HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Refleksione leximi

MARTIRIUMI SHQIPTAR

-- nga Prend BUZHALA

(Fritz RADOVANI - de Angeliis, "Njė monument nėn dhé"
Misioni Katolik Shqiptar nė Kroaci, Zagreb 2004.)

Prend BUZHALA Lartėsimi i kujtesės sė rėndė shqiptare, homazh dokumentar i atdhetarizmit, i formulės sė franēeskanėve shqiptarė Fé e Atdhé, i tolerancės ndėrfetare, i gjakimeve shqiptare pėr demokraci dhe qytetėrim. Martirium shqiptar i Shkodrės dhe i Veriut shqiptar pėrballė 50 vjetėve nėn totalitarizmin komunist. Dokumentim i pėrpiktė dhe i saktė i historisė mė tė re shqiptare. Kėto janė punktet, nėpėr tė cilat shtjellohet lėnda e pasur dokumentare e librit "Njė monument nėn dhé" i Fritz Radovanit. Ėshtė njė libėr mjaft interesant dhe i jashtėzakonshėm dokumentar qė i then tabu temat e totalitarizmit e tė post-totalitarizmit.

Mbrenda kėsaj lėndė tė komponuar nė mėnyrė tė jashtėzakonshme, nė pesė pjesė, autori ka arritur me sukses t'iu ikėn kallėpėve tė librave dokumentarė, historikė e publiēistikė, tek i kėrkon tė dhėnat, faktet dhe refleksionet jo vetėm mbi njė bazė tė gjėrė e tė shumėllojshme dokumentare, por autori jepet i tėri edhe mbas tė dhėnave mė tė padukshme e mbas nuancimeve qė rrallė na bien nė sy nė jetėn e pėrditshme a nė literaturė. Tek e vėrteta autori arrinė shkallė-shkallė, po si njė arkeolog qė i heq ngadalė shtresat qė e mbulojnė thesarin e tij dokumentar, qė i heq me durim bashkat e gėnjeshtrave mbi ngjarje, pėrsonalitete dhe vise tė caktuara shqiptare, sikundėr janė Shkodra dhe Malėsia e Madhe.

Ėshtė njė libėr qė gėrsheton pėrvojėn e tij prej mė se njė dekade tė marrjes me kėtė problematikė. Si i tillė, ky libėr pėrbehėt nga polifonia e zhanreve dokumentare-publiēistike dhe nga polifonia e kėndshikimeve tė pasura: tė pazakontė kėtė libėr e bėn vetė gėrshetimi i shumė zhanreve dokumentare-publiēistike-historike; pėrmban lėndė autobiografike, ashtu sikundėr ka dhjetra biografi me figura e pėrsonalitete tė anatemuara shqiptare; janė memoare dhe komente estetike; janė kronika tronditėse mbi periudhėn 50-vjeēare nėn diktaturė dhe rezistencėn kundėr saj. E pra, nga njė kėndshikim krejt i veēantė dokumentar, paraqiten portrete tė shumė figurave me interes e qė kanė lėnė vulė nė historinė shqiptare.

Njė paradigmė historiko-dokumentare

Gjithnjė gjatė historisė nė fronet e sundimtarėve kanė arrijtė tė ulen edhe tė papėrgjegjshmit, diktatorė apo tiranė tė ēmendur. Tipi i sundimtarit tė tillė gjithnjė pėrsonifikohet nėpėrmes tė Neronit, i cili dogji Romėn, nė vitin 64 pas Krishtit, kur shumė njerėz mbetėn pa strehė mbi kokė. Nga frika se mos njerėzit ēohen nė kryengritje kundėr tiranit; pėr ta larguar fajin nga vetja, pėr kėtė krim Neroni fajėson tė krishterėt e pafajshėm. Kėtu zėnė fill pėrndjekja e mundimet e para kundėr shumė tė krishterėve, siē e dėshmon Taciti nė "Analet" e tij: Njė tė pėrsekutuar tė tillė njerėzit e Neronit e hodhėn nė kopenė e shtazėve tė egra, ndėrsa tė tjerė i dogjen nė zjarrėt kastile tė ndezura, si njerėz tė djegur qė shėrbenin si "flakadanė" e qė i stolisnin kopshtet e tij! Ndėrkohė, Neroni argėtohej nė kėtė spetakel-makabėr, bashkė me njerėzit e tij qė i shėrbenin me pėrulje, me servilizėm shtazėrie. Taciti thekson se nė pėrndjekjen e parė, kėta tė krishterė ishin tė tejmunduar e tė martirizuar "ingens multitudo"; dmth. "jashtzakonisht shumė".

Papa Klementi i Parė ka shkruar pėr martirizimin e Shėn Pjetrit e tė Shėn Palit: I pari pėrjetoi vdekje martire mbasi e kishin burgosur, i dyti gjuhej me gurė, prangosej e arrestohej, derisa kishte arritur t'ju ikte gjakpirėsve romakė; por jo edhe prerjės sė kokės me 29 qershor tė vitit 75 pas Krishtit. Hebrenjtė, pėr shkak tė xhelozisė fetare, i kishin ndėrsyrė romakėt kundėr tė krishterėve! Martirizimet e tė krishterėve ilirė mbahen mend e shėnohen gjithandej. Flori dhe Lauri, dy shenjtorė ilirė, gurgdhenės, qė u flijuan e i mbyten nė tortura, pėr shkak tė besimit nė Hyjin e Vetėm. Kėta martirizime tė pafund erdhėn deri nė kohėn tonė. Té e fundit, tė pėrkujtohen tė martirizuarit, ėshtė obligim jo vetėm fetar: Martirizimi nuk ėshtė ngjarje qė e shėnon tė kaluaren; ėshtė pėrmasė qė e ka pėrcjellė besimin e krishterė gjatė gjithė historisė. Georges Bernanos, shkrimtar francez me frymėzime katolike, nė veprėn e tij "Shtėpia e tė gjallėve dhe e tė vdekurve" shprehet: "E ardhmja nuk ju takon tė vdekurve, po mė shumė atyre, tė cilėt kanė bėrė qė tė flasin tė vdekurit dhe tė cilėt na e shpjegojnė se pėrse vdiqen Ata!".

Passiones - ligjėrime mbi martirizimin, martirologjia

Passiones quheshin ligjeratat dhe predikimet qė mbaheshin nė Ditėn e Martirizimit tė akcilit shenjtor a tė martirizuar, ditė qė shenjohej si Ditėlindje nė Qiell. Janė tė tejvuajturit e tė stėrmunduarit e panumert e krejt anonimė Ata qė umartirizuan pėr besimin nė tė Vetmin Hyji, siē dėshmon Rabban Slib pėr martirizimin e Shėn Bizantit "dhe tė tjerėt qė mė Té u martirizuan". "Tė tjerėt" ėshtė simbol i tė gjithė Atyre qė u martirizuan dhe nuk mund t'i zėrė asnjė martirologji, nėnvizon Bibliotheca Sanctorum. Nė kohėn e Dioklecianit, po ashtu, tė krishterėt janė martirizuar, tejmunduar e vrarė masivisht. Dhe kėshtu deri nė ditėt tona. Prandaj, tė martirizuarit, qė nga fillimi e deri mė sot, ishin dhe janė pėr Kishėn ndėr mė tė nderuarit. Emrat e Tyre kanė hyrė qė moti nė Kalendarin Kishtar.

Mbi kėtė bazė pėrnderimi e pėrshpirtėrie, mbi kėta shėnime e shkrime, qė quhen Acta Martyrum; mė vonė ėshtė zhvilluar martirologjia, pėr t'i pėrkujtuar tė martirizuarit e besimit e tė fesė sė krishterė; pėr tė mos i harruar Ata asnjėherė. Sė kėndejmi, edhe veprėn e Fritz Radovanit do ta konsiderojmė tė kėsaj fryme homazhi e perkujtimi, si vepėr e martirologjisė shqiptare. Dhe qė nga kohėt ilire, arbėrore e deri té kohėt moderne shqiptare; besimtarėt dhe Kisha krenohen me tė drejtė pėr emrat e kėtyre tė martirizuarve, si Shėmbėlltyra tė Mėdha pėr ndihmesėn qė dhanė Ata pėr krishtėrimin, besimin, po edhe pėr Evropėn vetė, si Mburojė Shpirtėrore e saj. "Evropė, mos harro....", sikur qorton Fritz Radovani. Tė mos harrohen Golgotat e Kalvaret shqiptare tė kohėve moderne, as atyre tė shkuara. Porse ky qortim vigjėlon edhe mbi kokat e Kombit Shqiptar; tek ky veprim e merr trajtėn e sindromit tė moskokėēarjes pėr traditen tonė!

Sindromi i harresės sė martiriumit kaq tragjik shqiptar! Tragjikė e shumėfishtė: jo vetem e "shpėrblimit" me jetėn e dhenė pėr "Fé e Atdhé"; po tragjikė e zhdukjes ultrainkvizicionale tė bibliotekave, dorėshkrimeve, dokumentėve, madje e zhdukjes edhe tė njė varri! Por jo: Radovani, krenar e i patundur nė mbijetojen e Tij tė Shpirtit, thotė se ato dėshmi janė tė pazhdukshme. Sepse krenarė ishin vetė Ata tė martirizuar, qė kishin shpirt liridashės, shpirt atdhetarie e shpirt tė shkrirė nė lartėsitė e besimit nė Hyjin, nė Jezusin e kryqėzuar nėpėr pamjet e historisė shqiptare. Vetė krishtėrimi e pati ngritur nė normė njerėzore e religjoze martirizimin pėr tė arritur tek vlerat e Amshueshme, si dhe tek majat e pėrsosmėrisė: "Merrni mbi vete zgjedhėn time e pranoni t'ju mėsoj unė qė jam zemėrbutė e i pėrvujtė. Kėshtu do ta gjeni pushimin pėr shpirtin tuaj, sėpse, vėrtetė zgjedha ime ėshtė e ėmbėl e barra ime e lehtė" (Mt 11, 28-30).

Rrėfimi dokumentar si udhėrrėfim

Libri, me gjithėse ka lėndė tė shtrirė; pėrmban referenca tė dokumentit e tė tekstit historik; mbėshtetet nė dėshmitarin e gjallė, pa fryerja dhe ekuivoke. Sėpse, sikundėr dihet, preciziteti dhe saktėsia janė imanencė e dokumentit historik. Substancė e pėrmbajtjes ėshtė vetė dokumenti. Nė historinė mė tė re autori gėrmon kėto rrenjė shqiptare, gėrmon harmoninė shqiptare pėrballė fytyrės sė krimit dhe egėrsisė sė ndėrhyrjes sė armiqve shqiptarė, sllavėve, tė cilėt injektuan ideologji pėrēarėse. Parametri i kėtij gjurmimi gjithnjė ėshtė humanizmi, njeriu, fytyra njerėzore. Drita dokumentuese e hedhur nėpėr minierat e kujtesės e tė katakombeve tė historisė mė tė ré; pėrqendrohet pikėrisht nė kėrkimin e sė Vėrtetės. Martirologjia shqiptare e Radovanit i numėron me durim e devocion rruazat e Rruzarės Shqiptare tė shembėlltyrave, figurave, bėmave, qė lanė gjurmė: "Ata vdiqėn vetėm para syve tė atyne qė i martirizuan, Ata u kalbėn nė qelitė e Sigurimit pėr sė gjalli.

Varrėt e tyne kulluan vetėm gjak, gjak tė pastėr shqipesh qė i thėrriste dhe i bashkonte nė njė ideal e gjuhė tė pėrbashkėt. Pėr né asht e vėshtirė me e kuptue martirizimin shpirtnuer tė Tyne, mbasi na nuk e kemi provue vetminė e Tyne, dhimbjet e plagėt e trupit tė Tyne, zanin e mekun tė Tyne qė pėrshpėriste thanjen e Mustafa Krujės: "Shqipni e andrrueme prej poetėve, e dishrueme prej atdhetarėve, e kėndueme prej rinisė", por realiteti kje vetėm mjerim, vuajtje dhe sakrificė" (fq. 46). Sė kėndejmi e shijojmė atė gjykim tė autorit pėr t'i dhėnė nė secilin rresht dėshmitė e tė Paasgjėsueshmes, tė Pashkatėrrueshmes sė Shpirtit shqiptar e tė solidaritetit njerėzor. Ai i kėrkon fijet e pashkėputėshme tė atdhetarizmit me besimin e patundur nė Hyjin: "Motėr, ti lutu, se myslimanė e katolikė, tė gjithė bashkė njė Zot besojmė" (fq. 88). Ai dėshron tė dėshmojė: "Me fakte vriten profesorė, filozofė, avoketėn, antifashistė, atdhetarė, klerikė, njerėz tė thjeshtė, tė pastrehė, vriten e vriten pikėrisht Ata qė me trūtė e tyne, tue dashtė me i sherbye Atdheut, stėrklatėn me gjakun e Tyne muret ....".

Ai e veēon atdhetarizmin e At Mati Prennushit, i cili qė nėn sundimin turk "...la pėrjetėsisht gjurmėt e veta tė pashlyeshme nė formimin atdhetar e fetar nė tė gjithė ata shqiptarė, qė edhe pse ishin nėn pushtimin mizor turk, formuen atė brezni qė Shqipnia nuk do tė mundet me e persėritė kurrėma". (fq. 173). Po ky Mati Prennushi qė iu kishte pri ēetave tė armatosura kundėr Turqisė, Ai qė ishte profesor gjimnazi; Ai qė me 24 Mars 1911 bashkė me At Buon Gjeēaj shpalosėn nga gjoksi i tyre flamurin nė Deēiq; Ai do tė dėnohet me varje nė litar nga malazezėt, po me 1926 dėnohet me pushkatim edhe nga Zogu (kur u ekzekutua nga bandat zogiste Don Gjon Gazulli), pse ishin nė anė tė Opozitės noliane; po ky At Mati do t'iu shpetojė kėtyre ekzekutimeve. Po ky At Mati qė do tė konsiderohet nga autoritetet fashiste italiane si "franēeskan me ndjenja tė theksueme nacionaliste dhe antifashiste italiane" (fq. 176); nuk do tė mundė t'i shpėtonte edhe njė ekzekutimi tjetėr tė egėr e mizor, nga regjimi i diktaturės komuniste, atij tė vitit 1948 "pėr veprimtari antikombėtare"!

Me kėsi devocioni tė veēantė dokumentar Fritz Radovani i bėn edhe portretet e franēeskanėve e tė figurave tjera, tek shkruan pėr jetėn e tyre: Tė prof. Filip Fishtės, Don Alfons Trackit, avokat Paulin Palit, prof. Kol Prelės, Mėsuesit Pjetėr P.Pali, Imz. Prof. Jul Bonattit, prof. Arshi Pipėn, prof. Prenkė Kaēinarin, Don Anton Muzajn, Don Aleksandėr Sirdanin, Don Pjetėr Ēunin, Imzot Frano Gjinin, Imzot Vinēenc Prennushin e Don Kolec Prennushin, At Ēiprian Nikėn e At Donat Kurtin, ashtu sikundėr portretizohen edhe: Injac Baqli, Martin Sheldija, Don Dedė Malaj, At Pjetėr Meshkalla, Don Simon Jubani, Don Mikel Koliqi, At G.Gardin etj. Shumica e tyre janė tė pushkatuar, kurse tė tjerėt vuajten burgje tė gjata.

Me dėshmi tė sakta Radovani i numėron 26 burgje tė vitėve tė para tė pasluftės sė Dytė vetėm nė Shkodėr! E, nė burgje ishin shndėrruar shtėpitė, konviktet, kishat, kuvendėt e motrave tė nderit, shkolla e Ēelės, materniteti, hotelet, spitali etj! Autori qė nė fillim pėrmend krimet e shėmtuara: "...mbasi nuk pranuan akuzat, u torturuen e u hodhėn nga dritaria Simon Darragjati e Kolec Deda, prej hetuesve Fadil Kapisyzi, Lilo Zeneli e Zoi Themeli". Kėta emra hetuesish gjakatarė do t'i ndeshim shpesh nėpėr faqet e librit.

Parakalojnė veprime tė tjera kriminale tė shtetit: Avokat Muzafer Pipėn e mbyten nė tortura Zoi Themeli e Vaskė Koleci; Don Mark Hasit ia mberthei gjuhėn pėr tavolinė hetuesi kriminel Nesti Kopali; At Gjon Shllaku ėshtė pushkatuar me plagė tė hapura, pėr ta detyruar me pranuar se e paska formuar Partinė Demokristjane Shqiptare, e cila ishte njė krim pėr regjimin e ri! At Bernardin Palajn e torturonin me rrymė elektrike dhe vdes duke e torturuar. Se kush janė kėta dy tė fundit, e di historia moderne shqiptare, me emrat e tė cilėve shenjohėn kapituj kulture, dije, literature e veprimi.

Populli shqiptar nė Veri nuk pajtohej me venien e njė regjimi tė dhunshėm diktatorial. Prandaj, autori shkruan pėr veprimtarinė kundėrkomuniste tė "Besėlidhjes Shqiptare tė Veriut", pėr Kryengritjen e Koplikut (1945) nga Llesh Marashi, pėr Kryengritjen e Kelmendit nga Prenk Cali (1945). Pėr shkak tė kėtyre dy kryengritjeve u pushkatuan pa gjyq 118 burra tė Malėsisė sė Madhe. Rezistenca kundėrkomuniste vazhdon me Luftėn e Berdicės e tė Anės sė Malit (Shkurt 1945), me pėrpjekjen e formimit tė Partisė demokristjane Shqiptare e me formimin e Organizatės "Bashkimi Shqiptar" (Maji 1945), me Demostratėn e Parė antikomuniste tė rinisė shkodrane, me rastin e varrimit tė Imzot Gaspėr Thaēit (26 Maji 1946), me Kryengritjen e Postribės (9 Shtator 1946), me organizimin e 400 burrave tė armatosun ndėr male (1945-1948), me luftėn e armatosun kundėr regjimit komunist nė Mirditė (1945-1954), me ēetat e maleve nė Shqipninė e Mesme (1945-1947), me grupet antikomuniste tė studentėve shkodranė (1945-1950), me shkrepje armėsh nga atdhetarėt e Kosovės (Maria Shllaku, At Bernardin Llupi, Kol Parubi, mėsuesi Gjergj Martini), me kryengritjen e Myzeqesė (Korrik 1947) etj.

"Volume tė tėra nuk mund tė plotėsojnė qėndresen shqiptare tė Pjetėr Dedės me gruan e Tij Maria Zojzi, tė Angjelina Markut, tė Ludovik Saraēit, tė Jup e Seit Kazazit, tė Pashuk e Pal Bibė Mirakajt, tė Frano Mirit, tė Gjon Dodanit, tė Hasan Isufit, tė Dodė Nikollės, tė Marash Ndue Mirit, tė Pashko Zef Hotit, tė Hysen Lepenicės, tė Zagoll Shenės, tė Sami Lepenicės etj., shkruan Radovani. Me formulėn Fé e Atdhé "lindte dhe vdiste Malėsori", dėshmon autori, duke ua njohur ndikimin e madh atdhetar franēeskanėve shqiptarė. "E vetmja gja ku nuk ka rrejtė Enver Hoxha, asht kur shkruen pėr qendrimin antikomunist tė katolikėve", nėnvizon Radovani. Prandaj, edhe veprimet e para tė komunistėve zhvillohen pikėrisht kundėr Parisė sė Malėsisė dhe Klerit Katolik.

Kėshtu, me 17 Janar 1945 arrėstohen tė parėt At Gegė Lumaj e At Dioniz Maka, tė dy klerikė atdhetarė. Ndėr tė parėt pushkatohet Sylė Martini, nė oborrin e Kishės, nė Kodėr Shėn Gjergj. Nė ndjekje tė At Anton Harapit pushkatohen dhjetė djelm tė rinjė. Njė tragjedi e rrėfyer mė vete ėshtė pjesa "Kulla pa rrugė", nė fshatin Razėm, ku forcat e Ndjekjes, tė prirė nga Asllan Lici e Xhemal Selimi (pėrmendėn shpesh nė kėtė libėr pėr shumė krime tė kryera), me 1946 i kanė vrarė tė gjithė fėmijėt e nėnat e tyre, burrat e shtėpisė vritėn duke rezistuar, vetėm pse nuk i dorėzuan miqtė e strehuar. Kol Nuri Sheldija u pushkatua vetėm pse i dha bukė Don Lazer Shantojės (edhe ky i fundit i pushkatuar me 5 Mars 1945, mbasi ia kishin prerė kėmbėt me sharrė). Figura e njohur e letrave shqipe, Don Ndre Zadeja, pushkatohet me 25 Mars 1945, duke shqiptuar fjalėt: "Ah moj Shqipni, moj mizore, e shka me ba ma shumė pėr Ty?!". Po atė ditė, afishja e varun nė tė gjitha murėt e Shkodrės, thotė: "Pushkatohen kriminelėt e luftės, armiqtė e popullit: Prenkė Cali, Don Ndre Zadeja, Luigj Gjeto Kastrati, Ndok Nik Bardhoku, Ndrekė Loka, Arif Selim Hyseni, Dedė Lulash Smajli, Gjokė Nikaj, Dul Bajrami, Mark Luc Gjoni, Tomė Lekė Daka, Maliq Bajrami, Gjokė Nikoll Voci e Pjetėr Dedė Gjedashi."

Aprovohet ndėshkimi me vdekje i Pjetėr Gegė Gurakuqit, Hysen Elezit e Skender Ēaushajt. Libri jep bėma e dėshmi tė autorėve tė gjallė tė krimeve: Aranit Ēela, Lilo Zeneli, Xheudet Miloti, Xhemal Selimi, Toger Baba, Shyqyri Ēoku, Dhimitėr Shkodrani, Asllan Lici, Hysni Ndoja etj. Dėshmi tmeri, torturash mizore: At Serafin Kodės hetuesi ia nxjerr gabzherrin me thonj; mbyten pėr sė gjalli Papa Josif Papamihali e Papa Pandit i kėpusin kokėn me sopatė; tri ditė e lidhin me njė tė vdekur At Frano Kirin; Don Mikel Beltojen hetuesit e shkyejnė pėr gjymtyrėsh (1974). Nė Janar 1946 nė bankėn e tė akuzuarve dalin 36 burra, ndėr ta pushkatohen: Patėr Giovani Fausti, Patėr Daniel Dajani, Patėr Gjon Shllaku, Mark Ndoc Ēuni, Qerim Sadik Myftari dhe Gjelosh Lulash Bajraktari. Para pushkatimit tė gjithė deklarojnė se i falin vrasėsit e tyre! Pėr Lėvizjen e Postribės, mė 9 shtator 1946 pushkatohen Imzot Frano Gjini, At Mati Prennushi, Don Nikoll Deda, Pjetėr Deda me gruen Marijen dhe 16 vetė tė tjerė. Dhe kėshtu me radhė rreshta tėe pafund tė pushkatuarish e tė dėnuarish. Autori vė para tryezės sė lexuesit aktakuzat, dokumentė, dėshmi, deklarata para gjyqit e vėndime gjyqi pėr pushkatim ose dėnime me burgime tė gjata.

I vetmi kompromis, si kriter i sė vėrtetės te Radovani, ėshtė ai nė mes atdhetarizmit, tolerancės ndėrshqiptare; kulturės shqiptare tė bashkėjetesės, si dhe faljes sė krishterė. Ndėrsa kriter tjetėr i sė vėrtetės ėshtė mbėshtetja tek dėshmitė e njė autorireti: se sa ėshtė e qendrueshme Ideja apo e Vėrteta qė e shqipton nė librin e tij autori: Bie fjala, siē janė vlerat supreme, si franēeskanizmi, demokracia, europėrendimorizmi shqiptar. Megjithėatė, Fritz Radovani ia nxjerr edhe rrėnjėn katrore kėsaj dosjeje tė diktaturės. "Ēthurja e mendjes sė njeriut, zymtimi i intelektit, pėrēudnimi i normave morale dhe shkatėrrimi i ndėrgjegjės nėn sundimin e frikės, mbizotnonin kudo nė vendet komuniste.

Sadizmi i Sigurimit tė Shtetit asht kenė kaq i institucionalizuem e i pėrhapun, sa ke pėrshtypjen, se me tė vėrtetė ndėr tre vetė, njė ishte spijun"(fq. 332). Rrėfimi i tij ėshtė udhėrrėfim. Rrėfimi i tij dokumentar ėshtė Mburojė e Shpirtit Shqiptar. Mbase, rrėfimi dokumentar nė vetėn e parė i Radovanit mund tė lexohet si udhėrrėfim pėr ata qė dyshojnė: te e fundit, secili e ka rrėfimin e vet tė sė Vėrtetės; e ka Subjektin qė mund ta tregojė e dėshmojė. Shkodra dhe martirologjia shqiptare, pra, e kanė Fritz Radovanin, i cili ka pasur paraqitjet e tij tė ngjashme qė nė fillim tė viteve '90 te vėllimi i shumė bashkautorėve "Martirizimi i Kishės Katolike Shqiptare 1944 - 1990", i botuar nė Shkodėr mė 1993.

Modalitetet e sė vėrtetės

Ndryshe, Radovani na bind se historia nuk do tė shėrbente askujt, nėse nuk i paraqet shembujt e mirėsisė e tė sė vėrtetės. Dihen kriza dhe kaosi qė shpėrthyen nė vitet'90 tė shekullit tė kaluar nė Shqipėri; por secila krizė ėshtė edhe shans pėr kthesė e ringjallje, ėshtė shpresa vetė. Nė fushėn e kėtij kaosi autori pėrveēon mė tė saktėn, pėrveēon pėrpjekjet njerėzore pėr t'i dhenė kuptim kohės, ekzistencės, jetės njerėzore, sėpse nuk i do rrėmujen, pėrsėritjen e tragjedive tė reja.

"Njė monument nėn dhé" i jep lėndės historike trajtė nė tekstin e tij shumėformėsh dokumentar: nga njė monolog historik, kalon te rrėfimi i dėshmitarit; nga deklarata para gjyqit, nga akuza e vėndimi i gjyqit pėr dėnim te thėnjet e fundit tė tė denuarve para ēastit tė pushkatimit; nga pasazhet dokumentare tė pėrshkrimit nostalgjik tė njė pejsazhi, fshati, rruge, kishe, lagjeje a pjese etnografike, te "lamshi i rrymave polike" nė kaosin shqiptar tė Luftės sė Dytė Botėrore e tė totalitarizmit tė pasluftės pėr 50 vjet; nga pėrshkrimet e shėmbėlltyrave tė klerit katolik shqiptar e deri te pėrshkrimi i portreteve tė hetuesve, gjykatėsve, policėve e politikanėve komunistė; nga shėmbėlltyra e pafajsisė dhe ėngjėllsisė sė motrave shqiptare tė nderit gjithė sakrificė e pėrvujtni e deri te fytyrat e xhelatėve tė regjimit; nga tipi i komponimit historik tė ngjarjes e deri te rrėfimi krejt intim familjar; nga memoari efektiv te ai nostalgjik; kurse autorėt e aktantet historike, nė gojėn e tė cilėve dėshmon tė vėrtetėn, janė tė shumtė. E vėrteta nė Rruzarėn e tij martirologjike ėshtė modalitet specifik edhe i objektit tė trajtuar, edhe i subjektit nė cilėsinė e dėshmisė e tė dėshmitarit.

Libri i Radovanit e ngėrthen edhe rininė e tij tė shkrimit: ai paraqet trajten deri tash tė pashkruar tė dokumentit, tė dėshmisė, tek ngėrthehet nė ngjarjet e njė hapėsire e kohe tė caktuar; dhe ky ėshtė ai monumenti e amaneti euroshqiptar "nėn dhé", sikundėr e quan me metaforėn e tij dokumentare, qė i karakterizon njerėzit, brezat dhe atė hapėsirė shqiptare tė Shkodrės e pėrreth, tė Malėsisė; ėshtė njaj rrėfim i nėndheshėm, i ruajtur si Uratė, si Rruzare, si betim e si besim pėrballė ngricave tė kohės. Gjithsesi qė historiani gjakftohėt do tė mund t'i bėnte vėrejtje autorit, qė, brenda njė paraqitjeje dokumentare tė njerėzve, kohės, ideve dhe ambienteve; ka theksuar mė shumė tezėn e Kohės sė Errtė "tė sistemit ma pėrbindesh qė mbėshtetet nė njė dhunė tė pamėshirshme dhe propagandė fund e maje vetėm rrena". E themi kėtė, sėpse kjo do t'i shkonte tashmė pėr shtati nevojave tė politikės ditore tė sunduesve tė zgjedhur nga "vota e lirė", pėr tė shkaktuar rrėmuja, kaos e tragjedi tė reja shqiptare, ashtu sikundėr edhe ndodhen dy herė gjatė vitėve '90. Sė kėndejmi autori nuk e pėrdorė fusnotėn, e cila do t'i hapte forcė trajtės dokumentare.

Ndėrkaq, rrėfimi nė vetėn e parė paraqet njė modalitet tė veēantė tė sė vėrtetės. Mbase, kėtė trajtė dokumentare personale e subjektive tė rrėfimit nė veten e parė, ka dashur ta paraqesė si "amanet nėn dhé", si frymė etnie tė veēantė tė tė gjithė shekujve tė kaluar pėr brezat qė vijnė. Edhe pse ky i martirizuar e "amanetxhi" ėshtė katoliku shqiptar, mė i pėrafėrt me habitusin e tij specifik; autori pėr asnjė ēast nuk i largohet jetės sė pandashme tė binomit tė tij "Fé e Atdhé"; Shqipėrisė, Shqipnisė; Trojeve Etnike, Kosovės nė veēanti. Ai nuk i ik faktit tė njeriut shqiptar nė kohė tė turbullta e as pikėtakimeve tė religjioneve, zakoneve, varreve, flamurit e gjuhės sė pėrbashkėt. Ai dėshron tė na thotė, se diku, nė njė kokėrr a guralec zalli, i bėrė "shkamb i latuem", i cili gjėndet "nėn dhé", ruhet shpirti iliropellazgjik dhe i krishtėrimit antik. E nė kufi tė kėtij shpirti gjėndėshin Roma dhe Greqia antike, aty ku u ngrit Evropa shpirtėrore. Autori ka bindje se ky "shkamb i latuem" shpirti, njėditė "do tė ngrihet shumė lart". Si vatėr e vlerave tė shquara tė qytetėrimit.

Trajta dokumentare e kėtij libri ėshtė njė ekzemplar specifik i paraqitjes sė faktit tė njerėzve, kulturės, fesė nė periudhen e Mbasluftės sė Dytė Boterore. "Jeto pėr tė rrėfyer" thotė shkrimtari i gjallė legjendar kolumbian, Gabriel Garcia Markez.
Gjuha e pėrdorur ėshtė ajo e sensibilitetit tė njohur ligjėrimor shkodran, i njeriut shkodran, qė ka trashėguar traditat atdhetare, fetare, etnike e popullore tė mesit, i identitetit etnik euroshqiptar. Kjo gjuhė ėshtė testimonia illyrica et testimonia albanica e martiriumit dokumentar tė Radovanit. Porse libri i shkruar nė kėtė trajtė letrare, asesi nuk e kundėrshton standardin letrar tė shqipės. Standardi gjuhėsor, gjithsesi, ėshtė diēka tjetėr, aspak i kontestueshėm. Ėshtė shpirti i dokumentit dhe i formimit dėshmues tė autorit; ndryshe, do tė vritej ky shpirt dokumentar.

Skena e ideve

Ekzistojnė disa sisteme religjioze, qė, nė praktiken spirituale, i mbėshtesin plotėsisht vlerat e viktimės, sakrificės, martirizimit. Viktimizmi, ėshtė thėnė shpesh, lindi si shprehje e nderimit dhe konsideratės ndaj Perėndisė, mbasi atė qė e ka arritur njeriu, e ka arritur me ndihmen e Perėndisė, tė cilit ia blaton atė. Autori nuk kėrkon qė tė mbėrthehemi e tė murosemi nė mizoritė e tė kaluarės e as tė murosemi nė memorien e sakrificės sė pafund shqiptare pėr "Fé e Atdhé"; pėr t'u mobilizuar tashmė nė kryqėzata tė reja hakmarrėse kundėr kundėrshtarėve politikė apo kundėr mizorive tė sė kaluares. Ndryshe, sikundėr thote Avi Berman, do t'i kthehėshim ciklit tė traumes sė pėrzgjedhur nacionale, sikundėr iu ka ndodhur apo iu ndodhė popujve e kolektiviteteve tė tėra. Ai dėshron ta mbyllė rrethin patologjik, nė tė cilin viktima mbetet ende viktimė. Prandaj ajo viktimė u dashka tė hakmerret! Porse Radovani i pėrcjellė pikėrisht ato mesazhet e faljes nė momentin mė tė ndjeshėm tė tė martirizuarve para pushkatimit: Faljen pėr xhelatėt e vrasėsit! Sėpse kėshtu kthehet dinjiteti nacional! Kėshtu lartėsohet Ai "shkamb nėn dhé", Ai "amanet nėn dhé", apo jo!?

Krishtėrimi dhe kujtesa

Krishtėrimi e memorizon pėsimin nga e keqja nėpėrmes mundimeve dhe vuajtjeve. E kjo do tė thotė se krishtėrimi nuk e pranon harresėn, por e ofron faljen pa imponime (siē thotė njė frat kroat, duke e interpretuar faljen euro-tė-krishterė). E ndėrton paqėn nėpėrmes vetėflijimit e vuajtjes. Tė martirizuarit kanė vdekur pėr shkak tė Fesė, pėr shkak tė besimit nė Hyjin e Vetėm, ndėrsa besimtarėt i pėrkujtojnė me anėn e njė tė kremte, gjithnjė me pikėpamjen se vlerat, tė cilat pėrmendėn e pėrjetohen nė kėso ēastesh, janė mė tė shtrenjta e mė thelbore se vetė jeta, se vetė karakteri kalimtar i kėsaj jete. Dhe teologėt e shqiptojnė kėtė tė vėrtetė, si Vlerė dhe tė Vėrtetė tė Besimit. Kujtesa e sė Keqes, ėshtė thėnė, ėshtė pjesė e kulturės sė kujtesės pėrgjithėsisht. Porse, nė botėn moderne, ajo kujtesė gjithnjė ka qenė nė sherbim tė krijimit tė identitetit pėrsonal, po edhe nacional apo fetar. Sė kėndejmi e Keqja totalitare apo sistemore, tashmė bėhėt pjesė e riformulimeve, e riformėsimeve, gjithnjė sipas skemės bardh-zi, viktima-xhelati, pėr shkak tė gjurmėve qė ka lėnė represioni i sė kaluares.

Pėr pesėdhjetė vjet, diku nėndheshėm, ėshtė latuar Kujtesa Alternative, Kujtesa e Viktimave dhe e tė Martirizuarve pėrballė represionit totalitarist, pėrballė Kujtesės sė Fitimtarit tė Armės, qė synonte shlyerjen e zhdukjen e Kujtesės sė Parė; qė pikėsynonte, mė nė fund, imponimin e Njė sė Vėrtete, kurse tė tjerat tė Vėrteta duhet tė heshtėshin. Nuk ėshtė e ēuditshme, pse Kisha dhe bashkėsia e saj fetare ka qenė Roja e Mburoja e kėsaj Kujtese, e themelimit tė kėtij Identiteti nėpėr shekuj, pėrballė inkvizicionit e shfarosjeve armike osmane, sllave apo komuniste. Kujtesa qė ringjallet nėpėrmes tė kėtij libri dokumentar nuk lėshon thirrje hakmarrėse kundėr tė tjerėve; porse kjo thirrje i drejtohet ndėrgjegjės sonė njerėzore, fetare e nacionale pėr vetėdijesim, ndėrgjegjės sonė historike si Mėsuese e Jetės. E kjo Mėsuese gjithsesi po e thotė e do ta thonė Fjalėn e Saj. Edhe komunizmi jugosllav, bie fjala, sadoqė paraqitej i moderuar, megjithatė ka qenė po aq i egėr sa ai "shqiptar". E ka pasė po tė njajten fytyrė krimi: Nė Kroaci, bie fjala, partizanėt jugosllavė i kanė vrarė 488 priftėrinj, kurse 43 ndėr ta i vranė ēetnikėt, nga gjithsejt 601 priftėrinj tė vrarė kroat!

Po kujtesa shqiptare? "Na kemi edhe pse me u krenue, se na ishim ata qė pėr pesėdhetė vjet asnjėherė nuk e kemi harrue Formulen qė na ka lanė Imzot Pal Engjulli.... qė na e mbajtėm ndėr mend, e mbajtėm edhe nė zemėr dhe shkuem tue bajtė vesh nė vesh.... edhe pse pėr Té, ne ata na vritshin, e prandej na u ringjallem"(fq. 405). Sė kėndejmi, edhe krenaria e ligjshme e Radovanit dhe e sivėllezėrve tė tij qė i mbeten besnik Kishės sė tyre, besimit tė tyre, pėrgjatė tė sė kaluares kaq e kaq tė rėndė dhe pėrballė mohimeve nga shumė krahė: se brendshmi nga shtrofimet, nga bjerrjet e nga sulmet mė barbare ideologjike mbi kėtė identitet

nacioni, besimi, kulture, tradite, historie; dhe sė jashtmi nga pushtues e sundues mizorė. Po tani, si tė ndodhė shpėtimi dhe ringjallja! Forcimi i identitetit! Qortimi i autorit, sigurisht, na vjen edhe nė shumė drejtime tjera pėr tė pėrballuar situaten e rėndė dhe pėrvojat e pėrbuzjes sė turpshme tė identitetit tonė: si tė ringjallen, jo vetėm faltoret, po edhe varret; edhe bibliotekat e dikurshme; edhe shkėlqimi i dikurshėm; edhe shembėlltyrat martire; edhe ēdo shenjė tjetėr e lavdisė se dikurshme e tė tashme shqiptare. Domethėnė: atė qė ua kanė bėrė pėr tė gjallė, tė mos ua bėjmė né pėr sė vdekuri! Kurse vepra "Njė monument nėn dhé" dėshiron tė na dėshmojė, se Historia dhe e Vėrteta mund tė vonojnė, po jo tė humbasin; sėpse, Historia ėshtė Muzė e sė Vėrtetės; sėpse, Historia gjithnjė e gjithnjė e kėrkon kėmbėngulshėm tė Vėrtetėn pėr tė vrarėt, tė zhdukurit, tė burgosurit, tė munduarit e kėsaj bote shqiptare pėr "Fé e Atdhé".

Dhe kjo e Vėrtetė flet tashmė nėpėrmes gojės sė shumė dėshmive e dėshmitarėve, nėpėrmes Fritz Radovanit: Ata nuk qenkan as pa emėr, as tė humbur, as tė zhdukur e as tė vrarė, po tė gjallė nė memorien e Altarit nacional pėr martiriumin tonė, pėr tė gjitha Kalvaret e trandjet tona tė pafund. Pėr rrėnjėt tona, njė libėr tepėr i trandshėm, me ashpėrsi fisnike tė memories sonė pėrballė luftrave dhe totalitarizmit e diktaturės. Ėshtė njė testament shqiptar i llojit tė veēantė mbi Martiriumin 50-vjeēar. Jezusi nga Nazareni u kryqėzua pėr ta shpėtuar botėn; kurse tė martirizuarit shqiptarė u kryqėzuan nė misionin e Tyre pėr ta shpėtuar vizionin e Tyre pėr Tokėn e Shenjtė krejt tė veēantė; pėr shpėtimin e binomit "Fé e Atdhé", Besim, Shqipėri, Troje Etnike. Vėrtetė , Ata nuk kanė qenė nė kėrkim tė vetėflijimit marcial; porse jo pak ndėr Ta kanė ditur tė pėrndriten nė Altarin e nacionit edhe me armėt nė dorė kundėr pushtuesve a kundėr diktaturės.

Franēeskanizmi

Duke shpalosur kapituj martirizimi tė franēeskanėve, tė intelektualėve e tė figurave tjera tė klerit katolik tė Shkodrės, Fritz Radovani na i shpalos fshehtėsitė e shpirtit tė tyre; do tė thotė, i shpalos forcat qė e venė nė lėvizje jeten e tyre, pėrvojat e tyre. Dhe, duke e shpalosur, kėshtu, intimitetin e kėtij shpirti nė bashkėshoqėrim me Hyjin, shpaloset besimi i qendrueshem i gjithė kėtyre figurave, ashtu sikundėr na del aq e lartėsuar, aq e begatshme, aq e madhnueshme e krenare jeta e tyre.
Nė Madrid, nė vitin 1973, ėshte mbajtur takimi i Rregullit i Vėllezėrve tė Vegjėl, nė tė cilin, ndėr tjera, thuhet: "Jeta e franēeskanėve pėrqendrohet tė pėrvoja me Hyjin nė bashkėshoqėrim me takimin pėrsonal me Jezusin. Pa marrė parasysh se nga cili kėndshikim i marrim - lutjen, vėllazėrimin, varfėrinė, praninė ndėr njerėz - i gjithė plani ynė pėrqendrohet tek besimi".
Gjithnjė ėshtė fjala pėr atė lėvizje tė madhe e qė u quajt Rregulli Franēeskanė, e mbėshtetur nė jetėn e nė veprimtarinė e Shėn Franēeskut tė Asizit; lėvizje qė doli nga meset kulturore e nga problemet shoqėrore tė shek. XII e XIII.

Siē dihet, puna dhe rregulli i disiplinės sė madhe qė kishin franēeskanėt nėpėr shekuj, e kanė tronditur dhe mrekulluar pėr tė mirė shpirtin dhe mendjen e besimtarėve nėpėr tė gjitha kohėt. Kishin shpirt tė shumanshėm dhe kanė zhvilluar veprimtari nė shumė drejtime tė ndryshme. Franēesku i Asizit, i lindur mė 1182 nė Asizi, nga njė familje tregtare, diku kah 1206 ka pėrjetuar njė kthesė religjioze dhe publikisht, para ipeshkvit, hoqi dorė nga "pasuria dhe familja", duke u tėrhequr nė jetėn asketike te njė kishėzė (ēelė) nė rrethėt e Asizit. Sė shpejti i bashkangjiten shumė pėrkrahės nga radhėt e popullsisė sė varfėr; nė vitin 1208 ai i shkroi rregullat pėr vėllezėrit e tij, me atė rast themelohet edhe Rregulli i Vėllezėrve tė Vegjel (Ordo Fratrum Minorum). Nė vitin 1212 Franēesku udhėtoi nė Siri (me atė rast kthehėt nė Dubrovnik), kurse nė tė njejtin vit me Shėn Klarisėn e themelon tė njejtin rregull pėr femra. Mandej shkon nė Marok (1214), mė 1219 nė Tokėn e Shenjtė, ku i ndėrton Shpellat e Betlehemit dhe ku e pėrhapė dhe predikon krishtėrimin ndėr banorėt myslimanė, me gatishmėrinė qė tė flijohej e martirizohej. Kthehėt nė Asizi, i riformulon rregullat e reja (1223), tė cilat vlejnė edhe pėr sot. Vdiq mė 3 Tetor 1226, dhe varrosėt rrėzė Asizit, kurse mė 1228 shpallet Shėnjtor.

Rregulli franēeskan pėrhapet shpejt nė shtresat e varfėra tė Italisė. Fraēeskanėt nė fazėn e parė i ndertojnė kuvendet e veta afėr qyteteve, po nuk hyjnė nė qytet. Mandej pėrhapet nė Teutoni, Angli, Pragė etj. Ideologema franēeskane "Fé e Atdhé" nė Shqipėri, i kishte rrėnjėt e saj nga thellėsia e shekujve; koncept qė paraqitej gjithnjė me fytyrė tė re e tė pėrtėritur. Prandaj, pranė emrave tė At Gjergj Fishtės, At Anton Harapit, At Shtjefėn Gjeēovit, At Bernardin Palajt, At Vinēenc Prennushit, At Anton Xanonit, At Marin Sirdanit, aty ku do tė bėjnė po atė hir edhe veprat e Leonard de Martinit, Don Ndue Bytyēit, Mjedjės, Nikajt etj. do ta vazhdojnė po atė traditė tė lashtė qė nga kohėt e Shėn Hieronimit, Barletit, Bardhit, Frangut, Buzukut, Budit, Bogdanit, Kazazit, etj. Tradita franēeskane nė Shqipėri vjen qė nga viti i largėt 1240, siē thotė Marin Sirdani, "me pėrhapė gjithkahė qytetnim e besim", duke u martirizuar nga "shpata mizore e anmikut" shekullor turk; franēeskanėt "qindruen roje e strukun, prej Nordit t'Shqipnisė edhe kurė pėr ket vend Europa nuk diftojte ma kurrnji interesė, e kur pushtimi turk bajte ēmos pėr me zhgatrrue ēdo shej krishtėnimi" (Thallņczy); po kėta franēeskanė "vijuen nji luftė tė pareshtun pėr Fé e Atdhé qi zgjati ndėr shekuj" (M.Sirdani). Janė po kėta emra qė themeluan kulturėn nacionale, gjuhėn, letėrsinė, arėsimin etj.

Nga ana tjetėr, veprat e Anton Harapit nuk mund tė qendrojnė jashtė yllėsisė kulturore-letrare tė kohės e jashtė logos-it tė kėtij realiteti. Prandaj, ai do tė inkuadrohet, me veprėn e tij e me veprimtarinė e tij, nė krahun e konceptit kulturor-social-politik tė franēeskanizmit shqiptar "Fé e Atdhé", kur nė spektrin e ideologemave tė shfaqura, sikundėr e vėrejnė studjuesit letrarė tė kėsaj periudhe, artikuloheshin kėrkesat. Diskurset e narracionit dokumentar, tek gėrshetohėn me diskursin historik atė vleresues apo paraqitės etj., e krijojnė tė njejtėn pėrmbajtje.

Ky libėr vėrtetė ėshtė edhe i guximshėm, sėpse hyn mu nė zemrėn e shtetit, nė makinerinė drejtuese tė partisė e tė shtetit. Ai, me dokumentaritet tė rallė, depėrton nė zyrat e hetuesisė, nė kėto qendra fatkeqe tė rekrutimit; tek togat e ndjekjės, arrestuesit, hetuesit, torturuesit, vrasėsit, gjykatėsit dhe prokurorėt, sekretarėt e zyrave tė spijunazhit, rojet e "rritėsit e zagarėve tė Sigurimit". Motivet e njė paraqitjeje tė tillė janė gjithsesi humane: Nxjerrja e fakteve nė dritė hap shtigje nga e mira, sėpse do tė zhdukeshin njėherė e pėrgjithmonė mjetet e frikės, tė terrorit, tė pėrēarjes, tė mizorisė sė njeriut ndaj njeriut.

Pjesa e pestė dhe e fundit e librit, shkruhet nė shenjė tė Ringjalljes Shqiptare, me ringjalljen e shpresave kur bjen Muri i Berlinit dhe komunizmi nė Evropėn Lindore; me Meshėn e Parė mbas shumė dekadash, mė 11 Nandor 1990, nė Vorrezat e Rėmajit nė qytetin e Shkodrės, nga Don Simon Jubani, ndėrkohė qė shqiptarėt e besimit myslimanė, tė armatosur, i ruajnė vėllezėrit besimtarė katolikė gjatė Meshės nga ndonjė ndėrhyrje prej makinerisė terroriste shtetėrore.

Sintezė rivlerėsimesh: Ideali Modern i Shumėsisė

Vepra ka edhe njė prirje tjetėr, atė tė rivlerėsimit kritik tė sė kaluarės, sidomos tė atyre raporteve tejet komplekse tė situatave sociopolitike, historike dhe religjioze. I obsesionuar me tė kaluarėn 50-vjeēare, pėrpjekjet kėrkimore tė autorit pėrshkohen edhe nga potenca e refleksioneve dhe e diskursit tė llojllojshėm dokumentar e kritik tė atyre periudhave e koordinatave historike; domethėnė, nė idenė e konfrontimit ideologjik totalitarist qė e ka paraqitur nė dritė tė shtrembėr kėtė tė kaluar, te e mjep fenomenologjinė e dukurive tė modelit tė tij kritik; por pa ambicjen pėr tė pėrfshirė e rikonstruktuar gjithshka nga historia e fundit shqiptare. Radovani iu reshet kurthave dhe simplifikimeve historike dhe debateve tė pafund pėr kėtė peridhė.

Vizioni autentik i Radovanit mbėshtetet po nė ringjalljen e atyre traditave e modeleve arketipore tė "martirizimit shpirtnuer" e tė formulės "Fé e Atdhé", gjithnjė nė kontekstin e ringjalljes shqiptare, kur ndodhėn thyerjet sistemore: "Do tė tė pėrparojmė, ashtu si ka pėrparue gjithė Evropa.... edhe pse ju na keni gozhdue, edhe pse ju na keni vra, gjithmonė do tė jemi, se jemi mbasardhėsit e tė Madhit Skenderbé.... e, se jemi Shqiptarė!" (fq. 405). Vėrtetė, prej fillimeve te vitit '90 e kėndej ėshtė shkruar shumė pėr tė kaluarėn e afėrt pesėdhjetė vjeēare, porse Fritz Radovani shkon mė tutje. Anise pėrdoren visine e modele tė tilla tė paraqitjes, prapėseprapė autori do tė kėtė ndjerė ndjeshmėrinė e kohės sė sotme: Se jetojmė nė kohė, tė cilat tashmė iu kanė dhėnė teposhtėzen utopive politike a ideologjike, ashtu sikundėr thotė filozofi freng: "Subjektet polemike radikale figurojnė vetėm si -fantomė tė sė kaluarės -".

Radovani i citon nė disa vende profesorėt a klerikėt qė kanė thėnė nė atė acar diktature, se "Komunizmi asht utopi e s'ka me u realizue kurrė" (fq. 31); se, "tė gjithė ata qė mendojnė kundėr kėsaj vegle vigane qė quhėt komunizėm....I mbuluem me lėvoren e pranueshme morale "barazi pėr tė gjithė, pa dallim feje, krahine e ideje - tue rrokollisė miljona njerėz nė kėte humnerė, e provueme sot ma shumė se kurrė: Utopi" (fq. 155). Ėshtė e qartė qė Radovani i kundėrvihet Utopisė; pėrpiqet ta thurė njė Kundėrutopi. E di se Utopia veēsa e thekson mundėsinė e realizimit radikal tė njė sistemi tjetėr social e kulturor, nė kundėrshtim me sistemin ekzistiues tė "klasave shtypėse".

Po cila ėshtė kundėrutopia e autorit? Ai vetėm sa i thekson modelet qė i theksuam mė parė, karshi formulės: "Si gjithė Evropa". Mė tutje nuk shkon. Porse Mishel Fuko, dijetar freng, pėrmend nocionin heterotopi, si alternativė ndaj utopisė; heterotopia ėshtė hapėsirė e ambivalencės e jo e konfrontimit; hapėsirė e zhvendosjes (dislokimit) ne te cilen ngjizen hapesirat e permbajtjet e paperputhshme dhe te ndryshme. Nese Teza e Radovanit eshte formula franēeskane "Fé e Atdhé", Antiteza e tij do t'ishte formula "Do te perparojme si gjithe Evropa!". Po Sinteza? Gjithsesi, Ky eshte Ideali Modern i Shumesise. Eshte vetedija per kete pluralitet, Shumesi.

Po edhe neper polifonine e kendshikimeve te librit, te duket sikur vigjelon e ligjeron nje Ze i Brendshem, tek percjell mesazhet drejt nesh. Eshte Ai ze qe e bartim secili ne vetvete: Shka duhet te bejme, shka eshte e mire e shka e keqe, a veprojme dhe a mendojme drejt? Dhe, kur e perjetojme katarzen tone mbas leximit te ketij libri, do ta degjojme pyetjen e Jezusit: "A deshiron te sherohesh?" (Gjon. 5,6.)

Botue ne Revisten "Urtia" Nr.1/2, Viti 2004, Muaj Dhetor. Zagreb - Croatia.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara