HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


“Gazetare dhe publicistė shqiptare” risi ne gazetarinė shqiptare

Unioni i Gazetareve Profesioniste te Veriut boton pėr here te pare Fjalorin Enciklopedik

UGPV - logo Pas njė pune mbi 2-vjeēare, nje staf shume kompetent dhe profesional i ka dhėnė jete te parit fjalor enciklopedik “Gazetare dhe publicistė shqiptare”. Njė merite te jashtėzakonshme ne kėtė risi ne median shqiptare ka organizatori dhe drejtuesi i kėtij stafi, prof.dr. Hamit BORICI, njė nga pedagoget e pare te gazetarisė ne Shqipėri, “Anėtar Nderi” i Unionit te Gazetareve Profesioniste te Veriut (UGPV) me qendėr ne Shkodėr. Njė hulumtues shume kembengules dhe sistematik, prof. Borici i ka dhuruar jo vetėm gazetarisė shqiptare, por edhe kombit tone njė visar te paēmuar dhe unikal ne llojin e tij.

Ne faqet e kėtij libri, gjenden figurat me te njohura te gazetarisė shqiptare qe nga fillimet e kėtij profesioni sa fisnik, aq edhe impenjativ dhe i vėshtirė. Sigurisht, sado te mundohemi te pėrcjellim atė qe gjendet ne faqet e kėtij botimi, ėshtė shume e vėshtirė pa patur ne dore Fjalorin Enciklopedik “Gazetare dhe Publicistė Shqiptare”. Puna e bere, pėrfshin njė hapėsirė voluminoze jo vetėm ne kohe, por edhe ne shtrirje gjeografike. Pėrfaqėsues dhe drejtues te mediave te ndryshme, te shkruara apo elektronike nga Shqipėria, Kosova, Diaspora, Maqedonia etj., janė te pranishėm me aktivitetin e tyre. Thuajse te gjithė personazhet e kėtij libri, pėrveē se me biografinė e tyre jetėsore e profesionale, janė te pranishėm edhe me foto.

Libri ne fjale, vjen si njė botim i Unionit te Gazetareve Profesioniste te Veriut (UGPV), i cili iu pėrgjigj menjėherė ftesės qe iu be nga kryeredaktori i kėtij botimi, prof. Dr. Hamit BORICI. Duhet thėnė se ky libėr, i shtohet tashme botimit te nisur dhe qe shume shpejt do te vijoje i gazetės “VERIU”, organ i kėsaj shoqate. Ne ambiciet pėr te ardhmen te UGPV-se ėshtė vijimi i aktivitetit ne fushėn e botimeve, jo vetėm te librave apo te gazetės, por edhe te shume materialeve te tjera qe nxjerrin ne pah punėn e gazetareve te kėsaj treve.

Nuk mund te leme pa pėrmendur dhe falėnderuar publikisht edhe atė qe mundėsoi botimin e kėtij fjalori, Albtelekom sh.a. dhe ne mėnyre te veēante drejtorin e pėrgjithshėm, Ferhat LLUKACEJ. Qe ne momentet e pare te aplikimit te projektit te pėrbashkėt te UGPV-se dhe te prof. Boricit, Albtelekom dhe drejtori Llukacej, u treguan mjaft dashamires duke mbėshtetur kėtė nisme nga ana financiare.

Ndėrkohė, sqarojmė te gjithė ata qe pėr njė arsye apo tjetėr, nuk e kane gjetur emrin ne kėtė botim, se mėnyra e pėrfshirjes se pėrfaqėsuesve te medias, ka qene pak e shume vullnetare. Kėshtu, pėrmes mediave, ėshtė njoftuar pėr mundėsinė e botimit te Fjalorit, ndėrsa ėshtė dashur te plotėsohet njė formular me shkrim apo edhe me internet. Ne kėtė kuadėr, ka qene vete prof.

Borici por edhe pjesėtare te tjerė te stafit te tij, qe kane kontaktuar edhe direkt me gazetare apo drejtues mediash te spikatur pėr kėtė qellim. Gjithsesi, stafi i kėtij botimi, mendon se ky ėshtė vetėm hapi i pare. Shume shpejt do te startoje puna pėr rifreskimin e Fjalorit. Megjithatė, jemi krenare qe pėrkrah emrit te nderuar te prof. Boricit si kryesues i grupit te punės ne kėtė botim, edhe Unioni i Gazetareve Profesioniste te Veriut ka regjistruar emrin tij ne kėtė botim unikal ne llojin e tij.

Pėr te gjithė ata qe duan te kenė njė visar te ēmuar ne bibliotekėn e tyre, libri tashme ėshtė ne te gjitha libraritė kundrejt njė ēmimi simbolik 1000 leke.

Zyra e Shtypit e UGPV-se

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara