk e tha.) “Kapidani e mori vesh prej spiunėve tė tij dhe erdhi menjėherė te kulla jonė. Ai i kėrkoi babės, zotit tė shtėpisė, t’ia dorėzonte partizanėt. Kola, megjithėse ēalonte pak, arriti ta kapte pushkėn, (ku ndodhej pushka dhe pse e pengonte kėmba nuk u tha) dhe vrik i qe pėrgjegjur Kapidanit se pa u derdhur gjaku i tij dhe i robve tė shtėpisė, nuk i dorėzonte partizanėt. Kapidani u kthye mbrapsht tok me mercenarėt qė kishte marrė pas, pasi e kėrcėnoi se do tė hakmerrej.”

Ky episod tipik si qindra tė tjerė tė “ndorjes, ” se miku nuk dorėzohet, as nuk pritet nė besė, bazohet te ngjarje qė kanė ndodhur vėrtet diku gjetkė, ndėrsa tani transplantohen sipas qejfit pėr tė ngritur lart vlerat patriotike tė familjes. Episode tė tilla dėgjohen nė ēdo odė e nė ēdo klub. Ndėrkohė qė revolja turke kalonte dorė mė dorė, i zoti komentonte cilėsitė e saj. “Vallahi, kjo asht ma e mirė se pushka, se tė shkep deri nė njėmijė metra!” Dhe nuk pėrtonte tė ngrihej nga vendi pėr tė treguar me thoin e vogėl shkallėn e metrave nė shqekėz. E mbante veten si pėrfaqėsues i Kelmendit dhe si familje e lidhur qysh nė fillim me lėvizjen, mirėpo kur e pyeta a qe anėtar partie, i dredhoi pėrgjigjes. Megjithatė e vėrteta dilte nga ndonjė frazė e thėnė kalimthi gjatė bisedės, si p.sh. “kur hyri partia nė dyzetepesėn…” Vdiste tė dilte nė fotografi me ngjyra, hipur nė kalė me pushkė nė krah dhe revole nė brez, me silah e me qeleshe, me ēakēirėt e rinj dhe kėpucėt e zeza futur nė mamuze, qė t’ia dėrgonte Enver Hoxhės, sikurse i shprehej regjisorit. Nuk e di nėse shpresonte tė ēmoheshin meritat e tij prej fotografisė, apo donte t’i tregonte udhėheqėsit ē’fatosa kishte malėsia. Se ē’legjendė do tė thurte rreth fotografisė kur tė kthehej nė fshat, mbetej tė zbulohej nga ndonjė folklorist amator nė vitet e mėvonshme. Qe njė lavdakot i thekur, fodullėku i tė cilit nuk pajtohej aspak me gjendjen ekonomike.

Isha dėshmitar i njė skene qė e bėri copė e grimė burrninė e tij. E thėrriti pagatori tė firmoste fletėn e shpėrblimit nė tė holla. I tha se po i jepte njė 25 lekėshe e njė 10 lekshe tė re dhe ai duhesh t’i kthente 5 lekė qė tė shlyhej llogaria. Pinjolli i Marashėve e futi dorėn nė xhep sikur po rrekej tė prekte me gishtrinj tė thyerat, pastaj, sa pėr tė ruajtur burrninė, tha se nuk i ndodheshin aq tė shkoqura. “E rregullojmė ndryshe,” i tha pagatori. “Unė po tė jap njė 25 dhe dy 3 tre lekshe. Mė kthe njė lek dhe qe ku i ke tė hollat e tua.” Ai futi dorėn sėrish nė xhep pėr tė nxjerrė gjasme tė hollat, mirėpo xhepi nuk iu pėrgjegj. I ndodhur ngushtė, duke u pėrskuqur deklaroi tė vėrtetėn: “Vallahi, kurrnji lek nuk e kam!” Me mustakėt sa njė bisht dashi, me gjithė atė alltie nė brez dhe pa njė kokėr leku nė xhep. Papritur mė erdhi keq qė burrnia e tij u shkėrmoq aq keq. Nuk kanė faj pėr varfėrinė e tyre… Fajin e ka tjetėr kush. Mjaft malėsorė vinin te pagatori dhe bėheshin qesharakė me pretendimet e tyre se ishin aktivizuar mė shumė nga sa shkruhej nė regjistėr.

Pėr 150 lekė tė vjetra e linin krejt mėnjanė krenarinė, ndershmėrinė dhe sinqeritetin. Mė keq akoma kur rropateshin tė zhvatnin tė holla kot, si rasti i kuzhinieres. Ajo nuk u drojt tė kėrkonte shpėrblim pėr vete dhe pėr tė shoqin, pėr ato dy-tre ditė qė inspektori i shėndetėsisė e bllokoi mencėn e punėtorėve si antihigjienike dhe grupi u detyrua tė hante te menca e kooperativės. “Po a nuk pagoi sikush me para nė dorė ushqimin qė konsumoi?” e pyeti Drejtori. Ajo s’donte tė dėgjonte nga ai vesh dhe pretendonte se kishte gatuar mė shumė se ditėve tė tjera, pėr shkak tė grupit. “Njeriun e ri,” pėr tė cilin flitet aq shumė nėpėr tribunat tona, nuk po e hasim asgjėkundi, as nė zonat mė tė thella. Nuk do ta harroj pikėllimin e P. Pepės kur zbriti prej atobusit nė Tamarė pėr t’u kthyer nė fshatin e tij. Ditėt mė tė lumtura tė jetės sė tij, kur paguhej pėr llogot trimėrore, mbaruan, ndaj mbeti si jetim nė rrugė duke shikuar me pėrmallim grupin qė po largohej. Ndėrsa autobusi u nis, dikush i tha me shaka se do t’u duheshin disa figurantė nė Shkodėr dhe atij i shkreptinė sytė nga gėzimi, sa qe gati tė na ndiqte pas nė kėmbė.

* * *

SKRAPATUSHA. Pėr tė hyrė nė Vėrmosh duhet kaluar edhe njė klon tjetėr, njė postbllok i ruajtur nga ushtarėt e kufirit. Kėtu kontrolli ėshtė mė i rreptė pėr shkak tė afėrsisė sė kufirit. Vija qė ndan dy shtetet, mė sakt vija qė pėrgjysmon krahinėn shqiptare tė Plavė-Gucisė, shihet vetėm nė hartė, nė tokė s’ka asnjė shenjė; mali ėshtė mal dhe lumi lumė. Mė tė djathtė na tregojnė njė mal me shkrepa e pak rudina, tek-tuk i veshur, nga maja e tė cilit duket Gucija. Dy kufitarė tė rinj, njėri nga Korēa tjetri nga Fieri na ftojnė tė ngjitemi nė postėn verore, te piramida Nr. 9 a ndoshta 10, pėr tė soditur panoramėn matanė. Nė asnjė vend kufitar nuk kam patur ftesė kaq bujare dhe tė sinqertė. Mė pėlqeu ideja tė soditja Gucinė. Tė nesėrmen qe e diel dhe isha i pėrgatitur shpirtėrisht t’i ngjitesha malit dy a tri orė nė kėmbė, mirėpo shoku im ia pėrtonte, tha se i dolėn disa punė tė papritura dhe ftesa mbeti e pakonsumuar. Gjithsesi ushtarėt e meritojnė falėnderimin pėr mirėbesimin qė rrėfyen ndaj nesh.

Shkuam deri nė Skrapatushė, pika mė veriore e Vermoshit, gjasme pėr “kėrkim vendesh xhirimi,” sikurse e shėnuam pėr justikim nė fletė-shėrbim, edhe pse kėtej nuk ka kontroll rrugor. Skrapatusha, me disa baraka mes njė lėndine tė gjelbėr, nė anė tė pyllit, qe e bukur nė vetminė e saj, si sektor pyjor. Tej duken shkėmbenjtė e hirtė tė maleve tė zhveshur, gjithmonė tė kredhur nė mejtime enigmatike. Nuk e di pse, por njeriut nė kėto anė i lind vetvetiu dėshira pėr tė zoomorfizuar ēdo gjė. Malet e hirtė po mė duken si qenie tė gjalla qė kanė rėnė nė mendime. Te menca e sharrėtarėve provova njė gjellė karakteristike tė krahinės. I thonė “dra ” me theks hundor, pėrndryshe mbeturina gjalpi gatuar me miell misri, njė mėmėligė e lyrshme qė hahej mirė me bukė e qė mund tė pėrdorej edhe si meze.

* * *

SHKOLLA FILLORE E LEPUSHĖS, njė ndėrtesė e ulėt, shkatarraqe, duket si kėrpudhė e mbirė mes misrave, a si papafingo e lėshuar pėrtokė. Pajisjet tepėr tė vobegta. O tempull i dijes, nė ē’duar kujdestarėsh ke rėnė! Deri mė 30 gusht, sa qėndroi grupi i xhirimit, asnjė arsimtar nuk u duk nga ndonjė anė e horizontit. Mund tė vijnė edhe pas 1 shtatorit. S’kanė pse t’ia kenė frikėn Seksionit tė arsimit tė Shkodrės se mund t’i transferojė mė larg. Edhe sikur tė dojė, nuk mund t’i transferojė nė Pejė, ose nė Plavė-Guci. Po mund t’i pushojė nga puna pėr mosparaqitje nė detyrė. Mundet. Mirėpo ku tė gjejė arsimtarė pėr t’i zėvendėsuar? Kush vjen nė kėto zona tė largėta mes malesh me dėshirėn e tij? Edhe po t’i lirojė nga detyra, ata gjithsesi do ta gjejnė ndonjė punė afėr qytetit. Brezi i sotshėm nuk e ka dashurinė e mėsuesve tė rilindjes dhe pavarėsisė, tė cilėt shkonin kudo nga pasioni tė pėrhapnin dritėn e dijes. Mendja mė shkon te priftėrinjtė katolikė qė jetonin nė kėto zona tė thella, mes njė populli nė gjendje tė mjerueshme ekonomike. Pas studimeve nė shkollat teologjike tė qyteteve evropiane, ata i pėrshtateshin mjedisit nga pėrkushtimi pėr misionin e tyre fetar. Kohėn e lirė ia kushtonin studimeve pėr folklorin, legjendat, gjuhėn, kėngėt, ligjet popullore, traditat. Me studimet e tyre fretėrit e pasuruan kulturėn shqiptare nė shumė fusha.

Shkolla 8 vjeēare mbahej mė mirė. Flitej se sivjet do tė fillonte ndėrtimi i njė shkolle tė re. U dhėntė Zeusi mendjen e mirė ta ndėrtojnė sė mbari, me tė gjitha mjediset qė tė mos lindė problemi pas njė a dy vitesh t’i shtohen “xhepa” anės.

XHUBLETA. Dijetari Ramadan Sokoli, i apasionuar pas antikitetit, veglave muzikore dhe veshjes, ka shprehur mendimin se xhubleta e ka origjinėn nga koha ilire, ēka e vėrtetojnė figurat e njė stele varri ku dukeshin dy gra tė veshura me rroba tė tilla. Kjo qe dėshmi konkrete e lashtėsisė sė saj mijėvjeēare, tė cilėn s’mund ta kundėrshtojnė as mė skeptikėt. Si ka mundur tė jetojė kaq gjatė xhubleta, pse nuk pėsoi ndryshime, pse nuk u la mėnjanė si shumė modele tė tjera? Sekreti zbulohet me deduksion. Xhubleta i pėrgjigjej shijes estetike tė arbėrit pėr femrėn. Xhubleta e rėndė, madhėshtore, impozante nė pėrmasat e saj, qėndron e derdhur nė trupin e femrės duke e treguar tė bėshme, robuste (dėrdėnge), tė fuqishme. E shėndetshme dhe e bukur qenė identike pėr konceptin e shqiptarit.

Femra e fortė kryen ēfardo punė dhe lind njė tog fėmijėsh. Xhubleta ka vetinė e rrallė ta tregojė edhe vajzėn mė tė hajthme tė mbushur e tė plotė, vithegjerė, kėmbė shtyllė dhe trupdrejtė. Pafkat e sermajta, arturinat, zinxhirėt, rruazat nė gjoks, sė bashku me petinaturėn e veēantė, shamia me lule, ndihmojnė evidentimin e hijeshisė femėrore. Dimri ishte stinė ideale pėr ėndje, thurje, tjerrje, qėndisjesh tė imta e zbukurime veshjesh. Ja pse xhubleta u ruajt mė se 2000 vjet. Ndėrsa tani mė vjen keq qė xhubletat po rrallohen dhe mjeshtėria po humbet. Importi ynė nuk i ushqen traditat e vyera tė identitetit tonė kombėtar, nuk sjell disa gjėra tė domosdoshme si temina, xhixha, kuvaristra me ngjyra dhe bojra qė nuk kushtojnė mė shumė se njė tub ēeliku. Tradita po jep grahmat e fundit para syve tanė indiferentė dhe pas njė ēerek shekulli do tė jenė tė rralla gratė qė do tė dijnė tė sajojnė njė xhubletė.

* * *

PRENG CALI KUJTOHET PREJ TYRE. Emrin e krahinės sė Kėlmendit e dėgjova pėr herė tė parė nga fundi i vitit 1946, sapo u ngrit posta e kufirit nė fshatit tim. Shumica e kufitarėve ishin kelmendas qė kryenin shėrbimin ushtarak. Djem shtatlartė, pėrgjithėsisht bjondė, ose qėlluan tė tillė se kėtu nuk po i ndesh mė ato tipare antropologjike. Ushtarėt delnin te sheshi i shkollės, hidhnin duart te supet e njėri tjterit dhe kėndonin duke vallzuar. Te njė valle e kėduar pėrmendej emri i Preng Calit.

Ku i ke ngritun ēadrat, o
O Preng Cali,

Teksti dėftente se partizanėt e kishin rrethuar ēetėn e tij, shpartalluar dhe atė e kishin lidhur “porsi dru.” Mė vonė u cilėsua reaksionar dhe u la nė harresė. Kėtu te vendlindja e tij, pėrditė dėgjohen episode a histori tė ndryshme pėr tė. Vendasit flasin me respekt pėr veprimtarinė e Preng Calit qė mbrojti trojet shqiptare me zgjuarėsi dhe pushkė kundėr pretendimeve malazeze gjatė luftrave ballkanike dhe mė vonė. Nė sytė e tyre ai ėshtė hero dhe njėkohėsisht patriot. Flitet se ai e shpėtoi Vermoshin nga aneksimi malazes mė 1924, kur ēėshtja diskutohej nė Lidhjen e Kombeve nė Gjenevė. Sllavėt e kanė dinakėrinė nė genet e tyre, madje shumė shkrimtarė rusė e numėrojnė si virtyt, krenohen me tė. Prenga i shpėrbleu me tė njėjtėn monedhė. Ai nuk u tut tė bėnte be tė rremė pėr njė kullotė ndaj sė cilės kishin pretendime tė dy palėt dhe pasi u betua, shtoi: “Kush bėn be tė rreme, Zoti e dėnoftė!” Pastaj duke iu afruar malaziasit buzė njė honi, e pengoi duke i vėnė stėrkėmbėsh dhe ai u rrokullis nė hon. U hap fjala se malaziasi e pėsoi nga beja e rremė.

Kėtė veprim tė bajraktarit e admironin tė gjithė. Mirėpo a ka ngjarė vėrtet kėshtu? Nė kėto mjedise gjithmonė fantazia plekset me realitetin, legjenda me historinė dhe personave u pėrngjiten episode tė pangjara, ose qė u kanė ndodhur tė tjerėve, prandaj rezervohemi ta marrim si fakt. Rrėfimet pėr Preng Calin dhe bėmat e tij njiheshin edhe nga brezi i ri, po ndėrkohė ata e dinin se partia e konsideronte armik, prandaj gjenin njėlloj kompromisi. Sipas tyre, Prenga e kishte prishur nė fund, si lopa qė pėrmbys me shqelm vedrėn e qumėshtit pas mjeljes. Preng Cali organizoi dhe udhėhoqi kryengritjen e Malėsisė sė Madhe mė 1945, me synimin tė shtinte nė dorė Shkodrėn dhe tė rrėzonte regjimin komunist. Batalioni partizan qė tentoi tė hynte nė grykat e Kėlmendit, hasi rezistencė tė ashpėr, pėsoi humbje tė rėnda dhe u detyrua tė zbythej. Shumė kufoma partizanėsh notonin tė zhveshura nė lumin Cem ato ditė.

Pas disa ditėsh, Kėlmendi u sulmua nga tre drejtime tė ndryshme dhe kryengritėsit me Preng Calin u shpartalluan. Pėrmendet egėrsia mizore e njė komandant batalioni me emrin Baba, i cili kontrolloi njė pėr njė robėrit e zėnė dhe atyre qė u gjeti rroba, xhaketa, kėpucė apo armė tė partizanėve, i urdhėroi tė dilnin mėnjanė dhe pastaj i theri me thikė duke u prerė gėrmazin. Kufomat i hodhi nė lumė. Skena makabre nuk u pėlqeu as partizanėve, as Shtabit. Sa vajti nė Shkodėr komandantin e transferuan, ose e ēmobilizuan dhe mė nuk u dėgjua pėr tė. Ky variant qarkullonte aty, po mund tė qe edhe propagandė komuniste pėr tė zbutur zemėrimin ndaj terrorit tė kuq. Njė burrė rreth tė pesėdhjetave na rrėfen se ai sė bashku me vėllain ishin gati t’i pėrgjigjeshin kushtrimit tė Preng Calit, por babai i tyre nuk i lejoi. “Po qe se ka ardhur i huaji te portat tona, e keni bekimin tim, po qe se shkoni tė luftoni kundėr shqiptarėve, paēi veten tuaj nė qafė!” u kishte thėnė. Me ato fjalė babai ua kishte shpėtuar nderin dhe jetėn.

SI KRIJOHEN LEGJENDAT? Njė fill si lindin legjendat dhe si merr rrugė pėrhapja e tyre, e mėsova prej Kolė Dragės nė Lepushė tė Malėsisė sė Madhe. Ngjarjen na e rrėfeu vetė. Bjeshkėt e Namuna kėtu janė aq afėr sa preken me dorė; kepi jugor i vargmalit vjen deri afėr Lepushės dhe sfondi gri bėn kontrast tė fortė me gjelbėrimin e thellė tė bjeshkėve nė anėt e tjera tė horizontit, ndėrsa ana veriore e tij arrin afėr Pejės. Pse quhen bjeshkėt “tė namuna,” si u ka mbetur ky emėr, a kishte ndonjė legjendė pėr to? Njė paradite tė bukur vjeshte, ndėrsa po rrinim nė oborrin e njė kulle duke pritur tė niste xhirimi, pyeta disa vendas nga rridhte ky emėr. Kola u la radhė tė rinjve, por asnjė prej tyre nuk e dinte prejardhjen e toponimit. “Atėherė po ua rrėfej unė ashtu si e di. Thuhet se nė kohėt e lashta ite pasė martue ni burrė plak me ni cucė tė re. E kjo nusja e re kur po kalonte shtegut tė malit, tha: ‘o si nuk u ndodh ni kafshė a zog, ni pemė a ēufėrr ndėr kėto bjeshkė! O si nuk u ndodh ni gjuetar qė ta vriste plakun e tė mė mirrte mue!’ Ni gjuetar ite ndollun aty e kite pas qillue plakun, e la dekun nė tokė e muerr nusen e re.” Legjenda qė rrėfeu Kola nuk ka tė bėjė me Bjeshkėt e Namuna, po me dy vėllezėr gjuetarė tė cilėt Zana e malit i fton tė vrasin plakun e tė martohen me tė, pastaj vėllezėrve u hyn grindja pėr nusen e bukur dhe sė fundi vrasin njėri tjetrin. Pas kėsaj tragjedie Zana thotė: “O s’kam kenė nuse me u martue, kam kenė Zanė me zanue.”

Njė aktor nga Shkodra rrėfen njė variant tjetėr, krejt tė ndryshėm, tė cilin e pata lexuar diku, pastaj Lec Shllaku tregoi legjendėn mė tė bukur qė kam dėgjuar pėr Bjeshkėt e Namuna. Qe historia e dhimbshme e njė familje vetėm me vajza. Pas fėmijės sė nėntė qė lind vajzė, i ati dėshpėrohet aq shumė sa e shkėput njomzaken prej gjirit tė nėnės dhe shkon e tret nė pyll si gjė tė tepėrt qė s’i duhet askujt. E shoqja tmerrohet kur dėgjon rrėfimin e tij dhe menjėherė niset tė gjejė njomzėn e saj nė bjeshkė. Pasi e kėrkon tre ditė me radhė e nuk e gjen, i mallkon bjeshkėt tė thahen ashtu sikurse u tha vajza e saj e porsalindur. Nuk ka legjendė tjetėr qė tė nxjerrė nė pah me aq bukuri idenė filozofike se femrat janė ato qė pėrtėrijnė jetėn, se janė ato qė bėhen bashkėshorte e nėna trimash. Nė njė shoqėri patriarkale si e jona, ky kontrapunkt mė pėlqeu shumė, prandaj sa u ktheva nė Tiranė nisa tė skicoja imazhet e legjendės qė do tė shkruaja.

Gjatė bisedės Kola filloi tė na rrėfente ndodhi nga jeta e tij. Disa vite tė shkuara kishte pasė ardhur njė shkrimtar, tė cilin e takoi rastėsisht nė Nikēaj. Fjalėn “shkrimtar” Kola e pėrdor me kuptimin shkrues, pa e ditur nėse ishte gazetar apo etnograf. I ardhuri, i interesuar tė mėsonte diēka rreth toponimit “Shtegu i Ali Pashės,” pyeti malėsorėt pranė tij. Kola priti tė fliste ndonjė prej fshatit tė Nikēit, mirėpo askush prej tyre s’e ēeli gojėn, atėherė pėr tė mbajtur lart dinjitetin e krahinės, ai iu pėrgjegj: “A e di pse, o burrė? Se aty ka pasė dalė Ali Pashė Gucija me gjuejt, mbasi shtegu i pėlqente ma fort se tė tjerėt. Qė m’atė kohė i mbeti Shtegu i Ali Pashės.” Lec Shllaku, i cili luan rolin e bajraktarit te ky film, e ngacmon: “ Ti ia mbyte kot, a po jo?” Dikujt tjetėr Kola mund t’ia merrte pėr keq ose tė prekej, kurse “bajraktarit” i pėrgjigjet sinqerisht. “Kot fare, se mė erdhi marre prej tij. I huaji s’ka si ta dijė, por ti qė je prej kėtij vendi, tė takon… Mė pas, kur pyeta disa pleq, ashtu kite pasė kenė vėrtet ajo ngjarja pėr shtegun,” shton Kola. Mbase kėtė e thotė qė tė justifikohet a tė pėrligjė gjetjen e vet, prejardhjen e emrit tė shtegut. Natyra ta shtoftė jetėn Kolė Draga qė mė dhe njė fill si lindin, a si krijohen legjendat etiologjike, si bashkohen disa elementė historikė me fantazinė e rrėfyesit, (shpikėsit) dhe si pėrvetėsohen e pasurohen pastaj nga dėgjuesit e rastėsishėm, derisa kthehen nė tė vėrteta tė padyshimta.

“BAJRAKTARI” I FILMIT. Vija re se Kola qėndronte pranė Lec Shllakut i gatshėm tė pėrmbushte ēdo urdhėr tė tij. Kjo pajtohej plotėsisht me rolin qė kishte nė film si shoqėrues i bajraktarit, por s’qe vetėm aq. “Bajraktari” qe personazhi mė i rėndėsishėm i filmit, prandaj Kola e ftoi nė shtėpi dy herė pėr drekė, nder qė nuk ia bėri as regjisorit, as operatorit, as drejtorit tė filmit. Lec Shllakun e respektonin tė gjithė, madje edhe e kundronin me simpati sikur tė qe vėrtet bajraktar i ardhur nga ndonjė krahinė tjetėr pėr vizitė. Kola e ndiente veten tė flatruar qė gėzonte besimin e tij si roje personale, ēka e vendoste nė njė rang mė tė lartė se bashkėfshatarėt e tjerė. Mirėpo skenari pėrfundonte ashtu siē e donte realizmi socialist. “Trimi” pėr tė shpėtuar lėkurėn e vet, e braktiste bajraktarin nė ēastet mė kritike, sipas shprehjes “kėmbėt e lehta e faqja e bardhė,” larg shijeve tė Kolės dhe botėkuptimit tė tij. Kjo sjellje e padenjė e ulte keq nė sy tė malėsorėve dhe ne, duke e ditur mendėsinė e tij, e ngacmuam si besėēartur, nga qė e linte bajraktarin nė baltė. Kola ndenjti menduar, derisa gjeti njė shteg pėr tė ruajtur dinjitetin e njėkohėsisht pėr tė respektuar traditat. “Shif, ka edhe raste kur detyrohesh me ikė. Nėse ti nuk ke armė a t’u mbaruen fishekėt, atėherė s’ke ē’ban ma, se me gurė nuk liftohet…” Pra e kishte braktisur jo prej frikės, por nga qė i ishin mbaruar fishekėt.

Vajza e tij Zina, ishte njė nga figurantet qė pėrcillnin delegaten nga Vermoshi pėr nė Kongresin e grave, ende pa u ēliruar Shqipėria, gjė qė as s’ka ngjarė, as mund tė ngjiste asaj kohe. Sidoqoftė, ky film do tė jetė mė i dashur pėr Kolėn, sepse prej tij fitoi para kot, si t’i binin nga qielli. Njė paradite u ndodha nė shtėpinė e tij. Mė duket se Kola na ftoi pėr njė kafe e njė gotė dhallė. Ndėrkohė vajza e tij hyri nė kuzhinė duke mbajtur nė dorė 300 lekė tė vjetra, tė cilat sapo i kishte marrė nga arkėtari i filmit pėr dy ditėt e fundit si figurante. Kartmonedhat po i vėrtiste nėpėr duar sikur mėdyzej t’i fuste nė xhep, apo t’ia dorėzonte babės. E kėshillova t’i mbante pėr vete, se nė fund tė fundit ato ishin tė ardhura suplementare. Nuk do ta harroj kurrė pėrndezjen e syrit tė vetėm tė Kolė Dragės nga ndėrhyrja e njė tė huaji nė llogaritė e shtėpisė. Nuk mė foli, u pėrmbajt, por po mė shihte me aq inat, sa kisha mbresėn sikur drejt meje po vinin shkėndija tė ndezura qė po mė digjnin. Vajza bėri dy hapa pėrpara, ia dorėzoi paratė dhe ai, pasi i ngjeshi nė qesen e tij tė lėkurtė, u qetėsua menjėherė. Sigurisht i zoti e di se ku i pikon ēatia. E pyeta Zinėn pėr emrin e saj tė plotė, duke hamendėsuar se do ta kishte Terezina apo Zinaida, por u befasova kur m’u pėrgjegj se quhej Rexhina. Vėshtirė tė orientohet njeriu me shkurtesat e emrave tanė, tmerrėsisht tė kokolepsur, pa respektuar asnjė rregull.

* * *

Temat e bisedave pėr luftėrat kundėr malazezve, pėr armėt, besėn dhe thyerjen e besės janė mė tė shpeshta. Malėsorėt kanė respekt pėr ushtarakėt, sidomos pėr oficerėt. Komandantėt e postave kufitare nė veri janė personat mė tė njohur dhe mė tė dashur. Ata ftohen nė mbrėmjet shoqėrore dhe nė festat familjare, i qerasin nė klub dhe nė mencė; kushdo e quan veten tė nderuar tė jetė mik i tyre. Pėr gjendjen e kooperativės nuk fliste kush, ose mua nuk mė ra rasti tė dėgjoja ndonjė fjalė gjatė pesė ditėve qė isha me grupin e xhirimit. Njė pjesė e tė rinjve janė punėsuar te sharrat ose te ekspeditat gjeologjike si mėditės tė thjeshtė, ndėrsa pėrgjegjėsit, shefat, teknikėt, llogaritarėt, shoferėt, janė tė ardhur prej Shkodre, ēka kuptohet menjėherė nga emrat dhe dialekti.

Kelmendi nuk ėshtė lidhur ende me sistemin energjitik. Rrjeti ushqehej nga njė central i vogėl me naftė; dritat ndizeshin nė orėn 14 dhe fikeshin nė orėn 23, pastaj kishte vetėm yje dhe hėnė, sipas rastit. Edhe te pika gjeologjike, e diela qe fare e ngordhur. Nėpunėsit dhe punėtorėt shkojnė nė qytet tė shtunave dhe kthehen tė hėnave. Transporti urban ėshtė i rrallė; autobusi vjen tė hėnave dhe tė shtunave, me sa duket pėr t’u shėrbyer shkodranėve. Ditėve tė tjera duhet t’u lutesh shoferėve tė kamionėve ngarkuar me lėndė druri, t’i pyesėsh nėse kanė vende bosh dhe tė presėsh miratimin. E ndien nga vėshtrimi i ftohtė si ulet vlera dhe dinjiteti, kur tė mat me sy dhe tė peshon nėse do t’i futėsh njėqind lekshin nė dorė, apo do t’i qash hallin se je nėpunės dhe tė duhet bileta e udhėtimit pėr dietat.

Kaluam njė mbrėmje tė kėndshme me shoferėt shkodranė te Qafa e Bordolecit. Ata paguanin, shefat pinin dhe tė dy palėt ishin tė kėnaqur. Njė vajzė e re, e bukur, sapo kishte futur kėmbėt si kamariere. Disa pijetarė i bėnin korte dhe lajka. Si do tė vejė filli i asaj vajze tė re qė ngjan si qengj mes lukunisė sė ujqėve? E keqja ėshtė se do t’i mėsohen veshėt me zhargonin e tyre tė shthurur.

Malėsia e Madhe ka halle tė mėdha; atė e ka dėnuar natyra me relievin e thyer malor, me dimrin e ashpėr dhe tė gjatė, me tė ardhurat e pakta nga bujqėsia, me papunėsinė, me prapambetjen e trashėguar. Ata presin tė zgjidhen problemet e tyre, po ndonjė mrekulli nuk shpresojnė.

Lamtumirė Malėsi e Madhe! Tė priftė e mbara mė tej, se deri tani boll e varfėr je!

Shėnime tė mbajtura nė shtator tė vitit 1979.
Botuar te ILLYRIA 31 janar 2005 dhe 4 shkurt 2005


Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara