HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


A vlen tė komentosh nė gazetė?

-- nga Dr. EDUARD ZALOSHNJA
(Botuar ne gazeten Panorama)

Eduard Zaloshnja Nė Greqi, njė kopje gazete lexohet nga shtatė vetė; nė Shqipėri, tė paktėn nga pesė. Pra njė gazetė me 20 mijė kopje i bie tė lexohet nga 100 mijė shqiptarė. Por a ndikohen ata nga ē'lexojnė?

Nė prag tė vitit tė ri, ėshtė bėrė traditė qė njerzit tė diskutojnė pėr gjėrat qė duan t'i ndryshojnė nė jetėn e tyre pas mbylljes sė vitit tė vjetėr. I ndikuar nga kjo traditė, nga fundi i dhjetorit, po diskutoja edhe unė me ca miq rreth vendimeve tė mia pėr vitin 2005. Ndėr to, ishin vendimet qė tė mos tymos mė cigare, qė tė luaj mė shumė tenis, etj. Kur mbarova sė diskutuari listėn e vendimeve, njėri prej miqve mė tha se ndoshta do bėja mirė tė shtoja nė tė edhe mosbotimin e komenteve nė gazetė. Dhe kėtė sugjerim ai e mbėshteti nė argumentin se ato lexohen shumė pak e se, edhe po tė lexoheshin, lexuesit nuk do tė ndikoheshin shumė nga to.

Sugjerimi i mikut tim mė bėri tė analizoj pėr disa caste nė mendje nė se me tė vėrtetė ia vlen ta harxhoj kohėn pėr komentet qė botoj herė pas here nė gazetė. Sepse, nė fund tė fundit, kohėn qė shpenzoj pėr to e shtrydh me mundim nga koha e destinuar pėr detyrimet e mija profesionale e familjare.

Pyetja fillestare qė i bėra vetes tek po peshoja nė mendje vlerėn e komentimit nė gazetė ishte se sa banorė tė Shqipėrisė lexojnė gazeta. Pėr t'iu pėrgjigjur kėsaj pyetje, mė erdhi nė ndihmė njė informacion rreth leximit tė gazetave nė Greqi, tė cilin ma kishte dėrguar njė mik me e-mail. Sipas tij, i binte qė njė kopje gazete nė vendin fqinjė tė lexohej mesatarisht nga shtatė veta. Duke e konsideruar tė saktė kėtė statistikė, dhe bazuar nė ngjashmėrinė e traditave kulturore midis dy vendeve, abstragova se nė Shqipėri, njė kopje gazete lexohet nga tė paktėn pesė veta. Ndėrsa duke e shumėzuar kėtė shifėr me numrin e kopjeve qė shet gazeta ku botoj zakonisht, llogarita qė rreth 100.000 veta mesatarisht e lexojnė atė ēdo ditė.

"Njė shifėr jo e vogėl kjo pėr njė vend me 3 milion banorė", mendova tek po bėja llogaritė. Por kuptohet qė kjo shifėr nuk ma qetesoi shpirtin. Sepse pa pėrgjigje kishte mbetur njė pyetje tjetėr shumė mė e rėndėsishme. "Gjė e mirė ėshtė qė gazeta ku botoj lexohet nga shumė njerėz", i thashė vetes tek imagjinoja se si kopjet e saj kalojnė dorė mė dorė nėpėr zyra, familje, apo kafenera, "por problemi ėshtė se sa ndikohen lexuesit nga komentet e gazetave nė pėrgjithėsi". Dhe pėr t'iu pėrgjigjur kėsaj pyetje solla nė mendje shembujt e mėposhtėm.

Kishte vite qė komentatorė tė ndryshėm shkruanin pa rreshtur pėr domosdoshmėrinė e strukturimit tė partive politike shqiptare sipas parimit "njė anėtar, njė votė", si dhe tė shndėrrimit tė tyre nė parti elektorale. Dhe erdhi njė pikė kur dukej se tė shkruajturit rreth asaj teme nuk do tė sillte asgjė tė dobishme veē bezdisjes sė kotė tė lexuesve. Por erdhi dita qė njė parti jo pak e rėndėsishme si LSI-ja tė shpallte se do tė strukturohej pikėrisht sipas atyre parimeve. Tė shtyra nga kjo nismė, duket se shembullin e LSI-sė do ta ndjekin eventualisht edhe dy partitė mė tė mėdha tė vendit, PD-ja e PS-ja. Dhe pyetja ėshtė nė se erdhėn kėto ethe reformuese si pasojė e "infektimit" tė opinionit publik nga komentatorėt apo jo. Dhe pėrgjigjia ime ėshtė: "Ndoshta po".

Kishte vite qė komentatorė dashamirės ndaj opozitės ose thjesht tė deziluzionuar nga koalicioni qeverisės shkruanin pėr nevojėn e afrimit tė intelektualėve me integritet pranė PD-sė. Ndėrkohė, skeptikėt e kėsaj ideje, duke pėrmendur faktin qė udhėheqėsi i PD-sė ėshtė njė njeri qė nuk i merr kollaj kthesat, e quanin tė kotė pėrpjekjen pėr t'i mbushur mėndjen atij tė eklipsonte militantėt e bindur nė favor tė figurave intelektuale qė ndoshta nuk do t'i kishte nėn kontroll tė plotė. Por erdhi dita qė ai tė mbėshteste figura si kryetarėt e bashkive tė Elbasanit, Korēės, e Sarandės, tė cilėt i dhanė fitoren PD-sė nė qytete tė kontrolluara mė parė nga e majta. I shtyrė nga ai sukses, duket se Kryetari i PD-sė ėshtė tani mė se i vendosur ta zgjerojė pjesmarrjen e intelektualėve nė fushatėn e aktuale zgjedhore, pavarsisht se kjo strategji mund tė krijojė pakėnaqsi nė rradhėt e militantėve PD-istė. Dhe pyetja ėshtė nė se erdhi ky ndryshim i kryeopozitarit si pasojė e ndikimit tė komentatorėve nė opinionin publik apo jo? Dhe pėrgjigjia ime ėshtė: "Ndoshta po".

Kishte vite qė komentatorė tė shqetėsuar prej xhunglės urbane tė krijuar nga ndėrtimi pa leje i gjithfarė kioskash e lokalesh nėpėr rrugėt e parqet e Tiranės shkruanin pa rreshtur pėr nevojėn e prishjes sė tyre e pėr vendosjen e njė farė rregulli urbanistik nė kryeqytet. Ndėrkohė, nėpėr kafene, kėta komentatorė ndoshta pėrqesheshin tek flitej pėr lidhjet e fshehta ose tė hapura qė kishte aksh pronar lokali me aksh politikan. Por erdhi njė ditė qė tė gjithė kioskat dhe lokalet e paligjshme tė prisheshin nė Tiranė. Mė pas, kjo shkundje tektonike filloi tė shpėrndahej nėpėr qytete tė tjera tė Shqipėrisė, pėr tė mos thėnė edhe tė Kosovės. Dhe pėrsėri, pyetja ėshtė nė se erdhi kjo shkundje si pasojė e bombardimit tė vazhdueshėm tė publikut nga komentatorėt apo jo? Dhe pėrsėri, pėrgjigjia ime ėshtė: "Ndoshta po".

Pėrdorimi i fjalės "ndoshta" nė pėrgjigjet e mėsipėrme ėshtė tregues i pavendosmėrisė qė kam pėr t'i dhėnė njė pėrgjigje tė prerė pyetjes sė ngacmuar nga vėrejtja e mikut tim, e cila u bė shkak pėr kėtė shkrim. Dhe kjo pavendosmėri ėshtė mė se e kuptueshme nė kushtet kur nuk ekzistojnė studime rreth rolit qė luan media e shkruar nė pėrpunimin e opinionit publik shqiptar e tė rolit qė ky i fundit luan nė vendimmarrjen e politikanėve. Por pavarsisht nga kjo, pėr lexuesit qė kanė arritur tė vazhdojnė leximin deri nė kėtė rresht tė artikullit, ėshtė bėrė mė se e qartė se, tani pėr tani, jam i prirur tė besoj qė jo tė gjitha ato qė shkruhen nė komentet e gazetave pėrfundojnė nė koshin e plehrave. Dhe verdiktin mbi saktėsinė e kėtij opinioni mbetet ta japin pikėrisht ata, lexuesit.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara