HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


LETER E HAPUR

Ku po e ēon Nano Shqipėrinė?!

-- nga Ylber Mesini, Koha Jonė, 25 Shkurt 2005

Zoti Lesi,

Duke ndjekur debatin tuaj me kryeministrin e tanishem (po i permend vetem postin se nuk ia ze dot emrin), perpiqem t'i analizoj gjerat me thelle, per te kuptuar deri ku shkon e keqja qe na ka kapluar prej kohesh. uk i di motivet e perpjekjeve tuaja per te ndricuar disa gjera te renda e te hidhura qe lidhen drejtpersedrejti me kryeministrin, por jam i bindur se edhe nese ne deklarimet tuaja mund te kete gjera te paqarta, zullumet e atyre njerezve ne krye te pushtetit (jo te shtetit, se ky nuk ekziston ose nuk funskionon) jane aq te renda sa justifikojne cdo reagim. Kryetari i pushtetit aktual i ka hipur kalit se prapthi dhe nje Zot e di se ku do ta mbaje turrin. Por nje gje eshte e sigurte; per te arritur atje ku do ai, nuk do te ngurroje ta gropose kete vend edhe me thelle nga sa e ka groposur.

Se nga i vjen kjo aftesi nuk jam ne gjendje ta kuptoj; se nga i vjen kjo perbuzje dhe mllef per kete vend qe quhet Shqiperi dhe njerezit e saj, as psikanaliza frojdiane nuk me ndihmon. E ka ndare mendjen qe te beje cfare te doje dhe i eshte mbushur mendja se askush nuk mund ta pengoje. Jeniceret e partise se tij i ka tredhur deri aty sa i peshtyn e i akuzon per nje mije te zezat, e ata nuk guxojne te kene dinjitetin me minimal. U fyen edhe familjet e pastaj i fut ne qeveri. Ndonje qe iu kundervu, e largoi nga partia. Sic duket ne oborrin e tij e keqja ka arritur ne piken e ngopjes dhe nuk ka prapakthehu. E ka ndare mendjen t'i bjere botes kryq e terthor me taborrin e tij per qejfe e me parate e mjeraneve te ketij vendi, kur keta te fundit mbyten ne det, rrezikohen nga uria prej fatkeqesive natyrore, dhe ku te rinjte vetem enderrojne te largohen per nje fat me te mire ne vende te tjera.

Pasi ka bere sus partine e tij, me ata fare burrash qe nuk shkojne as ne ... pa lejen e tij, administraten qe e ka kthyer ne oborrin e vet, duket se ka vendosur te nenshtroje perfundimisht edhe vete popullin e ketij vendi, ose te pakten keshtu enderron. Eksperienca e nje gjeje te tille ekziston sepse eshte jo shume e larget, me pak se dy dekada. Dhe ai e njeh mire ate lloj psikologjie. Institucionet prej kohesh i ka nenshtruar, perfshire edhe Prokurorine. Kjo e fundit nuk ka arritur ne gjithe keto vite te hape nje dosje korrupsioni, i cili po i merr shpirtin ketij vendi dhe Shqiperia tregohet me gisht per nje gje te tille. Para etheve te tij per pushtet, para e sundim, eshte i pafuqishem edhe kryetari i shtetit.

Pas disa muajsh pushteti do vihet ne prove. Kryetari i pushtetit te tanishem ka pergatitur skenaret per ta ruajtur ate. Tani po nxjerr nga menga nje karte te tmerrshme me te cilen kercenon duke paralajmeruar tmerrin e madh nese ndokush tjeter, pervec atij, vjen ne pushtet. Nese fiton dikush tjeter, vendin e pret lufta veri-jug, domethene shkaterrimi, gjakderdhja, coptimi e cdo gje tjeter qe i prodhon mendja e zeze e pushtetarit kryesor te vendit. Prandaj, ti zoti Lesi mos u habit se si merr guximin ai te te padise e te fuse ne burg, kur ai eshte gati t'i vere zjarrin vendit per hir te parase. Natyrisht ai do te ike per vete dhe zjarrin qe do ndizte do ta kundronte nga larg, e pastaj do te kthehej, apo do ta dergonin ne rolin e zjarrfikesit. Ne lufte ai nuk eshte trim dhe i mbush mire b.... Le te tjere budallenj te luftojne.

Eshte i sigurte qe e ka nje tabor fanatikesh pas vetes, qe jane gati te ndezin pishtaret. Pak kohe me pare na kercenoi me skenarin e Qipros, kurse tani e thote hapur ate qe mendon te pergatise nese humbet parajsen e vjedhur nga kafshata e mjeraneve te ketij vendi. Skenari i tij nuk eshte pjelle e imagjinates, por skenar i perpunuar diku e qe ne 97-n u perpoqen ta provojne, fatkeqesisht edhe me duart tona. Na ishin errur yte nga humbja dhe nuk shihnim se po luhej me fatkeqesine tone. Beme vetvrasje, por nuk u shuam se ndoshta akoma e kemi instiktin e mbijeteses dhe nuhatjen e rrezikut.

Por demi qe shkaktuam ishte i madh, dhe me kete dem na kercenon edhe ai qe eshte betuar te te fuse ne burg. Edhe une qe shkruaj tani kam faj ne 97-n. Godisja me gure policet se me dukeshim si ata qe me kishin rrembyer parate. U terhoqa shpejt se pashe se te tjeret kishin te tjera hesape. Pasojat po i vuajme edhe sot. Jo sepse protestuam. Per kete beme mire dhe perseri duhet te ngrihemi. Por nuk e kuptuam shpejt se po perdoreshim, dhe tani duan te na perdorin perseri, por kesaj radhe qe te mos revoltohemi, te mos votojme kunder se perndryshe...

Ata qe na mashtruan kerkojne te ruajne thesaret dhe jane gati te na shkrumbojne nese u ikin karriget. Skenari eshte i zi. Pakkush po e ngre zerin per t'i prere hovin kesaj hordhie plackitese mongole qe pergatit mynxyre. Ku jane intelektualet, akademiket, publicistet. Si nuk del dikush ta padise ate kryepushtetar hajdut, qe per te ruajtur karriken dhe parate na kercenon me lufte gjeografike. Ku eshte Prokuroria, Presidenti, Parlamenti? Kane veshe te degjojne? Ku jane ata qe flasin per ndergjegje kombetare, qe ulerijne per patriotizem, kur kryepushtetari kerkon te na korrigjoje edhe historine, se keshtu i thone te tjeret.

Prandaj zoti Lesi, mos u ēudit qe ai po perpiqet te te fuse ne burg. Mos u ēudit se si e perdor kryeprokurorin, e te tjere si ai. Nje njeri qe eshte gati t'i heqe vendit historine, qe tallet me mbytjen ne det tė bashkekombasve te tij, qe kundron ngricen dhe fatkeqesine e shqiptareve nga Dubai, qe po nxiton t'ua shese te tjereve edhe ato pak gjera qe i kane mbetur ketij vendi, per hesap te vet, qe eshte gati te na fuse ne gjakderdhje nese nuk ia lejojme perjetesisht pushtetin, nuk i hyn ne sy jeta jote. Ti thjesht je nje gjemb qe e ngacmon, e tani po perpiqet te te heqe qafe me mllef se i ke sjelle shume andrralla.

Do te donte te te shqyente e te te thithte gjakun, instinkt i shtuar edhe nga dikush tjeter ne krah te tij. Me kete rast u jep nje mesim perfundimtar atyre qe perpiqen ta pengojne. Por ai eshte nga ata qe nuk pyet as per dinjitetin e vet dhe te ngre ty ne post te larte nese i intereson. E ka bere me te tijte; me Bacin, Nacin e te tjere. Vetem se si duket ti nuk je perlyer si ata te tjeret dhe nuk ka ku te te kape per te te mbyllur gojen, prandaj ka mbushur koburen e kryeprokurorit.

I dashur z. Lesi, eshte koha per te dhene alarmin qe neser te mos pendohemi nese e shohim veten viktima te skenarit te pergjakshem te kryepushtetarit.

Tirane, 24 shkurt, 2005

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara