HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Letėrsia masive si fenomen social

-- nga Agron TUFA, TemA

Agron TUFA

Letėrsi masive quhet rėndom njė shumėllojshmėri literature e orientuar kryesisht drejt auditoreve tė gjera, tė paspecializuara tė bashkėkohėsve dhe qė realisht funksionojnė nė rrethe lexuesish „anonimė”, pa kontur e relief. Sikundėr merret me mend nga vlerėsimi dhe pranimi i heshtur, kėta lexues nuk zotėrojnė asnjė parapėrgatitje estetike, ata nuk janė tė zėnė me reflekset artistike dhe as qė u shkon ndėrmend figura e autorit-demiurg. E thėnė ndryshe, nė kėto raste bėhet fjalė pėr njė publik shumėmilionėsh, qė nuk ia kanė takatin ideologjisė postromantike tė letėrsisė sė naltė dhe tradistės letrare. Nė kohė tė ndryshme dhe nė vende tė ndrydhme tė Europės, duke filluar, sė paku nga ēerekshekulli i dytė i shekullit XIX me letėrsi masive kuptojmė zhanrin e melodramės dhe romanin aventuresk (pėrfshij dhe romanin aventuror-historik, shpesh tė publikuar nė botime me vijim (romani-fejton); romani kriminalist) qė mė vonė do tė quhet romani dedektiv; romani shkencor (science-fiction) dhe joshkencor (fantasy) ose fantastik; romani uestern dhe romani dashuror (romani i damave, romani rozė, i grave); fotoromanet dhe kinoromanet, e po ashtu dhe ajo lloj lirike e shomėllojtė e lidhur me prirjet e pėrditshmėrisė jetėsore, si “kėnga e pėrditshmėrisė” (sipas analogjisė mė “kulturėn muzikore tė pėrditės”).

Ndaj tė gjitha kėtyre zhanreve zbatohet gjithashtu termi literaturė triviale, argėtuese, eskapite, e tregut, apo „e lirė”, - zhanėr paraletėrsi, beletristikė, mė sė mbrami dhe etiketimi vlerėsues i vrazhdė “limonadė” (“rrangallė”). Vėrejmė se tė afėrta pėrnga funksioni dhe pėrnga rrethi kujt i drejtohen dukuritė nė kulturat europiane tė Mesjetės dhe Renesancės, gjer nė epokėn e formėsimit tė letėrsisė sė mėvetėsishme autoriale si institut social (letėrsia folklorike dhe pėrpunimet e saj, teatri i shesheve qytetase, librat e ilustruar “pėr njerėzit e thjeshtė, duke pėrfshirė edhe librat me kėshilla, librat e fallit), qė nė vlerėsimet e romantizmit dhe nė punimet pėrshkruese tė pozitivistėve nga gjysma e dytė e shek. XIX ėshtė bėrė normė tė quhen „popullore” ose „popullit” (nė tė pėrkundėrt me elitaren, oborrtaren, aristokraten, „dijetaren”), apo ndryshe letėrsia e “ulėt” (nė tė pėrkundėrt me letėrsinė e “lartė”).

Nėse gjakojmė tė bilancojmė atė qė zakonisht figuron nė historinė mė tė re tė letėrsisė, kritikėn letrare dhe publicistikėn – karakteristikat pėrmbajtjesore tė vetė teksteve tė letėrsisė masive, atėherė ndėr to, do tė ndeshim mė sė shpeshti tipare kėsilloji si vijojnė. Emėrtimi i tipave tė teksteve letrare nė shumicėn mė tė madhe tė tyre klasifikohen tek zhanret mė tė reja, ngase nė poetikat tradicionale normative nga Aristoteli deri tek Bualo, thjesht nuk i gjejmė, pra, mungojnė. Nė fakt i tillė ėshtė dhe mė i pėrhapuir midis lexuesve tė shek. XIX, romani, qė pėrbėnte bazėn e leximit tė zhanrit rrėfyes/narrativ (romani, novela). Pėrkundrazi, poetika e narracionit, si rregull, ėshtė e „mbyllur” (nė tė kundėrt me „veprėn e hapur” tė U. Ekos). Nė kėtė kuptim, ajo i pėrgjigjet plotėsisht kėrkesave kanonike tė pikėlidhjes, kulminacionit dhe pikėzgjidhjes, e jo rrallė edhe kritereve tradicionale pėr klasicizmin tė tėrėsisė sė kohės dhe tė vendit.

Narracioni masiv apo masovik ndėrtohet sipas principit tė Jetėgjasmimit (termi im), si rudiment i pėrshkrimit realist/realistik, apo thėnė ndryshe – e „letrės/shkrimit mimetik”. Nė kėtė narracion heronjtė karakteristikė socialė veprojnė nė situata sociala dhe mjedisė tipike tė njohura shumė mirė, duke u ndeshur me probleme dhe vėshtirėsi tė njohura dhe tė pėrditshme pėr shumicėn dėrmuese tė lexuesve. (Kohėrat dhe hapėsirat fantastike, jashtėtokėsore, po aq sa dhe arkaika parahistorike e civilizimeve tokėsore paraqiten po njėlloj, me po ato mjete shprehėse realistike, tė prozės psikologjike.) Element i domosdoshėm i shumicės sė rrėfimeve me modele tė kėtilla na rezulton kriticizmi social, i shprehur drejtpėrsėdrejti apo i sublimuar deri nė alegori. Jeta e grupeve margjinale tė shoqėrisė (bota e tė „pėrbuzurve” e “fundėrrinave” sociale), kriminaliteti, korrupsioni i pushtetit dhe nė pėrgjithėsi problemet e statusit shoqėror, sukdesit, dėshtimit qėndrojnė nė qendėr tė melodramės, romanit-fejton, romanit policesk dhe dedektiv, romanit fantastiko-shkencor, dhe nė shumėēka edhe kėngėve nė trajtėn e saj tė turlillojshme (kėnga e “kuzhinės”, kėnga e luftės ose ushtrisė, e shoferėve, konviktorėve, e kurbetit, gjer tash sė voni tek ne - kėnga e diskotekave dhe mis-eve e sidomos kėnga “banditeske”). Letėrsia masive ėshtė e theksuar nėnvizueshėm me karakter social.

Po aq i pandashėm nga letėrsia masive ėshtė dhe pathosi pozitiv i konfirmimit tė vlerave bazė apo normave tė njė shoqėrie tė dhėnė, i nėnvizuar nė kohėn e vet nga autorė tė tillė, si Ēesterton dhe Borhes (qė punonin vetė nė traditėn e zhanrit dedektiv. Kėtu ngadhėnjen e kremton instruksioni i maskuar, qartėsia e theksuar morale e strukturės konfliktit rrėfimor dhe tė tė gjithė rrėfimit: krimi do tė ndėshkohet, virtyti do tė shpėblehet. Literatura masive ėshtė njė literaturė jo vetėm e imitimit, jetėgjasmimit, por edhe optimiste. Kjo ėshtė e lidhur si me kriticizmin social tė zhanreve masive, ashtu dhe me strukturėn „e mbyllur” tė rrėfimit tė njė tipi tė tillė, tė tė gjithė botės letrare dhe tė imazhit tė njeriut nė letrsinė masive. Nė kėtė kuptim letėrsia masive nė pėrgjithėsi nuk e ka pėr natyrė strukturėn problematike konfliktuale tė individit/vetėsisė sė heronjve dhe figurės sė autorit, frymėn ekzistenciale tė kėrkimit dhe pathosin individual tė vetėpėrcaktimit, sinoret e sprovės sė pamėshirshme dhe thyerjen demonstrativisht tė normave, pra tė gjitha kėto elemente qė i japin specifikėn autoriale letėrsisė „kėrkimtare” tė shekujve XIX-XX dhe qė pėrcaktojnė arritjet e saj mė madhėshtore.

Poashtu, pėr letėrsinė masive ėshtė e huaj papėrcaktueshmėria zhanrore („shpėrfaqėsia”) e letėrsisė novatore e dy shekujve tė mbramė, refleksioni i kritikės sė mėvetėsishme mbi traditėn letrare tė sė shkuarės, mbi vetė natyrėn e saj artistike. Ndodh jo rrallė, qė nė ēdo shkallė tė lartė vėshtirėsie tė narracionit masiv (me fabul pėrplot me tė papritura, loja me reale tė ndryshme imagjinare, shfrytėzimi i arketive mitologjike dhe motiveve letrare), nė fundamentin e tyre – ka njė hero aktiv qė e realizon veten shpesh me veprime tė rrezikshme, tė tensionuara, i cili pėrfton kuptimin e harmonisė sė botės, pikėrisht duke ripėrtėrirė thyerjet/shkeljet e normave tė saj. Shpesh duke u nisur nga kjo karakteristikė letėrsinė masive/masovike, jo rrallė, dhe jo gjithmonė korrekt – e krahasojnė me letėrsinė orale, mė sė shpeshti me pėrrallėn. Po nėse flasim pėr proceset e kthimit/drejtimit tė letėrsisė masive mes publikut – sepse pikėrisht publiku, e jo personaliteti i autorit, jo veēanėsitė pioniere tė poetikės sė tij individuale apo origjinaliteti i tij estetik, por natyra novatore e tekstit e kufijėzon kėtė sferė tė letėrsisė, i jep asaj emėrtim, pėrcakton statusin e saj tė veēantė dhe para sė gjithash tėrheq vėmendjen e studiuesve, - atėherė kėtu mund tė veēojmė kėto pėrvijime tip-formuese (nė masė mė tė plotė ato i gjen, sigurisht, nė periudhėn bashkėkohore tė ekzistencės sė letėrsisė masive):

1. Modelet e letėrsisė masive shiten, lexohen, mund t’u rrėfehen lirshėm lexuesve tė tjerė apo kujtdo qoftė, sipas modelit tė ritregimit tė lajmeve tė reja-taze nė gazetėn e mėngjesit, apo tė ndonjė reviste fletėpakė me tirazh tė madh (nė aspektin konkret letėrsinė masive e pėrqasin me mjetet komunikimit masiv dhe shfrytėzojnė pėr studimin e saj po ato metoda sasiore – teknikėn e kontent-analizės, procedurat statistikore). Prandaj procesi konsumimit masiv i ēdocilit libėr tė veēantė tė llojit tė kėtillė, si rregull, ėshtė mjaft i shkurtėr (nė kufijtė e njė apo dy sezoneve, e shumta – njė viti), ndėrkaq qė prurja e veprave tė reja tė kėtij zhanri ėshtė gjithnjė i stėrmadh. Konkurenca e modeleve, sipas ligjėsive tė tregut, ėshtė krejtėsisht e tendosur, ndėrsa qarkullimi dhe ndėrkėmbimi i tyre – ėshtė shumė i shpejtė (procese tė ngjashme kemi, pėr shembull, pėr modėn masive).

2. Gjithė procesi i konsumit tė letėrsisė masive, sikundėr e pėrmendėm mė lart, kalon zakonisht jashtė sferės sė vėmendjes profesionale, analizave dhe rekomandimeve tė reēenzentėve letrarė, kriti-kėve “ekspresė”, “vėzhgo-njės” apo “komentonjės” (dhe sidomos jashtė revistave “solide” letrare, pėr shembull, tė tipit “Aleph”, “Mer Licht” apo gazetave tė pėrjavshme letrare serioze, si “Fjala” – nė modelet e sotme shqiptare). Madje procesi i konsumit tė letėrsisė masive kalon jashtė sferės sė pedagogėve dhe studentėve, madje edhe jashtė vėmendjes sė bibliotekarėve tė bibliotekave masive.

Nė tė shumtėn e rasteve nė zgjedhjen e lexu esve ndikojnė tė tillė faktorė tė rėndėsishėm pėr vetė dijen e paspecializuar, si interesi-ves qė ėshtė formuar me kohė kundrejt librave tė kėtij tipi, zhanri, teme, syzheti, e fort mė tė rrallė – kundrejt njė autori tė caktuar, d.m.th., kundrejt njė strategjie tė caktuar botuese, kundrejt vetė kanalit tė komunikimit (jo rrallė njė strategji e tillė pėrvijon trajtėn e serisė/kolanės me vijime ose tė biobliotekės tematike me lidhje/formatim tė njėjtė, tė standartizuar nė formatizimin poligrafik – sė kėndejmi kemi dhe dukurinė e librave tė supertirazhuar “format xhepi” me kopertina tė buta, “revolucionin e librave” sipas njė shprehjeje tė shkrimtarit francez Robert); reklama nė mjetet e informacionit masiv; kėshilla me gojė njė tė njohuri apo njė miku, shitėsit nė njė shitore apo kioskė; kinoekranizimi ose telenovela (suksesi si lyth i suksesit).

3. Kjo shumėllojshmėri qė ndėrkėmben nxitimthi tekstet ėshtė e organizuar mjaft vrazhdė. Edhe pse ka tė gjitha laraganitė e jashtme dhe diferencat pėrmbajtjesore tė modeleve letėrsia masive i zotėron tiparet e sistemit. Mjetet teknike tė organizimit tė saj (format e ndikimit tė ndėrsjelltė pėrreth dhe pėr shkak tė modeleve masive), prapėseprapė, janė tė kufizuara mjaft vrazhdė. Do tė kallzojmė ato mė tė pėrhapurat dhe ato qė zbatohen mė regullisht mes sosh. Kjo, sikundėr e kemi thėnė tashmė, ėshtė pak-a-shumė e njėkuptimtė, e qartė pėr lexuesin dhe madje e nėnvizimi i veēantė i pėrkatėsisė sė ēdo teksti nė raport me njė zhanėr tė caktuar (ose, sipas terminologjisė sė Xh. Kavelt-it, pėrkatėsisė nadaj “formulės rrėfimore”); fushata aktive e reklamės pėr avancimin e modelit (mė saktė, tė tipit tė dhėnė tė modeleve) pėr tek lexuesi, e cila realizohet, nga njėra anė, nė njė formė tė tillė kulturore sociale tė suksesit dhe konfirmimit/pranimit si “bestseller” (“bumi” i shitjes sė javės, sezonit, vitit), dhe nga ana tjetėr – nė figurėn e shkrimtarit/shkrimtares si njė prej “yjeve” tė publikut dhe i/e cili/cila bėhet modė e fabulės sė komunikacionit masiv mediatik (veēse nė kėtė rast dhe nė kėtė cilėsi emri, pamja e jashtme, jeta e pėrditshme e autorit mund tė jetė pėr lexuesin e gjerė e njohur, interesante dhe me autoritet – ndėrsa burimet, natyra dhe thelbi kuptimor i njė shkrimtari-klasik janė krejt tė tjera!); mekanizmi i pėrsėritjes qė mbėshtet dhe shumėzon suksesin, mund tė jetė njė pėrsėritje “nė hapėsirė” (kinemaja dhe tele-ekranizimi i librit sensacional, shndėrrimi i emrit tė heronjve tė librit dhe autorit nė distinktive mode, ndėrsa shembėlltyra e tyre – nė suvenire) dhe “nė kohė” (seria/kolana, vazhdimi patėsosur i syzheteve qė bėhen nė llojin e vet “trashėgimi klasike” e kulturės masive – sikundėr janė tė tilla ndėr shumė sosh, “Tre mushketjerėt” dhe “Tarzan”, “Fantomas” dhe “tė rrėmbyer nga era”). Vetė ndarja e letėrsisė nė “elitare” dhe “masive” ėshtė njė fenomen i kohėve mė tė reja. Kjo ndarje ėshtė njė shenjė e kalimit tė vendeve mė tė mėdha tė Europės nė fazėn industriale, e mandej – nė gjendjen postindustriale (“shoqėrisė masive”), ėshtė shprehje e dinamikės shoqėrore tė vendeve tė Europės, e pandarė nga shtresėzimi i saj social dhe kulturor. Pėr mė tepėr qė ēarja qė ka ndodhur nė letėrsi do tė bėhet vetė mė vonė stimul dhe burim i diferencimit tė mėtejshėm tė rrjedhės letrare, kulturės nė pėrgjithėsi.

Ėshtė e qartė se letėrsia masive mund tė lindė vetėm nė ato shoqėri, ku pjesa mė e madhe, nėse jo pjesa dėrmuese e popullsisė ka marrė njė farė arsimimi dhe di tė lexojė (d.m.th., periudha pas revolucioneve edukative europiane tė shek. XIX). Dhe vetėm nė kushtet e mungesės sė barrierave sociale femėrore, nė kushtet e rehatisė intensive tė popullsisė, emigrimit tė saj masiv nė qendrat e mėdha, progresit dhe hapjes pėr masat pas prishjes sė hierarkisė sociale, ndryshimeve kardinale tė mėnyrės dhe stilit tė jetesės – ende nė shekullin XIX, nėse flasim pėr Europėn, - vetėm atėherė lind nevoja e konsumimit tė letėrsisė masive si shprehėse e ekzistencės nė pėrditshmėrinė qytetare, anonime dhe dinamike (“borgjeze”, “qytetare”) tė problemeve e konflikteve tė reja. Kėto konflikte dhe probleme tė reja pėrkeqėsohen pikėrisht pėr aq sa rregullat dhe autoritetet e mėnyrave tradicionale tė jetesės (klasoro-hierarkik, familjaro-fisnor, lokalo-shoqėror) u nėnshtrohen tanimė erozioneve dhe bėhen gjithė e mė pak efektive. Nė kėtė kuptim letėrsia masive ėshtė njėra prej shenjave tė ndryshimeve tė mėdha sociale e kulturore.

Prandaj shfaqja e saj tashmė nė shekullin e XX e deri nė ditėt tona nė vendet e Afrikės, Azisė Jug-lindore, Amerikės Latine, Rusisė e tash sė fundi edhe nė Ballkan e sadopak, nė Shqipėri, ėshtė krejt brenda ligjėsive. Por edhe pėr vetė letėrsinė ndarja e sipėrpėrmendur e letėrsisė nė “elitare” dhe “masive” ėshtė e lidhur me njė kontekst cilėsisht tė ri social. Fjala ėshtė, sikundėr e kemi shprehur mė sipėr, pėr fundin e ekzistencės sė letėrsisė sė shkruar nė sallonet e “mbyllura” mondane, nė rrethet e ngushta tė eruditėve dhe dijetarėve, pėr dėshtimin e marrjes nė mbrojtje tė letėrsisė elitare nga mecenatet tradicionale aristokrate, patronazheve oborrtare dhe pėr daljen nė tregun e lirė me gjithė lojėn e trillshme tė interesave turlifarėsh kapriēoze tė nevojave dhe gjykimeve. Ky proces, pėrgjatė tė cilit ėshtė formėsuar nė fakt vetė sistemi i letėrsisė si institut social, ka shpėnė nė ndryshime kardinale pėr vetkuptimėsinė e shkrimtarit, pėr idenė e funksionit tė letėrsisė, pėr trajektoren e kthimit tė letėrsisė nė shoqėri, me atė fizionomi eklektike, surrogato e qindpėrqind banale qė njohim sot ndėr tė gjitha kulturat.

Ne kemi parasysh procesin profesional tė artizanatit tė shkrimėsisė dhe formėsimin e njė sistemi gjegjės nė shpėrblimin e punės sė shkrimtarit (shumėn e diferencuar tė honorareve), formėsimin e sistemit tė revistave dhe rolin e kritikės letrare, projektuesine shijeve dhe reēenzentin e letėrsisė nė rrjedhė, lindjen e pėrhershme e grupeve avangardiste qė shumėzohen dhe luftėn qė shtjellohet papajtueshėm mes sosh, ndėr tė tjera, luftėn pėr konfirmim publik, sukses, dominim nė letėrsi dhe pushtet mbi opinjonin shoqėror si mekanizma tė dinamikės sė gjithė sistemit tė letėrsisė. Parė nga kjo anė raportet e grupeve tė kėtilla me idetė e progresit shoqėror, programeve tė zhvillimit tė pėrshpejtuar social, ideologjive tė populizmit dhe “popullaritetit”, lidhja e tyre me elitat tradicionalo-konservative, me shtresat liberale ose me rrethet radikale-socialiste, pjesėmarrja direkte nė kataklizmat e epokės ose, nė tė kundėrt, refuzimi demonstrativ prej tyre, pozicionimi nė shmang, - ėshtė njė anė e veēantė dhe rėndėsishme e historisė sė letėrsisė masive si njėra prej anėve tė historisė sė njė shoqėrie tė dhėnė konkretisht dhe shoqėrisė nė pėrgjithėsi.

Njėri prej momenteve kryesore tė kėsaj lufte ndėrmjet grupeve, tė tė gjithė procesit tė formėsimit tė letėrsisė si nėnsistem i njė shoqėrie qė po zhvillohet, ėshtė pikėrisht vlerėsimi krejt i pėrcaktuar i disa modeleve tė praktikės literare si “masive/masovike”, “zbavitėse, argėtuese” nė tė pėrkundėrt me letėrsinė “serioze”, “tė vėrtetė”, “tė pėrjetshme”. E qartė qė ky vlerėsim jepet nga pozicioni i letėrsisė sė “lartė”. Mė saktė – nga pikėpamja e atyre grupeve tė gjera tė shkrimtarėve, receptimit parėsor tė letėrsisė si “art origjinal”, statusit tė saj kulturor si “e vėrtetė”; rali i saj tepėr i rėndėsishėm social u bė bazė e pretendimeve pėr vendin autoritar nė shoqėri, sa jo rrallė kėto grupe tė papajtueshme i bashkojnė nėn togfjalėshin “formim borgjez”, pikpamjet e tė cilit pėr letėrsinė i kanė hulumtuar nė mėnyrė tė detajuar viteve tė fundit Jurgen Habermas dhe P. Byrger nė Gjermani, Pjer Burdje (Bourdieu) dhe bashkėmendimtarėt e tij nė Francė. Nė fakt, sistemi i koordinatave nė.

Nė njė trajtė sa mė tė pėrmbledhur mund tė themi qė nė bashkėveprimin real tė grupimeve tė shumėllojshme letrare, pėr shembull, nga viti 1830 – 1840 – nė fillim nė Francė, e mandej edhe nė sistemet gjigande letrare tė metraopoleve tė Europės – kanė qėndruar nė “istikamet” luftarake luftėtarėt e “avangardės”, mbrojtėsit e “klasikes” dhe adeptėt e letėrsisė “masive”. Nga kjo kundėrvėnie, qofshin ithtarėt e “artit tė kulluar”, partizanėt e “natyralizmit”, mė vonė kėshtjellarėt e “modernizmit” etj., pra kjo avangardė luftoi jo vetėm me letėrsinė (artin nė pėrgjithėsi) e ulėt apo komerciale (nė kėtė sferė bėnin pjesė gazetat dhe grafitet qytetase, mjuzik-holl-i dhe cirku, radioja dhe konematografia – dhe avangarda me qejf tė madh pėrvetėsoi mjetet shprehėse tė tyre; sikundėrse dhe arti masiv, romani apo dizajni, rendi me qejf tė madh tek gjetjet e avangardės!). Ajo qė i bashkonte palėt ndėrluftuese ka qenė lufta kundėr njė tradicionalizmi artistik tė veēantė e tė shumėllojshėm – idhujtaria para klasikes dhe pėrsėritjes mekanike tė klisheve kanonike, qė mbroheshin midis isteblishmentit zyrtar e qė ishin pjesė e pandarė e pushtetit autoritar mbi artin (“akademizmi”).

Por diskretitimi i artit masiv iu pėrmbajt dy linjave. Me kriteret e idealizuara matėse tė letėrsisė klasike, letėrsia masive u fajėsua pėr cilėsi tė dobėt artistike dhe shabllonizėm, pėr prishje tė shijes sė publikut. Nga pikėvėshtrimi social-kritik i artit tė angazhuar ideo-filozofikisht, letėrsia masive u fajėsua pėr karakterin thjesht argėtues, mungesėn e problemeve serioze, pėrpjekjen pėr tė mjegulluar vetėdijen e lexuesit apo gjithqysh, pėr ta ngushėlluar (ēojmė ndėrmend qė, si pėr njėrėn, si pėr tjetrėn, ithtarėt e klasicizmit qysh nė shekullin XVII - XVIII e qortonin romanin si zhanėr parveny). Pėrgjatė gjithė kėsaj polemike vetė nocioni “masiv” ka dalė nė kuptime e domethėnie tė ndryshme, nganjėherė mjaft tė largėta me domėthėniet e njėra-tjetrės; pas njėrės apo tjetrės shpėrfaqjeje semantike sociologu i letėrsisė mund tė pikasė dhe tė rekonstruktojė kėtu historikisht gjurmėt e grupeve tė konsumatorėve dhe tė marrėdhenieve ndėrgrupore. Pėr shembull, “masivja” kuptohej si (shihni detajueshėm mė poshtė):

§ maskomunikative, njėkohėsisht e tirazhuar teknikisht pėr njė recepient sa mė tė gjerė, tė paspecializuar, tė ēfarėdollojshėm (tė tirazhuarės i kundėrviheshin nocionet tradicionale, “filigramė”, “unikale”, “autentike” – shih Walter Benjamin “Fati i veprave tė artit nė kohėn e riprodhimit tė tyre teknik”);

§ e mundshme pėr tė komunikuar me kėdo dhe “e lehtė” pėrkundėr “e vėshtirė”, qė kėrkon njė pėrgatitje speciale dhe punėn e mendimit;

§ argėtuese-gallatė, pėrkundėr serioze, problematike;

§ universale pėrkundėr individuales (i tillė ėshtė pozicioni kritik i Teodor Adorno-s dhe Horkhajmer-it nė veprėn e tyre “Dialektika e iluminimit”);

§ e ulėta, vulgarja pėrkundėr tė lartės, tė pėrnaltėsuarės;

§ perėndimorja (pėr BRSS-nė dhe Lindjen, ose “e jona”, kundėr “e huaja” pėr dikotominė Perėndim-Lindje);

§ shabllonia, konservatorja, tradicionalistja nė art kundėr artit elitar, karakterit radikalo-eksperimentues.

Nė tė gjitha kėto pozicione pėr sociologun e letėrsisė janė tepėr tė dallueshme shenjat e vlerėsimit tė grupeve dhe lufta principiale e ideve ndėrmjet tyre, konkurimi pėr pushtet, tiparet e caktuara dhe tė kufizuara kronologjikisht tė ideologjisė sė letėrsisė. (Nė mesin e shekullit XX konfrontimi i avangardės me klasiken, tė gjeniut me tregun, tė elitares me masiven nė Europė dhe SHBA fillojnė tė humbasin principialitetin e mprehtė dhe kuptimin kulturologjik: arti masiv dhe letėrsia kanė panteonin e tė lavdishmėve dhe tė klasikėve tė lexueshėm, ndėrsa avangarda do tė shitet hallagrep (menjėherė) nė treg dhe do tė mbushė muzeumet.) Nė kėtė kuptim, e shtuquajtura “letėrsia masive” pėr sociologun, nė ndryshim nga kritiku dhe shkencėtari i letėrsisė, nuk ėshtė dhe aq lėm disiplinor, nėn-ndarje pėrmbajtjesore e letėrsisė, sesa njė problem brendakulturor (problemi i njė niveli tė caktuar tė kulturės) por dhe njė ēėshtje e brendshme pėr vetė studiuesit e letėrsisė, tė cilėt deri mė tash sikur e kanė tepėr sekėlldi tė merren me tė, nė Europė e mė gjerė.

Nė planin historik e rėndėsishme ėshtė qė me ndihmėn e vlerėsimeve tė tilla grupore tė kulturės perėndimore (europiane) nė njė moment kthese pėr tė, qenė shfaqur nivelet heterogjene dhe shumėdimensionale tė sė “lartės” dhe sė “ulėtės” si poluse tė saj, ēka bėri tė mundur nga njėra anė, zanafillėn e tėrėsisė, koherencės, kompaktėsisė, sistemit dhe nga ana tjetėr, mekanizmat e dinamikės, zhvillimit, likuidimit dhe zėvendėsimit tė autoriteteve, tipave tė poetikės dhe teknikės shprehėse. E “konsumuara”, “e zbėrdhylta”, “e flashkėta” qė u bėnė elementė rutinė tė poetikės, tipat e gjithėpranuar dhe tė pėrvetėsuar tė ndėrtimit letrar janė cilėsuar ndėrkaq si tė polusit tė ulėt, duke u bėrė kryesorė pėr modelet letrare qė qarkullojnė mė gjerėsisht nė njė det tė ndėrkėmbyeshėm anonimati. Madje kjo qe arritur me forcat e vetė avangardės letrare dhe me pėrforcimin e autoritetit tė saj. Karakteristike sipas Pjer Burdie-sė ėshtė se pikėrisht nga romantikėt francezė dhe rrethet epigone tė pėrafėrta me ta dolėn modelet e para tė letėrsisė me tė vėrtetė masive sipas suksesit ndėr lexues dhe famės, - romanet historiko-aventureske tė A. Dymasė dhe romanit-fejton social-kritik tė Ėzhen Sy-sė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara