HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Stavileci: Statusi politik duhej tė favorizonte decentralizimin dhe jo decentralizimi tė favorizojė statusin politik

-- intervistė nga Angjelina Verbica, DW, 24.02.2005

Intervistė me Prof. Dr. Esat Stavilecin, ekspert i sė drejtės kushtetuese nė Kosovė.

DW: Pėrse decentralizimi nė Kosovė shtrohet si njė nga ceshtjet prioritare tė plotėsimit tė standarteve. Pse nevojitet ai nė Kosovė, njė vend tė vogėl prej 2 milionė banorėsh?
Prof. Dr. Esat Stavileci Staveleci: Unė mendoj se decentralizimi nė Kosovė sot shtrohet mė shumė si trysni politike dhe se e gjitha ajo qė do tė ndodhė nė kete proces nė kete fazė i ngjan mė teper kryerjes sė njė misioni politik, sepse ndryshe unė mendoj se ėshtė statusi politik ai qė do tė favorizonte decentralizimin dhe jo e kunderta qė decentralizimi tė favorizojė statusin politik. Kam njė pėrshtypje se ka edhe disa paqartėsi rreth vetė kuptimit tė nocionit, sepse shumė kush qeverisjen vendore dhe decentralizimin po i vendos nė raport sinonimesh ėshtė fjala pėr njė raport vertetė tė ngushtė midis tyre, saqė edhe nė teori, por edhe nė praktikė vėshtirė tė caktohet kufiri.

Megjithatė dallimi qėndron. Qeverisja vendore ka karakter kushtetues, meqė sigurohet dhe garantohet me kushtetutė dhe mendoj se edhe procesi i nisur i decentralizimit ėshtė shprehur nė mėnyre figurative sikur ta vendosni karrocėn para kalit prandaj pėrshtypja ime ėshtė se ka qenė dashur tė pritet me procesin e vendosjes sė statusit politik dhe pastaj tė pėrcaktohen modalitetet nė mėnyre tė veēantė, pasi qė i referohet popullates dhe kėrkesa themelore e tij ėshtė qė shėrbimet publike t'u ofrohen qytetareve tė merren edhe mendimet edhe opinionet e qytetareve nė lidhje me modalitetin dhe t'i quajmė ashtu politikat praktike tė decentralizimit.

DW: Nė se realizohet decentralizimi cilat janė pėrparėsitė dhe cilat janė mangesite e kėtij procesi?
Staveleci: Kur bėhet fjalė pėr pėrparėsitė e decentralizimit vertetė ato janė tė numėrta psh shpėrndarja e pėrgjegjėsive nė mė shumė shkallė, afrimi i shėrbimeve qytetarit, shkurtimi i rrugės sė komunikimit tė pushtetit me qytetarin pėrshtatja kushteve dhe rrethanave tė mjedisit tė caktuar, vazhdimisht po flas pėr pėrparėsitė, pastaj identifikimi mė i lehtė i parregullsive, individualizimi i pėrgjegjėsive, mirėpo njėkohėsisht edhe nė teori edhe nė praktikė bėhet fjalė edhe pėr mangėsitė e decentralizimit. Prej mangėsive po i theksoj tri si mė tė rėndėsishme: mungesėn e kujdesin pėr interesin mė tė gjere, theksimin e tepruar tė interesit tė pjesshėm dhe mosfunksionimin e kontrollit dhe pikėrisht nė keto tri mangėsi unė shpreh njė dro time relativisht tė madhe profesionale se vendosja sot e njė procesi tė decentralizimit nė Kosovė mund tė jetė me pasoja pėr neser. Njėkohesisht siē kam parasysh edhe mėsimet nga rajoni qė flasin pėr njė shpėrputhje tė madhe nė mes normatives dhe reales, sepse pėrgjithesisht mendoj se ekziston njė dallim shumė i madh midis ėshtė dhe duhet dhe ne sikunder perhere flasim se ėshtė ajo, qė do tė duhej tė ishte dhe pėr mbylljen nė vete dhe parcializimin e interesave tė pėrgjithshme, sikurse dhe pėr mungesen e sinkronizimit tė informatave.

DW: Cilat janė format e shprehjes sė decentralizimit qė do tė aplikohet nė Kosovė.
Staveleci: Mund tė bėhet fjalė pėr bartje tė ndryshme tė funksioneve prej qėndres nė pjeset e saj. Njė, nėpėrmjet kryerjes sė punėve, ruajtjes tė sė drejtės sė vendosjes dhe kontrollit mbi punėt e transferuara dhe vendimet e marra. Mė pastaj nėpėrmet kryerjes sė punėve dhe 5 39???. Ekzistojnė tri shprehje tė decentralizimit dhe nė njėrėn prej tyre synojnė serbet. E para ėshtė delegimi qė nėnkupton bartjen e punėve nga qėndra nė shkallė mė tė ulėta dhe unė mendoj se kjo punė do tė mund tė bėhej pikėrisht sot nė Kosovė, perderisa nuk do tė vendosej procesi i plotė i decentralizimit, e dyta decentralizimi organizativ qė nėnkupton mbartjen e punėve dhe njėkohėsisht organizimin e njėsive tė reja dhe e treta decentralizimi politik, qė nėnkupton mbarjten e punėve zgjerimin organizativ tė shkallėve mė tė ulėta dhe krijimin e mekanizmave kontrolluese, politike ndaj shkallėve mė tė ulėta. Ajo qė synon qeveria serbe dihet se nė programin e saj ėshtė pėrherė ideja pėr territorializimin e ēėshtjes serbe nė Kosovė. Kosova ballafaqohet me obstruksionin serb tė krijimit tė organeve paralele dhe tė enklavave nė baza etnike.

DW: Decentralizimi bėhet me qėllim integrimin e pakicave. Nė se bėhet njė mbartje mė e thellė e kompetencave atėherė a do tė kishte rrezik qė kjo tė ēonte nė dezintegrim?
Staveleci: Decentralizimi nė dukje tė parė bėhet me qėllim tė integrimit, mirėpo ėshtė njė rrezik i madh, qė po qe se kalohen shumė kompetenca pastaj do tė mbyllej me dezintegrim. Kam pėrshtypjen dhe u sugjeroj institucioneve tona tė bėjnė studime teorike dhe empirike nė mėnyrė qė tė ndėrtohet njė model i decentralizimit, i cili sė pari do tė ishte shoqėrisht i pranueshėm, politikisht i pėrshtatshėm, profesionalisht racional, organizativisht funksional. Kujdes ju lutem etnikisht i hapur, por jo etnikisht i mbyllur siē po synohet tė vendoset. Nė planin e qeverisė sė Kosovės ka krijim tė komunave tė reja, disa nga ata komuna ndertohen mbi kritere etnike. Kemi edhe njė problem tjetėr qė ėshtė problemi i pėrballimit tė kufizimeve nėpėr tė cilat po kalon qeverisja institucionale nė Kosovė.

Ka shumė ēėshtje tė hapura nqs mė lejohet t“i pėrmendė disa nga ata. E para meqenėse Kosova dhe institucionet e saj ende nuk kanė pushtet dhe mė pak centralizim tė tij ēfarė do tė mund tė decentralizohet? E dyta a mund tė depushtetezohet Kosova pėrpara se tė pushtetėzohet. Dhe e treta kėrcenon rreziku qė pushteti nė Kosovė tė reduktohet nė kornizat e qeverisjes vendore. Si ėshtė e mundur qė tė barten kompetencat e mirėfillta nė organet vendore para se tė krijohet pushteti qėndror nė Kosovė dhe e katėrta meqenėse institucionet e Kosovės nuk kanė kompetenca tė plota dhe meqenėse nuk i shtrijnė autorizimet e veta nė tėrė territorin e Kosovės a duhet tė favorizohet pėrshpejtimi i procesit tė decentralizimit. A duhet pritur procesi i vendosjes pėr statusin e Kosovės dhe pastaj mbi ata kritere tė pėrzgjidhet modaliteti mė i pėrshtatshėm edhe politikisht edhe shoqėrisht i pranueshėm.

DW: Cfarė ndikimi do tė ketė decentralizimi nė procesin politik, tek statusi?
Stavileci: Me shumė politike ndoshta pėr faktin se nė dukje tė parė do tė mund tė llogaritej nė pjesėmarrjene serbėve, sepse ka rrezik qė nėpėrmjet tij ata tė kenė krijuar pėrshtypjen e pėrligjjes sė enklavave serbe, krijimit tė territoreve tė pastra serbe. Nga aspekti ekonomik, edhe pse nuk jam ekonomist me vokacion, kisha dashur tė permend se si do tė perballohej njė gjendje ekonomike aq e rėndė nė Kosovė me njė varfėri skajsmėrisht tė theksuar, kur dihet pėrqindja e njerezve qė jetojnė nė varferi tė skajshme dhe si do tė ngarkohej buxheti edhe ashtu i varfėr i Kosovės me krijimin e komunave tė reja, tė cilat sipas mendimit tim, meqė po vendosen nė rrethe tė ngushta politike do tė mund qė pėr ēdo ditė dhe pėr ēdo periudhė tė dilnin dhe nuk do t“i dihej numri i tyre nė tė ardhmen.

DW: Pėrveē komunave mė tė fuqishme ka edhe komuna tė dobeta. Nė ē“mėnyre do ta pėrballojnė decentralizimin komunat e varfėra qė nuk prodhojnė asgjė?
Stavileci: Gjendja ekonomike nė Kosovė pergjithesisht e dini si ėshtė katandisur, prandaj dhe pyetja qė po shtroni ėshtė njė prej problemeve mė tė theksuara. Dhe ndoshta ketu duhet tė mendonin ata qė mendojnė tė hapin procesin e decentralizimit se me ēfarė do tė mund tė mbijetonin ata komuna me njė buxhet shumė tė varfėr, sa qė unė figurativisht shpeshherė e shpreh se buxheti i Kosovės ėshtė sa shtatė a tetė lojtarė mė tė mirė tė futbollit evropian.

DW: A do i kushtojė procesi i destabilizimit Kosovės?
Stavileci: Ai do t“i kushtojė Kosoves, unė mė teper po e vė theksin politikisht, sepse po qe se do tė pėrmbyllej me dezintegrimin nė vend tė integrimit atėherė qė do tė ishte paragjykues pėr statusin e Kosovės dhe nė kėtė mėnyrė pasojat pėr tė ardhmen do tė ishin vertetė tė mėdha.

DW: Cmendim keni pėr projektet pilot pėr komunat pilot, programi parashikon jo vetem komuna serbe, por edhe komuna gorane, boshnjake.
Stavileci: Po aty ėshtė problemi. Unė si njė njeri qė jam vendosur nė njė trekėndesh lėndesh, qė mbaj nė universitet e drejta administrative, adminsitratė publike dhe qeverisje vendore kam mėsuar pėr shumė sisteme. Mirėpo nuk kam ndeshur pothuajse askund projekte tė kesaj natyre, sepse vendosja e projekteve pilot dhe e komunave pilot ka njė synim tė baraspeshimit, tė krijimit tė njė komune tė re shqiptare, siē thuhet nė Junik por ajo mė teper behet pėr tė vendosur rezultat te barabarte me fjala vjen njė Gracanicė etj. Juniku sipas mendimit tim do tė mundesonte kriteret pėr tė qenė komunė me shumė anė tė tjera, duke mos e pėrmendur karakterin etnik. Juniku nuk bėhet mbi atė bazė. Junikun mund ta krijonim si komunė nė bazė tė kritereve tė tjera, e para se ėshtė nder fshatrat mė tė mėdha tė Kosovės, e dyta se ka njė shkalle tė pėrgjithshme tė zhvillimit shoqeror dhe ekonomik. Rreziku qėndron se nėpėrmjet projekteve pilot do tė hynin nė disa borxhe tė mėdha ekonomike dhe politike nga tė cilat vėshtirė se do tė dilnim neser.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara