HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kurrizi i Kosovės!

Beqė Cufaj -- nga Beqė Cufaj

Shikuesi kosovar i televizionit publik, RTK-sė, duke parė ballafaqimin e opinionistėve shqiptarė tė transmetuar nė TV Klan - njėherė me kryeministrin e Shqipėrisė, Sali Berisha, dhe njė javė mė pas me shefin e opozitės shqiptare, Edi Ramėn, me siguri do ta ketė pyetur veten me gjėmim: A thua vjen dita qė edhe te ne nė Kosovė, sikurse “atje”, tė shohim sesi politikanėt tanė tė Prishtinės, nga pozita dhe opozita, do tė dalin nė mejdan, para atyre mendjeve tė ndritura, pėr t’u pėrgjigjur nė pyetje tė lehta dhe tė vėshtira, pėr rezultatet dhe dėshtimet, premtimet dhe zhgėnjimet, nė qeverisje dhe soditje tė qeverisjes. Dhe vėrtet, ėshtė keq qė Kosova nuk ka kėso politikanėsh, tė cilėt do tė ishin tė gatshėm qė para opinionit tė dilnin pėr tė folur, pėr t’u ballafaquar edhe me pyetje mė shumė se tė pakėndshme, kur puna e tyre publike, e cila ėshtė drejtpėrdrejt e ndėrlidhur me votėn e marrė nga sovrani pėr tė qeverisur apo pėr tė survejuar atė qeverisje nė rolin e opozitės. Po kėshtu, ėshtė keq qė Kosova nuk ka mė shumė kėso analistėsh, tė cilėt pa ēarė edhe aq kokėn, politikanin e fusin nė rrugė njėdrejtimėshe dhe nuk e kursejnė me pyetje qė atij nuk i duhen aq.

Ėshtė njė kurorėzim i demokracisė kur mediet e kryejnė rolin e tyre tė pėrēuesit apo ndėrlidhėsit mes popullit dhe politikanit. Kėto i ka Shqipėria dhe vetėm pjesėrisht i ka Kosova. Kur thuhet pjesėrisht, para sė gjithash mendohet sidomos kur gazetaria ėshtė nė pikėpyetje. Megjithatė Kosova ka djem dhe vajza tė cilėt nė fushėn e gazetarisė kanė dėshmuar dhe po dėshmojnė se janė nė gjendje qė me politikanė kosovarė jo vetėm ballafaqohen nė emėr tė popullit votues, por edhe nuk i lėnė politikanėt aspak rehat me pyetjet e tyre. Natyrisht qė pėr gazeta as qė duhet diskutuar kjo e nė tė njėjtėn kohė edhe nė televizion tashmė kemi pėrparime tė mėdha. Pėr tė qenė edhe mė konkret, emisionet e Adriatik Kelmendit apo Nebi Qenės si moderatorė dhe gazetarė televizioni qė i fusin politikanėt kosovarė nė zgripe, janė tė njė niveli qė i kanė edhe televizione dhe nėse doni edhe demokraci mėse tė sprovuara nė kėtė pjesė tė Evropės. Nė anėn tjetėr ėshtė deficiti, ėshtė frika e politikanėve kosovarė qė tė dalin tė zhveshur para shikuesit, ajo qė i bėn kaq tė vėshtira kėto paraqitjet e tyre sidomos para ekranit televiziv.

Tė kthehemi te ballafaqimi i elitave publicistiko-politike tė Tiranės nė Klan dhe transmetuar edhe nė TV-nė tonė publike. Dhe para se tė fillojmė tė ndalemi tek ajo qė u fol e nuk u fol, por para sė gjithash tek ajo qė doli nė pah nga kėto diskutime, atij shikuesi kosovar qė ka gjėmuar se pse “ne nuk kemi diēka tė kėtillė”, do t’i thosha shumė shkurt: Shyqyr qė nuk kemi diēka tė kėtillė! Shyqyr qė nuk kemi as aso politikanėsh si Berisha e Rama e aq mė tepėr, mendje tė ndritura publicistiko-politike.

Si rrallėherė deri mė tash, dhe mė mirė se asnjėherė qė nga ndryshimet e pas 3 korrikut, nė kėto emisione doli nė pah, pėr shembull, e vėrteta qė dihet: nė Tiranė kur flitet e diskutohet pėr Kosovėn, atėherė kjo nuk do tė thotė aspak qė aty fjala ėshtė vėrtet pėr ndonjė interes Kosove a statusi tė saj, por shumė mė tepėr Kosova ėshtė atje vetėm njė paravajtėse pėr qėrimin e brendshėm tė hesapeve apo edhe kthyerjen e brendshme tė borxheve. I “deleguari” nga Kosova nė mesin e opinionistėve, Baton Haxhiu, do tė duhej ta ketė ndjerė mė sė miri nė lėkurėn e tij, mė tepėr se fyerjen e doktor Berishės pėr “xhelozinė” profesionale ndaj “ambasadorit” tė ri nė Prishtinė, Bujar Muharremit, apo batutat (e ēka tjetėr!) tė Ramės pėr ku ke qenė ti dhe ku ishte firma amerikane e marketingut... Prandaj, nga Tirana nuk mund tė pritet ndonjė shėrbim i madh kur Kosova ėshtė nė pikėpyetje. Teke fundit, a nuk na e tha kėtė gjė Kadareja javėn e kaluar?! Pra, kurrizi i Kosovės nė Tiranė ėshtė vetėm pėr tė kėrcyer nė tė, sa pėr tė hyrė nė vallen e madhe.

Dhe te kjo valle e madhe duhet ndalur. Emisionet e radhės me dy tė mėdhenjtė e politikės shqiptare nxorėn nė shesh atė qė do tė guxoja ta quaja pashpirtėsi tė kėtij shteti. Pra, Shqipėria ėshtė njė shtet i pashpirt. Njė shtet qė nė Tiranė ka krijuar njė realitet virtual, i cili nuk ėshtė vetėm nga sejmenėt (Kadare) segment prijės, por shumė mė tepėr kemi tė bėjmė me njė varg zinxhiror, me njė mori shkaqesh-e-pasojash, tė cilat kėtė vend e kanė bėrė qė tė vazhdojė tė ketė varfėrinė mė tė madhe nė Evropė, korrupsionin dhe nepotizmin mė tė madh nė Evropė, brutalitetin mė tė madh nė Evropė, banalitetet mė tė mėdha nė Evropė dhe gjithsesi, shanset mė tė vogla nė Evropė pėr t’u anėtarėsuar nė BE! Tirana politike, e tė gjithė krahėve politikė nuk ėshtė gjė tjetėr pos njė zinxhir i lidhur hallkė pėr hallkė mes politikės (gri dhe brutale)- ekonomisė (hije) dhe natyrisht medieve dhe pėrfaqėsuesve tė tyre si ato dy mbrėmje nė TV Klan. Dhe kjo ėshtė gjėja dhembėse. Nė Shqipėrinė e tranzicionit nuk ke media tė pavarura dhe nuk ke “koka” tė pavarura, “mendje tė ndritura”!

Nėse njė “analist” nė Tiranė thotė qė ėshtė i pavarur, atėherė mos e besoni kurrė kėtė gjė! Sepse nėse ky thotė qė ėshtė i pavarur nga politika atėherė me siguri qė ėshtė i varur nga ekonomia! Dhe ekonomia nė Tiranė ėshtė produkti i egėr i politikės. Nga kjo ekonomi (boom ndėrtimtari, shitje-blerje kafesh e vajrash etj. etj.) paguhen (aq mirė, tmerrėsisht mirė, mė mirė se edhe analistė gjermanė e francezė nė Evropė!) kėto koka tė pavarura! Pse tė presėsh pra pavarėsi nė mendjet e tyre gjithsesi tė menēura?! Pse tė presėsh njė shkėputje, njė prerje tė pamėshirshme tė tė qenurit brenda establishmentit virtual tiranas, i cili ka tė bėjė aq pak me realitetin aq tė vėshtirė, aq tė rėndė, social, psikologjik, ekonomik dhe kulturor te 95 pėr qind e popullit tė Shqipėrisė?! Asnjėherė nuk na ka qėlluar as nga mendjet e ndritura tė Tiranės tė dėgjojmė njė kėrkesė e cila do tė shtrohej thjesht dhe qartė pėr njė ftillim tė ri. Pėr njė dalje nga ky rreth djalli, i cili kėtij vendi ia zė frymėn dhe e shėtit ditė e natė, vite e dekada tė tėra nė erėra latino-amerikane tė bėrjes sė politikės dhe qasjes ndaj saj!

Problemi i Shqipėrisė pra ėshtė i thjeshtė. Kėtij vendi i duhet njė shpirt. Njė shpirt i ri, i cili del jashtė kontureve tė kornizės sė tashme tė njė realiteti, i cili nuk ekziston askund pos nė studiot televizive, nė shtėpitė e stolisura tė politikanėve, publicistėve dhe ekonomistėve shqiptarė, tė cilėt, siē e thashė edhe mė lart, nuk bėjnė mė shumė se 5 pėr qind tė Shqipėrisė!
Nė kėtė kontekst, me apo pa batuta, me apo pa dashje, por gjithsesi me shikimin e realitetit drejt e nė sy: Kurrizi i Kosovės, me tė gjitha problemet qė kjo i ka, ėshtė shumė mė i fuqishėm sesa i njė Tirane ēfarė sot e mot ekziston!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara