HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


PĖR SHQIPĖRINE TĖ JAPIM QESEN DHE SHPIRTIN

Agim Bacelli -- nga Agim Bacelli, NY

Njė letėr, Thirrje - Zjarrtė.
Mė poshtė ėshtė letėra e z. Kol Tromara dhe z. Loni Kristo. Kjo letėr ėshtė njė thirrje drejtuarė shqiptarėve tė Amerikės pėr tė ndihmuarė Shqipėrinė, dhe besoj se ėshtė pak ose aspak e njohur nė kohėn e sotme. Unė e kam marrė kėtė thirrje nga gazeta "Pėrparimi" e Qershorit 1917, qė dilte njė herė nė muaj nė qytetin e Nju Jorkut dhe shpėrndahej atje ku kishte shqiptarė. Letra ėshtė me shkurtime pasi gjuha e shkruar e atėhershme ndryshon shumė me tė sotmen.

Kryetari, Kol Tromara
Sekretari, Loni Kristo. Boston, 22 Maji 1917.

Atdhetari i shkelqyere Z.Dr. Turtulli nė letrėn e tij qė u botua tė "Dielli"javėn qė shkoi na thote: "ĒLIRIMI DHE E ARDHMJA E SHQIPĖRISĖ VAREN NGA SHQIPTARĖT E AMERIKĖS."Domethėnė jemi ne ata qė mund tė shpėtojmė Shqipėrinė nga robėria dhecopėtimi e ti japim atdheut tonė lirinė dhe kufijtė e saj kombėtarė ngaVeriu, nga Lindja, Jugu dhe nga Perėndimi. Ne mund ta madhojmė Shqiperinė e Konferencės sė Londrės duke fituarė nga Kongresi i Paqes, copat e Atdheut qė na rrėmbyenė fqinjtė lakmonjės. Ne pastaj mund t'ja sigurojmė Shqipėrisė tė ardhmen....Perėndia na zgjodhi ne; shqiptarėt e Amerikės si shpėtimtarė tėShqipėrisė. Shqiperia e pret shpėtimin dhe sigurimin nga ne.

S'ka shpresė ngandonjė anė tjetėr na thote Dr.Turtulli. Po si mund ta bėjmė atė ne? Mėnyren na itregoi njė Be, delegati yne, Mehmed Be Konica dhe tani na e pėrsėrit Dr.Turtulli. Tė dėrgojmė delegatė nė Europė dhe kėta ti ankohen Europės pėrtė drejtat tona. Kėta delegatė tė organizuarė tė venė nė Koferencėn e Paqes dhe atje tė kėrkojnė njė Shqipėri tė lirė me kufijtė e saj etnike, pastaj tėkthehen nė Shqipėri dhe ta sigurojne Shqipėrinė dhe shqiptarėt.

Po pėr tė bėrė kėtė gjė duhen para. Dr.Turtulli thotė se na duhen $40.000 dhe ay i pari jep $1.000 si njė gur themeltar tė kėsaj shume...
Vini re. Vendosėm tė mbledhim vetėm PARA PĖR SHPĖTIMIN E SHQIPĖRISĖ. Asgjė tjetėr. Hollėsitė i lamė ti vendosė populli me anėn e kuvendit.

Pėrfaqėsonjėsit e Shqiptarėve tė Amerikės do tė shtrojnė dhe do tė votojnė organizimin e Komitetit nėn Mehmed Be Konicen. Ata do tė zgjedhin delegatėt dhe do tė shkoqitin qysh do tė pėrdoren kėto para. Komisioni ka vendosur njė gjė pėr tė cilėn ska diskutime:
Cili shqiptar i mirė qė dhembet pėr Atdheun e mjeruarė nuk e do ēlirimin, zgjerimin dhe sigurimin e Shqipėrisė?
Cili shqiptar i mirė qė dhimbet pėr vėllezėrit e robėruarė nuk do qė ta kemi Kosovėn,Toskėrinė dhe Ēamėrinė? Cili shqiptar i mirė nuk jep jo vetėm qesen po edhe shpirtin e tij pėrqėllimin e shenjtė?

Ay qė rri dhe i diskuton kėto pyetje nuk ėshtė shqiptar i mirė dhe ne s'kemipunė me kėta tipa. E vetmja pyetje qė mund tė bėjnė atdhetarėt ėshtė: "KUR dhe SA?" Kur? Me 3 Qershor. Sa? Sa tė mundeni e mė tepėr.Tė gjithė bashkė shoqėrisht si nė kohė lufte, me flamurin pėrpara, njė tok (grup) kėtu e njė tok atje, si taborė tė njė ushtrie qė mblidhen kur i thėrret trumbeta e detyrės.Jepni aq sa do ti jepni mjekut pėr njė tė sėmurė pėr vdekje. Ēe doni paranėkur tė na i rrėmbejnė vatanė? Shikoni grekėt dhe shqehtė si kanė mprehurdhėmbėt! Shqiptarė!

Nė botė vriten me milona, harxhohen me miliarda, lėftojnė me qip (mish) e thonj pėr atdheun e tyre. Digjen dhe shkretohen pėr tė shpėtuarė vehten dhe familjen e tyre nga robėria dhe armiku. Ne mund ta mbarojmė detyrėn tonė vetėm me ca para.

Shqipėria ėshtė e sėmurė e nė rrezik. E shkelur, e djegur, e plagosur, e neveritur, e pa mbrojtur dhe me shpirtin ndėr dhėmbė ajo thotė: "KAM DJEMTĖ NĖ AMERIKĖ. ATA DO TĖ MĖ SHPĖTOJNĖ." Ashtu siē thoshte Korēa kur e dogji zjarri dhe e rrėzoi tėrmėti dhe ngushėllohej: I KAM DJEMTĖ KURBETLINĖ MISIR (Egjypti,A.B.) E NĖ VLLAHI (Rumania,A.B.).

Na ka dalė nami se kemi para, shoqėrira tė mėdha dhe se flemė veēėse me njė ėndėrr, me njė dėshirė, me njė qėllim, TĖ SHPĖTOJMĖ SHQIPĖRINĖ. Dhe tani po na e kėndojnė kėngėn jo vetėm fėmijėt e vegjėl por edhe gurėt e drurėt..duke i dhėne gajret NĖNĖS SHQIPĖRI nė shtrat tė vdekjes me kėto fjalė:
MBAHU, NENO, MOS KIJ FRIKĖ
SE KE DJEMTĖ NĖ AMERIKĖ !

Botuar ne gazeten "Illyria", New York.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara