HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Fati i Camajt

-- nga Romeo ĒOLLAKU

Martin Camaj U bėnė dymbėdhjetė vjet qyshkur Martin Camaj u kthye andej nga kishte ardhur, duke lėnė pėrmbi shkrimore njė vistėr ēelėsash, qė do na ndihmojnė, me kalimin e kohės, tė vizitojmė kthinė mė kthinė kullėn e tij letrare. Njė kullė e lartė, kreshnike, hijerėndė, kullė prej guri shqiptar.

Gjatė kėtyre viteve e njohėm paksa dhe e cilėsuam - me mendimin se vetėm me dy fjalė mund t’i kthejmė gjithė ē’i detyrohemi - poet tė madh; e pranuam rėndėsinė e tij si aksiomė; mbėrritėm, pra, falė njė kėrcimi akrobatik, nė Itakė, ku gjithėsesi do tė mbėrrinim, por duke nėnēmuar ama, nė kėtė mėnyrė, udhėtimin. Revista “Aleph” gatiti, nė njėrin prej numrave tė saj tė parė, njė dosje mbi Camajn. Suplementi “Fjala” sidomos, i ka kushtuar vazhdimisht, herė pas here, disa faqe kėtij poeti, nisur nga njė adhurim prekės - dhantia qė i sjellin poetit. Ministria e Kulturės ligjėsoi vetveten duke e vlerėsuar, mė nė fund, me “Penėn e Artė”. U botua njė pjesė (!) e veprės sė Camajt. Poezi tė tij u pėrfshinė nė antologji tė ndryshme shkollore e joshkollore. Fisnike, vėrtet, tė gjitha kėto pėrpjekje, porse, besoj, pėrbėjnė vetėm njė kėst shumė tė vogėl tė borxhit qė i ka atdheu Martin Camajt.

E pranuam si poet tė madh. Dhe, nė kėto kushte, kur poezisė shqipe, pas dy shekujsh a mė histori, ende nuk i janė ēelur portikėt e oborreve aristokratikė tė poezisė, ndofta dalluam tek ai shenja mesjanike. Ndofta shpresuam se, ashtu si Kadareja me prozėn, do tė merrte pėrsipėr pėrcjelljen e poezisė sonė ishullore drejt kontinentit.

U zhgėnjyem. Dhe, besėpakė, jemi gati t’i thėrrasim: “Ti qė..., shpėto vetveten!”.

Duke lexuar poetė tė pėrmasave tė tilla, mirėfilli na bėjnė pėrshtypje vetėm elementė qė na pėrkasin drejtpėrdrejt dhe mrekullohemi kur gjejmė nėpėr vargje ato ēka, prej kohėsh, na kanė mallėngjyer a qoftė edhe shqetėsuar, pėrjetime tonat. Pastaj, duke ecur mė tej, duke iu kthyer gjithmonė e gjjithmonė ēdo poezie nga e para, mund tė kemi fatin tė zbulojmė botė tė panjohura, magjiplota, pėr gjallimin e tė cilave, nga pakujdesia qoftė a nga mendjeshpirtngushtėsia do thoshja, nuk kemi qenė nė dijeni; kėshtu, pra, hyjmė nė procesin fatlum tė mėkimit.

Te Martin Camaj, besoj, hasim shumė vargje qė kanė aftėsinė tė shndėrrohen nė pasarela ndėrkohore pėr lexuesin, por nė krye ishin dy syresh nga poezia “Elegji e Parė” qė mė mundėsuan njė udhėtim nė fėmijėri: “Leni plakat tė qajnė mbi mue at ditė / pėr njerėzit e vet vdekė qyshkur”.

Nė fėmijėri, sa herė pėrgjoja, siē mė ishte bėrė zakon, ceremonitė e varrimeve, vėreja me habi se, pasi mbulohej i vdekuri me dhé, graria, nė tė zeza, shpėrndahej me ngut nėpėr varret e tė afėrmve rretherrotull. Mandej, nė kthim, nėn zė, i rrėfenin shoshoqes se kė kishin sjellė ndėrmend - babanė, nėnėn, vėllanė a motrėn - nė mėnyrė qė tė mund tė qanin, siē e donte ora, tė huajin. Njė dukuri si kjo nuk besoj se ndeshet edhe nė popuj tė tjerė, tė paktėn jo nė perėndim, ku tė ndjerėt i pėrcjellin pothuajse pa lotė ose, e shumta, i qajnė vetėm tė afėrmit e tyre. Ka shumė dhembshuri, thjeshtėsi, shpirtmadhėsi te kėto dy vargje tė Camajt, por nuk do tė ndalemi kėtu. Ose, do tė ndalemi sa pėr tė thėnė se lexuesi jo shqiptar kėtė dhembshuri, thjeshtėsi e shpirtmadhėsi zor ta rrokė.

Tjetergjė doja tė thoshja: thelbin e veprės sė Martin Camajt mund ta pikasim lehtėsisht qysh nė fillim. Ajo lartėsohet mbi koncepte rreptėsisht shqiptare dhe kėtij ligji mendoj se mund t’i pėrvidhet njė numėr shumė i paktė i poezive tė tij. Ky vendi ynė, qė, ndonjėherė, ngjet aq i vogėl saqė nuk mund tė nxėrė veēse dy a tre vepra tė tjera kaq tė mėdha sa vepra e dukagjinasit, e ka zaptuar gjithandej e me gjithėfarė poezinė e Camajt. Pėr tė ilustruar gjykimin nė fjalė, mund tė citonim shumė vargje tė tjerė e poezi tė tėra, por nuk ėshtė as vendi e, ma ha mendja, as nevoja; ajo ēka quajta zaptim, shfaqet nė njė mori trajtash: besoj se do ishte e frytshme tė ndaleshim tek gjuha e kėtij poeti, gjuha qė ndihmoi, mė shumė se ēdo parametėr tjetėr, krijimin e njė vepre kaq tė lartė, duke i mohuar, ndėrkaq, asaj njohjen, pėr mendimin tim, nė masėn qė do ta meritonte. Nuk mund tė ndodhė ndryshe. Ėshtė edhe ky njė aspekt i fatit jo shumė tė lumė tė Camajt; ndoshta mė i rėndėsishmi.

Tek “Martin Camaj i pazbuluem”, Hans-Joachim Lanksch, i cili, e ka rrėfyer, tanimė, hundėn, siē thotė Herbert-i, gjithė pjalm nga poezia e Camajt, dhe na ka dhėnė e jep njohuri aq tė ēmuara mbi jetėn dhe veprėn e poetit, shkruan: “Lirikat e tij mundet me i shijue edhe lexuesi dashamirės i poezisė qė nuk ka as haber pėr Shqipėrinė dhe as qė interesohet pėr tė”. Padyshim qė po, por jam i mendimit se, nė rastin e Camajt, nga origjinali nė pėrkthim, poeti i madh brehet, pėr fat tė keq, jashtėzakonisht. Qė t’i mėnjanojmė keqkuptimet e mundshme, nuk nėnēmoj - mos o Zot!- aspak pėrpjekjet fisnike tė Lanksch-it dhe pėrkthyesve tė tjerė tė nderuar tė Camajt; vetėm tė kotė nuk do mundja ta quaja pėrkthimin e tij nė gjuhė tė tjera. Thjesht, shėnoj kėtu ndonjė tipar tė poetit tonė, ashtu siē e ndriēon ky formimi im i pėrunjur.

Kurrėsesi pėr tė etiketuar (punė me zarar kjo, do tundte gishtin, me vend, ndonjė i urtė), as pėr tė cilėsuar veprėn e tij, sesa pėr tė mbėshtetur kėtė mendim timin, do t’i huazoja fjalorit bashkėkohor tė teorisė sė letėrsisė termin glosocentrizėm; Camaj ėshtė i mbyllur brenda shqipes sė vet. Pėr sė jashtmi, ngjet sikur mund tė qėmtojmė aty-kėtu poezi, falė tė cilave, nė pėrkthim, europianėt, duke ngjėruar veēse anėn kuptimore tė tyre, mund tė perceptojnė disi pėrmasat e poetit tonė - pėr shembull, “Marsi nė gjinin e S. Eufemes”, por ne shqiptarėt, sidomos gegėt, e, ndoshta, Lanksch-i mė shumė, jemi nė gjendje ta marrim me mend sa humbet prapėseprapė kjo poezi nė ēfarėdolloj gjuhe! Qoftė dhe nė shqipen letrare ta kthesh, do zvetėnohej po aq sa Lazgushi nė gegėrisht. Nuk ėshtė e lehtė tė pėrēosh, nga gjuha e tij nė njė tjetėr, poetin qė e respekton secilėn fjalė nė trajtėn qė e pat kundruar, nė motet kur kujtesa rrėnjoset fort pas kureshtjes, tė buiste nga vetė natyra.

Kujtova, pa qėllim, Lazgushin; shpresoj tė mos mė truajnė si ogurzi. Lazgushi ėshtė, siē e dimė, shembulli shqiptar i poetit qė nuk iu pėrgjigj njohja e merituar ndėr gjuhė tė tjera. Duam apo s’duam, i njėjti fat i kanoset, me sa duket, edhe Camajt.

Duke thėnė se poezia nuk do tė shkruhet mė me mendime por me fjalė, Mallarmé, vetiu, vuri seriozisht nė pikėpyetje aftėsitė e, pėr rrjedhojė, edhe rolin e pėrkthimit. Qė tė jemi mė tė saktė, ai mbuloi me njė hije tė dendur dyshimi sidomos pėrkthimin e asaj ēka u pagėzua poezi e kulluar. Sepse ēdo fjalė mbart nė vetvete, veē kuptimit a kuptimeve, edhe njė peshė specifike emocionale, edhe njė histori tė sajėn, edhe njė marrėdhėnie tingullore me shoqet paraardhėse e vijuese, gjer edhe me heshtjet. Mirėpo, nė poezinė e kulluar, kėta parametra janė pothuajse tė shenjtė, kėshtuqė zor tė gjesh pėrgjegjėsen e njė fjale nė njė gjuhė tjetėr.

Besoj se nuk gabohem po tė them se katėr poetėt tanė mė tė mėdhenj - ndėr tė cilėt, natyrisht, edhe Camaj- nė pjesėt mė cilėsore tė veprave tė tyre, karakterizohen nga dy tipare tė pėrbashkėt, nga: a) njė prani e dendur elementesh tė sė ashtuquajturės poezi e kulluar, dhe b) fizionomia e theksuar shqiptare. Duke u shtuar kėtyre edhe shqipen “e vogėl”, pėrftojmė njė thesar tė pakonvertueshėm.

Pėrmenda mė lart Herbert-in. Shtoj edhe Holub-in. Dy poetė tė tjerė europianolindorė. Fati i Camajt ėshtė e, njėherėsh, nuk ėshtė i ngjashėm me fatin e tyre. Ēeku u lind mė 1923, polaku mė 1924, Camaj njė vit mė vonė. Tė tre u shfaqėn nė letra nė harkun kohor 1953-1958. Tė tre - mė gjatė Camaj -, pėr dhjetėvjeēarė tė tėrė ishin shpallur persona non grata nga regjimet komuniste tė vendeve tė tyre. Holub-i mundi tė mbijetonte nė atdheun e vet, Herbert-it i’u lejua kthimi nė Poloni, Camaj nuk u kthye dot as pėr tė vdekur “nė skajin e vendit tem”, siē kishte shprehur dėshirėn. Rrethanat politike i kishin shenjuar, pra, pak a shumė, njėlloj personalitet e tė treve. Ndryshimi i Camajt, thelbėsor, nga Herbert-i dhe Holub-i, tingėllon, mė e pakta, mbresėlėnės: ai nuk ėshtė poet politik.

Epoka dhe shorti qė zgjodhi kjo pėr Camajn si njeri, sado tė egra, nuk arritėn dot t’i ndėrrojnė shtrat poetit. Pa qenė as mospėrfillės e as i kėnaqur, ai nuk i’u pėrgjigj, megjithatė, apelit tė epokės, pėr tė mos shpėnė dėm gjithė atė lėndė me tė cilėn ishte begatuar qysh prej fėmijėrisė shqiptare. Herbert dhe Holub janė zėra tė fuqishėm tė logjikės, Camaj ėshtė poet i ndjeshėm, poet i njė ndjeshmėrie tė paanė dhe shumė pranė frymės perėndimore tė poezisė mė tė mirė tė viteve ’60-’70, kur, si pėrgjigje ndaj harlisjes sė ēartur tė teknologjisė e ndaj himnizimit pa fre tė lėndės, mbizotėronte njė kahje, e kristalizuar tashmė nė ditėt tona, e kthimit tė artit tek arketipet e natyrės e tė jetės. Kėndej u kah edhe Camaj dhe, ashtu si “bashkudhėtarėt” e tij europianė e, para sė gjithash, ashtu siē i lipsej njė kthimi tė kėtillė pėr tė qenė mė i gjallė e mė i plotė, peshėn kryesore tė punės sė tij krijuese e hodhi tek gjuha. Dhe, nxitur nga kjo, mund tė themi pa drojė, se, me Camajn pėr herė tė parė, poezia shqipe ia doli tė ecė nė njė hap me simotrat e saj europiane.

Njohja e gjithandejme e Herbert-it dhe Holub-it i detyrohet sadopak gjuhės “sė ftohtė” tė secilit. Kurse poetė, anglezė, francezė, gjermanė, tė natyrės sė Camajt, sikurse guxova ta nėnvizoja atė mė lart, falė “epėrsish” tė njohura, nuk mund tė humbisnin, nė asnjė mėnyrė, nga fama, le ta quajmė, e tyre, aq sa poeti i njė gjuhe tė vogėl. Dhe, tekefundit, pėr kėta do gjendet njė poet shqiptar, hungarez, finlandez, qė, brenda mundėsive qė ofron pėrkthimi, t’i bėjė veprat e tyre tė flasin shqip, hungarisht apo finlandisht. E anasjellta ėshtė vėshtirė tė arrihet me Camajn. Fakti qė ai ėshtė pėrkthyer nė disa gjuhė “tė mėdha” dhe, megjithėkėtė, poezia e tij nuk ka bėrė ndonjė jehonė kushediseēfarė, vėrteton gjithė ēka po rrekem tė them nėpėrmjet kėtyre radhėve. Dhe, pėrpos kėsaj, asgjė tjetėr.

Gjuha. Fjala. Kuptimi a kuptimet e saj, pesha specifike emocionale, historia, marrėdhėnia tingullore me shoqet paraardhėse e vijuese, marrėdhėnia me heshtjet. Janė pikėrisht kėto qė krijojnė atmosferėn e njė poezie. Atmosfera e poezisė sė Camajt ėshtė tejembanė shqiptare. Poezia e Camajt vėshtron kah vetja, jo aq kah vetja si njeri, natyrisht, sesa si shqiptar. Jo aq si shqiptar i ndėshkuar e i pėrvuajtur nga historia, sesa si shqiptar i privilegjuar nga natyra e virgjėr, virtytet e folklori. Ngėrthimi i pandashėm i kėtyre me gjuhėn, e kufizon pa mėshirė mundėsinė e njė njohjeje mė tė gjerė e mė tė thellė tė veprės sė tij jashtė caqeve shqiptare dhe, pėr rrjedhojė, tė njė vlerėsimi mė tė drejtė. Por, pėr sa kohė nuk i’a kemi kthyer ende ne tė gjitha meritat, nuk mund tė varim shumė shpresa gjetiu.

Njė ditė, gjatė kohės kur shkruaja kėto radhė - mendime tė pėrcipta, nė tė cilat, pėr njė sėrė arsyesh, nuk mundem, tė paktėn hė pėr hė, as tė thellohem e as tė zgjatem -, tek bisedonim nė telefon, me poetin dhe mikun Ēelo Hoxha, qė ndodhet nė Angli, erdhi fjala te Martin Camaj; mė tha me tė qeshur: “Ne, shqiptarėt, duhet tė kryejmė, mė nė fund, njė akt civilizimi. T’i vendosim dinamit monumentit tė Skėnderbeut nė mes tė Tiranės e, nė vend tė tij, tė ngremė monumentin e Camajt”... Ide artistikisht e shkėlqyer.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara