HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Numri 2 (40) i revistės letrare shqiptare "ars

-- nga Irhan Jubica, kryeredaktor i ARS

ARS
revista letrare shqiptare
kryeredaktor irhan jubica
shqipėri - kosovė - mali i zi - maqedoni
del tė dielėn e fundit tė ēdo muaji
numri i parė doli mė 31 mars 2002
kutia postare nr. 1526, tiranė, shqipėri
tel: +355692132186
[email protected]
www.arsalbania.tk


njoftim
pėr daljen e numrit 2 (40) tė revistės letrare shqiptare "ars"

kasėm trebeshina fiton ēmimin "buzuku" me romanin "tregtari i skeletėve" Revista letrare shqiptare "ars" njofton daljen e numrit tė 2 (40) nė Shqipni, Kosovė, Maqedoni e Mal tė Zi.
Revista hapet me nji fragmentin "Rinjohja me mikun e plakur" prej romanit "Profeti nga Praga" t'autorit Musa Ramadani.
Editoriali me titull "Besimi si veti imunitare" asht shkrue nga Blendi Kraja.

Ndėr artikujt kryesorė tė kėtij numri, veēojmė:
- "Kultura qė po e mbyt artin" nga Gilman Bakalli;
- "Gjuha letrare kombėtare shqipe" nga Kapllan Resuli;
- "Panairi i cencuruem i librit nė Prishtinė" nga Irhan Jubica;
- "Reagim ndaj njė shkrimi tė botuar nė gazetėn Panorama" - nji reagim i organizatorit tė Panairit tė Prishtinės, Abdullah Zeneli nė lidhje me disa thashetheme tė pėrhapuna nėpėrmjet gazetės sė naltpėrmendun, reagim tė cilin "Panorama" nuk e botoi.
- "Trebeshina fiton ēmimin Buzuku" - njoftim i zyrės sė shtypit tė Ndėrmarrjes Botuese "Buzuku" ku shpallen ēmimet e konkursit me tė njajtin emėn pėr roman dhe dramė.
- "Ismail Kadare, shkrimtari dhe kulti i personalitetit" nga Astrit Cani
- "Fati i librit ėshtė si fati i gruas" nga Edi Shukriu;
- "Kurrgja nuk na vllaznon ma fort se Zoti" nga Anton Harapi;
- "Italia, Shqipėria dhe romani im i parė" nga Horatio Morpurgo - reportazh prej udhėtimit tė parė tė gazetarit anglez nė disa qytete tė Shqipnisė.

Ars 40

Po ashtu, kėtė numėr nis ribotimi i nji serie shkrimesh qė kanė tė bajnė me panoramėn e pandryshueshme kulturore shqiptare. Kjo gja bahet jo veē pėr me konfirmue faktin qė n'"ars" asht shkrue s'pari pėr probleme tė randsishme tė letėrsisė e kulturės shqiptare, por dhe se kėto shkrime vazhdojnė me mbetė aktuale. Pėrzgjedhja ka me qenė funksionale, jo kronologjike. Rubrika e re titullohet "nė kohė" dhe hapet me shkrimin e autorit Ardian Marashi "Kadareja? Po kjo ėshtė loja!", botue s'pari nė numrin 31 tė revistės (3 tetor 2004).

Ndėr studimet, recensat dhe shėnimet kritike mbi libra dhe autorė, n'kėtė numėr botohen:
- "Arshi Pipa dhe Kosova e poezisė sė tij" nga Myrvete Dreshaj-Baliu & Begzad Baliu;
- "Trebeshina, askush nuk ėshtė profet nė vendin e vet" nga Anila Xhekaliu - nji shikim mbi prozėn e autorit Kasėm Trebeshina tė botueme nga revista "ars" nė librin "Mė pėrtej kohėrave";
- "Lirizmi i Rreshpjes, brigjeve tė revoltės" nga Isak Eshrefi;
- "N'Itakėn e vet po pushon pėrjetėsisht Zejna Halili" nga Nijazi Ramadani;

Nė rubrikėn e pėrhershme "premisa" studiuesja Katerina Xukaro boton shkrimin "Leonardo Tartaljone, vjershat si tabllo nė lėvizje", si dhe poezi nga ky autor bashkėkohor arbėresh.

Ndėr materialet e tjera tė kėtij numri veēojmė:
- "Ammiel Alcalay: Me qenė shkrimtar don me thanė pėrgjegjėsi" - intervistė ekskluzive me poetin amerikan, realizue nga Erica Weitzman;
- "Robert Bly: Kemi lexues tė shpėlarė nga trutė" - intervistė me shkrimtarin amerikan, shoqnue me poezi nga i njajti autor;
- "Dritaret e ndriēuara" nga Enrique Villa-Matas;
- Blendi Kraja: "Gazetari i 'ars'-it apelon vendimin e gjykatės" - nji reagim i gazetarit Kraja ndaj vendimit tė njianshėm tė dhanė nga drejtėsia shqiptare nė dam tė tij.

Letėrsia shqipe kėtė numėr prezantohet me autorėt: Musa Ramadani, Leonardo Tartaljone, Kujtim Morina, Lutfi Lepaja, Dhori Thanasi, Algert Siqeca, Dritan Zaimi, Bajram Sefaj, Elmaze Grainca, Tahir Foniqi e Pal Ndrecaj, si dhe me fragmente nga krijimtaria letrare e arvan itasve, mes tė cilėve edhe Marko Boēari, fragmente prej poemės "Pėr tė parėn principeshėn tonė Leksandra" (1889).
Letėrsia e huaj pėrfaqėsohet me: Ammiel Alcalay, Robert Bly, Natalia Ginsburg, Johan Wolfgangh Goethe e John Fante.

Mėrgim Korēa sjell nji pėrkthim tė ri nė shqip tė "Mbretit tė Tulės", poezisė sė njoftun tė Goethes, tė ballafaqueme me origjinalin si dhe me katėr variante tė pėrkthyeme ma parė prej Ndre Mjedjes, Sejfulla Malėshovės, Vehbi Balės e Jorgo Bllacit.

Pėrkthimet e kėtij numri janė realizue nga Gilmana Bushati, Astrit Cani, Blendi Kraja, Anila Xhekaliu, Esmeralda Jubica, Mėrgim Korēa e Flurans Ilia.

Ribotimi i fragmenteve nga krijimtaria e nxjerrė prej hulumtimit tė gazetės "Drita" tė kėtij numri pėrkon me vitin e vdekjes sė diktatorit komunist tė Shqipnisė, Enver Hoxha. Krijimet qė pėrshkruejnė dhimbjen e thellė tė shkrimtarėve shqiptarė pėr humbjen e udhėheqėsit dhe frymėzuesit tė tyne mė 1985, nisin prej Natasha Lakos e Marash Hajatit, e vazhdojnė me emnat e Luan Qafėzezit, Balil Gjinit, Petrit Sinanit, Nonda Varfit, Xhaferr Martinit, Robert Goros, Spiro Gjikondit, Muzafer Xhaxhiut, Vullnet e Sulejman Matos, Hysni Milloshit, Teodor Kekos, Koēi Petritit, Vojsava Nelos, Arben Dedjes, Bashkim Kuēukut, Isuf Nelajt, Dhori Qiriazit, Ismail Kadaresė, madje edhe tė grekut Llambro Mallamas, pėr me u mbyllė numrin e ardhshėm tė revistės.

Nji vend i veēantė i asht kushtue nji shkrimi tė gjatė programatik e ideologjik t'autorit Ismail Kadare, me titull "Realizmi socialist - arti i madh i revolucionit". Artikulli i botuem jorastėsisht nė gazetėn-organ tė Komitetit Qendror tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė, "Zėri i popullit", dt. 13 janar 1974, asht nji pėrpjekje serioze dhe e sinqertė e autorit pėr me legjitimue nga pozita dogmatike, sulmet personale dhe tė pushtetit qė ai pėrfaqėsonte si zėvendės i grues sė diktatorit Hoxha nė Frontin Demokratik, ndaj emnave ma tė shquem tė artit tė vėrtetė botnor dhe shqiptar: "…Gjergj Fishta. Fanatik i tėrbuar, idealizues i ēdo gjėje patriarkale, apologjet i fesė, i institucioneve mesjetare, hymnizues i primitivizmit, armik i egėr i ēdo pėrparimi, - ky ėshtė portreti i kėtij letrari prift… Filo italian i papėrmbajtshėm, agjent i Vatikanit, emisar i pushtimit fashist, partizan i ēkombėtarizimit dhe i romanizimit tė kulturės sonė… Tė njėjtin shembull na jep figura e letrarit fashist Ernest Koliqi."
"…Djathtizmi i T. Lubonjės e F. Paēramit, kozmopolitizmi, urrejtja pėr folklorin dhe antishqiptarizmi i tyre, treguan edhe njė herė se lufta e klasave nė terrenin e letėrsisė dhe tė arteve ėshtė e gjallė dhe do tė jetė e tillė pėr njė kohė shumė tė gjatė."
Tu' mos u mjaftue me denigrimet e shkrimtarėve, autori e zgjanon objektivin e shkrimit edhe me goditje ndaj shtyllave tė kulturave botnore: "…Bibla dhe Kurani, kėto puse tė pashtershme idesh reaksionare". Pėr kėto dhe tė tjera qėndrime koherente tė kėtij autori, "ars" e riboton tė plotė artikullin e bujshėm tė asaj kohe.

Shtojca "arsplus" asht pėrgatitė nga Arben Llalla dhe i kushtohet fillimeve tė letėrsisė sė shqiptarėve tė Greqisė. Veē burimeve historike, autori e ilustron studimin e tij me krijimtarinė e asaj periudhe.

___________________
Nė Shqipni revista "ars" mundet me u gjendė vetėm nė libraritė qendrore nė Tiranė dhe Shkodėr. Sa i takon Kosovės, ekskluzivitetin e shpėrndamjes e ka shtėpia botuese "Buzuku" e Prishtinės, ndėrsa pėr Maqedoninė dhe Malin e Zi nuk ka ndryshue asgja.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara