HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


(Reformat e ministrit G. Pollo)

GUXIMI MOS ME PASĖ POPULLARITET

Ardian Ndreca -- nga Dr. Ardian Ndreca*

Mā nė fund po shohim nji ministėr tė Republikės, qė ka guximin mos me qenė popullor, apo e thanun ndryshe: nji ministėr, qė me tė vėrtetė sillet si person i pėrgjegjshėm ndaj detyrės sė vet fisnike.
Nė kėto 15 vjet demokraci, jemi mėsue me pa ministra hajduta, tė mefshtė, idiota, ministra qė braktisin detyrėn, pėr tė cilėn janė betue pėrpara kombit, ministra sahanlėpisa - por ende nuk kemi ndigjue, pėr ministra, qė rrezikojnė emnin e tyne pėr t'i shėrbye detyrimit qė kanė marrė pėrsipėr.

Ndėr tė paktit ministra, qė kanė pasė guximin me punue pėr tė mirėn e popullit tue rrezikue mos me qenė popullorė asht ministri Genc Pollo, i cili, ka nisė me projektue drejt sė ardhmes sė dikasterit tė tij, nji reformė tė domosdoshme dhe urgjente tė sistemit edukativ nė vendin tonė.
Ministri Pollo, duhet tė jetė nji person me guxim, tue qenė se ka marrė nė dorė sistemin mā tė shkatėrruem tė jetės shqiptare (shumė mā tė amortizuem se sistemin energjitik), arsimin.
Nė nji kohė, qė qeveria socialiste jepte grahmat e fundit, ajo lente mbas vetes vetėm dy arritje «madhėshtore»: autonominė dhe hapjen e universiteteve tė reja.

Nė nji vend ku universitetet janė furra qė qesin pėr ēdo vjetė mija gjysėmanalfabetė, tė cilėt, kanė nisė iterin e tyne me anė konkursesh tė manipulueme, qė janė formue prej stafesh tė korruptueme e mediokre, dhe qė nė fund kanė marrė nė dorė nji copė letėr, qė s'ka vlerė sapo tė kalojsh Hanin e Hotit apo Kapshticėn - asht guxim i madh me marrė barrėn e pėrgjegjėsisė me e ndėrrue kėtė gjendje.
Nji sistem akademik, qė nuk njihet nė botė, nji komunitet shkencor qė s'ka asnji revistė tė denjė, qė ta pėrfaqsojė apo botime monografike tė njohtuna prej kolegėve tė huej, nji trashigimi e trishtueshme dogmatikėsh me formacion ideologjik marksist qė s'kanė mā mundėsi fizike, pėr me ndėrrue - pėrbajnė nji mur shumė mā tė naltė se Muri i Berlinit, pėrpara tė cilit munden me ju dridhė leqet e kambėve edhe ministrit mā trim.

Programi i ministrit Pollo asht shumė ambicioz: reforma tė provimeve tė maturės, reforma tė mėnyrės sė hymjes nė shkollat e nalta, reforma tė sistemit tė pagave, rishikim tė sistemit tė autonomisė, kualifikim i personelit mėsimor, masterplani pėr TIK-un, raportet me Bankėn Botnore, zbatimi i masave antikorrupsion, konsolidimi i strategjisė sė pjesmarrjes nė Marrveshtjen e Bolonjės, arritja e standardeve tė strukturave mėsimdhanėse, ndėrtimi i nji rrjeti akademik me baza dhe me merita shkencore, njohja e diplomave tė marruna jashtė shtetit....

E vetmja e metė e kėtij programi, asht se duket tepėr ambicioz pėr gjendjen e mjerueshme tė arsimit tonė kombtar.
Por ne do tė ndalemi vetėm te problemi i emnimit tė dekanėve dhe rektorėve dhe te rreziku, qė simbas autoriteteve akademike nė fuqi rridhka prej kėtij fakti.
Arsimi i naltė sot, asht nė nji gjendje kritike, senatet akademike kanė nė pėrbamjen e tyne elementa, qė jo vetėm s'janė as hija e homologėve tė tyne gjerman, belg, francez - por s'mbėrrijnė me u barabitė as me kolegėt e tyne kroat, rumun, hungarez...
Ndėrkohė ligji i autonomisė vendos qė zgjedhja e kėshillave kolegjiale, senateve e drejtuesve tė bahet tue u nisė prej profesorave, prej stafeve joakademike dhe prej studentave.

Kjo nuk asht demokraci, asht vetėm diktatura e injorancės, e atyne qė s'dihet sesi mbas termeqeve tė mėdha, mbas ndėrhymjeve politike, falė inercisė globale tė gjanave nė vendin tonė, falė zbraztisė patologjike tė kohės sė mjerueshme nė tė cilėn jetojmė - e kanė pa veten tė mrekulluem, pra: nė krye apo nė pėrbamje tė nji stafi akademik.
Po tė aplikohet ligji i zgjedhjeve tė lira nė nji kolegj tė pėrbamė vetėm prej tė marrėsh - asht fort e vėshtirė me mendue se i zgjedhuni ka me qenė nji njeri i dijtun. E njejta gja vlen me nji kolegj injorantash, tė korruptuemsh, tė plogtish, tė vonuemish, tė paaftish etj.

Pėr me e shqymb kėtė rreth tautologjik, pra tė mbyllun nė vetvete e tė pashpresė me u reformue - duhet guxim dhe vendosmėni, duhet nji shkapėrcim i tiji me tė dyja kambėt.
Nė gjendje tė jashtėzakonshme merren masa tė jashtėzakonshme, anipse autorėt e kėtyne masave humbin popullaritetin e tyne. Nji ditė, ata qė kanė me i pa gjanat ma me qetsi, kanė me u dhanė tė drejtė.
Nji i sėmundė me gangrenė, qė rrezikon kėputjen e krahut apo tė kambės - nuk e sheh shumė miqsisht mjekun qė ka me e operue, por kur ta ketė tė qartė se ai i ka shpėtue jetėn, atėherė ka me e falenderue.

Ndoshta mbas pak pjesa mā e shėndoshė - nga ana fizike - e sistemit akademik tė arsimit tė naltė (e ky cilsor asht shumė qesharak) - ka me nisė grevat e urisė.
Por ndoshta ka ardhė me tė vėrtetė koha, qė ata qė deri tashti janė rritė e janė ba autoritete akademike tue mos pasė hangėr asnji dromcė kulturet dhe shkencet, tė fillojnė me ndejt pa hangėr edhe bukė, mbasi tė moēmit kanė besue se kur stomaku s'asht i randuem mendja punon mā mirė, nė kėtė rasė fillon me punue s'parit.

Ne shpresojmė, se ministri Pollo nuk ka me u tutė, por ka me vijue misionin e tij pa shikjue se mos po i prishė privilegjet meskine kurrkujt. Nė qoftė se ka me ba kėtė gja, atėherė ai ka me ba pjesė te ai numėr i vogėl (asht nji numėr tek mā i vogėl se pesė) ministrash shqiptar, qė kanė rrezikue emnin e vet, pėr tė mirėn e punės - dhe e nesėrmja ka me ja dijtė pėr nderė.

Autori ėshtė Profesor nė Universitetin e Urbinos nė Romė, Itali

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara