HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ēmimi real

Beqė Cufaj -- nga Beqė Cufaj

Sa herė qė njeriu futet nė njė fshat gjerman, francez, belg, holandez apo edhe ēfarėdo fshati tjetėr nė njė vend evropian, gjėja e parė qė do t’i bjerė nė sy, pos emrit tė vendbanimit nė fjalė tė vendosur nė njė tabelė tė madhe do tė jetė edhe njė tabelė tjetėr nė bregun e rrugės ku ėshtė e shkruar se cilat janė fshatrat apo vendbanimet tjera me tė cilat fshati, komuna nė fjalė ėshtė e binjakėzuar. Duhet ta dini: kryebashkiaku i komunės nė fjalė nuk pyet askėnd nė qeverinė qendrore as nė atė rajonale, pėr leje me rastin e binjakėzimit me simotra nga vendi apo Evropa! Pak a shumė kjo gjė parashihet nė letėr/projektin e Ahtisaarit dhe Rohanit, kur lidhja e komunave kosovare me tė tjera nė rajon apo edhe nė Evropė ėshtė nė pyetje.

Ky kryebashkiak i kėsaj komune jo vetėm qė nuk ka nevojė tė pyesė ndokėnd- pos Kuvendit Komunal apo siē nė Evropė quhet edhe Kėshill Bashkiak, por nė tė njėjtėn kohė ai duhet tė merret me ēdo gjė qė ka tė bėjė me territorin e “tij” - duke filluar nga pėrmirėsimi i infrastrukturės rrugore deri tek ndėrtimi i shkollave dhe dhėnia e lejeve pėr hapje restorantesh apo prerje lisash nė rrugėt e bukura tė fshatrave tė rregulluar gjithandej nė Evropė. Po kjo Evropė dhe kėto vende, natyrisht gjithnjė duke iu pėrshtatur realitetit social e mė herėt edhe atij (ndėr)etnik, i kanė tė rregulluara kėto gjėra dhe problemet me atė qė quhet pushtet lokal nė kėto kohė dhe qė dekada tė tėra munden dhe dinė tė eskalojnė vetėm kur arkat janė nė pyetje. Pra, vetėm kur marrin mė pak apo mė shumė para!

Pak a shumė kėto do tė duhej tė ishin edhe ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me Kosovėn e nesėrme, me Kosovėn e rregulluar me status dhe me Kushtetutė tė ardhshme nė tė cilėn nė kuadėr tė pakove ligjore edhe do tė renditeshin tė gjitha kompetencat qė kanė tė bėjnė me kėtė pushtet lokal.

Tapia e Ahtisaarit dhe Rohanit mendon pra jo pėr kėtė Kosovėn e sodit por pėr atė tė nesėrmen kur rregullimi i pushtetit lokal ėshtė nė pikėpyetje. Por ja qė ky propozim ka pėr bazė gjendjen reale nė Kosovė. Gjendjen e pakicave dhe nė kėtė mes gjendjen sidomos tė pakicės serbe e pse jo edhe tė asaj rome apo edhe nėse doni pak pozitivėm, edhe asaj turke a boshnjake. Duhet tė jemi realistė: pėr faktin qė Ahtisaari e Rohani pėr bazė kanė marrė gjendjen faktike nė terren, faj nuk na kanė as njėri dhe as tjetri, por shumė mė tepėr faji ėshtė tek shumica shqiptare dhe natyrisht edhe tek administrata e lodhur e OKB-sė nė Prishtinė e cila pėr gjithė kėto vite ka ditur dhe mundur qė tė ndėrrojė fytyrėn sa herė qė i janė ndėrruar krerėt.

Pėr kėtė shkak duket mė tepėr se cinik kursivi i kthyer (sidomos i publicistikės) kur drejton pyetjen dhe me kėtė edhe gishtin, nga politikanėt tanė me tonin e pėrbashkėt: a ėshtė ky (propozimi i Vjenės) ēmimi i pavarėsisė?! Natyrisht qė ky ėshtė ēmimi, do tė duhet tė jetė pėrgjigjja e anėtarėve tė delegacionit shqiptar, sepse si shoqėri nuk kemi pasur fuqinė apo mundėsinė tė rregullojmė kėto gjėra dhe tash duhet tė shpėtojmė atė qė ėshtė pėr t’u shpėtuar. Por kėta (politikanė shqiptarė) nuk duan dhe nuk munden as kėso radhe tė jenė dinjitozė dhe flasin haptazi pėr kėto dėshtime a lėshime. Shkaku ėshtė i thjeshtė: shumica absolute e tyre tashmė vetėm fizikisht janė nė Vjenė apo nė tryezat e punės nė Prishtinė. Klasa politike kosovare tashmė e ka hapur fushatėn profiluese paraelektorale pėr zgjedhjet e vitit qė vjen dhe ėshtė krejt logjike qė asnjėri prej tyre nuk do tė flasė as edhe pėr njė njollė e lėre mė dėshtim nė tėrė kėtė proces negociator.
Kujtoj qė nė kėtė teh do tė duhet tė drejtohet mė shumė pena e gazetarėve dhe publicistėve sesa nė atė se ēfarė ēmimi po na kėrkon perėndimi nė kėtė fazė tė negociatave. Thėnė mė konkretisht, ėshtė detyrė e medieve qė tė merren me gjendjen nė terren. Qė nganjėherė tė shkojnė nė fshatrat e pakicave dhe sidomos tė pakicės serbe edhe kur tandemi Haraēia & Tėrmkolli nuk mėsyjnė atje me tėrė bagazhet e urdhrave tė Ēekut dhe do tė doja angazhimin maksimal.

Decentralizimi, reforma e pushtetit lokal, komunat serbe, quajeni si tė doni, tė cilat qysh nė prill bashkė me ēėshtjen e kishave ortodokse, do duhet tė jenė punė e pėrfunduar pėr Rohanin dhe Ahtisaarin, e deshėn kėtė apo jo Prishtina dhe Beogradi, tashmė ka filluar tė hyjė nė rrugėn e saktėsimit tė kufijve tė komunave dhe formave tė ndėrlidhjes sė tyre me Prishtinėn dhe Beogradin. Prishtina vazhdon tė jetė nė ofensivė edhe tani, sepse “skenari mė i keq i mundshėm” nuk ėshtė duke ngjarė as nė kėtė ēast dhe sipas gjasave nuk do ngjajė mė.

Problemin mė tė madh do ta ketė natyrisht Beogradi tė cilit kosovarėt serbė kanė nisur t’i dalin dore sepse Prishtina po fillon t’ua zgjasė dorėn me oferta konkrete dhe realizėm pėr gjendjen aktuale dhe sidomos tė ardhmen. Prishtina pra duhet ta kuptojė qė tabelat pėr binjakėzimet e katundeve e komunave serbe, pėr ato shqiptare as tė mos flitet, duhet tė jenė kokėēarje e kryebashkiakėve tė tyre. Kėshtu flet dhe vepron Evropa. Dhe nėse duam tė jemi edhe ne Evropė, atėherė pse jo? Pse tė mos veprojmė ashtu!

Shekulli, 02/04/2006

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara