HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Liberal-demokracia dhe realiteti shqiptar

-- nga Dr. EDUARD ZALOSHNJA
(Botuar ne gazeten Panorama)

Eduard Zaloshnja Nė njė seminar tė organizuar nga Instituti Liberal Shqiptar, u bė promovimi i filozofisė politike qė, nė Shqipėri e nė disa vende tė tjera, njihet me emrin filozofia liberal-demokrate. Jo pa qėllim e cilėsova pėrdorimin e kufizuar gjeografik tė termit, sepse nė botėn anglo-saksone, e sidomos nė SHBA e nė Britaninė e Madhe, e njėjta filozofi etiketohet si konservatore (si rrjedhim, edhe partitė politike qė udhėhiqen nga ajo njihen si konservatore). Arsyeja pse nė SHBA e nė Britaninė e Madhe kjo filozofi politike emėrtohet konservatore ėshtė se, nė themel tė saj, qėndron konservimi i sistemit socio-ekonomik qė mbizotėronte para pėrqafimit tė ideve social-demokrate nga Partia Demokrate amerikane dhe fuqizimit tė Partisė Laburiste angleze. Ndėrsa nė Shqipėri, ėshtė mė se i pėrshtatshėm pėrdorimi i termit liberal-demokraci, sepse filozofia politike qė njihet tek ne me atė emėr propozon njė sistem qė ėshtė shumė mė liberal se gjithė tė mėparshmit.

Nga titulli i kėtij shkrimi, lexuesi duhet ta ketė kuptuar se, nė kėto rreshta, nuk synoj tė merrem me argumentime teorike rreth modelit socio-ekonomik qė propozojnė liberal-demokratėt. Por sidoqoftė, para se tė futem nė detajet praktike tė zbatimit tė tij nė Shqipėri, tė cilat ndoshta janė mė me interes pėr lexuesin, e ndjej tė nevojshme tė bėj njė pėrkufizim tė shkurtėr tė kėtij modeli.

Liberal-demokratėt janė pėr njė sistem socio-ekonomik qė karakterizohet nga barazia e individėve para ligjit, nga pėrfaqsimi i tyre nė proēesin e vendimmarrjes, nga respektimi i pronės private, dhe nga funksionimi i shtetit ligjor. Njė sistem i tillė, argumentojnė liberal-demokratėt, nuk funksionon sipas kapriēiove tė autoriteteve, por sipas ligjeve tė bazuara nė njė kushtetutė qė e kufizon rolin e shtetit nė jetėn socio-ekoniomike tė vendit. Duke iu referuar njė metafore qė pėrdorte shpesh njė ish-profesor i im, sistemi liberal-demokrat, me pak fjalė, mund te konsiderohet si njė lojė sportive nė tė cilėn shteti luan rolin e arbitrit tė rreptė e tė drejtė, dhe jo tė lojtarit.

Pas kėtij pėrkufizimi tė shkurtėr tė modelit liberal-demokrat, le tė shohim tani se si mund tė zbatohet ai nė kushtet e Shqipėrisė. Barazia e individėve para ligjit, pėrfaqsimi i tyre nė proēesin e vendimmarrjes, respektimi i pronės private, dhe funksionimi i shtetit ligjor janė tė vėshtira pėr t'u realizuar nė Shqipėrinė e sotme por jo tė pamundura. Prandaj, sado vėshtirėsi tė hasen pėr realizimin e tyre, ēdo partie politike qė pretendon se udhėhiqet nga filozofia liberal-demokrate i takon tė pėrpiqet t'i realizojė ato sa mė tė shpejt tė jetė e mundur. Ndėrsa nė lidhje me minimizimin e rolit tė shtetit nė jetėn socio-ekonomike tė vendit, kėto parti duhet tė tregohen mė tė matura; minimizimi i tij ėshtė njė kafshatė qė nuk mund tė kapėrdihet lehtė edhe pėr disa dekada nė Shqipėri.

Po tė ndiqet rigorozisht filozofia liberal-demokrate, shteti nuk duhet tė ofrojė shėrbime tė tilla si arsimi, kujdesi shėndetsor, administrimi i fondeve tė pensioneve, etj. Sipas kėsaj filozofie, i takon individėve tė hyjnė nė mardhėnie transakcionale me individė apo grupe individėsh tė tjerė pėr tė siguruar kėto shėrbime. Nė njė sistem tė tillė mardhėniesh, sugjerojnė liberal-demokratėt, ēdo individit i krijohet mundėsia tė psonisi pėr tė gjetur ofruesin mė tė pėrshtatshėm tė sherbimeve qė atij i nevojiten. Dhe konkurenca midis ofruesve tė kėtyre shėrbimeve, sugjerojnė ata, sjell vetvetiu pėrmirsimin e shėrbimeve dhe, eventualisht, edhe uljen e kostos sė tyre.

Kėto ide liberal-demokrate janė materializuar nė vende tė ndryshme. Kėshtu, pėr shembull, sistemi privat nė mjeksinė amerikane ka qėnė forca kryesore motorrike pėr realizimin e nivelit shumė tė lartė tė kujdesit shėndetsor qė i ofrohet sot qytetarit amerikan. Ndėrsa privatizimi i fondit shtetėror tė pensioneve nė Kili ėshtė shembulli mė tipik i zgjidhjes sė problemit thelbėsor tė tė gjitha skemave shtetėrore tė pensioneve - "plakjes" graduale tė popullsisė. Nė fushėn e arsimit, pėrdorimi i ēeqeve tė shkollimit nė disa qytete amerikane ka demonstruar se dhėnia e mundėsisė sė zgjedhjes prindėrve nxit konkurencėn midis shkollave pėr tė tėrhequr sa mė shumė nxėnės. (Sistemin e ēeqeve tė shkollimit e kam trajtuar me hollėsi nė dy artikuj tė mij tė paradokohshėm. Ky sistem konsiston nė dhėnien e ēeqeve tė shkollimit drejtpėrdrejt prindėrve. Pra taksat qė mblidhen pėr tė mbajtur nė kėmbė shkollat publike nuk iu shkojnė drejtpėrdrejt atyre, por iu shpėrndahen nė formėn e ēeqeve tė shkollimit prindėrve. Ndėrsa kėta tė fundit vendosin vetė se cilės shkollė do t'ia paguajnė ēeqet. Si rezultat, njė trupė mėsimore qė nuk arrin tė tėrheqi nxėnės, detyrohet t'ia lėrė vendin njė tjetre mė tė aftė).

Qė ndonjė lexues me bindje tė thekura liberal-demokrate tė mos entuziazmohet shumė nga shembujt e mėsipėrm, mė duhet tė pėrmend shpejt se tė gjithė kėta shembuj e kanė nga njė POR tė madh nga prapa. Kėshtu, ėshtė e vėrtetė se shteti amerikan, pėrveēse nė sektorin ushtarak, nuk ka nė pronėsi spitale, klinika, zyra mjeksore, etj. Por ai, sidoqoftė, ofron fonde pėr siguracionin shėndetsor tė familjeve tė varfra, tė punonjėsve shtetėrorė, dhe tė pensionistėve. Pra, roli i shtetit nė kėtė sektor ėshtė vėrtet i vogėl, por nuk ėshtė zero. Ose, po tė pėrdorim metaforėn e ish-profesorit tim, mund tė thuhet se shteti amerikan nuk luan nė sektorin e shėndetsisė vetėm rolin e njė arbitri tė paanshėm; ai luan edhe rolin e ndihmuesit tė lojtarėve mė tė varfėr nė kurriz tė atyre mė tė pasur (janė pikėrisht kėta tė fundit paguesit mė tė mėdhenj tė taksave qė pėrdoren pėr siguracionet e mė tė varfėrve).

Duke mbajtur parasysh eksperiencėn amerikane e, pėr mė tepėr, edhe nivelin e tė ardhurave nė Shqipėri, rezulton se njė zbatim i sistemit privat shėndetsor nga forcat politike qė kanė pėrqafuar idetė liberal-demokrate duhet patjetėr tė shoqėrohet me mbulimin e shtresave tė varfėra me siguracion shėndetsor nga ana e shtetit. Dhe kjo kėrkon qė ato t'i bėjnė mirė llogaritė para se ta privatizojnė shėndetsinė. Sepse, pėrndryshe, mund tė hapet njė plagė sociale qė do tė jetė vėshtirė tė mbyllet.

Duke hedhur sytė nga arsimi, mund tė thuhet se njė zbatim i sistemit tė ēeqeve tė shkollimit sipas parimit tė barazisė sė individėve nuk do tė ishte i pėrshtatshėm pėr kushtet shqiptare. Varfėria e qeses sė shtetit shqiptar imponon qė, nė qoftė se zbatohet, kjo skemė tė lėrė jashtė financimit publik ato familje qė janė nė gjėndje tė paguajnė pėr shkollimin privat tė fėmijve. Nė kėtė mėnyrė, fondet aktuale publike, plus tė ardhurat nga dhėnia me qera e shkollave nė pronėsi tė shtetit, do tė pėrpjestoheshin vetėm midis familjeve tė varfėra. Ky kufizim do tė bėnte qė ēeku i shkollimit tė ishte mė i madh se sa nė rastin e pėrpjestimit midis tė gjitha familjeve pa pėrjashtim. Ose thėnė ndryshe, ky kufizim do tė bėnte qė ēeku qė do tė merrnin prindėrit e varfėr do tė ishte i mjaftueshėm pėr tė paguar arsimin privat tė fėmijėve tė tyre.

Duke zbatuar skemėn e mėsipėrme, liberal-demokratėve do t'iu duhet qė, pėr hir tė dhėnies sė mundėsisė ēdo prindi qė tė zgjedhė ofruesin mė tė pėrshtatshėm tė sherbimit arsim, tė sakrifikojnė parimin e tyre mbi rolin e shtetit nė jetėn socio-ekonomike. Sepse shteti, si nė rastin e shėndetėsisė sė privatizuar, nuk do tė ishte njė arbitėr i paanshėm; ai do tė favorizonte lojtarėt mė tė dobėt. Dhe tė vetmet alternativa tė tjera pėr ta janė vazhdimi i sistemit aktual ose heqja dorė totale e shtetit nga arsimi. Tė parės i dihen rezultatet. Ndėrsa tė dytės nuk ėshtė vėshtirė t'i parashikohen.

Sė fundi, le t'i hedhim njė vėshtrim tė shpejtė zbatueshmėrisė sė skemės kiliane tė privatizimit tė pensioneve. Pėr tė realizuar atė skemė, shtetit shqiptar, ashtu si atij kilian, do t'i duhet tė financojė edhe pėr 20-25 vjet pensionet e pensionistėve aktualė dhe atyre qė do tė dalin nė pension sė afėrmi. Pra, sidoqė tė jetė administrimi i sistemit tė pensioneve (publik apo privat), shtetit, gjithsesi, do t'i duhet tė luajė njė rol tė fuqishėm nė financimin e tij pėr njė kohė tė gjatė.

Shembuj tė tjerė tė politikave liberal-demokrate qė nuk mund tė zbatohen pa pjesėmarrjen e shtetit nuk ėshtė vėshtirė tė gjenden. Por mendoj se ato qė paraqita mė sipėr janė mė se tė mjaftueshėm pėr tė demonstruar se njė model fare i pastėr liberal-demokrat nuk ėshtė i zbatueshėm pėr kushtet e Shqipėrisė sė sotme. Sidoqoftė, para se t'i mbyll kėto rreshta, dėshiroj tė qartėsoj se nuk desha t'i dekurajoja liberal-demokratėt me to. Pėrkundrazi, synimi im ishte qė t'i inkurajoja ata. Por njėkohėsisht me inkurajimin, desha tė pėrcillja tek ta edhe mesazhin se, gjatė hartimit tė politikave tė tyre, bėjnė mirė t'i mbajnė parasysh kushtet e vendit ku jetojnė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara