HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Basti i Paskalit dhe basti i opozitės

-- nga Dr. EDUARD ZALOSHNJA
(Botuar ne gazeten Panorama)

Eduard Zaloshnja Nė njė bast imagjinar rreth jetės sė pėrtejme, argumentonte nė shekullin XVII Paskali, besimtari edhe mund tė fitojė, ndėrsa jo-besimtari nuk ka asnjė shpresė pėr fitore.

Nė traktatin e tij filozofik "Pensées", matematicieni francez, Blaise Pascal, formuloi i pari pyetjen nė se vlen mė mirė tė jesh gabim kur beson nė premtimin pėr njė jetė mė tė mirė nė parajsė, apo kur nuk beson nė tė. Pėrgjigja qė i dha matematicieni kėsaj pyetje shėrbeu mė vonė si fillesa e rrymės filozofike tė pragmatizmit, dhe njihet sot nė filozofi me emrin "Basti i Paskalit".

Nė themel tė bastit tė Paskalit, qėndron krahasimi i probabiliteteve tė gabimit nė lidhje me besimin tek parajsa, si dhe tė pasojave qė mund tė ketė dikush prej kėtij gabimi. Konkretisht, sipas matematicienit, ai qė beson nė jetėn e pėrtejme ka shumė tė ngjarė tė jetė gabim, por ekziston edhe njė probabilitet i vogėl qė tė mos jetė gabim. Si rezultat, gjasat e besimtarit pėr tė shkuar nė parajsė nuk janė zero. Ndėrsa ai qė nuk beson, argumentonte Paskali, ka shumė tė ngjarė tė mos jetė gabim, por ama, pėr tė, nuk ekziston asnjė shans qė tė shkojė ndonjėherė nė parajsė. Kėshtuqė, nė njė bast imagjinar rreth jetės sė pėrtejme, konkludonte matematicieni, i pari edhe mund tė fitojė, ndėrsa i dyti nuk ka asnjė shpresė pėr fitore.

Qė nga koha kur Paskali formuloi argumentin e mėsipėrm, variacione tė tij janė pėrdorur shpesh nė fushata zgjedhore tė partive politike opozitare. Meqėnėse njė parti opozitare synon t'i mbushė mendjen votuesve se jeta e tyre do tė bėhet mė e mirė nė tė ardhmen nė qoftė se ata votojnė pėr tė, si minimum, asaj i duhet tė demonstrojė se mė keq se ē'ua ka bėrė jetėn partia nė fuqi nuk ka ku tė shkojė mė. Dhe nė qoftė se votuesit e pranojnė kėtė fakt, sipas argumentit tė Paskalit, i bie qė ata, edhe po nuk besuan nė premtimet e partisė pretendente pėr tė ardhur nė pushtet, kanė njė shans tė vogėl pėr njė tė ardhme mė tė mirė po votuan pėr tė; nė fund tė fundit, ata nuk kanė ē'tė humbasin.

Po tė ndiqet logjika e argumentit tė Paskalit nė fushatėn aktuale zgjedhore shqiptare, i bie qė partive opozitare si PD-ja, LSI-ja, LZHK-ja, e PDr-ja, tė cilat synojnė tė tėrheqin votat e tė lėkundurve, u duhet vetėm t'i bindin kėta tė fundit se premtimet e tyre zgjedhore nuk janė fare tė parealizueshme. Kjo sepse tė lėkundurit e kanė krijuar tashmė bindjen se jeta e tyre, mė keq nga ē'e ka bėrė qeveria Nano, nuk mund tė bėhet mė; nga njė sondazh i degės ballkanike tė kompanisė sė njohur Gallup, rezulton se mbi 75% e shqiptarėve e besojnė kėtė gjė.

Nė qoftė se e vėnė argumentin e Paskalit nė themel tė fushatės sė tyre zgjedhore, kuptohet qė partive opozitare shqiptare nuk do t'u duhet tė harxhojnė shumė kohė pėr t'iu demonstruar tė lėkundurve se sa keq ka qeverisur Nano. Vemendja e tyre duhet tė pėrqėndrohet kryesisht nė krijimin e besimit se ekziston njė probabilitet qė qeverisja tė pėrmirsohet po qe se votat shkojnė pėr to.

Nė rastin e PD-sė, LZHK-sė, e PDr-sė, mundėsia pėr ta krijuar kėtė besim ėshtė mė e madhe. Kjo sepse ardhja e tyre nė pushtet do tė sillte edhe njė rifreskim rrėnjėsor tė administratės. Pra, kėtyre partive do t'u duhet vetėm tė krijojnė idenė se njerzit e rinj qė do tė vihen nė postet drejtuese tė administratės do tė punojnė mė mirė se ata qė i mbajnė aktualisht kėto poste. Vėshtirėsia mė e madhe me tė cilėn pėrballen kėto tre parti nė luftėn pėr tėrheqjen e tė lėkundurve ėshtė konkurenca me njėra-tjetrėn. Dhe nė zgjedhje pa balotazh, kjo konkurencė mund tė kushtojė shumė.

Nė rastin e LSI-sė, situata ėshtė disi mė e komplikuar. Pėr votuesit e lėkundur ėshtė e qartė se ajo nuk mund tė grumbullojė e vetme mbi 50% tė votave. Si rrjedhim, ata e dinė se, nė rastin kur as e djathta e as e majta nuk do tė jenė nė gjendje tė formojnė qeverinė pa bėrė koalicion me LSI-nė, asaj nuk do t'i mbetet alternativė tjetėr veē bashkėqeverisjes me PS-nė. Kjo sepse njė aleancė me "gogolin" Berisha ėshtė e papranueshme pėr shumicėn dėrrmuese tė anėtarėve tė saj. Dhe nė kushtet e bashkėqeverisjes me PS-nė, ajo nuk do ta ketė mundėsinė e kryerjes sė njė rifreskimi rrėnjėsor tė administratės.

Por a mund ta zbusė LSI-ja kėtė minus nė sytė e votuesve tė lėkundur? Njė mundėsi ajo e ka. Kėshtu, ajo mund tė pėrdorė argumntin se, po tė jetė i madh grupi i saj parlamentar, do ta ketė tė drejtėn tė kėrkojė qė, tė paktėn nė disa pika kyēe tė administratės, tė vihen njerėz tė rinj. Dhe njė perspektivė e tillė mund tė joshė drejt LSI-sė ata votues tė lėkundur qė kanė njė farė alergjie ndaj Berishės.

Analiza e mėsipėrme demonstron se, po ta vėnė argumentin e Paskalit nė themel tė strategjisė sė tyre zgjedhore, partitė opozitare mund tė fitojnė jo pak vota prej tė lėkundurve. Por kuptohet qė ai nuk mund t'i ndihmojė ato pėr tė ruajtur votat e hedhura pro tyre. Antidoti mė efikas kundėr vjedhjes e manipulimit tė votave pėr njė parti opozitare ėshtė qė tė tėrheqė sa mė shumė votues. Sepse sa mė shumė votues ta mbėshtesin atė realisht, aq mė e vėshtirė bėhet vjedhja apo manipulimi i votave tė saj nga kundėrshtarėt.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara