HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Qė tė mos lagemi kur tė plakemi

-- nga Dr. EDUARD ZALOSHNJA
(Botuar ne gazeten Panorama)

Eduard Zaloshnja Shumica dėrrmuese e tė punėsuarve nė Shqipėri janė tė bindur se, po tė pagojnė rregullisht kontributet e sigurimeve shoqėrore, do tė kenė nė ditėt e vona tė pleqėrisė njė ēadėr tė mirė financiare pėr atė kohė me shi. Shumė nga ata, fatkeqsisht, mund tė ndodhen para njė tė papriture tė hidhur kur ajo kohė tė vijė. Pse? Sepse sistemi i sigurimeve shoqerore funksionon sipas parimit "kontributet e atyre qė punojnė sigurojnė tė ardhura pėr ata qė janė nė pension". Dhe megjithėse Shqipėria konsiderohet aktualisht si vend me popullsi nė moshė tė re, ka filluar dhe do tė vazhdojė prirja e padėshiruar e vjetėrimit tė popullsisė edhe tek ne. Pra, nė tė ardhmen, do tė ketė mė shumė pleq pėr t'u mbajtur me pensione nga sistemi i sigurimeve shoqėrore.

Kėshtu, ndėrsa nė periudhėn 1994-2000, pensionistėt zinin rreth 14-16% tė popullsisė, nė vitin 2004, ata zinin 18%. Dhe kjo pėrqindje pritet tė rritet shpejt nė vitet qė vijnė. Dhe bashkė me tė, rriten dhe problemet e financimit tė sigurimeve shoqėrore. Sepse nė vitin 1990, pėr shembull, ēdo 10 tė punėsuar mbanin me kontributet e tyre 3 pensionistė, kurse aktualisht, duhet tė mbajnė 8 tė tillė.

Megjithė reformat qė janė bėrė ose synojnė tė bėhen nė pėrgjigje tė presionit financiar qė ushtron plakja graduale e popullsisė mbi sistemin publik tė pensioneve, ėshtė vėshtirė tė mendohet se ai mund tė mbijetojė nė pafundėsi. Kėshtu, rritja e moshės sė daljes nė pension, rritja e pėrqindjes sė kontributeve tė sigurimeve shoqėrore, kalimi i grumbullimit tė kontributeve nė organet tatimore (pėr tė shmangur informalitetin nė tregun e punės), etj. mund tė shėrbejnė si njė qetėsues i pėrkohshėm, por jo si njė kurė pėr shėrimin pėrfundimtar tė sistemit publik tė pensioneve. Si rrjedhim, do t'i duhet buxhetit tė shtetit qė ta mbajė gjallė atė me serume tė forta, ndėrkohė qė vetė buxheti do tė ketė nevojė pėr serume tė tilla edhe pėr shumė kohė. Dhe tė ndodhura pėrpara dilemės "investime nė sektorė jetikė, apo financim i bollshėm i sigurimeve shoqėrore", qeveritė kanė tendencėn tė tregohen dorėshtrėnguara pėr alternativėn e dytė.

Duke patur parasysh sa mė sipėr, tridhjet-dyzetvjeēarėt qė shpresojnė se nesėr do tė marrin njė pension komod nga Insituti i Sigurimeve Shoqėrore bėjnė mirė tė mendojnė qė sot pėr ditėn kur pensionet do tė jenė aq tė vogla sa tė mos iu mjaftojnė as pėr ushqim, si dhe pėr ditėn kur fėmijėt e tyre tė martuar nuk do tė jenė nė gjendje apo s'do tė kenė dėshirė t'i ndihmojnė financiarisht. Pėr t'i dalė kėsaj tė keqe pėrpara, ata mund t'i hedhin sytė nga fondet private tė pensioneve.

Nė vendet me ekonomi tregu tė zhvilluar, fondet private tė pensioneve ka kohė qė shėrbejnė si njė suplement i fuqishėm i fondit tė sigurimeve shoqėrore, i cili nuk ka perspektivė tė ofrojė pensione tė kėnaqshme nė tė ardhmen. Kėto fonde private, nė pėrgjithėsi, i investojnė kontributet e individėve me kujdes, duke krijuar kėshtu mundėsinė qė ēdo kontributor tė marrė kur tė plaket njė pension suplementar privat pėrveē atij shtetėror. Pra, nė njė farė mėnyre, kontributet inidividuale nė kėto fonde janė tė ngjashme me depozitat qė bėjnė qytetarėt nė llogari kursimesh bankare, por qė nuk janė po aq tė sigurta dhe qė nuk tėrhiqen para daljes nė pension (tėrhqja bėhet nga depozituesit nė formėn e njė pensioni suplementar mujor pas njė moshe tė caktuar).

Dhe shtrohet pyetja: "A ka mundėsi qė fonde tė tilla tė funksionojnė edhe nė Shqipėri?" Pėrgjigjia e kėsaj pyetje, fatkeqsisht, ėshtė njė po e mbėrdhihur.

Humbja masive e kursimeve nė skemat piramidale ėshtė njė eksperiencė e hidhur qė nuk mund tė shlyhet kollaj nga kujtesa kolektive shqiptare. Dhe me atė eksperiencė nė mendje, shumė shqiptarė mund ta kenė tė vėshtirė t'ia besojnė kursimet e tyre fondeve private tė pensioneve. Ata ndoshta mund ta mposhtin ndrojtjen nė qoftė se shteti bėhet garant i funksionimit tė ndershėm tė sistemit privat tė pensioneve. Pra, nė qoftė se shqiptarėt e thjeshtė shohin tek shteti njė mbėshtetės serioz tė kėtij sistemi, ata mund tė kandisen tė depozitojnė kursimet e tyre nė fondet private tė pensioneve. Dhe nė qoftė se shteti ndėrmerr iniciativėn e devijimit tė njė pjese tė kontributeve tė sigurimeve shoqėrore aktuale nė drejtim tė fondeve private, pjesmarrja e shqiptarėve tė thjeshtė nė skemėn e pensioneve private mund tė shtohet akoma mė tepėr.

Por, dhe ky ėshtė njė "por" i madh, forca politike qė ėshtė sot nė fuqi zor se mund tė pėrēojė tek shqiptarėt e thjeshtė imazhin e njė garanti tė ndershėm nė mardhėniet qytetar-fond privat pensioni, ndėrsa partitė opozitare nuk duket tė kenė oreks pėr t'u marrė me tė ardhmen e largėt; ato thjesht ofrojnė rritjen e pensioneve aktualė pėr tė fituar sa mė shumė vota nė zgjedhjet e rradhės.

Njė problem tjetėr pėr funksionimin e suksesshėm tė fondeve private tė pensioneve nė Shqipėri, ėshtė mungesa e alternativave relativisht tė sigurta pėr investim. Aktualisht, kompanitė e mėdha qė janė privatizuar ose po privatiziohen nuk ofrojnė aksione tė tyre nė bursė. Si rrjedhim, derisa tė fillojė shitblerja e aksioneve tė komapanive tė mėdha nė bursė, investimi mė i sigurtė qė mund tė bėjnė fondet private tė pensioneve mbetet blerja e bonove tė thesarit. Dhe ky investim nuk sjell mė shumė se 8-9% fitim nė vit, ndėrkohė qė rritja e ēmimit mesatar tė mallrave dhe shėrbimeve (ose ndryshe, inflacioni) pritet tė jetė 3-4% nė vit.

Nė kėto kushte, i bie qė njė dyzetvjeēar qė fillon tė kontribojė 2.000 lekė (20 dollarė) nė muaj nė njė fond pensioni privat do tė kėtė rreth 1.2 milionė lekė (12.000 dollarė) nė llogarinė e tij nė moshėn 60 vjeēare. Por kjo shumė, e cila do tė fillojė tė disbursohet atėhere gradualisht nė formė pensioni, do tė jetė e barazvlefshme vetėm me 800 mijė lekė tė sotme (8.000 dollarė), sepse rritja e pėrvitshme e ēmimeve e ul fuqinė blerėse tė parasė.

Duke mbajtur parasysh vėshtirsitė e mėsipėrme, ata qė e kuptojnė rėndėsinė e fondeve suplementare tė pensioneve, mund t'i kėrkojnė deputetėve tė vet tė ndėrmarrin nisma ligjore qė do tė garantonin funksionimin e ndershėm tė tė tilla fondeve, e qė do tė krijonin kushte pėr pjesmarrjen e tyre nė investimet strategjike nė ekonominė shqiptare. Dhe nė qoftė se do tė kenė sukses nė kėtė pėrpjekje, ēadrės sė shpuar tė sigurimeve shoqėrore mund t'i vihet njė arrnė e mirė, e cila nuk do ta linte shiun t'i lagėte ata nė vitet e vona tė pleqėrisė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara