HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kadare censor i talenteve nė kohėn e Partisė sė Punės

-- nga Ali Eltari

Unė krijova mendimin se ndonjė redaktor i asaj gazete vepron ashtu se ishte xheloz ndaj meje. Mirėpo, nė atė kohė, si njė ēudi, Ismail Kadareja, me tė cilin nuk jam prezantuar kurrė dhe as qė kam qenė ndonjėherė nė ndonjė mbledhje, dhomė apo qoftė edhe nė largėsi me ndonjė shokun e tij, nisi tė mė flasė nė rrugė. I vetmi rast qė kam qenė pranė tij ishte nė Shtėpinė Botuese “Naim Frashėri” kur ai erdhi si veriu dhe kėrkoi njė redaktor. Redaktori, atė kohė, nuk ndodhej atje. Ismaili, me njė ton, qė nuk ma merr mendja t’a pėrdorte edhe vet Enver Hoxha, i tha baskėbiseduesit: -Sapo tė vijė nė zyrė, nise menjėherė nė shtėpinė time…

Kėshtuqė, kur ai mė pėrshėndeti pėr herė tė parė nė rrugė, unė u habita, megjithatė ia ktheva me mirėsjellje. Zemra ime nuk ndjeu asgjė tė mirė nga pėrshėndetjet e tij nė rrugė. Ai vazhdoi tė mė pėrshėndesė deri nė maj tė 1982, kur botoi nė gazetėn e partisė sė tij komuniste “Zėri i Popullit”, duke treguar hipokrizinė qė fshihej pas pėrshėndetjeve. (Ju e dini se po tė kritikoheshe nė gazetėn “Zėri i Popullit”, nė atė kohė, duhet tė pėrgatiteshe pėr burg, internim ose dhe zhdukje fizike papritur. Prandaj ai zgjodhi atė gazetė pėr tė mė shkatėrruar mua, siē duhet tė ketė vepruar edhe me krijues tė tjerė, qė ua kishte frikėn). Pra ajo pėrshėndetje nuk ishte dashamirėse, siē edhe ma parandjeu zemra, por paralajmėrim pėr helmin qė po gatuante kundėr meje.

Nė gazetėn e partisė mė fyeu rėndė, duke mė vėnė nė lojė, se gjoja pėrkrah figurave tė mėdha tė historisė, shkencės dhe udhėheqėsve shqiptarė duhet tė ishte vetėm “Ai”, Ismail Kadareja. Duke mos gjetur asgjė nė biografinė time pėr tė mė shkatėrruar si Bilal Xhaferrin, kapi si pretekst, se te libri i leximit tė klasės sė katėrt, tregimi im ndodhej pėrballė atij tė Sami Frashėrit tė madh dhe mė vuri nė lojė. Me ato fraza tė papėrshtatshme pėr njė njeri tė njohur nė publik, ai u zhvlerėsua si njeri me karakter tė dobėt, pėrpara njerėzve seriozė. Pati edhe nga ata qė u pėrpoqen, me frazat e tij, tė mė fyejnė nė mjedise shoqėrore. Kuptohet ata morėn pėrgjigjen nė kohė. Dėrgova edhe pėrgjigjen time nė shtypin e kohės, por asnjė gazetė nuk e botoi. Megjithatė koha vėrteton ose zhvlerėson “profecitė” e njerėzve.

Nė mars tė vitit 2003 mė njoftojnė se jam bėrė anėtar i Akademisė sė Shkencave tė Ballkanit. A mund tė zgjidhesh anėtar akademije me mik jashtė atdheut? Nėse Sami Frashėri do tė ishte gjallė, a do t’i vinte turp apo do tė ndjehej krenar, qė pėrkrah tij ishte botuar tregimi i njė tė riu, qė mė pas do tė bėhej anėtar i Akademisė sė Shkencave tė Ballkanit? Po e lėmė edhe kėtė fakt, nė shtator tė vitit 2005 botova studimin tim “Europa ka folur Pellazgjisht (Shqip)”, ku vėrtetoj se gjuha ka lindur pėr herė tė parė nė shpellat tona, nė juglindje. Mbas akullnajės sė fundit (13 500 vjet mė parė), njeriu i Kromanjonit (kėshtu quhet nė shkencė njeriu i Europės i asaj kohe), sipas tė gjithė shkencėtarėve tė Europės vdiq nga akullnaja. Por ky njeri mbijetoi nė shpellat tona. Nevoja e nxiti atė tė verė nė veprim laringun dhe nisi tė flasė. Njeriu i shpellave tona doli mė i zhvilluar mbas akullnajės dhe u shtua shumė mė shpejt. Kur akullnaja nisi tė shkrihej njeriu i shpellave tona, qė u quajt pellazg, mbushi pak nga pak Europėn, por u pėrhap edhe nė Indi dhe Afrikėn Veriore (faktet e shumta si kėshtjellat pellazgjike nė tė gjithė Europėn dhe vendet e pėrmendura mė sipėr) e vėrtetojnė kėtė zbulim.

Kjo bėri qė nė kėto 13 000 vjet njerėzimi tė arrijė zhvillimin qė nuk mund tė mendohej tė arrinte nėse nuk do tė niste tė fliste. Ismail Kadareja ma mbylli rrugėn e botimeve nė fushėn e letėrsisė. Duke parė se ishte krejt e pa mundur tė botoja vepra letrare kalova nė fushėn e shkencės. Atje hyra nė fusha krejt tė panjohura dhe pa rivalė, por tregova se, kur bashkohet fantazia e shkrimtarit me kulturėn dhe studimet shkencore, arrihen nė pėrfundime tė papėrfytyrueshme derimė sot nga tė tjerėt. Pėr kėtė Sami Frashėri, nėse do tė ishtė gjallė do tė ishte krenar, qė ishte pasardhės i kėtij populli, qė pasi u shtua, krijoi Europėn. Dhe do tė ishte miku im mė i afėrt. Pėr tė gjitha kėto Ismail Kadareja duhej tė mė kėrkonte tė falur. I kam bėrė thirrje dy here nė shtyp. Jam i bindur se ia kanė thėnė dhe ai i ka lexuar ato shkrime. Ai e di se ėshtė fajtor me paramendim, ndaj i shmanget ballafaqimit, se nuk e vret ndėrgjegjia.

Nė vitin 1986, me ndihmėn e Ismet Cibajt, nga fshati im i origjinės, Smokthinės, atėherė nėndrejtor i Shtėpisė Botuese “Naim Frashėri” doli nga shtypi novela ime fantastiko-shkencore “Shpella e thesarit”. Vetėm pak kohė mė vonė ai pati shqetėsime nė parti dhe vdiq pa pritur. Duke mos ditur se mė ishte ndaluar tė botoja vepra artistike, mendova se mund tė ketė bėrė ndonjė gabim dhe komunistėt e dėnuan. Ai, duke patur shpirt artisti u lėndua rėndė dhe vdiq nga dėshpėrimi. Nė vitin 1994, vajza ime e tezes, Myryban Mezini (Kallapodhi), mė tha se isha dėnuar tė mos botoja mė. Shkak ishte, se nė njė anketė, nė vitet ’70, isha vlerėsuar shkrimtari mė i pėlqyer i Shqipėrisė.

Atė kohė mendova gjatė pėr tė ndjerin Ismet. Tė vėrtetėn qė mėsova nė 1994, mė bindi se vdekja e parakohshme e Ismet Cibajt duhet tė kishte lidhje me botimin e novelės sime. Kjo hamendje mė ka vrarė shumė shpirtėrisht. Pra, vetėm se unė u ēmova nė njė anketė, e bėrė fshehtas nė tė gjithė Shqipėrinė, si shkrimtari mė i mirė i asaj kohe, u dėnova tė mos botoja mė tėrė jetėn!!! Kjo pėr arsye se nė Shqipėri duhet tė botonin vetėm dy persona; Ismail Kadareja dhe Dritėro Agolli, dy letėrsishkruesit me porosi nga Enver Hoxha (kėtė e ka pranuar Dritėro Agolli nė njė intervistė pak muaj mė parė). Edhe pse punova 15 vjet pėr romanin “Dalėngadalė po vjen behari” redaktorja e Shtėpisė Botuese “Naim Frashėri” Natasha Dulaku, e shoqja e Skifter Kėlliēit, mė thotė: “Komunikon nė mėnyrė tė ēuditshme me lexuesin, por ėshtė e dobėt artistikisht, se nuk shkruan si Ismail Kadareja”.

Janė kėto arsye pse u dėnuan tė mos botonin mė, duke i bėrė dėme tė pallogaritshme kulturės shqiptare, gjithė letrarėt e rinj, qė e kapėrcenin artistikisht Ismail Kadarenė. Nė vitet e pas pavarėsisė, ndonėse shkrimtarėt vinin me pėrvojė tė pakėt artistike dhe kur gjuha shqipe ishte pak e lėvruar, dolėn shumė shkrimtarė tė shquar, ndėrsa nė vitin e sundimit komunist u njohėn pėr tė mėdhenj vetėm shkrimtarėt qė shkruanin me porosi!!! A duhet tė falim tė kaluarėn e hidhur dhe kėtė shkrimtar, i cili varrosi tėrė ato talente, qė sot i mungojnė Shqipėrisė, pėr hir tė egoizmit tė tij? Po, kur njeriu e kupton gabimin dhe bėn gjithēka pėr t’u ndrequr. Njė gjė tė tillė nuk e shoh te Ismail Kadareja. Ai vazhdon tė pėrfitojė ende nė mėnyra tė padrejta. Herė bėhet politikan, herė bėn sikur kėrkon tė shuajė zjarret mes partive, tė pėrfitojė toka dhe tė ndėrtojė vila nė tokat e tė tjerėve... Herė kėrkon tė shfaqet si figurė me pėrmasa tė mėdha, duke dashur tė japė kėshilla dhe udhėzime sa nga njėra parti nė pushtet te tjera. Kėshtu ai kėrkon vetėm tė pėrfitojė gjithēka, duke thelluar fajet e tij.

Ndaj pėrbindėshit, qė ka dėmtuar me ndėrgjegje letėrsinė dhe kulturėn shqiptare, mendoj se fjala falje nuk duhet tė pėrmendet. Edhe tani Ismail Kadareja vazhdon tė mbajė nėn presion tė vazhdueshėm lexuesit me pėrrallėn e vjetėr tė ēmimit “Nobel”. Pėrralla ka nisur, qė nė rininė e tij. Ky, pa asnjė vrarje ndėrgjegje, nxit miqtė e tij tė shkruajnė nė gazeta tė huaja dhe i pėrkthen t’i lexojnė shqiptarėt. Ata i shpėrblen me paratė e marra nė mėnyrė tė pandershme nga fondi i shtetit shqiptar. Nga dėshira e ethshme pėr ta marrė atė ēmim, qė edhe ai vet e di se nuk do ta marrė kurrė, kėrkon tė gjejė fajtor popullin shqiptar.

Ky njeri pa ndėrgjegje shkruan me pseudonime kur do ta quajė veten shkrimtarin mė tė madh tė Shqipėrisė. Pyetjes nė se ėshtė ky shkrimtari mė i madhi i Shqipėrisė i ėshtė dhėnė njė pėrgjigje nė vitet ’70, kur nė anketė u ēmua shumė mbrapa meje. Por para meje ėshtė Mitrush Kuteli i madh, Bilal Xhaferri, Jakov Xoxe, Gazment Kongoli e shumė e shumė tė tjerė, pa llogaritur ato talente qė ky i korri pa arritur ende pjekurinė e tyre artistike. Kush do tė vlerėsohet mė i miri? Atė do ta thotė koha, kur nuk do tė jenė mė gjallė puthadorasit. Nėse ai shkruan dhe boton sepse e ndjen tė nevojshme, nuk ka pse tė shkruajė me pseudonime nėse ėshtė ose jo shkrimtari mė i madh i Shqipėrisė. Por atij i duhet fama tė pėrfitojė sa mė shumė dhe tė bėjė jetė luksoze, se kėshtu ėshtė mėsuar qė nė kohėn e Partisė, kur ishte i pėrkėdheluri i saj.

(Ai studionte nė Moskė, nė Universitetin mė luksoz, ndėrsa unė e merrja shkollėn mė shumė me korrespondencė sesa ditėn. Atė e caktuan tė punojė nė gazetėn “Drita” dhe ka jetuar nė dy hyrje bashkė me nga dy dhoma e njė guzhinė secila, nė mes tė Tiranės, ndėrsa mua mė ēonin “mish pėr top”, “atje ku kishte nevojė atdheu” dhe kur erdha, pas 13 vjetėsh nė Tirana falė aftėsive tė mija, nė Tiranė unė punoja me kontribut vullnetar dhe mezi mora, mbas 27 vjet pune njė dhomė e njė guzhinė, ku jetoj edhe sot dhe po shkoj drejt qorrimit nga mungesa e dritės.) Edhe tani bėn gjithēka pėr tė shtuar paratė tė bėjė jetė sa mė luksoze, nė vilat e “tij” sa nė Shqipėri sa edhe jashtė shtetit. Po qe se gabimet e kėtij njeriu do tė qėndronin vetėm sepse ėshtė mėsuar me jetė paraziti, dėmi qė do t’i shkaktonte kombit tonė do tė ishte mė i pakėt.

Pėr fat tė keq nga zhdukja e personaliteve tė vėrteta shqiptare (qė do tė krijoheshin pak nga pak nė kohėn e sundimit komunist si kudo nė botė), vendi ynė nuk do tė kishte mbetur pa mbėshtetjen e tyre tė vėrtetė, kur nisi rruga e demokracisė. Ėshtė kjo arsyeja pse populli ynė ka mbetur mbas tė tjerėve. Dhe “faji” pėr gjendjen e vėshtirė tė kombit tonė, i cili po shfrytėzohet ende egėrsisht nga ish komunistėt (kėtu hyn edhe Ismail Kadareja) nuk e ka populli, i cili “kėtė udhėheqje meriton”, siē kėrkojnė tė justifikohen ata. Nė kohėn mė tė pėrshtatshme pėr rrėzimin e diktaturės nuk kishte itelektualė tė aftė t’a nxirrte nga gjendja e vėshtirė nė tė cilin ndodhej Shqipėria, se i kishte korrur Ismail Kadareja me shokė.

Ndaj zhvillimin e demokracisė e kanė marrė pėrsipėr ta sjellin itelektualėt komunist nė Shqipėri, nėpėrmjet viteve ‘97, i cili pėrsėritet herė pas here, nė pėrmasa tė ndryshme, duke i zhveshur njerėzit moralisht, nga pronat dhe nga dinjiteti e duke i zhytur gjithnjė e mė thellė nė varfėri dhe mjerim. Ismail Kadareja, pasi u bė mjeshtėr pėr tė zhdukur talentet e fuqishme shqiptare, si dhe pėr autolavdėrime, herė duke i shkruar vetė me pseudonime e herė duke ia shkruar miqtė e tij, kohėt e fundit po i kėrkon tė shkatėrrojė edhe gjenitė e letėrsisė shqiptare si Naim Frashėrin dhe Gjergj Fishtėn, tė cilėt i quan tė dobėt artistikisht (e ka thėnė para ekranit nė datėn 17 mars 2006).

E gėnjen mendja qyqarin se do tė mbetet shkrimtari i vetėm i shquar i Shqipėrisė. Ai, dhe tė gjithė atė qė gėnjehen nga ky presion i vazhdueshėn psikologjik, le t’u kujtojmė vjershėn e Bilal Xhaferrit pėr Ismail Kadarenė, ku, ndėrmjet tė tjerave, shkruan se, ndėrsa ai “kthehej i pėrbaltuar nga varrimi i tė atit (qė ia kishin vrarė xhelatėt komunistė), (Ismail Kadareja) shkėlqente me xhela, ēizmet e xhelatėve… (komunistėve)”. Fjalėt nė kllapa janė tė mijat. Meqė po e mbyll me idenė e vjershės “Poetit Ismail Kadaresė” tė Bilal Xhaferrit, kujtoj se atė e vranė njerėz tė paidentifikuar, nė prag tė shėmbjes sė komunizmit nė Shqipėri. Atė natė nė shtėpinė e tij u zhdukėn tė gjitha dorėshkrimet, qė ishin thesare tė ēmuar pėr kulturėn shqiptare. Kjo lė tė dyshosh se vrasėsi ishte paguar nga ndonjė qė trembej botimit tė tyre, pas vdekjes sė shkrimtarit tepėr tė talentuar.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara