HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ibrahim Rugova dhe shqiptarėt

Mero Baze

-- nga Mero Baze, Tema - 22.01.2006

Ibrahim Rugova mbylli tė shtunėn nė mesditė, misterin e tij mė tė madh, jetėn. Me gjithsej tri fjali qė shpjegonin dogmėn e misionit tė tij, ai nguliti nė mendjen e shqiptarėve dhe Perėndimit, rrugėn paqėsore, shtetin e pavarur tė Kosovės dhe vlerat perėndimore tė shqiptarėve. Askush me kaq pak fjalė, kaq pak veprim dhe kaq pak shanse, nuk do tė kishte arritur atė qė arriti ai.

Presidenti Ibrahim Rugova

Miliona shqiptarė, qė janė tė prekur sot nga ky lajm, janė ende tė shokuar nga pamundėsia qė patėn pėr tė konsumuar atė histori qė Ibrahim Rugova prodhoi pėr kombin e tyre nė 16 vite. Miliona ballkanas dhe europianė, po ashtu do ta kishin tė pamundur tė besonin se njė individ i vetėm, me vizionin e tij origjinal, do tė prodhonte njė histori tė re pėr vendin e vet, duke mundur prodhimet shekullore tė miteve dhe historisė sė Ballkanit. Pėr 16 vite jetė politike, ai ndėrroi tėrėsisht raportet e Kosovės me fqinjėt dhe Perėndimin, ēmontoi njė sistem tė tėrė qė prodhonte histori, politikė dhe vizion negativ pėr shqiptarėt.

Kur ballkanasit e ish-Jugosllavisė, rrėmbyen armėt dhe nisėn luftėrat pėr pavarėsi nė fillim tė viteve ‘90-tė, Ibrahim Rugova arriti tė izolojė Kosovėn nga konflikti i pėrgjakshėm, me njė kurajo dhe vizion, i cili funksionoi. Ky vizion i dha Kosovės aleatė perėndimorė para fillimit tė luftės, u dha shqiptarėve emėr tė mirė para pėrplasjes finale, i dha shoqėrisė sė Kosovės shanse pėr solidaritet para fillimit tė masakrės dhe, mbi tė gjitha, i dha njė orientim tė ri ēėshtjes shqiptare nė Ballkan, duke e reformuar atė nga njė ēėshtje e pambyllur e “Bashkimit Kombėtar”, nė njė ēėshtje tė formimit tė shtetit tė Kosovės si shtet i pavarur. Ky vizion, po ashtu, shpėrbėu nė pak kohė mitet serbe pėr Kosovėn dhe ēliroi energji tė reja edhe nė Serbi, pėr tė kuptuar se Kosova nuk ėshtė beteja e tyre pėr jetė a vdekje. Ai ndryshoi edhe historinė e tyre.

Nuk jam i sigurt nėse shqiptarėt e Kosovės e pranuan, si vizion, apo si opsion, projektin e Rugovės, por u pa qartė se nė fund ata e pranuan atė si fat. Ai nuk jetoi gjatė, por pati aq kohė sa tė vdiste i pajtuar me tė gjithė ata qė i janė zemėruar gjatė jetės pėr rrugėn e tij. Dhe iku pak kohė para se sa shqiptarėt ta prekin me dorė produktin e jetės sė tij politike, pavarėsinė e Kosovės.

Nuk jam i sigurt se shqiptarėt zgjodhėn Rugovėn nė fillim tė viteve ‘90-tė, pėr t’i pėrfaqėsuar, por jam i sigurt se Rugova zgjodhi rrugėn e duhur pėr t’i shpėtuar shqiptarėt dhe pėr t’i bindur ata pėr rrugėn qė duhet tė ndiqnin. Ndaj ata e pranuan atė si njė simbol.

1. Paqja si fuqi

Nė mes tė viteve ‘90-tė, Ibrahim Rugova ishte i vetmi njeri i qartė pėr paqen qė po prodhonte. Brenda LDK-sė, brenda Kosovės, por dhe nė Shqipėri, duket se kishte njė lloj paqartėsie pėr fuqinė e rrugės sė tij. Kishte presion pėr mė shumė veprim dhe, ndoshta, pėr organizime klandestine ushtarake. Nė njė prej qėndrimeve tė tij tė shkurtra nė Shqipėri, nė korrik tė vitit 1995, e pyeta miqėsisht Ibrahim Rugovėn nė Durrės, pėrse nuk u hapte rrugė elementėve mė radikalė.

Ishte njė njeri qė t’i zhvlerėsonte tė gjitha pyetjet pompoze dhe sidomos pėrpjekjen pėr t’i dhėnė mend. Por atė moment u bė serioz.

- Nuk mund tė bėj ushtri nė njė vend tė pushtuar, - tha. - Kemi zgjedhur rrugėn tonė dhe do t’i mundim.

Ngela keq nga serioziteti i tij. Dhe kisha njė mister tė madh se si ky njeri arrinte tė bindte tė huajt pėr kėtė qė thoshte. Iu luta tė shpjegonte privatisht se si ua ekspozonte ai tė huajve ēėshtjen e Kosovės. Cili ishte fjalori? Cilat ishin faktet?

Po mė dėgjonte pa shumė bezdi dhe unė pėrfitova t’ia ilustroja pyetjen me takimin e para disa ditėve qė kishte pasur me Sekretarin Amerikan tė Shtetit, Uoren Kristofer.

- Thjesht ua them. U tregoj qė ka pasė masakra mbi popullsinė civile. U them qė janė mbyllur shkollat dhe universitetet dhe ne i kemi hapur ato nė shtėpi private dhe jemi vetorganizuar t’i paguajmė. U them se po kėshtu kemi hapur shtėpi shėndeti pėr shqiptarėt, se janė tė diskriminuar nga qeveria e instaluar serbe. Dhe u tregoj se kemi fuqi dhe ndėrtojmė njė shoqėri tonėn, duke prezantuar rrugėn paqėsore.

Nė tė vėrtetė, pėr mua, ato ishin fjali tė rėndomta, por misteri dhe simpatia qė ato ngjallėn nė kancelaritė perėndimore, ishin tė pashpjegueshme. Kancelaritė panė tek kjo filozofi e thjeshtė, mundėsitė e njė shoqėrie pėr t’u vetorganizuar dhe sinqeritetin e njė lideri pacifist. Kėtė vizion nuk mund ta kishte kurrė njė njeri normal, njė shqiptar “me gjak” si gjithė tė tjerėt. Pėr kėtė arsye them se Rugova ua imponoi si fat shqiptarėve kėtė rrugė, rrugėn me kosto mė tė lirė, pėr tė prodhuar njė histori tė re tė tyre. Kam frikė se askush tjetėr nuk do tė kishte zgjedhur atė rrugė qė prodhoi fuqinė reale tė shqiptarėve pėrmes paqes.

Pėr tė pėrmbysur historinė qė serbėt kanė prodhuar pėr shqiptarėt nė Perėndim, duhen qindra katedra historie. Opsioni i Rugovės i bėri tė pavlefshme ato. Ai nuk prodhoi, por provoi se shqiptarėt dijnė tė bėjnė njė histori tjetėr nga ajo qė ėshtė thėnė pėr ta.

Pėr tė pėrmbysur fuqinė diplomatike tė ish Jugosllavisė nė botė, duheshin me dhjetėra kancelari aleate. Ibrahim Rugova fitoi mbėshtetjen jo vetėm tė miqve tė kombit shqiptar, por pėrmbysi vizionin e miqve historikė tė Serbisė pėr shqiptarėt dhe Kosovėn.

Pėr tė mundur Ushtrinė jugosllave, shqiptarėt nuk do tė mundin dot sikur tė mobilizoheshin tė gjithė si komb, por vizioni i Rugovės dhe aleancat e tij bėnė qė nė dispozicion tė kauzės sė tij tė vihej ushtria mė e madhe e botės, NATO, e cila ishte pjesė e njė prej tri fjalive tė Ibrahim Rugovės pėr 10 vitet e para tė tij.

2. Sinqeriteti kundėr ėndrrės sė shqiptarėve pėr Bashkim

Ibrahim Rugova ėshtė i pari qė ka formuluar nė mėnyrė tė sinqertė tezėn pėr pavarėsi tė Kosovės. Prej Kongresit tė Berlinit nė shekullin e 19-tė e deri nė mes tė viteve ‘70-tė, ėndrra e shqiptarve ka qenė bashkimi i Shqipėrisė me Kosovėn. Opsioni i pavarėsisė sė Kosovės shihej realisht si hipokrizi. Ibrahim Rugova ėshtė udhėheqėsi i parė shqiptar qė e ka kėtė tezė tė sinqertė. Ai e kishte tė modeluar nė vizionin e tij pavarėsinė e Kosovės dhe punoi gjatė ta vizatonte atė pėr shqiptarėt. Ka shumė histori vulgare me simbolet e tij, me gurėt qė dhuronte dhe flamujt qė qėndiste, me himnet qė prodhonte dhe traditat kosovare qė donte tė ringjallte, por kjo vinte pikė sė pari se nė ateljenė e tij politike, modelohej sinqerisht njė Kosovė e pavarur. Pėr shumė tė tjerė nė Shqipėri dhe Kosovė, ky ėshtė njė opsion politik, por jo i sinqertė. Pėr Ibrahim Rugovėn, ky ishte njė opsion i sinqertė. Ai e respektonte Shqipėrinė, por kurrė nuk bėri asnjė gjest qė tė provonte se ishte nėn ndikimin e saj. Ai ishte njė indipendentist natyral qė reformoi platformėn e shqiptarėve pėr Bashkim Kombėtar. Ai prodhoi njė histori tė re pėr ēėshtjen shqiptare. Ai prodhoi Kosovėn e pavarur dhe rikonfigurimin e interesave shqiptare nė Ballkan.

3. Vlerat perėndimore

Rugova, po ashtu, prodhoi dhe njė histori tė re tė lidhjeve shpirtėrore tė Kosovės me Perėndimin. Pėrkushtimi i tij ndaj vlerave kristiane tė Europės, toleranca e tij proverbiale ndaj kundėrshtarėve dhe sinqeriteti i tij i pozimit para ikonės sė Nėnė Terezės dhe Papės, e ktheu ēėshtjen e aleancės sė Kosovės me Perėndimin, nė njė betejė tė re tė tij. Nė asnjė shoqėri, imponime tė tilla si ajo qė Rugova i bėnte shoqėrisė sė Kosovės, nuk do tė kalonin pa probleme. Nė asnjė shoqėri me shumicė myslimane, predikimet pėr konvertim nė katolicizėm dhe shkuarja drejt rrėnjėve kristiane tė Europės, nuk do tė kishte kaluar pa probleme pėr njė lider. Pėr Ibrahim Rugovėn, kėto kaluan jo vetėm pa probleme, por me njė misticizėm, i cili ka ēarmatosur ēdo zė kundėr tij. Ky dimension e bėri atė po ashtu njė lider tė pranueshėm edhe pėr qytetarėt jo shqiptarė tė Kosovės. Ai ėshtė lideri qė e pranoi Kosova, qė ai vizatoi nė mendjen e tij.

* * *

Ibrahim Rugova iku. Me po aq qetėsi sa pėrballoi gjithė betejat e paimagjinueshme politike dhe historike, pėrballoi edhe sėmundjen e qartė tė tij. Aq tė bukur tentoi ta bėnte ikjen, sa shumėkush, nisur nga magjia politike e tij, filloi tė besonte edhe tek magjia biologjike e mundjes sė kancerit tė mushkėrive. Pėr vite tė tėra, sa herė kam pasur rastin ta takoj atė dhe t’i vizatoj si gazetarė miqtė dhe armiqtė e tij, mė ka injoruar pėrshkrimin qė i kanė bėrė. Nuk kam dėgjuar asnjėherė tė pranojė dhe tė shprehet pėr kundėrshtarėt, pėr kritikėt dhe ata qė e sulmonin. Nuk jetoi gjatė, por tashmė shikoj se dhe kaq pak jetė sa pati, i mjaftoi t’i bindte tė gjithė se kishte tė drejtė. Iku gati pa asnjė armik, pa asnjė kundėrshtar, pa asnjė rival dhe, kam frikė, pa asnjė pasardhės. Siē mund tė ikte njė i dėrguar i Zotit pėr shqiptarėt.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara