HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


ARBNORI: JA DITET E HIDHURA DHE TE LUMTURA TE MIAT

-- nga Pjetėr Arbnori, E Premte, 14 Korrik 2006

Pjetėr Arbnori Interviste e realizuar nga BBC me te ndjerin z. Pjeter Arbnori, para pak kohe se te nderronte jete. Dite me pare ne Napoli te Italise vdiq Pjeter Arbnori, nje nga disidentet e regjimit komunist dhe politikanet me me ndikim ne vitet e pluralizmit e demokracise dhe deputet ne pese legjislatura te Kuvendit te Shqiperise.
Z. Arbnori ishte anetar themelues i Partise Demokratike, partia e pare opozitare pas vendosjes se sistemit shumepartiak ne Shqiperi ne fillim te viteve nentedhjete. Pak kohe para se te nderroje jete, Aleksander Furxhi i BBC-se, bisedoi me zotin Arbnori per rubriken "Intervista".

Z. Pjeter, mund te me thoni se cila ishte familja juaj, nga cfare familje vini nga Shkodra?

Origjina e familjes time eshte ne Shiroke, qe eshte nje lagje e Shkodres ne bregun e liqenit te Shkodres me nje pamje jashtezakonisht te bukur qe mua gjithe jeten me ka lene mbrese. Babai im rrjedh nga nje familje peshkataresh. Me vone ai ka ndjekur shkollen dhe eshte graduar si oficer ne mbreterine e Zogut.

Me vone sikurse shumica e oficereve u inkuadrua edhe ne xhandarmerine shqiptare ne vitet 1939 1942. U ftua nga komunistet qe te bashkohej me cetat komuniste. E refuzoi dhe u vra ne nje perplasje. Une kam mbetur jetim qe ne moshen shtate vjec dhe isha jetim me dy motrat nente dhe dhjete vjece. Nena dhe motrat punonin punedore qe te me mbanin mua ne shkolle. E kam ndjekur shkollen perseri me fatin e madh qe klasen e trete ta bej ne shkollen jezuite ku shqipja eshte mesuar qe me 1864 dhe ne gjimnazin shteteror te Shkodres qe eshte gjimnazi i pare shteteror i Shqiperise. Kam marre medaljen e arte te cilen nuk ma dhane megjithese i kisha te gjitha notat shkelqyeshem. Nuk ma dhane per arsye politike.

Perse ju kane arrestuar? Per ju tregohet se qysh i ri keni filluar nje aktivitet politik. Si ishte ky aktivitet politik, cfare benit ju?

Qe ne moshen katermbedhjete vjec, une beja pjese ne grupe qe punonin kunder pushtetit komunist, i cili nuk kishte asnje liri.
Une mund te krenohem se kam bere pjese ne nje grup qe ka hedhur trakte, ka zhvilluar aktivitet te ndryshme dhe pastaj kur une kalova ne Durres, sepse isha i papune ne Shkoder, ngrita nje grup te tille dhe pastaj u bashkova me grupin qe drejtohej nga Uran Kalakula, Tanush Kaso, Agim Musta edhe te tjere shoke, qe quhej Grupi Socialdemokrat, sespe synimi ishte krijimi i nje partie ilegale, sepse ne ishim per pluralizmin kunder monopartizmit. Une kam hartuar programin e partise se re.
Me anen e spiuneve ne u zbuluam, u arrestuam grupe ne Tirane, ne Durres dhe keshtu qe une kam bere rreth dy vjet biruce ose hetuesi me qellim qe te zbuloheshin lidhjet e mia.

Cfare ju kujtohet nga ajo periudhe zoti Pjeter. A e mbani mend kur ju arrestuan?

Une sapo kisha perfunduar se shtypuri programin i cili do te diskutohej ne mbledhjen e perbashket ne Tirane. Une dola nga shtepia qe te shkoja me tren nga Durresi ne Tirane. Erdhi nenkryetari i deges, me vuri me force doren mbi supe, me kapi nga krahet dhe tha "Je i arrestuar!". Prej atje me cuan ne degen e brendshme, me kercenuan, me bene presion qe te tregoja shoket. Une u thashe qe nuk di gje, por me gjeten ne xhep nje pjese te kopjeve ne doreshkrim te programit.

Dhe ju ishit sa vjec?

Une isha 26 vjec.

Dhe fillon kalvari juaj 28 vjet ne burg. Pa dyshim qe eshte nje jete e tere, 28 vjet jane shume. Cfare kujtoni, mbani me shume mend, ose cfare ju ka ngelur me shume ne mend nga kjo jete e tere e kaluar ne burg?

Se pari do te flas per dy vitet e biruces, per gjyqin, per denimin tim me vdekje dhe per ndenjen ne biruce. Per afro tre muaj me kane lene te lidhur kembe e duar me hekura me pranga dhe vetem me nje batanije te cilen e kapja me dhembe dhe rrotullohesha per t'u mbuluar. Me kane torturuar me hekura, me gjilpera, shpuarje me gjilpera, rrahje, futje ne arkivol. Me kane derguar gjoja per te me pushkatuar.

Edhe gjate denimit me vdekje mua me kane marre ne hetuesi me shpresen qe vdekja do te me detyroje qe te flas. Ne fakt, jane shume shoke te mi, te gjalle ose te vdekur te cilet kane patur aktivitet me mua, por une nuk kam treguar dhe nuk jane arrestuar. Do te them gjithashtu qe edhe gjate hetuesise dhe mbas hetuesise jane perpjekur te me bejne per vete, por une mund te them, jo se jam trim, por frikacak nuk kam qene kurre dhe do te them qe zoti me ka shpetuar pa u turperuar.

Une kam patur fatin e keq qe te me fusin ne biruce cdo dimer, por nuk pertonin te me fusnin edhe ne vere. Sidomos ne dimer ishte e veshtire, sepse te hiqnin pelicen, pantallonat, te hiqnin corapet dhe detyroheshe te kaloje ne cimento nje muaj te tere ne terr. Une mbaj mend edhe periudha kur jo vetem dhomat, por edhe korridoret, edhe birrucat e shumta te Burrelit, kane qene 32 birruca, te gjitha ishin te zena.

Dhe, ne nje birruce qe ishte dy meter me dy meter e gjysme banonin shtate vete bashke me dysheket, bashke me plackat, bashke me nderresat, bashke me ushqimet. Dhe, keta shtate vete flinin si sardelet, domethene tre nga dera, kater nga muri kundruall dhe kembet e mia shkonin ne gojen e tjetrit dhe kembet e tija vinin ne gojen time.

Kuptohet qe gjella ishte o me kunguj ose me oriz te krimbur, me makarona te krimbura dhe me fasule te krimbur... Te krimbura sepse i zgjidhnin te gjitha ato qe tepronin magazinave dhe i sillnin ne burg. Oriz, makarona ose fasule, por gjithmone po ua them, jo nje dite, jo nje jave, jo nje muaj, por me vite te tera makaronat, orizi, fasulet ishin me krimba ose me miza, e ne i ndanim krimbat ose mizat ose krimbat qe dilnin persiper dhe pjesen tjeter e hanim se nuk kishim se cfare te benim.

Dhe nje pjese te mire te kohes qe e kalonit ne burg ju e shpenzonit duke shkruar apo jo? Ishte e mundur, si arrinit te shkruanit?

Ne burg, sidomos ne Burrel, por edhe ne Tirane, kishte nje rregullore qe thoshte mund te mbash nje liber, nje fletore e nje laps. Shpesh ne u thonim "Ne na duhet edhe fjalor" dhe roja thoshte "Mire, studioni njehere fjalorin, pastaj merrni librin!"

Domethene jua lejonin te mbanit libra ne gjuhe te huaj apo jo?

Kur kam shkuar ne Burrel atje ne kohen e perpareshme kishte patur libra ne gjuhe te huaj por shumicen e tyre e kishin mbledhur dhe i kishin mbajtur ne nje depo atje dhe nuk i jepnin. Ai qe i kishte shpetuar librat ne gjuhe te huaj kishte bere maskime te tilla per shembull duke hequr kapakun e librit te Marksit, librit te Leninit, hequr kapakun e librave te Enver Hoxhes dhe mbeshtjelle librat e tjere kur mundte per t'i maskuar. Vec kesaj ne burg lejoheshim edhe librat e Enver Hoxhes ne italisht, gjermanisht, anglisht ose frengjisht dhe puna eshte qe shumica e njerezve mesonin gjuhet e huaja me librat e Enver Hoxhes. Une do t'u them edhe nje metode tjeter qe kam ndjekur per te mesuar frengjishten.

Une kisha librin Lufta dhe Paqja te Tolstoit, atje ka shume faqe ose gjysma faqesh qe jane te shkruara frengjisht duke pershkruar jeten mondane te aristokracise ruse dhe poshte ishte edhe perkthimi. Une i kam marre te gjitha keto pjese frengjisht dhe pjeset e perkthimeve dhe i kam futur ne nje fletore te cilen u perpoqa ta mesoj permendesh dhe pastaj ndertova edhe nje fletore gramatike, ortografie etj. ku shkruaja rregullat e ndryshme qofte te drejteshkrimit, qofte te gramatikes etj.
Po ta kisha tani kete fletore do te dukej pak qesharake, por ka qene nje pune shume e mundimshme, me ane te se ciles une kam mesuar frengjishten.

Dhe pas kalvarit te burgut vjen nje jete tjeter per zotin Pjeter, dhe ky vend keta njerez, ky popull ju vlereson ne menyren me te larte dhe ju qendroni nga viti 1992 deri ne 1997 kryetar i Parlamentit te Shqiperise. Cfare eshte per ju kjo pjese? A e keni ndjere veten si te thuash te shperblyer per gjithe ate sakrifice, per gjithe ate jete, per gjithe ato vuajtje qe kaluat?

Une kete nuk e quaj ndonje nder per mua, une e quaj si nje nder e si nje detyrim qe ndjente populli ndaj ish te burgosurve politike qe kane vuajtur per dyzet e ca vjet neper burgjet komuniste dhe qe kane punuar pa shperblim neper keneta, neper miniera, neper kantiere te ndryshme, neper ndertime te ndryshme, ne ane te ndryshme te Shqiperise.

Zoti Pjetėr, ju mbaheni edhe si nje shembull shume i vecante i vitalitetit te njeriut qe pas nje jete te veshtire te kaluar ne burg arrin te gjeje forca, arrin te gjeje energji qe ne nje moshe te avancuar te krijoje familjen. Dhe ju sot keni nje familje te lumtur me sa shifet. A mund te na tregoni dicka per familjen tuaj, per femijet tuaj?

Do te them qe kjo ka qene nje dite e lumtur per mua, nje dite kur gjithe shoket e miqte kenduan e kercyen dhe pastaj fati deshte qe ime shoqe te me lindte nje vajze e cila sot eshte trembedhjete vjec dhe me vone te lindte dhe nje djale, i cili sot eshte njembedhjete vjec dhe qe per fatin tim te mire ata jane bekuar nga shenjtorja Nene Tereza dhe kjo eshte me te vertete nje krenari per mua por edhe nje pergjegjesi per detyrat e mia.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara