HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Lugina e ujqėrve!

Beqė Cufaj -- nga Beqė Cufaj

Kėtė javė jam ēuditur. Me vetveten. Me atė sesi nganjėherė edhe tregu i lajmeve dhe ngjarjeve krejt tė zakonshme tė ditės, me ritmin e vet dinė dhe ka fuqinė qė njėkohėsisht tė shtrojė pyetje tė mėdha. Dilema tronditėse. Gjėra tė cilat deshi apo nuk deshi njeriu kanė tė bėjnė me tė djeshmen, tė sotmen dhe tė nesėrmen. Tė pararendėsve, tonėn dhe tė pasardhėsve tanė. Tė shqiptarėve mė pak dhe tė njerėzimit shumė mė tepėr. Ose tė shqiptarėve nė mėnyrė banale dhe tė njerėzimit nė mėnyrė brutale.

Tė ndalemi te shqiptarėt. Temat e tyre janė tė mėrzitshme. Tė vonuara. Ėshtė gjynah i madh qė as kėtė tren tė trandjeve dhe fėrkimeve kaq tė rėndėsishme, intelegjenca dhe elitat shqiptare nuk e kapin dot. Shqiptarėt merren me tema dhe ēėshtje me tė cilat popuj tjerė tė lindjes, apo thėnė mė mirė, ish-lindjes, i kanė tejkaluar qė nja 15 vite. Pėr kėtė mė bind krejt rastėsisht kanali i shkėlqyeshėm televiziv franko-gjerman “Arté”. Njė temė pėr shqiptarėt. Albaner. Albanien. Albanese. Albanians. Albania. Al. Shkurtesa. Emisioni e ka titullin “Zap International”.

Rrėfehet pėr Al. Shqipėrinė e sodit nė peizazhin e saj mediatik. Gazetat dhe sidomos televizionet. Gazetarėt e rėndėsishėm dhe tė parėndėsishėm. Njėrit prej tyre sidomos i jepet hapėsirė e madhe. Po, po ėshtė ai. Qė bėn opinion me opinion. Figura e tij para gazetarėve franko-gjermanė mė del e zbehtė. Sidomos zbehet, pėr tė mos thėnė venitet ajo figurė e tij kur ekipin nga Parisi/Berlini e dėrgon nė dhomėn e Mehmet Shehut tė ekzekutuar para dekadash tė tėra nė rrethana misterioze. Opinionisti flet mė me qejf pėr Mehmet Shehun dhe periudhėn e diktaturės se sa pėr Albaninė e sodit! Pse? Sepse edhe kur e shan peizazhin e sotėm mediatik e bėn kėtė gjė me kujdes.

Me tė drejtė. Sepse si pak kryegazetarė e kryeopinionistė shqiptarė nuk i ka kontribuar katrahurės sė sotme mediatike mė shumė sesa ky! Prandaj e ka tė lehtė, shumė mė tė lehtė qė dokumentaristėt franko-gjermanė t’i dėrgojė nė dhomėn e gjumit tė Mehmet Shehut! Shyqyr qė nuk i ēon edhe te ndonjė bunker apo ndonjė familje shkodrane tė mbyllur nė kthetrat e gjakmarrjes! Emisioni shpėton. Autorėt e filmit e kanė kuptuar laryshinė me tė gjitha kontradiktat e jetės mediatike dhe me kėtė edhe politike tiranase. Prandaj filmi del aq i mirė. Njė shikim nga jashtė i klithjeve tė fėmijės shqiptar nė periudhėn e rėndė tė tranzicionit.

Iki nga shqiptarėt. I kthehem globit. Temave globale. Glob me prapashtesėn e tė qenit edhe Al(banian). Glob-Al! Ngado mė rrethojnė karikaturat e Muhamedit dhe debati sa madhėshtor aq edhe frikėsues pėr kėtė temė. Faqet e kulturės sė gazetave gjermane, amerikane, spanjolle, franceze dhe angleze janė tė mbushura me tekste dhe analiza, kritika dhe profeci tė autorėve tė mėdhenjtė tė kohės. Salman Rushdiu (NYT), Günter Grassi (El Pais), Botho Straus (Spiegel), Frank Schirrmacher (FAZ). Tė gjithė hezitojnė, sulmojnė apo pėrkrahin provincėn daneze pėr nxitjen e botės islame. Natyrisht qė duhet pajtuar me faktin qė tezat e mėdha tė Francis Fukuyamės (pėr “Fundin e Historisė” dhe “Fitoren e Demokracisė”) apo Samuel Huntingtonit (pėr “Ndeshjen e Civilizimeve”) me karikaturat e Muhamedit bien nė ujė.

Tezat e tė parit shumė thjesht, sepse nė botėn islame nuk ka dhe pėr njė kohė tė gjatė, thjesht, nuk do tė ketė demokraci. Dhe tezat e tė dytit, sepse ai i vė kėto civilizime dhe kultura kundėr dhe jo pranė njėra-tjetrės. Apo siē teologu mė i madh i gjallė qė sot pėr sot njerėzimi ka, dhe rebeli i pėrjetshėm i Kishės Katolike autori i librit tė tij monumental pėr fenė islame, Hans Küng, thoshte qė tezat e Huntingtonit ndoshta do tė mund edhe tė shkonin po tė mos ishte shumėsia dhe laryshia edhe e vetė civilizimeve pėr tė cilat ai flet. Me njė fjalė, dallonin protestat pėr karikaturat nė Afganistan, prej atyre nė Indonezi! Sidoqoftė, katrahura pėr “shkaqet dhe pasojat” e karikaturave nuk mbaron me kaq.

Ø Njė film. Njė film i cili nė plan tė dytė ka hedhur kėto ditė edhe vepra madhėshtore tė “Berlinales” ka trazuar shpirtrat e imamėve (lexo: kulturologėve!) tė gazetarisė dhe shkencės perėndimore. Filmi turk i “llojit aksion” me titullin “Lugina e ujqėrve”, pas suksesit me disa miliona shikues vetėm nė Turqi, tash po i mbush kinematė me shikues tė rinj myslimanė anekėnd Evropės. Nė Gjermani, Francė, Skandinavi, Britani. Rrėfimi nė kėtė film ėshtė klasik. Vetėm se kėso anė medalja ėshtė kthyer ndryshe. Janė ushtarėt amerikanė ata qė vrasin fėmijė, gra dhe pleq nė Irak dhe janė heronjtė turq tė tipit tė Rambos ata qė ēlirojnė popullin dhe i luftojnė pėr t’i mundur natyrisht nė fund “pushtuesit” amerikanė! A ėshtė ky film njė pėrgjigje e myslimanėve pėr karikaturat daneze? Ndoshta!

Sidoqoftė, Hans Küng duket qė ka tė drejtė. Sepse, a nuk ėshtė edhe ky film njė vlerė e pėrbashkėt e, kėsaj radhe, anės tjetėr, sė keqes, pėr problemet e njohjes sė shoqėrive, civilizimeve, jo nė luftė, por nė pėrgatitje - tė shpresojmė pėr paqe!

Mendoj pėr shqiptarėt. Pėr globin. Dhe pėr atė sesi te ne njerėzit tanė qė dinė dhe munden tė bėjnė diēka, nėse asgjė tjetėr, atėherė sė paku nuk do tė ishte keq tė vėshtrojnė se ēka po ngjet jashtė horizontit qė sytė e tyre mund tė shohin! Duket qė njerėzit tanė tė menēur kanė frikė tė hyjnė luginave me ujqėr! Definitivisht nuk e njohin atė shteg!

Shekulli, 19/02/2006

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara