HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Sipas drejtorit tė Shoqatės sė Sipėrmarrėsve Italianė, Kopliku ofron mundėsi tė volitshme si zonė strategjike

Italianėt: Kopliku, mundėsi tė shkėlqyera pėr biznes

-- nga Ervin Qafmolla

Ervin Qafmolla TIRANĖ - Drejtori i Shoqatės sė Sipėrmarrėsve Italianė nė Shqipėri, Vincenzo Pastoressa, sqaroi pėr gazetėn se ėshtė zgjedhur pikėrisht Kopliku pėr tė zhvilluar kėtė investim, pėr shkak tė pozicionit tė tij shumė tė volitshėm gjeografik dhe forcės punėtore nė dispozicion. “Kopliku ofron mundėsi shumė tė mira si zonė strategjike, ndaj zhvillimi sipėrmarrės parashikohet tė ketė ritme qė do tė krijojnė rreth 100 mijė vende tė reja pune”, - tha Pastoressa. Ai sqaroi se vendi ku do tė ndėrtohet zona industriale ndodhet 18 kilometra larg Shkodrės dhe ėshtė njė zonė e gjerė rreth 70 ha. “Kemi ndėr mend tė ndėrtojmė hotele, njė qendėr kėshillimi pėr tė gjithė sipėrmarrėsit, shkolla pėr formim menaxherial, si dhe qendra tė pajisura sipas nevojave tė investitorėve, nė mėnyrė qė tė pėrftohet njė ide e qartė e nevojave tė operatorėve tė ndryshėm, qofshin tė huaj apo lokalė,” u shpreh pėrfaqėsuesi i sipėrmarrėsve italianė.

Sipas Pastoressa-s, nė kėtė sipėrfaqe do tė krijohen hapėsira dhe njėsi nga 150 m2 deri nė 10 mijė m2, si dhe hapėsira pėr prezantimin e mallrave tė firmave qė do tė operojnė nė kėtė zonė, njė filial doganor, njė filial banke, nė mėnyrė qė tė pėrmbushen nevojat dhe tė lehtėsohet puna e sipėrmarrėsve qė duan tė investojnė nė kėtė zonė. “Ideja ėshtė qė gjithēka qė do t’i nevojitet njė biznesi tė ri do tė gjendet nė kėtė zonė, duke siguruar nė kėtė mėnyrė tė gjithė infrastrukturėn e nevojshme. Zgjodhėm Koplikun sepse ndodhet nė njė zonė strategjike, shumė pranė vendeve tė tjera tė Ballkanit,” sqaroi drejtori i Shoqatės sė Sipėrmarrėsve Italianė nė Shqipėri.

Pastoressa theksoi se kjo zonė ndodhet vetėm 12 kilometra larg kufirit me Malin e Zi dhe nė pėrgjithėsi ndodhet shumė pranė tė gjitha vendeve tė pellgut ballkanik, ēka ofron mundėsi shumė tė mira tė infrastrukturės sė qarkullimit tė mallrave dhe shėrbimeve, duke ofruar njė treg prej rreth 60 milionė konsumatorėsh tė mundshėm. “Gjithashtu, zona ku duam tė investojmė, ndodhet vetėm njė orė larg aeroportit “Nėnė Tereza”, njė orė nga Podgorica, ku po ashtu ndodhet njė tjetėr aeroport, pak mė shumė se njė orė nga porti i Durrėsit, pra kemi tė bėjmė me njė zonė me tė vėrtetė strategjike”, - u shpreh ai.

“Duke qenė se nė kėtė mėnyrė, pėrmes investimeve, kjo zonė e pazhvilluar do tė ketė mundėsi tė mira tė zhvillimit ekonomik, ne kemi patur edhe pėrkrahjen e qeverisė shqiptare”, - tha Pastoressa, duke shtuar se nė afatin e gjatė, kjo zonė industriale do tė kėrkojė investime qė shkojnė nė disa dhjetėra milionė euro. Sipas pėrfaqėsuesit tė investitorėve italianė, nė kėtė zonė do tė vendosen rreth 100 ndėrmarrje tė vogla dhe tė mesme, sidomos nė sektorin e manifakturės, ēka do tė thotė se mund tė krijohen rreth 100 mijė vende pune. “Pėr momentin ka shumė interes nga investitorėt dhe nėse ky interes vazhdon tė qėndrojė i tillė, mendoj se brenda tri vjetėsh mund tė zhvillohet e gjithė zona”, - pėrfundoi Pastoressa.

Shekulli, 20/05/2005

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara