HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kontributi i shqiptarėve pėr Kosovėn

-- nga Aleksandėr Meksi, ish-kryeministėr i Shqipėrisė

Aleksandėr Meksi Ėshtė shkruar dhe ėshtė folur sė tepėrmi kohėn e fundit, se viti 2006 ėshtė viti vendimtar pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės, mė shqip, tė problemit tė qenies sė tyre. E kanė thėnė kėtė tė gjithė faktorėt ndėrkombėtarė (institucione e personalitete), e kėrkojnė dhe e mbėshtesin edhe shqiptarėt nė dy krahėt e kufirit.

Zgjidhja pėrfundimtare e statusit tė Kosovės, do tė kontribuojė nė mėnyrė tė konsiderueshme nė stabilitetin e gadishullit Ballkanik dhe nė mėnyrė tė veēantė, atyre tė Ballkanit perėndimor, tė cilėt do tė jenė edhe pėr mjaft kohė tė paintegruar nė BE, njė ėndėrr e tyre, dhe po aq do tė kontribuojė nė pėrparimin ekonomik dhe njerėzor tė gjithė rajonit. Sigurisht, pėrftuesja kryesore dhe e madhe ėshtė Kosova, pėr tė cilėn gjendja aktuale i ngjan njė veshjeje tė hekurt qė nuk e lė tė rritet dhe i shkakton ndėrkohė dhimbje, vuajtje dhe pasoja.

Jam shprehur publikisht dhe mė parė, si shumica dėrrmuese e shqiptarėve tė kėsaj ane, se pavarėsia e Kosovės, ėshtė e vetmja formė e pranueshme pėr shqiptarėt dhe zgjidhja e vetme qė do tė sjellė pėrparimin dhe do tė mėnjanojė rrethanat joshėse dhe favorizuese pėr elemente dhe grupime keqdashėse, tė cilėt nėn petkun e nacionalizmit tė kulluar (kujtoni marsin 2005), janė tė prirė pėr veprime destabilizuese nė Kosovė dhe gjithė Ballkanin Perėndimor.

Pėr vetė rrugėn historike dhe ndodhitė e shekullit tė fundit nė marrėdhėniet e shqiptarėve tė Kosovės me tė tjerėt, vite dhune etnike me konfliktet qė kulmuan me dhunė tė egėr antishqiptare deri nė gjenocid dhe dėbim masiv nė kėto 20 vjetėt e fundit, stabiliteti i brendshėm nė Kosovė do tė kėrkojė kohė qė tė vendoset, duke respektuar realisht dhe nė nivelin e demokracisė perėndimore, tė drejtat e njeriut dhe ato tė pakicave. Kjo ėshtė dhe arsyeja qė kemi pranuar se ėshtė e domosdoshme pėr njėfarė kohe, prania e tė huajve me mandat tė OKB-sė, pėr tė siguruar rendin kushtetues (nga brenda dhe jashtė), shtetin ligjor dhe tė drejtat e njeriut dhe ato pakicave si dhe mbrojtjen e tyre. Plotėsimi i kėtyre detyrimeve, ėshtė nė radhė tė parė nė dorė tė vetė shqiptarėve tė Kosovės.

Njė zgjidhje me tė dy kėto komponentė: pavarėsinė, me tė gjitha prerogativat e njė vendi demokratik dhe me tė gjitha rrjedhimet nė planin e brendshėm dhe tė jashtėm, dhe praninė e tė huajve pėr tė garantuar stabilitet (ndėr ta, detyrimisht amerikanėt), me rregulla dhe detyra tė pėrcaktuara mirė, mund tė arrihet duke u pranuar nga shqiptarėt kjo e dyta, si njė kufizim i pėrkohshėm, por qė njėherazi duhet tė pranohet me tė dy aspektet dhe nga tė tjerėt. Pėr kėtė tė fundit, pėr mendimin tonė do tė jenė vendimtare negociatat dhe mbi tė gjitha, kėmbėngulja detyruese e tė huajve, nėse me tė vėrtetė respektojnė tė drejtat e shqiptarėve dhe nuk e dėshirojnė kėtė vatėr konflikti dhe destabilizimi.

Republika e Shqipėrisė, mendoj se nuk duhet tė jetė vrojtuese pasive nė kėtė ēėshtje, siē po dėgjojmė tė thuhet dhe nė shqip dhe nė gjuhė tė huaj, d.m.th, thjesht si ēdokush nga vendet e tjera ballkanike. Ne jemi drejtpėrsėdrejti tė interesuar si shqiptarė, dhe Kosova ėshtė Shqipėri, por dhe sepse stabiliteti qė do tė rezultojė nga zgjidhja, do tė na ndihmojė nė shumė aspekte dhe neve. Po kėshtu, ne duhet tė ndihmojmė nė kėto procese qė presim tė fillojnė zyrtarisht, tė ofrojmė ndihmė dhe tė kėrkojmė tė dėgjohemi pėr kėtė qėllim. Duam tė shtojmė gjithashtu, se pėrderisa ėshtė fjala pėr njė ēėshtje dhe interesa tė pėrbashkėta tė njė kombi qė nuk mund tė ndahen, fjala e kėtejshme nuk mund tė refuzohet pa u gjykuar dhe vlerėsuar bashkėrisht dhe e kundėrta, vlen dhe pėr qėndrimet e tyre. Shqipėria ėshtė e shqiptarėve dhe jo e qeveritarėve.

Pėr fat tė keq, 10 vitet e fundit kanė treguar se stabiliteti dhe pėrparimi ekonomik dhe njerėzor nė Republikėn e Shqipėrisė (nuk jemi vetėm ne Shqipėri), mund tė ndihmojė ose tė pėrkeqėsojė gjendjen e shqiptarėve nė Kosovė dhe zgjidhjen e drejtė, tė shpejtė dhe pėrfundimtare, tė problemit nė fjalė. Vetėm kur tė ketė stabilitet dhe pėrparim ndėr ne, Qeveria e Republikės sė Shqipėrisė, partitė politike, personalitetet me emėr, mund tė kontribuojnė dhe tė thonė fjalėn e tyre, nė kontakte me vendet e tjera, nė forume ndėrkombėtarė dhe takime kudo gjetkė.

Destabilizimi dhe mospėrparimi ynė, nė qoftė se nuk ėshtė kėrkuar nga armiqtė e racės shqiptare, ėshtė nė dobi tė tyre dhe kundėr interesave tė popullit shqiptar dhe zgjidhjes afatgjatė tė ēėshtjes shqiptarė (qė ndėrkohė po e pranojnė si njė sakrificė).

Pėr fatin tonė tė keq, nė qiellin arbėror fluturojnė korba ogurzinj (qė pėlqejnė vetėm kėlyshėt e tyre, e shumta dhe tė tjerė nga pylli i tyre, por asgjė tė ndryshme dhe nga anė tė tjera), tė cilėt nė vend tė zgjidhjeve tė problemeve tė shumta dhe punės, kalojnė nga sherri nė sherr sikur duan nė kėto momente decizive pėr ēėshtjen shqiptare, qė kundėrshtarėt tanė t’i drejtohen botės: me kėta doni tė bėheni, dhe anėn e kėtyre doni tė mbani, sepse pėr fatin tonė tė keq, kur ėshtė puna pėr tė na sharė, ne jemi njė dhe keqsjellja e njėrit, ndikon nė qėndrimin ndaj tjetrit.

Kėta njerėz qė populli i paguan pėr politikanė e liderė, janė armiqtė e vėrtetė dhe mė tė rrezikshėm tė shqiptarėve dhe tė ēėshtjes shqiptare, pak rėndėsi ka pėr kė e bėjnė: pėr ndenjėsen e tyre, apo por tė tjerėt. E sigurt ėshtė, se kėta duhen mėnjanuar nga jeta politike shqiptare me mėnyra demokratike (vota e lirė dhe e ndershme pėr qeverisje qendrore dhe vendore dhe njė anėtar njė votė, nė partitė e tyre), duke mos iu shkuar askush nga pas e duke mos brohoritur pėr ta. Nė tė kundėrt, shqiptarė, mos u ankoni pėr tė zezat qė do na vijnė mbrapa!

Paris, 13 janar 2006.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara