HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


(Reflektimi i parė nė historinė dhe mbamendjen historike)

Rikthimi nostalgjik i diktaturės hoxhiane nė Ferizaj tė Kosovės

-- nga Ndue Ukaj

Ndue Ukaj Dijetari francez Saint Beuvit shkruan: “Kur mendojmė sinqerisht tė kaluarėn, kur e kuptojmė mirė atė, do tė thotė se e kemi vėshtruar saktė tė ardhmen”. Analizuar nė kontekstin e gjendjes shqiptare, ky mendim, mė shumė se shpreh njė premisė njohje e rinjohje, pėr tė perceptuar qartė tė ardhmen, kontekstualizon njė detyrė Sui Generis, pėr gjithė ata qė merren me konsolidimin e kombit, veēanėrisht elitat intelektuale dhe ato mediatike, tė cilat nė shekullin tonė kanė njė peshė tė rėndėsishme, pėr tė shtruar dhe debatuar nė mėnyrė sa mė konstruktive tė kaluarėn dhe tė tashmen, pėr hir tė sė ardhmes, me njė qasje analitike, tė drejtė dhe objektive, dhe nė dritėn e argumenteve.

E kaluara Shqiptare, ėshtė njė e kaluar e karakterizuar me pushtime tė shumta nga barbarė tė llojllojshme, prej atyre aziatikė-shkatėrrimtar, deri te ata karpatian, qė bashkė me pushtimet sollėn zvetėnime kulturore, degradim moral e nacional. Ėshtė njė e kaluar tragjike, mbase mė tragjikja nė gjeografinė perėndimore, nė tė cilėn gjendemi fizikisht dhe nė tė cilėn synojmė tė integrohemi shpirtėrisht. Si rezultat i kėsaj, pushtimeve tė njėpasnjėshme dhe pa fuqisė sė kombit pėr tė qenė unik nė ditė tė vėshtira, kombi shqiptar, edhe pse ndėr mė tė lashtit, ende vazhdon pėrpėlitjet pėr demokraci, pėr stabilitet tė brendshėm, vazhdon pėrpėlitjet pėr njė konsolidim dhe mirėqenie qytetare.

Mbase edhe pėrpėlitjet pėr ekzistencė dhe mėvetėsi. Nė kontekstin e gjithė kėsaj, sot ne kemi njė tė kaluar shumė tė pa konsoliduar, njė histori tė fragmentuar, sipas apetiteve tė ēdo njėrit qė i ėshtė tekur tė merret me historinė tonė. Gjitha kėto sjellin deri te fakti, se edhe trajtimet ndaj figurave tė sė kaluarės, i kemi tė fragmentuara. Ashtu siē ėshtė copėzuar gjeografia nacionale nga tė tjerėt (edhe kėtu them prej paaftėsisė sonė pėr tė qenė unik dhe tė pėrcaktuar qartė pėr tė ardhmen, mbase kjo temė kėrkon njė trajtim tė veēantė), ashtu nė me vetėdije apo pa tė, copėzojmė historinė tonė; copėzojmė shpeshherė nė mėnyrėn me primitive duke ripushkatuar dhe pėrdhunuar segmentet kruciale qė na bėnė tė jemi gjallė dhe duke glorifikuar segmentet qė na errėsuan jetėn.

Dhe kėshtu persekutohet edhe njėherė historia jonė. Mbase kėshtu ndodh me ata qė kremtojmė datėlindjen e Enver Hoxhės dhe lanė nė harresė Gjergj Kastriotin, nė jubileun e sė cilit gjendemi, Pjetėr Bogdanin e Gjergj Fishtėn. Mbase edhe sosh qė Nėnės Tereze nuk hezitojnė t’i thonė “magjupe”. Po, po kjo ėshtė gjendja jonė e mjerimit, qė ēdo ditė e mė shumė kėrkon tė ngre kokė, si gjarpėr dinak e helmues, qė bluan shpirtin shqiptar. Dhe ky mjerim merr pėrmasėn edhe mė tragjike, kur segmentet e caktuara shqiptare nuk heshtin sė kėrkuari qė tė amnistohet pushtimi turk-anadollak, sepse na paska pas “shpėtuar”. Se ēfarė ironie.

Po, po nga mjerimi ynė ata quhen “miqtė” tanė qė na kanė shkatėrruar, na kanė ndarė e pėrēarė, na kanė vrarė e na kanė pėrēudnuar gjithė jetėn tonė, plagėt e sė cilit pushtim i vujamė edhe sot e gjithė ditėn. Dhe kėshtu njė ditė, do tė kėrkohet tė amnistohet edhe pushtimi Serbo-sllavė, sepse na paska bėrė aq shumė krime mbi qenien shqiptare. Po, po ne pranojmė vetėm anėn e pėrmbysur tė historisė sonė, sepse ky ėshtė produkti i shumė shkrolėsave tė historisė sonė, i shumė diletantėve qėllimkėqij, qė janė aq shumė tė prirur pėr pėrdhunim tė vlerave tė mirėfillta. Kjo ėshtė ironia jonė mė e pazakontė.

Dhe sot e gjithė ditėn, nuk ėshtė shtruar drejtė pse gjithė kjo krizė e cila na pėrcjell vazhdimisht? Pse tranzicioni ynė ėshtė mė i stėrngarkuar me barriera, qė tė shumtėn e herėve vėshtirė tejkalohen? Nė fund tė fundit pse edhe sot e gjithė ditėn mbetemi tė pa unifikuar?

Njė ngjarje e pazakonshme u bė temė debati publik. Festimi i datėlindjes sė Enver Hoxhės, nga njė grup njerėzish nė Ferizaj, qytet nė Kosovė, ishte precedenti mė kompleks nė kėto pesėmbėdhjetė vitet e pėrpėlitjeve shqiptare pėr demokraci, pas dekompozim tė ish sistemit diktatorial. Nė periudhėn kur po rigjenerohen tė kėqiajt qė solli ajo diktaturė. Rikthimi i figurės mė tė urryer tė historisė shqiptare, qė la Shqipėrinė nė prapambeturi ekstreme, qė vrau e shkatėrroj elementet mė tė pastėrta nacionale, qė izoloj Shqipėrinė dhe qė shkatėrroj shpirtin shqiptar, qė figurat mė tė mėdha, siē ėshtė Atė Gjergj Fishta, ja nxori edhe eshtrat nga varri pėr tė hedhur nė lumė, t’i kremtohet datėlindja, ėshtė njė ēėshtje me domethėnie, mė shumė se tragjike, tragjiciteti i sė cilės shtron nevojėn imediate pėr nisma tė pėrbashkėta kombėtare nė analizimin e drejtė dhe objektivė, tė gjithė historisė sonė. Pėr tė ndėrtuar kėshtu njė histori unike. Ėshtė kjo detyrė emergjente e qendrave politike dhe kulturore edhe nė Tiranė edhe nė Prishtinė.

Nė fakt mė shumė se ngjarja nė vete, kėrkon njė trajtim tė gjithanshėm fenomeni qė ėshtė mė se tragjik pėr tė tashmen nacionale. Jemi nė vlugun e proceseve, dhe dalja nė skenė e kėsaj ngjarje, me kėrkesėn e nėnshkruar nga njėmijė qytetar, tregon se sa telashe tė brendshme ka kombi ynė, probleme qė ngėrthejnė nė vete perceptime tė komplikuara pėr vetėpėrcaktimet e sė ardhmes. Mė shumė se njė tragjikė e injorancės sonė publike, kjo ngjarje ėshtė njė sinjal se vetėdija shqiptare, edhe pėr kundėr pėsimeve qė ka pėrjetuar, ende nuk ka arritur katharsisin aq shumė tė domosdoshėm. Kur kremtohej datėlindja e diktatorit, teksa bisedonim me disa miq, bisedua nė cyti nė viktimat e shumta qė pėrdhunoj regjimi lindoro-komunist. Dhe nė luteshim qė ata mos tė na mallkojnė. Jo, jo, ata s’na mallkojnė, sepse e deshtėn Shqipėrinė mė shumė se ēdo gjė mbi dhe. Ata presin pendimin tonė!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara