HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Njė vepėr e duhur nė momentin e duhur

-- nga Prof. as. dr. Romeo Gurakuqi

Romeo Gurakuqi Vepra, "Prekė Cali, Piramida e kufijve tė Shqipėrisė", e publicistit shqiptar qė banon nė trojet arbnore nė Malin e Zi, Gjekė Gjonaj, qė botohet me rastin e 60 - vjetorit tė pushkatimit tė heroit, ėshtė njė gur i rėndėsishėm i radhės nė piedestalin e rivlerėsimit tė kreshnikut tė pamposhtur tė Alpeve Shqiptare. Them se ėshtė "gur i radhės", pėr arsye se procesi i kthimit nė vendin e merituar tė Heroit tė Vėrtetė tė Popullit Shqiptar, Prenkė Cali, ėshtė ende nė rrugėn e mbarė drejt pėrmbushjes, rrugė e nisur pas ēlirimit tė Shqipėrisė nga diktatura sllavo-komuniste e Enver Hoxhės mė 1991.

Nuk e konsideroj tė pėrfunduar njė rrugė tė tillė, mbasi vepra e Prekė Calit pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt ėshtė e gjerė nė kohė e hapėsirė, ngėrthen nė vetvete disa epoka tė rėndėsishme tė Historisė sė Shqipėrisė sė shekullit XX, tė cilat kanė nevojė pėr njė rivlerėsim tė pėrgjithshėm objektiv. Kėsisoj, tė pėrmbledhėsh tėrė aktivitetin e tij nė njė periudhė 50 vjeēare tė ngjeshur me ngjarje madhore historike ėshtė njė ndėrmarrje mjaft e vėshtirė nga pikėpamja profesionale. Megjithatė, vepra e Gjekė Gjonajt ėshtė njė arritje e rėndėsishme, e cila jo vetėm ka pėrmbledhė nė mėnyrė tė sintetizuar arritjet e deritanishme tė biografėve tė heroit, por u ka shtuar kėtyre arritjeve njė sėrė dokumentesh tė panjohur mė parė, tė nxjerra mė kujdes nga autori prej Arkivit Qendror tė Shtetit tė Republikės sė Shqipėrisė, dhe prej njė sėrė tregimesh mjaft tė vlefshme tė dėshmitarėve tė kohės.

Autori i veprės ėshtė njė stėrnip i heroit, e puna e tij e radhės ėshtė njė amanet stėrgjyshor, qė ėshtė rritur dhe pjekur sė bashku me tė. Gjekė Gjonaj sot ka tė drejtė tė ndihet i lehtėsuar, se ka plotėsuar njė detyrim shpirtėror jo vetėm tė tij; ai me punėn e tij ka ndėrtuar veprėn mė gjithpėrfshirėse pėr heroin, duke u bėrė njė thirrje tė gjithė studiuesve e biografėve pėr tė mos harruar heronjtė e mėdhenj tė vendosur nė errėsirė nga diktatura. Qė nė krye autori shprehet se "ēdo gjė e re qė do tė thuhet nė tė ardhmen pėr jetėn dhe veprimtarinė e Prekė Calit do tė mė gėzojė sikur ta kisha thėnė unė..., sepse ato do ta plotėsojnė edhe mė shumė figurėn e tij". Mė kėtė autori tėrheq vėmendjen e tė gjithėve se, historiografia shqiptare duhet tė rishkruajė historinė e popullit dhe tė heronjve tė tij. Kjo histori nuk mund tė modelohet mė mbi skemat e historiografisė zyrtare tė viteve 1945-1991.

Vepra e Gjekė Gjonajt vjen nė njė moment shumė tė rėndėsishėm pėr Malėsinė nė pėrgjithėsi dhe Kelmendin nė veēanti. Sot mė shumė se kurrė Veriperėndimi i trojeve etnike shqiptare ka nevojė pėr njė vemendje mė tė madhe, nė radhė tė parė nga bijtė e tij mė tė mirė. Kėtė e them sepse Malėsia kreshnike qė ruajti tė pastėr etninė shqiptare po zbrazet me njė shpejtėsi tė frikshme. Ēdo ditė stėrnipėrit e Lekėve tė Malėsisė largohen nga vendlindja stėrgjyshore me njė nxitim tė pamatshėm. Pėr ironi tė fatit, mė katastrofike paraqitet situata nė pjesėn e mbetur brenda shtetit amė. Tė braktisur nga ai qė duhet tė ishte shteti i tyre: pa infrastrukturėn elementare rrugore, pa shėrbimin parėsor shėndetėsor, me ndėrprerje drastike tė furnizimit tė energjisė elektrike, pa njė sistem dhe infrastrukturė arsimore tė pėrshtatshme, malėsorėt marrin ēdo ditė rrugėn e emigrimit. E shteti bashkėkohor i Tiranės, vazhdon tė mbetet indiferent, i patrazuar dhe i pashqetėsuar pėr fatin e atyre qė i dhanė emrin Shqipėrisė, tė atyre qė krijuan kryeqytetin e shtetit, tė atyre qė mbrojtėn sė bashku me kufirin veriperėndimor edhe gjuhėn e etninė shqiptare nė pėrgjithėsi.

E si mund tė mendohet qė shteti amė shqiptar do tė punojė ndonjėherė pėr ngritjen aq tė dėshiruar tė statusit tė shqiptarėve nė Mal tė Zi, apo pėr ndalimin e zbrazjes sė trojeve shqiptare atje, kur situata e trojeve tė Malėsisė nė shtetin e vet ėshtė nė njė gjendje krejtėsisht mė tė mjeruar??! Prandaj, mendoj se ėshtė detyrė e tė gjithėve tė ngrihet zėri qė tė ndalet tatėpjeta qė po pėson Malėsia nė tė dy anėt e kufirit dhe qyteti i tyre mė i dashur Shkodra. Ėshtė koha qė Malėsia tė mbėshtetet fuqimisht nė forcat e veta intelektuale e njerėzore pėr ndėrtimin e programeve tė vėrteta zhvillimore dhe kompensuese. Asnjė kullė malėsore tė mos mbetet e braktisur - ky duhet tė jetė qėllimi ynė mė i madh, sepse ky ėshtė edhe amaneti i Dedė Gjo' Lulit, Prenk Calit e heronjve tė tjerė tė Malėsisė.

Mirėpo njė gjė e tillė nuk mund tė realizohet vetėm me njė tė rėnė tė lapsit. Ėshtė koha qė pėrfaqėsuesit e Malėsisė nė parlamentet shqiptare apo malazeze tė jenė mendjet mė tė ndritura intelektuale tė popullit tė Malėsisė, ndėrsa Diaspora duhet ta sponsorizojė me ēdo kusht njė ndryshim tė tillė. Ėshtė koha qė Malėsorėt sot tė mbajnė me ēdo kusht piramidat qė mbrojti Prekė Cali. E sot kjo ndėrmarrje ėshtė vėrtet e vėshtirė, por plotėsisht e mundshme tė realizohet, dhe mjaft mė e lehtė sesa sakrificat e heronjve tanė tė mėdhenj malėsorė. Le tė shėrbejė kjo vepėr si njė nismė e re, si njė thirrje e kohės sonė pėr njė ringritje bashkėkohore tė Piramidės veriperėndimore shqiptare.

-- dėrguar nga Klajd Kapinova

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara