HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kryeministri Berisha vazhdon qėndrimin nė Kosovė, viziton Prekazin, Fushė-Kosovėn, takon shumė politikanė

Berisha pėrlotet nė kullėn e Jasharajve

Sali Berisha -- nga Bashkim SHALA

Berisha: Fonde dhuratė pėr kishėn serbe tė Fushė-Kosovės

Serbi, Dragisha Miriq: “Partia ime dhe tė zhvendosurit serbė, presim shumė nga ju dhe nga vizita juaj nė Kosovė. Ne besojmė se ju do ta shfrytėzoni autoritetin e madh qė keni te liderėt shqiptarė tė Kosovės, pėr tė na ndihmuar nė kthim dhe jetė tė pėrbashkėt”.

Serbi, Oliver Ivanoviq: “Ėshtė me rėndėsi, qė mos tė lejohet ndonjė zgjidhje unilaterale. Kėto zgjidhje mund tė sjellin destabilizim. Mos harroni Republikėn Serbe, ende situatėn e pazgjidhur nė Maqedoni, e gjithkund rreth nesh”.

Kryeministrit Sali Berisha i kanė rrjedhur lotėt nė Prekaz. Ka duruar gjatė gjithė kohės sa ka bėrė homazhe para varreve, por nuk ėshtė pėrmbajtur kur ėshtė ulur nė odėn e madhe tė Jasharajve. Me dorė ka fshirė lotin qė po e tradhtonte. Para kėsaj kishte vizituar varret e Jasharajve dhe kishte kaluar pranė shtėpive rrėnoja tė kėsaj familje. Kishte dėgjuar gjithė rrėfimin pėr flijimin e kėsaj familjeje nga i biri i saj, Murat Jashari. Kryeministri ka qėndruar dje, herėt nė mėngjes nė Prekaz, fshatin e familjes sė heroit kombėtar Adem Jashari, qė do ta quante si tempull i lirisė dhe shtėpi tė komandantit qė luftoi pėr dinjitetin kombėtar tė shqiptarėve.

Dy kurora lulesh janė vėnė nga Berisha nė varre. Murat Jashari i ka treguar emrat e familjarėve tė vrarė. “Ky ėshtė varri i gjyshit, ky i Hamzės e ky tjetri i Ademit...”,- ka thėnė ai, teksa shoqėronte kryeministrin shqiptar nėpėr varreza. Njė histori e treguar pėr dhjetė minuta, nė njė rrugė nga varrezat, nėpėrmjet dy shtėpive tė shkatėrruar e deri te shtėpitė e reja tė familjes mė tė sakrifikuar nė Kosovė. Gjithsesi, emocionues ka qenė momenti, kur Murati ka folur pėr granatimet e shtėpive. “Kjo ka qenė shtėpia e burrave, odė, qė e themi ne. Tjetra kėndej, ka qenė shtėpia e grave, ku ėshtė pėrgatitur buka”,- ka thėnė ai.

“Kėtu kanė vdekur tė gjitha, me pėrjashtim tė vajzės sė Ademit qė ėshtė futur nėn magje”. Berisha ka dėgjuar pa bėrė zė gjithė kohėn. Ka marrė vesh qė ėshtė njėri nga gjashtė milionė vizitorėt, qė deri tash e kanė vizituar kompleksin memorial “Adem Jashari”. Ka marrė vesh qė Jasharajt janė ripėrtėrirė si familje e madhe dhe se pas luftės kanė edhe shtatė fėmijė. “Pa Prekaz, nuk do tė kishte Kosovė!”, ka thėnė ai pasi ka nisur tė flasė nė odė, me emocione. “Nė Prekaz janė themelet e lirisė sė Kosovės”. Kėto emocione nuk do t’i shmangeshin as nė momentin kur do dilte nga aty. “Vizita nė Prekaz ėshtė vizita nė tempullin e lirisė, flaka e sė cilės kėtu nuk u shua kurrė”,- ka thėnė ai.

Mesazhet pėr pajtim
Patriotizmi i Berishės i fituar nė Prekaz, ėshtė zbutur paksa nė vizitėn qė ky i ka bėrė komunės sė Fushė-Kosovės. Kėtu ai u ėshtė kthyer apeleve tė tij, pėr jetė tė pėrbashkėt tė shqiptarėve nė Kosovė me tė gjitha komunitetet e tjera. Njė takim nė zyrėn e kryetarit tė kėsaj komune, ku kanė qenė tė pranishėm edhe dy serbė dhe njė ashkali, e ka bėrė kreun e qeverisė shqiptare, tė nxjerrė fjalė pėr kujdes ndaj pakicave. Sidomos, pasi ka dėgjuar fjalėt e Dragisha Miriqit, njė serb dhe Sherif Garės, njė ashkali, nėnkryetar i kėsaj komune.

“Partia ime dhe tė zhvendosurit serbė presim shumė nga ju dhe nga vizita juaj nė Kosovė. Ne besojmė se ju do ta shfrytėzoni autoritetin e madh qė keni te liderėt shqiptarė tė Kosovės, pėr tė na ndihmuar nė kthim dhe jetė tė pėrbashkėt”,- ka thėnė Miriq. Berisha ka lavdėruar atė qė ka parė nė Fushė-Kosovė. Nė tė vėrtetė, ai ka thėnė se e ka ditur qė kjo komunė qėndron mirė, pėrsa u pėrket raporteve ndėretnike. “Marrėdhėniet ndėretnike nė Fushė-Kosovė, janė dėshmi e njė bashkėpunimi dhe miqėsie qė duhet tė ndėrtojnė serbėt dhe shqiptarėt nė Ballkan”,- ka thėnė ai gjatė kėtij takimi, qė e ka quajtur momentin mė tė mirė tė gjithė vizitės sė saj nė Kosovė.

“Fushė-Kosova ėshtė njė shembull i shkėlqyer, se si njerėzit mund tė shkėputen nga e kaluara dhe tė kapen pėr tė ardhmen. Gara mė fisnike pėr njeriun, ėshtė gara pėr njė tė ardhme tė ndritshme”. Berisha u ka thėnė pėrfaqėsuesve tė pakicave, se i ka pėrjetuar me njė ndjenjė shumė tė hidhur ngjarjet e marsit 2004. “Neve nuk na duhen grupet ekstremiste. Ato janė rrezik real pėr ne, qė dėshirojmė njė tė ardhme evropiane,- ka thėnė ai. Ne, shqiptarėt, jemi tė varfėr, por mė e shkėlqyera qė kemi ėshtė toleranca jonė fetare. Ajo qė ndodhi me objektet e kultit, ka qenė diēka kundėr praktikave tona”. Berisha ka thėnė se Fushė-Kosova ėshtė i vetmi vend nė Ballkan, qė nė mėnyrė perfekte ka shėruar dhe mbyllur plagėt e freskėta, tė krijuara mė 1998-1999 dhe 2004. Madje, ai u ka bėrė thirrje serbėve tė tjerė tė Kosovės, kudo qė janė, qė tė marrin si shembull serbėt e Fushė-Kosovės.

Ndihma pėr restaurimin e kishės
Kryeministri shqiptar i ka premtuar priftit serb, Dragisha Jeremiē tė kishės ortodokse tė Shėn Nikollės nė Fushė-Kosovė, se qeveria e tij do ta bėjė njė dhuratė pėr kėtė kishė, e cila nėnkupton restaurimin e saj pas shkatėrrimit nė mars 2004. Premtimi ėshtė bėrė gjatė vizitės qė Berisha i ka bėrė kėsaj kishe, nė kuadėr tė qėndrimit nė Fushė-Kosovė. Nė fakt, para premtimit tė bėrė nga Berisha, Jeremiē i ėshtė ankuar atij, se mjetet e ndara pėr rindėrtim tė kėsaj kishe nuk mjaftojnė.

“Presim nga ju qė na vizituat, qė tė dėshmoni pėr atė qė patė kėtu, nė mėnyrė qė kjo kishė tė restaurohet dhe ne tė kthehemi,- ka thėnė ai. Vetėm kur ne do tė kthehemi tė kryejmė shėrbesat tona kėtu, Fushė-Kosova do tė jetė krejtėsisht multi-etnike”. Pėrgjigjja e Berishės ka ardhur menjėherė. “Pata kėnaqėsinė tė ofroja njė dhuratė financiare pėr restaurimin e Kishės sė Fushė-Kosovės, kėtij monumenti tė shkėlqyer tė kulturės. Ministria shqiptare e Kulturės dhe Institucioni i Restaurimit tė Monumenteve, do tė vijnė kėtu t’i sjellin kėtė dhuratė komunės dhe Kishės sė Fushė-Kosovės, pėr tė realizuar sa mė shpejt restaurimin e saj. Hirėsia e tij, Dragisha Jeremiē, mė tha njė fjalė, me tė cilėn jam plotėsisht dakord:
"Me restaurimin tėrėsor tė kishės, do tė jemi nė harmoni dhe mirėkuptim tė plotė”,- u shpreh kryeministri.

Berisha - Oliver Ivanoviē
Nė orėt e pasdites, Berisha ėshtė takuar me pėrfaqėsuesin e listės serbe pėr Kosovėn, Oliver Ivanoviē. Pas takimit me Berishėn, lideri i serbėve nė Kosovė ėshtė prononcuar pėr mediat. “Si pėrfaqėsues i njė vendi fqinjė, Berisha duhet tė ketė kujdes, sepse secila deklaratė e tij duhet tė jetė e matur. Ne tė dy jemi angazhuar pėr njė lloj procesi tė qetė dhe pėr gjetjen e njė zgjidhje kompromisi. Zgjidhja e njėanshme nuk do tė sillte qetėsi dhe stabilitet. I kemi shpjeguar se si do tė dukej kjo pėr tėrė rajonin. Pa qetėsi nė rajon, sigurisht nuk do tė ketė prosperitet, e mos tė flasim pėr investime, sepse nė rajon tė destabilizuar askush nuk do tė investojė.

Pa investime nuk ka punėsim, kėshtu qė pėr kėto ēėshtjet e tjera flasim kot”,- tha Ivanoviē, pas takimit me Berishėn. Nė vijim, Oliver Ivanoviē ka thėnė se, ėshtė mirė qė tė gjithė tė angazhohen pėr vendosjen e marrėdhėnieve tė mira nė mes tė serbėve dhe shqiptarėve. “Problemet e kanė filluar nė mes kėtyre dy bashkėsive etnike dhe kėto duhet ta gjejnė zgjidhjen. Tė gjithė duhet tė kuptojnė se duhet tė gjendet kompromisi e jo zgjidhje e njėanshme”,- tha pas takimit Ivanoviē. Ndėrkaq, kryesuesi i listės serbe pėr Kosovėn ka pohuar pas takimit me Berishėn, se kryeministri shqiptar ka pėrshėndetur iniciativėn rreth decentralizimit pa hyrė nė detaje.

“Kryeministri i Shqipėrisė, konsideron se pala kosovare do ta shqyrtojė seriozisht propozimin serb dhe se politizimi i decentralizimit nuk ėshtė zgjidhje e mirė”,- tha Ivanoviē. Nė fund, ai deklaroi se kufijtė ndėrkombėtarė kanė qenė temė e bisedė midis tij dhe Berishės, dhe sipas Oliver Ivanoviēit, ndryshimi i kufijve ndėrkombėtarė nuk do tė ishte zgjidhje. “Ėshtė me rėndėsi, qė mos tė lejohet ndonjė zgjidhje unilaterale. Kėto zgjidhje mund tė sjellin destabilizim. Mos harroni Republikėn Serbe, ende situatėn e pazgjidhur nė Maqedoni, e gjithkund rreth nesh”,- pėrfundoi Oliver Ivanoviē, lideri i serbėve tė Kosovės.

Ndėrkaq, kryeministri Berisha mė pas ka zhvilluar edhe njė takim me pėrfaqėsues tė minoriteteve joserbe nė Kosovė, dhe me pėrfaqėsues tė zyrave tė akredituara nė Prishtinė, qė pėrfaqėsojnė vendet e Grupit tė Kontaktit. Tė gjitha kėto takime janė zhvilluar nė selinė qendrore tė UNMIK-ut nė Prishtinė. Kryeministri Sali Berisha, ka vizituar edhe Akademinė e Shkencave tė Kosovės. Nė mbrėmje, kryeministri Berisha sė bashku me bashkėshorten, kanė realizuar njė vizitė private nė familjen e ish-presidentit tė ndjerė Ibrahim Rugova, nė lagjen “Velani”.

Kryeministri:
“Serbėt tė mos bėhen pre e manipulimeve, t’i afrohen institucioneve”
Tiranė - Kryeministri Berisha, zhvilloi nė Prishtinė njė takim me shefat e zyrave ndėrlidhėse tė Grupit tė Kontaktit, pėrfshi Austrinė, BE-nė dhe Komisionin Evropian. Ai iu pėrgjigj interesimit tė kėtyre pėrfaqėsuesve, nė lidhje me ēėshtjet e rėndėsishme tė politikės kosovare. Nė takim u theksua rėndėsia e madhe e tė drejtave dhe lirive tė njeriut. Kryeministri Berisha, theksoi se kjo ka qenė ēėshtja kryesore e bisedimeve tė tij me udhėheqėsit kosovarė dhe se ai ka konstatuar pėrkushtimin e udhėheqjes kosovare pėr thellimin e mėtejshėm, pėr garantimin e kėtyre tė drejtave. Berisha theksoi, se ndėrsa ka progres nė zona tė tilla si Fushė-Kosova, Gjilani, ku standardet ekzistuese tė bashkėpunimit ndėretnik pėrmirėsohen dita-ditės, e njėjta situatė nuk mund tė thuhet pėr pjesėn veriore tė Kosovės.

Nė kėtė kuadėr, Berisha theksoi se ėshtė shumė e rėndėsishme qė minoriteti serb nė Kosovė tė mos bėhet pre e manipulimeve, por tė tregohet realist dhe t’i afrohen institucioneve dhe procesit tė qeverisjes nė Kosovė. Kryeministri nėnvizoi se dokumenti i paraqitur nga udhėheqja kosovare nė Vjenė, dėshmon vullnetin e qartė tė udhėheqjes kosovare pėr garantimin e standardeve pėr njė Kosovė multi-etnike evropiane. Gjithashtu, kryeministri Berisha theksoi se vendimi i komunitetit ndėrkombėtar pėr tė respektuar kufijtė ekzistues ne Ballkan, ėshtė njė vendim i rėndėsishėm dhe pėrbėn njė garanci pėr paqe dhe stabilitet nė rajon. Berisha theksoi se pavarėsia e Kosovės, ėshtė e vetmja mėnyrė pėr tė siguruar paqen dhe stabilitetin nė Kosovė dhe nė rajon. Ai shtoi se procesi i pėrcaktimit tė statusit final tė Kosovės, nuk duhet tė jetė njė proces i gjatė dhe i zvarritur. Ai u shpreh, se e ardhmja e Kosovės ėshtė e ardhmja evropiane.

Shekulli, 17/06/2006

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara