HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Berisha apo Nano?

-- nga Sami Gjoka

Sami Gjoka I dashur lexues!

Ky liber ėshtė shkruar nė nxitim e sipėr, me deshiren time tė nguteshme pėr t'u botuar para zgjedhjeve. Duke patur kėtė nė mendje,ju lutėm m'i falni gabimet nė tė shkruar. Kam rreth 10 ditė qė ri-shkruaj, thuajse pa pushuar, shkrimet qė pata postuar kohet e fundit, atje nė Shqipėri e njė pjesė tjetėr tė shkrimeve mė ėshtė dashur t'i pėrkthej nga Anglishtja, botuar vite mė pare kėtu nė SHBA, gjatė Krizes sė Kosovės.

Por, para se tė lexosh ketė liber, lexues i dashur, do desha nė mėnyrė tė sintetizuar, tė pėrmbledh disa nga mednimet e mia.
Nė radhė tė pare, ky libėr i drejtohet asaj pjese tė popullit shqiptarė, qė nė ndėrgjegjen e vet e ndjejnė vetėn disi mė pranė socialisteve.

Nga toni me tė cilin unė flas nė kėtė libėr, do tė ngjajė patjetėr si njeri i marrosur pas Sali Berishes dhe armik pėr vdekje i socialisteve. Nuk ėshtė aspak e vertetė. Unė vetė nuk e di se cilen rrymė ideologjike do ta bėja timen. Mendoj se nė shpirtin tim kam pak vend keqardhje pėr masat qė gjenden atje poshtė dhe si i tillė mendoj se socialistet do tė mė vinin mė pėr shtat. Pėrsa i pėrket demokracisė dhe Partisė Demokratike nuk mendoj se janė e njejta gjė.

Por kur flitet pėr kryesocialistet shqiptar, populli im i mashtruar, duhet tė kuptojė, se ata janė shėndėrruar nė ujqer nėn lėkura qengji, njerėz qė vjedhin besimin e popullit tė vetė pėr tė kenaqur jo thjeshtė familjet dhe klanet e tyre, qė do tė ishte gjysma e sė keqes, por interesat e shteti grek.
Teksa shkruaj kėtė libėr, kam patur nė mendje, fjalėt dhe kėshillat e miqeve tė mi, qė pėr njė arsye a tjetėr mendojnė se tė dy partitė janė filiza tė tė njejtit trung, dhe se caktimi i Nanos e i Berishes nė krye tė se ciles parti, ka qenė mė tepėr njė hedhje Bizhdili ku, fare lehtė mund tė kishte ndodhur qė Nano tė kishte veshur kollaren blu e Berisha tė kishte mbetur prap i kuq.

Kjo llogjikė pėr mua ėshtė justifikim pazotėsisė sonė pėr tu ngritur nga shtrati i pistė ku dergjemi prej vitesh. Nuk them qė s'ka ndodhur kėshtu. Nuk them se Berisha nuk ėshtė agjent i UDB-sė sikurse pėrrallisin shqiptarėt qė duan tė heqin vėmendjen nga pėrlyerja e politikės sonė me interesat e Athines prej Fatos Nanos, ashtu sikurse do tė ishte njė llomotitje e pamoraleshme tė themi qė ėshtė agjenit i serbeve pa patur fakte qė dėshmojnė kėtė.

Por po tė shohim zhvillimin e ngjarjeve politike nė mikroskop, tė dy partite kryesore tė vendit, burojnė nga moēali i Partiesė Komuniste, dhe duke qense PKSH-ja ka qenė njė sajesė e Beogradit, na lejohet tė jemi edhe pak tė dyshimtė, se tė dyja na sjellin llumin e dyshimit, se nėn rrogoz punojnė pėr tė tjerėt qoftė ata qė udhėheqin PS-en qoftė ata qė tėrheqin PD-en duke u ējerrė e share njėri tjetrin, fushatė pas fushate.

E djathta e vertėtė nė Shqipėri mungon. Ata qė kundėrshtonin partinė e Enverit ose u kalben burgjeve ose dolen nga burgjet tė "rrejedhur" pa dashur tė lėndoj individė tė vacantė qė nuk mund tė pėrfaqėsojnė realitetin.
Fėmijet e tyre nuk u lane tė shkollohen, u izoluan nė qėndra tė largėta rurale tė internimit. E kur moēali shterroi e dy rrekeza zunė tej moēalit tė rrjedhin, njėra me Nanon shkoi nga tė ishpėrkėdhelurit e tjetra nga tė djeg-e-ndjek-pėrndjekurit.

Mbi krye tė tė dyve janė po ish-komunistet. Ndaj nė prag tė kėtyre zgjedhjeve, me kėtė liber dua t'i drejtohem me force popullit socialist tė vėndit tim se pak rendėsi ka kush ulet nė krye tė vendit, Nano apo Berisha, tė dy shqiptarė janė qė u rriten nėn hijen e Enverit.

Ajo qė ka rendėsi ėshtė se qeveria e Nanos e ka kthyer vėndin, nė strofkull hijenash qė ushqehen me gjakun e shqiptarėve, mbytur nėn dallgat e detit nga skafistet e kuq, mė ėndėrra tė rrema se po shkojnė drejt Evropės.

Shqiptarėt qė kthejnė nga Evropa, kurr nuk u trajtuan mė keq se sa nga autoritetet shqiptare kur kthejnė nė atdhe. Vėndi ynė ėshtė kthyer nga Fatos Nano dhe klika e tij nė njė spital gjigand psiqik, ku tre milin banor vuajnė nga dėshpėrimi, sepse nuk kanė mundur tė marrin rrugėt e lodheshme tė kurbetit, e ledhatohen me buzėt prej neperke tė Nanos, sa pėr tė vjedhur votat zgjedhje pėr zgjedhje e pastaj kthehen prap tek kupa e helmit, harruar nė mjerimin e tyre.

Berisha apo Nano?
Thanė se nėse Nano ėshtė lidhur me greket, Berisha nga ana tjetėr ėshtė lidhur me serbet. Por pėr 5 vjet qė Sala ishte nė krye tė vėndit nuk i pashė serbet tė kontrollonin atė biznes tė paket qė kemi. Nuk i pashė serbet t'i sillnin shqiptarėt nga Serbia tė votojnė pėr Berishen siē ben grekėrit me emigrantet tanė qė kthehn tė votjnė zgjedhje pėr zgjedhje pėr qeverinė hije tė Fatos Nanos.
Sa kohė qė klika e Nanos qėndron nė krye tė vėndit, shteti ynė therritet nga bota si vėndi mė i korruptuar i Evropės.

Kur Sali Berisha, mėnjanė gabimeve se gabime ka bėrė edhe Klintoni e ben edhe Bushi i shteteve tė bashkuara, unė vetė kam patur nderin, tė dėgjojė ēdo tė premte nga departamenti i shteti, pėr punonjesit e tė cilit jepja mėsim, ta quanin udhėqesin me tė kompletuar e mė tė besuar tė lindjes ish komuniste. E kjo mė jepte nder nė sytė e tė tjereve.

Nė librin qė vijon, shkurar vetm pėr zgjedhjet, thirrja ime ėshtė pėr socilistet nė Shqipėri - Shqipėria duhet tė ketė mbi krye Berishen nėse nuk do tė mbete e lidhur pas qerres greke. Nė se kemi rrespekt pėr varret e tė pareve tanė, nuk duhet grekun ta lėmė tė vij e tė na pėrmjerr vatanin!

Sami Gjoka, 703-538-1113
http://www.proplocate.com

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara