HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kur polemika bėhet arti i tė mbijetuarit pa ide tė mirėfillta

Ardian Ndreca -- nga Ardian Ndreca Ph.D.
Docente di Filosofia Contemporanea
Pontificia Universitas Urbaniana-Roma

SKANDERBEGU: Si janė, pra Shqyptarėt e Shqypnija?
DJALLI: Si janė...? Si i don anmiku"!
Gj. Fishta, Nėn hajat tė Parrizit, 1914

Un besoj, se gati tė gjithė autorėt e mėrzitshėm janė edhe tė damshėm por gjithsesi, sot pėr sot, Rexhep Qosja mbėrrin me qenė mā fort i damshėm se i mėrzitshėm.
Ishin shumė interesante vėrejtjet e Dritėro Agollit nė faqet e gazetės "Shekulli" (25 maj 2006), ku tue ndėrhye tek polemika mes Kadaresė dhe Qoses, rreth ēėshtjes sė identitetit kombtar dhe tė shqiptarizmit, vėrente mes tjerash:

"Kėto gjėra duhet tė dihen nga njerėz qė janė tė informuar mirė, pasi mund tė jesh shkrimtar dhe nuk je i informuar mirė. Unė mendoj, se Rexhep Qosja ėshtė njė njeri i informuar mirė. Ai i di mė mirė se tė gjithė ne kėto probleme. Shkrimtarėt dinė tė bėjnė romane, poezi, libra, por ka gjėra qė tė tjerėt i dinė mė mirė se shkrimtarėt".

Kėtė gja pohonte Dritėroi, i cili, siē dihet asht shkrimtar pra i informuem jo mirė, sidomos kur na zbulon se: "Feja nė botė ėshtė relativisht e re. Ka vetėm 2000 vjet qė ka dalė Krishti".
Ah, i dashtun Dritėro, po tė kishe mujtė nė intervalet mes shokut Zylo dhe poezive me katundar tė dalluem, me pasė studjue diēka mā shumė pėr qytetnimin asiro-babilonez, egjiptian, pėr besimin e hebrenjve... s'do tė na servirje sot kėto perla dijet!?

Por, sė paku ti ke meritėn se je mā i kthjellti ndėr ata qė shkruejnė dhe si i tillė, nė nji ēast kthjelltėsijet ekstreme more guximin me pohue se Qosja meqė asht i informuem mirė, nuk asht shkrimtar.
Qosja asht akademik qė ka mujtė me ruejt titullin edhe atėherė kur ka hupė akademinė, pra i pėrket nji gjinie aq fort tė epėrme e vonon me ul me folė, aq sa kur flet, gjanat qė thotė bahen tė randomta dhe bajate, si ajri nė kohė murtajash tė pėrzgjatuna.

Nė tė vėrtetė Qosja revolucionar nuk ka qenė kurrė. Ai ka qenė akademik i regjimit dhe in pectore akademik i regjimit tjetėr tė Tiranės. Shprehitė e tija prej revolucionari kanė mbetė tepėr gjatė nė inkubacion e, nė fund s'ka mujtė me na dhanė tjetėr, veē disa shprazje ex cathedra tė mėlmyeme me nji nihilizėm tė pashoq.
Idetė e Qoses ngjajnė me shenjat qė mbesin nė mure prej disa portreteve tė varuna pėr nji kohė shumė tė gjatė: sot ai po kėrkon nė nji farė mėnyre me var nė murin e ndėrgjegjes nji portret aq tė madh, sa t'i mbulojnė dangat e maparshme.

Atij i jep bezdi kur flitet pėr identitet europian tė shqiptarėve, mbasi kujton se identitet europian, domethanė identitet i krishtenė, atėherė zbulon se shqiptarėt kanė edhe nji identitet mysliman dhe nji krenari myslimane si kundėrpeshė.
Tashti qė marksizėm-leninizmi dhe enverizmi kanė cofė, Qosja asht tue kėrkue pėr vete nji identitet, - por s'ka kuptue asgja, kur ngatėrron identitetin kulturor dhe politik me atė fetar.

Nuk ekziston nė Europė nji identitet i krishtenė politik qė tė mbarėpėrfshijė kombet e kontinentit, kėtė sė paku Qosja duhet ta dijnė, pse si akademik duhet tė ketė ndie pėr luftnat me karakter fetar nė Europė prej kohės sė Karlit V, luftėn e 30-vjetėve e deri te Paqa e Westfalisė, duhet t'ja ketė zanė veshi qė era absolutiste ka shenjue pėrgjithmonė ndamjen e pushtetit dhe tė prerogativave politike prej atyne fetare, duhet tė ketė lexue se identiteti europian me karakter fetar i pėrket Mesjetės, kėtė gja sė paku e thotė edhe Marksi, i cili sidoqoftė asht nji autor shumė mā pozitiv se Qosja.

Prandaj nė kohėt moderne (mbas zbulimit tė Amerikės) identiteti europian nuk asht tout court identitet fetar kristian, aq asht e vėrtetė kjo saqė nji filozof protoiluminist si Pierre Bayle (1647-1706) pohonte se nji ateist mund tė jetė shumė mirė qytetar i ndershėm dhe i moralshėm.

Ashtu siē nuk ekziston nji identitet fetar kristian qė t'i kalojnė kufijtė e vetė strukturės sė besimit, po ashtu nuk ekziston nji identitet fetar mysliman nė Shqipni qė tė shpallet si model kombtar, aq sa tė bajnė qė ne shqiptarėt tė shikojmė me mallėngjim kah Lindja dhe jo me pėrkushtim kah Perėndimi.
Ndoshta, ideja qė Qosja ka pėr Shqipninė asht ajo e nji enklave aziatike, por kėto janė lajthitje qė i kanė rranjėt te ushqimi i njianėshėm shpirtnor i njerėzve si Qosja.

Kur Konica u shprehte se ēdo brezni e jona asht e mallkueme me pasė nė gjinin e vet Denizullu-Serpie, Zgjebo dhe zejbekė tė tjerė qė me budallalleqet e tyne tė thella i kallin flakėn vendit e njikohsisht zemrohen nė qoftė se dikush jep alarmin, - ai ka pasė mā sė shumti parasysh frymorė tė cilėve kultura u ka ba efektin e kundėrt qė ban vaksina ndaj marrisė. Ai ka pasė parasysh konsekuencat e trishtueshme tė ēdo aborti tė suksesshėm kulturor qė ndjek si hije shoqninė tonė.

Ajo qė tė ban pėrshtypje te analiza e Qoses janė mendimet e errta: ai nuk pranon identitetin europian tė shqiptarėve, pse dyshon se mos ka tė bajnė me krishtėnimin, pohon nji identitet mysliman dhe nė fund del me tezėn se "feja e shqiptarit asht shqiptaria". Qosja asht baba i kontradiktave logjike, pse ai nuk flet me logjikė por me inat.

Kur ideologu i Rilindjes pohonte se "Feja e shqiptarit, asht shqiptaria", kishte parasysh njerėz pėr tė cilėt identiteti kombtar shprehte edhe nji ngjyrim fetar, pėr tė cilėt dovleti kishte fenė e vet zyrtare e kush sulmonte dovletin sulmonte njikohsisht edhe besimin. Kėtyne tė verbtėve u drejtohej rilindasi, tue u mundue me u tregue se identiteti kombtar nuk ka tė bajnė aspak me besimin qė ka individi. Pse po tė ishte ashtu ata qė nuk kanė asnji besim, agnostikėt, do tė mbeteshin pa identitet? E ne e dijmė se jo pak prej tyne kanė dinjitet dhe identitet shumė mā tė fortė se disa qė pėrpiqen me pėrdorė besimin pėr qėllime tė ulta ideologjike. Por koha kur jetonte rilindasi ishte ndryshe, - jo si sot- asokohe vendi ishte pėrplot me turkomanė dhe grekomanė, me timarli dhe me mehmur tė unshėm.

Sot pėr sot, vetėm ata si Qosja mund ta damtojnė rikompozimin e shpirtit kombtar shqiptar pa pasė idena tė mirėfillta. Qosja kujtohet vetėm me polemizue, me reague, idetė e tija janė e kundėrta e ideve qė kanė tė tjerėt e megjithatė ai asht prepotent sa qė me nihilizmin e tij kėrkon me zanė pafundsisht faqet e gazetave.
Ka pasė tė drejtė P. Valéry kur ka thanė se Zoti ka krijue gjithēka prej hiēit, por prapseprap hiēi ka mā shumė aparencė se qenia.

Nė kėtė mision tė tijin qė mėton me shkatėrrue idenė e pėrkatėsisė europiane tė shqiptarėve Qosja ka pajtue si tagrambledhės do teveqela qė nė kushte normale nė nji vend tė qytetnuem nuk do tė kishin mujtė me shkrue as ndėr letra makaronash. Fakti se njerėz tė tillė i bajnė hije na ngushėllon dhe na jep nji ide rreth ramjes nė teposhte tė jermit tė tij antikombtar.
Ban pėrshtypje edhe nji gja tjetėr: Qosja ka nisė me folė mbas vdekjes sė Rugovės, me tė cilin dihet se nuk ka pasė kurrė marrdhanje idilike, mbasi shumė vner ka mbush hapsinėn e pamasė qė ka nda intelektualin me pėrmasa europiane Rugova prej provincialit marksist Qosja.
Pse ka nisė me folė tashti Qosja? Mos po don me marrė nė dorė trashigiminė e Rugovės, tue u mundue me i dhanė nji trajtė krejt tjetėr qė do tė ishte fatale pėr vendin e tij?

Do tė ishte nji humbje e madhe pėr ēeshtjen tonė kombtare qė njerėz me ide si ai tė uzurponin postin e zadhanėsit intelektual tė nji populli siē asht ai heroik i Kosovės.
Kur shoh njerėz si Qosja mbėrrij me kuptue pse pėrgjatė historisė sė njerzimit e vetmja mėnyrė me u mbrojt prej murtajės dhe prej shkrimeve tė damshme ka qenė zjarri.
Jo ai qė djeg, jo.

Zjarri qė kanė nė vetvete shkėndijat e dijes, ato qė bonifikojnė marrinė nė mendjet e njerėzve dhe qė njikohsisht ndezin dritėn e higjienės mendore, asaj qė eviton me tmerr si murtajėn ashtu edhe shkrimet e damshme.

Ne jemi optimista dhe themi se pėr me i shpėtue marrisė qė shpėrndajnė ventilatorėt si Qosja mjafton mos me hedh shikimin nė katėr pikat e horizontit; atėherė mbetė o me u kthye kah toka, ku prehet e kaluemja ose kah qielli, ku s'e kemi tė lehtė me u ngjitė me ketė peshė tė randė qė shekujt na kanė lanė mbi shpinė.

Por ne kemi besim e themi sė bashku me Fishtėn:
"Pėr inat tė Djallit e tė Shqyptarėve, Zoti ka me e mbajtė
Shqypnin nė kambė me nderė e me lumni
".

E kjo asht mā fort nji lutje, tue qenė se prej realitetit tė sotshėm nuk buron ndonji siguri e mirėfilltė

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara