HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Letėr e hapur Edi Ramės

-- nga Sami Gjoka, www.proplocate.com

Sami Gjoka I nderuar Zoti Rama.
Faleminderit per pershendetjen tuaj, qe ne te njejten kohe i drejtohet edhe shume shqiptareve te tjere. Taktike jo e keqe kjo per te siguruar pak me shume perkrahes, sidomos ndermjet te lekunderve.
Ne rradhe te pare urime qe jeni vene ne krye te PS-es.
Fatkeqesisht kjo Parti qe ju perfaqsonit dhe qe tani kryesoni ka emer jo te mire brenda dhe jashte Shqiperise.

Eshte ky emer qe ju (mos nenkupto personalisht) gjelat ne maj te mullarit socialist, i dhate kesaj partie, eshte ky emer arsyeja qe edhe me nje pelivan si Fatos Nano qe sic thote nje poet shqiptar nga Nju Jorku, njeh bythen e dreqit, humbi perkrahjen ne arenen nderkombetare.
Eshte emri i kesaj partie qe ju perfasonit dhe tani kryesoni arsyeja qe beri mijra shqiptare socialiste ne zgjedhjet e fundit, te flejne me mullinane per inate te tyres vjerre.

Ju Zoti Rama thoni se do te punoni per nje parti socialiste me te mire. Ketu gaboni rende zoti Rama. “Me te mire” nenkupton pajtesen tuaj me imazhin tejet te dobet te Partis suaj kur ne fakt ju duhet te tjetersoni komplet imazhin e saj dhe jo te permisoni dicka qe sqe kurre e mire, pervecse qe kundra partis se Berishes, qe shumekush per arsy te tyre se honepsen dot.

Nese doni qe shqiptaret e thjeshte - populli fukara - qe beson tek idete gjoja te partise suaj pa ide - pervec idese se bashkepunimit me fqinjet e jugut ne dem te Shqiperise, te kthehen prap e te votojne per ju, nuk duhet te permisoni imazhin e socialisteve, por duhet ta ndryshoini nga rrenjet kete imazh jo si imazh i nje klike gangsterash qe shesin nenen tek greku per nje dite me gjate ne karrige, dhe nje llogari me te fryer ne banke nepermjet korrupsionit. Jam krejt i nje mendimi me ju kur deklaroni se Partia Socialiste e Shqiperise eshte sot ne opozite, por nuk eshte ende opozita qe u lypset shqiptareve e Shqiperise ne rrugen e integrimit evropian.

Uroj qe ketej e tutje bosat e kuq (perfshire edhe ju ketu) nuk do ngrejne zerin neper sheshet e Tiranes si dikur, kur shajne Berishen, por do te kritikojne me argumenta bindese pse ju jeni nje alternative me e mire se Berisha.
Njeriu ska pse ngre zerin per te ri-forcuar argumentin e tij. Ngritja e zerit neper sheshe eshte ulurima qe fatkeqsisht njeriu trashegoi nga parardhesit e vet, dhe sa me pak ulurime e sa me teper llogjike - krijon me teper respekt se kemi te bejme me njerez qe mund t’i besosh te ardhmen.
Edhe njehere shpresojme qe nen udhehqejen tuaj te kemi nje Parti qe afron nje te ardhme me te mire per vendin; jo me te mire se partia e Nanos por se partia qe sot kryeson.

Shpresojme qe ju Partite llomotitese te shumezhurmimit per asgje deri tani do te konkurroni me njera tjetren, ketej e tutje ne baze te parimit se kush afron alternative me te mira per begatine e Shqiperise dhe jo kush thur komplote me te sukseshem per te ri-marre ne duart e veta per perfitime individuale e klanesh familjare timonin e qeverisjes se vendit.

Sami Gjoka
703-538-1113
http://www.proplocate.com

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara