HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Vdekja e Misionarit

-- nga Baton Haxhiu

Baton Haxhiu Ndėrhyrje e Zotit nė histori. Kėshtu mund tė pėrmblidhet me njė fjali ngushėlluese pėr tė gjithė ata qė e kanė besuar se lideri 61-vjeēar i Kosovės, Ibrahim Rugova, do tė jetė nėnshkrues i pavarėsisė sė Kosovės.

Pėr 16 vjet, presidenti Ibrahim Rugova ishte i pranishėm nė qendėr tė politikės sė Kosovės, nė pėrpjekjet e tij qė ta shndėrrojė Kosovėn nė shtet demokratik, sovran dhe tė pavarur nga Serbia.

Nė dhjetor tė vitit 1944, nė kohėn kur Kosova sapo ishte ēliruar nga gjermanėt, nė familjen Rugova, nė njė fshat tė komunsės sė Istogut, lind Ibrahim Rugova, si njė djalė i njė dyqanxhiu. Njė vit mė vonė babai i tij, qė thuhet se kishte qenė ballist, vritet nga komunistėt jugosllavė.

Presidenti Ibrahim Rugova Megjithėse ishte djalė ballisti, ai krijoi karrierė profesionale duke u bėrė shkrimtar dhe profesor i letėrsisė, pas shkuarjes pėr studime linguistike nė Sorbonė tė Parisit. Kishte ndėrtuar njė karrierė prej njeriut tė tėrhequr dhe tė pavėrejtur, pėrderisa nė njė moment tė jetės sė tij ishte bėrė gazetar nė gazetėn studentore.

Nė vitet ’80-tė, rastėsisht bėhet i famshėm nė opinionin publik, ku prej kohės zinte vend nė njė prej kafeve mė tė njohura tė Prishtinės tė quajtur “Elida”. Tė qėndruarit nė “Elidė”, nė kohėn kur gjithēka ishte nė rrėnim e sipėr, ishte nė njė mėnyrė a tjetėr, njė lloj proteste, sepse brenda kėtyre mureve bisedohej ndryshe pėr sistemin dhe politikėn e atėhershme.

Fama e tij ndritet pas pjesėmarrjes nė njė tubim nė Beograd, tė organizuar nga Shoqata e Shkrimtarėve tė Serbisė, qė tradicionalisht mbahej pėr nder tė ditės sė ēlirimit tė Beogradit, me titullin "Takimet e Tetorit".

Viti 1986 ishte pėrplot tensione nė Kosovė. Ibrahim Rugova kishte kryesuar delegacionin e Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės nė takim. Atėbotė gazeta “Fjala” u bė bosht i botimeve tė tė gjitha fjalimeve dhe diskutimeve dhe ishte bėrė zė i pavarur krahas shtypjes, mbylljes dhe heshtjes sė institucioneve tė tjera tė autonomisė.

Edhe pse gjithnjė i heshtur, shtėpia e shoqatės pozicionalisht ishte bėrė i vetmi vend legal nga i cili artikulohej publikisht njė zė i rezistencės kulturore dhe politike.

Takimi i famshėm mė Ambasadorin Amerikan nė Beograd, Uoren Cimerman ne kafenenė e Prishtinės “Dubrovnik”, e ngriti peshėn e njeriut tė parė tė shkrimtarėve, duke u cilėsuar tashmė si pėrfaqėsues i interesave reale politike dhe kombėtare tė shqiptarėve tė Kosovės.

Kur gjithēka dėshtoi nė vitin 1989, si pėrpjekje e fundit pėr tė mbrojtur Kushtetutėn e Kosovės, Shoqata e Shkrimtarėve, u bė realisht boshti i tė gjitha ndodhive dhe ngjarjeve tė mėdha tė shėnuara deri mė vitin 1997.

Masat e jashtėzakonshme e lanė Kosovėn jo vetėm pa pėrfaqėsues legjitim, por ndikuan qė edhe krejt elita intelektuale dhe politike si akademikėt, Universiteti i Prishtinės etj., tė mbesin pa zė, pa deklarata dhe pa ide.

Kosova mbeti pa liderė, edhe pse kishte shumė nga ata qė pretendonin rolin e prijėsve politikė tė Kosovės.

Ai nuk e kishte ndėrtuar ende profilin e njė lideri politik ndonėse ishte takuar me Ambasadorin Cimerman dhe kishte dhėnė njė intervistė nė “Der Shpigel”, kur kishte thėnė se nė rast tė humbjes sė tė drejtave, shqiptarėt do tė mund tė fillonin luftėn ēlirimtare. Pėr shkak tė prezencės sė madhe publike tė Rugovės pėrmbysen tė gjitha skemat pėr liderė tjerė shpirtėrorė tė Kosovės duke e ngritur Rugovėn nė figurė tė admiruar. Kjo figurė u bė e fuqishme edhe pėr faktin se askush nuk guxonte tė merrte rolin e njė prijėsi artikulues tė situates sė atėhershme.

Diku nė tetor tė vitit 1989, Mehmet Kraja mė rrėfente se ishte takuar me njė grup shkrimtarėsh (Jusuf Buxhovi, Ibrahim Berisha, Mehmet Kraja, Milazim Krasniqi, etj.), nė katin e katėrt tė Rilindjes dhe kishin vendosur qė tė angazhoheshin nė krijimin e njė partie shqiptare.

Njerėzve tė katit tė katėrt as nuk u kishte shkuar ndėrmend se Rugova do tė mund tė ishte kandidat pėr kryetar. Ai do tė propozohet ditėn e fundit, praktikisht para fillimit tė tubimit, pasi qė tė gjitha figurat e tjera tė mėdha (Rexhep Qosja, Fehmi Agani, Akademik Zajmi, etj.) pėr arsye tė ndryshme kishin refuzuar ose ishin treguar tė rezervuar qė nė ato rrethana tė merrnin pėrgjegjėsinė e drejtimit tė LDK-sė.

Ramiz Kelmendi rrėfente se kur zgjedhja ishte ngushtuar nė emrat e iniciatorėve tė parė, konkretisht nė Jusuf Buxhovin, dikush kishte pėrmendur se ai nuk do tė ishte zgjedhja mė e mirė dhe kishte propozuar Ibrahim Rugovėn si kryetar tė pėrkohshėm, deri sa partia tė stabilizohej. Dhe, ēuditėrisht e pėr habinė e tė gjithėve, Rugova ishte pėrgjigjur me “po”.

Nė muajin dhjetor tė vitit 1989, Ibrahim Rugova hyri nė dyert e mėdha tė politikės dhe u vendos nė ndėrtesėn e tij prej 32 metrash katrorė, nė selinė e Shoqatės sė Shkrimtarėve, por kėtė herė si udhėheqės i LDK-sė.

Nėse shikohen zhvillimet nė Kosovė, qė nga dhjetori i vitit 1989, kur Rugova u zgjodh kryetar i LDK-sė e deri mė sot, lirisht mund tė thuhet se e gjithė kjo periudhė i takon Rugovės, megjithė sfiduesit e jashtėm dhe tė brendshėm qė kanė punuar nė kėtė ose nė atė mėnyrė pėr eliminimin politik tė tij.

Tė gjithė sfiduesit dhe kontestuesit e Rugovės kanė humbur gjatė gjithė 16 viteve, duke filluar prej Rexhep Qosjes dhe Adem Demaēit, Veton Surroit, Hashim Thaēit, e pse jo edhe diktatorit serb Sllobodan Millosheviēit.

Shumė kohė para se UĒK tė shfaqej nė skenė, nė mesin e viteve ’90-tė, Rugova udhėhoqi qeverinė paralele, tė cilėn shqiptarėt e Kosovės e shpallėn nė kohėn kur Millosheviēi aplikoi masat e dhunshme.

Zhgėnjimet nisėn pastaj me ngadalė, duke u shpeshtuar dhe radikalizuar nė pjesėn e dytė tė dekadės sė luftėrave nė ish-Jugosllavi dhe kulmuan nė vitet 1998 dhe 1999. Gjatė luftės, Rugova me gjithė partinė e tij dukeshin tė ēorientuar, kurse gjatė bombardimeve edhe tė humbur.

Janė bėrė analiza tė ndryshme ku teza kryesore ishte se politika e Rugovės ėshtė e vdekur. Por, edhe pse Rugova ishte nė njė lloj depresioni, kurse LDK-ja nė tėrheqje, pas zgjedhjeve tė vitit 2000, raportet ndryshuan dhe Rugova me gjithė LDK-nė, ridėshmuan pėrkrahjen e mazhorancės sė kosovarėve. Rugova u rikthye nė lojė dhe fitoi tė gjitha zgjedhjet e pasluftės, edhe pse jo aq bindshėm si nė vitin 1992 dhe 1998.

Pas luftės, Rugova i ka mundur katėr herė nė zgjedhje edhe sfiduesit, qė pa urdhrin e tij e patėn filluar luftėn. Edhe pse me ndihmėn e NATO-s fituan luftėn, politikanėt dhe partitė e dala nga lufta nuk e gjetėn ēelėsin se si duhet fituar mbi Rugovėn.

Nė vend qė krahu i luftės tė pėrēajė dhe ngadhnjejė mbi LDK-nė, LDK-ja dhe Rugova arritėn qė pas zgjedhjeve tė fundit tė pėēajnė krahun e luftės, duke e bėrė koalicionin me AAK-nė e Ramush Haradinajt.

Njė kohė tė gjatė ai jetoi nė 32 metra katrorė pavarėsi, aq sa na kishte lejuar shteti serb qė nga rrėnimi i autonomisė sė Kosovės. Kėtė shifėr e kisha pėrmendur nė njė shkrim timin tė vitit 1997. Kaq kishte pavarėsi Kosova nė kohėn kur Ibrahim Rugova e kishte bėrė frazė ditore “Kosovėn e pavarur dhe neutrale”, nė ēdo konferencė shtypi tė tij, tė bėrė nė njė barakė tė Shoqatės sė Shkrimtarėve.

Por, ja qė ky 32 metėrsh katrorė ka mundėsi tė jetė historik dhe tepėr mė vlerė pėr procesin politik nė Kosovė.

Mund tė jetė historik jo pėr faktin e metrave katrorė, por pėr ekzistimin e tė vetmit vend ku policia e Serbisė nuk ka shkelur asnjėherė. Hapėsira e vogėl dhe lehtė e kontrolluar nga serbėt, krejt pėrballė ndėrtesės sė policisė, ka qenė iluzioni dhe misioni i njeriut me shall.

32 metra katrorė kanė qenė i vetmi territor i lirė i Kosovės, qė sot e dimė se ka shėrbyer si embrion i lirisė sė madhe.

Kėtė embrion tė lirisė sė Kosovės e bėri tė diskutueshėm Konferenca e Dejtonit, qė ndėrtesėn e pėrmendur e la nėn mėshirėn e sulmeve dhe debateve tė pafund pėr paaftėsinė udhėheqėse tė liderit tė Kosovės.

Lideri i 32 metrave katrorė tė pavarėsisė, pas luftės kishte marrė votat e popullit tė Kosovės dhe po synonte qė ta pėrmbushė misionin e tij tė nisur - Pavarėsinė. Duke mos vėrejtur asgjė qė ndodhte nė proces, as para dhe as pas luftės, Rugova ka vazhduar gjuhėn dhe formėn e njėjtė tė komunikimit.

Nuk i bėnė pėrshtypje as modelet e keq-qeverisjes, as ministrat e korruptuar dhe as varfėria e madhe nė vendin e ēliruar nga NATO dhe UĒK.

I adhuruar si simbol i pavarėsisė dhe lider mitik, Rugova vazhdonte tė fitonte betejėn me secilin lider tė dalė pas luftės, duke anashkaluar politikėn ditore dhe gjuhėn fyese ndaj tij.

Ditėn kur ėshtė dhėnė lajmi pėr sėmundjen e tij, nė Prishtinė shtroheshin pyetjet: “Ēka do bėhet me negociatat? Kush do t’i udhėheqė ato? A do ta mbėrrijė miti kosovar misionin e tij - Pavarėsinė?”.

Duke u ndalė nė kėto pyetje, kuptuam qė Rugova asnjėherė nuk ka pasur vetėm aurėn e liderit tek njerėzit e Kosovės.

Ai ka qenė mė shumė se kaq. Ka qenė simbol dhe mit pėr popullin e tij.

Njerėzit atė e shihnin si njė Mesi politik. E shihnin si shpėtimtar tė procesit dhe jetės sė tyre.

Kuptohej lehtė se njė njeri si ai nuk fitohet politikisht dhe as nuk fitohet me gjuhėn e argumenteve politike pėr qeverisje tė keqe. Ai njeri mbetet simbol i veēantė nė kokat e njerėzve, sepse nuk ėshtė vetėm lider. Ishte mė shumė se aq. Sėmundja e tij na bindi edhe njė herė se njerėzit e konsideronin atė misionar tė pavarėsisė.

Bashkė me Rugovėn shkoi njė politikė e udhėhequr pėr 16 vite. Njė politikė qė ka nisur si rastėsi dhe gjatė gjithė periudhės ka qenė e paqartė. Njė politikė qė vetėm fundin e ka pasur tė paqartė, ashtu siē mbetet e paqartė edhe sot, kur ai nuk ėshtė nė mesin e kosovarėve.

Pavarėsisht pėrpjekjeve tė tij, ardhmėria e Kosovės ėshtė ende e paqartė, por periudha post pėr LDK-nė do tė vazhdojė tė quhet periudha rugoviane. Pėr tė gjithė tė tjerėt, ky ėshtė fillimi i njė politike tė re. Realisht, pas Rugovės fillon periudha e demokracisė sė vėrtetė nė Kosovė.

Botuar nė gazetėn "TemA", 22.01.2006.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara