HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Bregoviēi nė traktor!

Beqė Cufaj -- nga Beqė Cufaj

Kėtė javė jam penduar. Jam penduar pse kam lexuar gjėra qė nuk ia vlen tė lexohen. Pėr shembull tė lexoj gazetat pėr Bregoviēin. Ishte, dhe disi nė mėnyrė absurde, po kjo temė vazhdon tė jetė e vetojė nė shtyllat e gazetave tė shqipeve tė malit gjithandej nė Ballkan. Tiranė, Prishtinė e Shkup.

Ajo qė bie nė sy nė tėrė kėtė katrahurė prej “debati” e debati, ėshtė fakti i tėrbimit, ose thėnė edhe mė mirė: fatalitetit, tė shumicės sė publicistėve dhe do-tė-doja-tė-jem-publicistėve kosovarė qė kanė prekur kėtė temė. Kėta pra u tėrbuan. U tranuan. U ēmendėn pse njė Tiranė pret njė Goran Bregoviē. Thua se ky Bregoviēi ia kishte mėsy (me ēka tjetėr veē!) me Kallashnikov nga fushbetejat serbo-ēetnike tė Bosnjės drejt kryeqytetit shqiptar pėr tė masakruar e vrarė.

Dhe jo pėr tė bėrė muzikė. Pėr tė argėtuar ata qė pėr mė shumė se njė dekadė e kishin parė e dėgjuar nė qendrat mė tė mėdha botėrore, nėpėr kinematė e kafenetė mė tė njohura tė Evropės e SHBA-ve se si shkonte muzika e tij pėr miliona e miliona njerėz. Nė rregull, duhet ta pranojmė: tek kosovarėt Bregoviēi ėshtė dėgjuar, ose qė tė jem edhe mė i saktė, ėshtė pranuar si “babai” dhe mėsuesi i rokerėve kosovarė deri nė fazėn e ardhjes sė Milosheviēit nė pushtet. Dhe pas kėsaj faze, ai nga kosovarėt nuk ėshtė dėgjuar publikisht, por gjithsesi privatisht. Nė dhomat e tyre tė gjumit apo ndejės! Nuk thuhet kot: njėherė tė pėlqen - gjithmonė tė pėlqen!

Problemi pra qėndron aty qė kosovarėt (mė vonė do u them se cilėt janė kėta kosovarė!) edhe kėtė paraqitje tė serbit Bregoviē e kanė shfrytėzuar pėr tė bėrė ndonjė katapultim revolucionar nė gotat e tyre - tė revolucionit! Dhe kėto hidhėrime e leksione e kanė fillin nė njė periudhė goxha tė gjatė. Gjėja mė tragjikomike nė kėtė mes ėshtė qė derisa populli, qytetari krejt i zakonshėm i Kosovės (sė Dukagjinit, Drinit tė Bardhė a Drenicės) ka filluar fare mirė tė jetojė me Shqipėrinė e sodit, ėshtė intelektuali i Prishtinės ai qė vazhdon tė jetojė nė gėzhojėn e “shokut” dhe shokut kulturor tė fillimviteve ‘90 kur filloi tė preket e fėrkohet me Shqipėrinė e rrėgjuar nga diktatura e pashoqe pėr nga egėrsia e tandemit Enver & Nexhmije Hoxha.

Qytetari i Kosovės e ka kaluar pra trandjen, tė cilėn gjithmonė e quaj, trandja e traktorit. Them kėshtu, sepse nė fillimvitet ‘90, kur shqiptarėt nga Shqipėria e veriut fillonin tė hynin pėr herė tė parė nė Dukagjin tė Kosovės, u drejtoheshin bashkėkombasve tė tyre me fjalėt “Ē’keni ju qė ngreni kokė kundėr Milosheviēit... Ai po ju lejon tė keni shtėpi tė bukura, tokė e traktorė?!”. Duhet ta imagjinoni fytyrėn dhe pėrgjigjen e dukagjinasit tė fyer pėr vėllaun nga Shqipėria qė nuk e kuptonte se ēfarė don tė jesh i kolonizuar!

I kėsaj forme tragjike e komike ishte edhe konflikti lartė. Nė kryeqytetin shqiptar nė Tiranė. Kur kosovarėt nuk i mbushnin valixhet qė merrnin me vete me pizhama nate, por me librat e tyre tė cilat nė Tiranė jo vetėm qė nuk donte t’i lexonte askush por elitarėt kosovarė pėrjetonin pėrbuzje nga e cila edhe sot e kėsaj dite duket qė nuk janė shėruar. Gjė kjo e cila nuk mund tė thuhet pėr vdekatarėt e zakonshėm - popullin! Ishte periudha e mortit tė madh - viti 1999, ajo qė bėri qė shqiptari nga Kosova dhe ai nga Shqipėria mė kurrė tė mos kenė probleme tė natyrės sė njohjes dhe me kėtė edhe traktorit...

Edhe ato keq apo moskuptime qė ekzistojnė nė dhe pėr gjuhėn, pėrkatėsisht dialektin, do tė mund t’i mvesheshin njė komunikimi (jo)normal qė njė austriak nga Steiermarku do tė mund ta ketė me njė prusian gjerman nga Brandenburgu! Dhe kėta jetojnė sot e mot me kėtė keqkuptim pėr tė cilin dinė nė mėnyrė fare spirituoze ta tallin njėri-tjetrin! Problemi ėshtė tek Prishtina. Qė tė jem edhe mė i saktė: problemi ėshtė tek ai grupi, tek ajo kasta e fėmijėve tė fyer tė Prishtinės tė cilėt sot jo vetėm qė nuk e duan Bregoviēin nė Tiranė por nuk e duan as Tiranėn. Pse? Sepse u mungon Beogradi! U mungon Bregoviēi! Apo nuk u ka rėnė nė sy qė tė gjithė ata qė deri dje (1990) ishin “Beogradski Djaci” (nxėnės Beogradi) sot janė kundėrshtarėt dhe luftėtarėt mė tė mėdhenjė tė Tiranės! Tė Shqipėrisė.

Tė shkėmbimit dhe afrimit (krejt normal dhe krejt kulturor) mes kėtyre dy kryeqendrave kulturore. Janė pra kėta shpikėsit e shpifur tė “kombit” dhe “gjuhės” kosovare qė pėshtyjnė mbi ēdo gjė qė vjen nga Shqipėria. Prandaj, mos u ēuditni kur i shihni se si ai kosovari i vitit 1990, kėta mistrecė qė nuk dalin kurrė nga gėzhoja e Prishtina City-t, marrin kėtė Bregoviēin e shkretė dhe e hipin nė atė traktorin e kosovarit tė fillimviteve ’90. Qė pastaj, si fėmijėt e fyer, tė ankohen tek njėri-tjetri por mė sė shumti tek Tirana pėr kėtė apo atė padrejtėsi.

Nė fakt, situata ėshtė mė e mirė edhe pėr kėta jugo-nostalgjikėt tanė. Tek Beogradi nuk guxonin kurrė tė ankoheshin. Tek Tirana po. Prandaj ec e mos i thuaj nėna Shqipėri!

Shekulli, 08/04/2006

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara