Festat e fundvitit: shoqėria shqiptare e mbėrthyer nė politikė
-- nga Ndue Ukaj
Derisa bota e civilizuar para Krishtlindjeve gjendet nė kulmin e gėzimeve
dhe hareve, shoqėrinė shqiptare e ka mbėrthyer politika, tek e cila i ka
sytė, dhe prej sė cilės pret: pret qė dekada, qė kėto festa vitin e ardhshėm
tė festohen me njė Baba Dimėr, qė gjithėve do ju sjell njė mirėqenie solide
pėr ekzistencė, pėr liri tė komunikimit dhe tė bindjes. Nė kėtė fund vit,
ende ka nevojė pėr urime elementare, teksa botėn e pėrparuar, nė tė cilėn
proklamojmė tė integrohemi, bėn bilancet marramendėse tė pėrparimeve. Pėr ta
thelluar kėtė absurd, retorika politike e shqiptarėve, si nė Tiranė ashtu nė
Prishtinė, dhe gjetiu nė hapėsirat shqiptare, vazhdon avazin e vetė tė
vetėkėnaqėsisė. Nuk mundoj se donė koment mė tė thellė ēėshtja e
vetėkėnaqėsisė: mjaft tė analizohen disa pika qė formėsuan shoqėrinė tonė
kėto ditė: atė ditė kur organizata "Freedom House" nga SHAB-atė, nė raportin
e saj vjetor thotė se Shqipėrinė ėshtė vend me liri tė kufizuara. Pra,
shoqėrisė shqiptare, nėsė vetėm pjesėrisht ėshtė real vlerėsimi, i mungon
elementi esencial pėr demokraci, pa tė cilin nuk mund tė ec asnjė proces. Sa
i pėrket Shqipėrisė, vėzhgimi konstaton se ajo vazhdon tė mbetet njė vend
pjesėrisht i lirė, pa ndonjė ndryshim nga vitet 2002, 2003 dhe 2004. Ajo
renditet nė vendet qė janė demokraci elektorale dhe pėrsa u pėrket tė
drejtave politike, ajo ėshtė nė tė njėjtin nivel si Maqedonia dhe Serbia e
Mali i Zi, por mė poshtė se Bullgaria dhe Rumani. Po tė njėjtėn, gjė kjo
organizatė e thekson edhe pėr Kosovėn. Pėr tė shtuar se nė Kosovė ka rėnie.
Ėshtė koha e ndryshimeve pėrflitet mė bujė andej e kėndej, nėpėr oda dhe
godina politike. Por kėto ndryshime, qytetari ynė nuk i ndjenė. Pėr
shqiptarėt, edhe pse kaherė pritet ndryshime, ky fundvit karakterizohet me
tema "tė mėdha" tė politikės, tė cilat shfaqin vetėm ca shpresa pėr vitin e
ardshem. Nė Tiranė e Prishtinė, Shkup, Malėsi e Preshevė, pėrflitet pėr ēdo
gjė qė ka tė bėj me politikėn, me proceset, por mė sė paku pėr hare, gėzim e
mirėqeni qytetare. Nė Shqipėri, qeveria pėr tė treguar dhėmbėt e pushtetit,
merret me problemin e "zogut tė zi", ndėrsa organizata "Freedom House" nga
SHAB-atė e shpallė Shqipėrinė si vend me liri tė kufizuara. Pėr tė thelluar
mjerimin e kėsaj, si dhe pėr tė paraqitur tė vėrtetėn e procesit tė
integrimeve pėr tė cilėn qeveria llomotitet me njė retorikė folklorike,
vetėm njė ditė pas, sondazhet nė BE tregojnė se Shqipėria ėshtė e
parafundit, pra vetėm para Turqisė, nė radhėn e vendeve tė preferuar pėr
anėtarėsim. Ēėshtje kėto qė s'donė koment. Nė gjithė kėtė mishmash, kreu i
Qeverisė spekulon, me njė retorikė tė tipit orientalo-komunist pėr
pėrparimet e 100 ditėshit tė qeverisjes sė tij, qė pėr hallet e mėdha tė
qytetarit tė Shqipėrisė, ka kaq kuptim: njė humor i zi, si dhuratė pėr
festimet e Krishtlindjeve dhe Vitit tė Ri.
Nė Kosovė vazhdojnė pėrpėlitjet u mundimshme tė shoqėrisė pėr pavarėsi.
Fesat e fundvitit iu sollėn njė "dhuratė" nga Baba Dimri, dy ministri tė
reja: atė tė Brendshme dhe tė Drejtėsisė, dy shtylla mbi tė cilat ngritėt
demokracia dhe shteti ligjor, vlerat demokratike dhe ku bazohet dinjiteti i
personit brenda shoqėrisė. Kėtė "dhuratė" mė shumė sė ēdo kush, po e
shfrytėzojnė politikanėt tė cilėve ju vetėmjafton pėr t'i sforcuar pozitat
dhe zhytur qytetarin, pėr tė thelluar filozofinė e vetėkėaqėsisė, tė
korrupsionit, tė nepotizmit dhe injorancės. Ndėrsa qytetarėt, tashmė tė
lodhur me kėto zvarritje, janė tė prirur pėr tė pritur kėtyre
institucioneve, edhe pse nė masė tė madhe janė tė bindur se edhe nė festimet
e vitit tė ardhshėm, do tė mungon njė mirėqenie elementare qytetare, pra nuk
do tė ketė rrymė (drita), nuk do tė ketė pastrim tė rrugėve, nuk do tė ketė
njė tro kulturė, nuk do tė ketė, ca mė pak korrupsion, nuk do tė ketė gropa
nėpėr kryeqytete, nuk do tė ketė veprime konkrete pėr tė ndryshuar gjendjen,
por vetėm retorike pompoze, pra, nuk do tė ketė shumė gjėra themelore tė
cilat duhet tė formėsojnė jetėn e tij. S'ka dilemė se edhe dy ministritė e
reja do kenė analogji me shumė tė tjera qė dominohen nga injoranca,
nepotizmi dhe korrupsioni. Sot ėshtė njė ditė e rėndėsishme pėr rendin dhe
ligjin, pėr tė drejtat njerėzore dhe pėr ngritjen e sigurisė pėr tė gjitha
komunitetet nė Kosovė- u tha nga pėrfaqėsues ndėrkombėtar dhe vendor nė
ceremoninė e rastit. Fjalė tė mėdha, pas sė cilave fshehėn veprime tė dyshimta.
Teksa perėndimi feston, ambientin shqiptar ėshtė i zhytur edhe mė tutje nė
prapambetur, nė anarki tė brendshme, nė dhunė tė brendshme, nė konflikte tė
cilat shkojnė pėr tej natyrės sė absurdit, me njėri tjetrin: shkurt, nė njė
gjendje qė s'ka pandehem nė civilizim perėndimor, nė tė cilin synojmė tė
integrohemi. Dhe, sot e gjithė ditėn, mungojnė interpretimit reale tė
shkakut tė kėsaj gjendje, edhe nga politikanėt, edhe nga mediat, edhe nga
pozita, edhe nga opozita, edhe nga intelektualėt. Nga e gjithė kjo anarki,
paraqiten mendime naive, tė cilat vetėm hedhin fajin tek tjetri. C'tė
thuhet tjetėr, pos tė urohet qė edhe nė tė ardhmen tė kihet kujt t'iu
adresohen dėshtimet tona, pra tė kemi kjt t'ia hedhim fajin pėr vetėn tonė?
Ėshtė ky mjerimi ynė, qė pėr pandehmė s'ka asnjė komponentė tė rėndėsishme
qė ka formėsuar civilizimin perėndimor dhe shoqėritė e hapura tė kėtij
civilizimi. Ėshtė ky mjerimi i injorancės sonė, qė vazhdon tė pėrdhosė
dinjitetin e personit dhe liritė elementare tė tij, kudo nė hapėsirat
shqiptare, nė tė cilat mė tepėr zhvillohet luftė kundėr njėri tjetrit, se sa
luftė pėr pėrparim, pėr emancipim dhe mirėqenie.
Muaji dhjetor pėr shoqėritė e lira perėndimore ėshtė muaji i festave: ėshtė
muaj i gėzimit tė rilindjes sė jetės. Nė ēdo metropol perėndimor fytyrat e
njerėzve ngazėllejnė, bashkė me ndriēimet e shumta, zbukurimet dhe dhuratat
e shumta qė janė njė praktikė pėr festime. Lindja e Jezu Krishtit, pėr tej
njė feste tė rėndomtė tė krishtere, popujve tė perėndimit ju rikujton
fitoren e dinjitet tė njeriut. Dhe ky dinjitet e pėrparim nė perėndimit, nė
esencė ndėrlidhet me kulturėn kristiane, kulturė kjo qė sė bashku me dijet
antike transformoj njeriun perėndimor, emancipoj atė pėr tė kundruar jetėn,
shoqėrinė, familjen, punėn, shtetin, pėrparimin: nė dritėn e kulturės sė
dashurisė, mirėqenies dhe zhvillimit. Pėr ta ndėrtuar kulturėn e jetės, qė
ėshtė kulturė e dashurisė, siē thotė biografi mė i madh i Nėnės Tereze, Dr.
Don Lush Gjergji Janė kėto strumbullarėt qė formėsuan njė shoqėri tė lirė,
njė shoqėri funksionale, njė shoqėri me vlera pėrparimtare, njė shoqėri ku
funksionon ligji, njė shoqėri ku secili qytetar i saj kontribuon dhe
trashėgon nga shteti, njė shoqėri ku secili qytetar angazhohet pėr ruajtjen,
kultivimin dhe avancimin e kėtyre virtyteve fisnike. Ėshtė kjo kulturė e
jetės dhe qytetėrim i dashurisė, principe tė perėndimit pėrparimtar.
Tė shpresojmė se vitin e ardhshėm, do tė diskutohet mė pak pėr politikė, e
mė shumė pėr festime e hare. Pėr kėtė kanė nevojė qytetarėt e shumtė. E, pėr
politikanėt lutemi pėr njė vetėdijesim, pėr pėrgjegjėsitė qė kanė ndaj sė
tashmes e sė ardhmes. Le tė jetė ky fund vit, moment pėr njė trokitje nė
ndėrgjegjen e klasės politikė, tė akullta: pėr angazhim tok, nė pėrparimin e
shoqėrisė dhe rikthimin nė Familjen Perėndimore.