HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


VATRA uron Kryeministrin Berisha per Vitin e Ri 2006

VATRA: Viti 2006, viti i mbarėsisė pėr gjithė popullin shqiptar

-- nga Beqir SINA, Nju Jork, SHBA

Beqir Sina Southern Blvd - Bronx, NY: Federata PanShqiptare e Amerikės - VATRA nė njė urim tradicional pėr vitin e ri 2006 - shpreh urimet mė tė ngrohta duke i uruar Kryeminsitrit tė gėzoi shėndet e gjithė tė mirat familjerisht. Qoftė ky vit i mbarėsisė pėr ju dhe gjithė popullin shqiptar, theksohet nė urimin e Vatranve ku i jepet edhe mbėshtja e plotė Kryeministrit Berisha nė luftėn antikorrupsion dhe nė thellimin e reformave tė domosdoshme qė kėrkon vendi ynė, pėr t'u afruar nė rrugėn e integrimit me strukturat euroatlantike dhe nė demokratizmin e vėrtet tė Shqipėrisė. Kryetari i Federatės PanShqiptare tė Amerikės - VATRA, inxh. Agim Karagjozi, uron Kryeministrin Berishėn dhe Qeverinė e tij pėr shėrbimin shpėtimtar qė po i bėjnė Shqipėrisė.

Kryeministrit tė Shqipėrisė, z. Sali Berisha, nė kėtė mesazh urimi i shkruhet:

Inderuari zoti Kryeministėr !

Nė kėtė ditė tė parė tė vitit tė ri 2006, nė emėr tė anėtarėve tė Federatės PanShqiptare tė Amerikės VATRA, kam kėnaqėsinė t'ju shpreh urimet tona tė ngrohta tė gėzoni shėndet e gjithė tė mirat familjerisht. Qoftė ky vit i mbarėsisė pėr ju dhe gjithė popullin shqiptar !
Kjo ditė ne na gjen me plot besim se Shqipėria tashmė ka hyrė nė rrugėn e shumėpritur tė kthimit nė njė shtet normal, tė distancimit nga gjendja e mjerueshme ku ajo lėngoi pėr tetė vjet nėn thundrrėn e politikanėve tė korruptuar, tė xhveshur nga ndjenjat kombėtare e njėrėzore dhe nga pėrgjegjėshmėria ndaj detyrės.

Hapat efektive tė marra nė zbatimin e programit gjithė pėrfshirės tė Qeverisė sė re demokratike nėn kryesinė tuej na kanė ngjallur entuziasėm tė jashtėzakonėshėm. Ne jemi tė bindur se njė diell i ri po lėshon rreze drite nė atdheun tonė tė shumė vujatur dhe po ndriēon horizontin shqiptar. Me mirėnjohje ju pėrgėzojmė juve dhe ministrat tuaj nė Qeveri pėr shėrbimin shpėtimtar qė po i bėni Shqipėrisė. Zoti qoftė me Ju !
Me nderime Inxh. Agim Karagjozi, Kryetar i VATRĖS

Prof. Dr Zekeria Cana, historian dhe aktivist i tė drejtave tė njeriut nga Kosova, patriot e atdhetar i shquar, i cili para vitit tė ri zhvilloi njė vizitė tė paharruar nė bashkėsinė shqiptare nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės si mysafirė i nderuar i Vatrės, ka dėrguar njė letėr mirėnjohje ku shkruahet se:

FEDERATA PANSHQIPTARE E AMERIKĖS VATRA
U largova nga shtėpia e Vatrės zulmėmadhe si ajo foshnja qė e shkėpusin me rrėmbim nga gjiri i nėnės pa thithur mirė qumėshtin. Kisha fatin dhe nderin e madh qė nė atė tempull tė historisė dhe kulturės sonė kombėtare, tė cilin e ėndėrroja aq shumė si noramilist, tė kaloja dy javė duke bėrė gjumin, pushimin dhe leximin pranė portretit tė Skėndėrbeut, Nolit, dhe Konicės, librave tė shumta, gazetave dhe arkivit.

Kryevatranėt shpirtėndritur mė shfaqeshin shpesh nė ėndėrr; Noli me fjalėt e ėmbėla buzėmjaltė, Konica me shikimin e mprehtė tė shqiponjės. Dėgjoja nė gjumė me njė frymė rrėfimin e gjatė tė kolosve tanė pėr lindjen dhe rritjen e Federatės PanShqiptare tė Amerikės VATRA, ngulmimin e saj pėr tė qėnė strumbullare e ēėshtjes kombėtare, pikėsynimin e "Diellit" pėr tė ngrohur zemrat e shqiptarisė.

Ky mėsim i udhėkryqeve historike mbyllej me amanetin e mėndjendruturve tanė qė VATRA tė ruhet si sytė e ballit, tė mbahet gjithėnjė nė kėmbė si zonjė e rėndė tė forcohet e lartėsohet. Unė do tė shtoja se ajo ėshtė kopėsht sa i moēėm, aq i bukur, qė lypset tė hijeshohet ende mė shumė me fidanet e reja. Ky mision historik ėshtė nė dorėn e tė gjithėve atyre qė e kanė VATRĖN pėr zemėr, sikur qė unė e kam me borxh t'i pėrkushtohem sistemimit tė biblotekės dhe arkivit tė saj margaritar.

Ndarja me ju nė aeroportin ndėrkombėtar tė Nju Jorkut"John F. Kennedy International Airport", prej nga Dr. Gjon Buēaj, Sejdi Hysenaj dhe Agim Rexhaj ishte pėr njė ēast e prekshme, gjasonte me lamtumirėn e fundit, por buzėqeshja e tyre ma treti ligėshtimin shqipėrtėror. Zbrita nė aeroportin e Prishtinės - Kosovė, mė i fortė, me vullnet mė tė madh pune e jete - falė jush, qė mė pritėt krahėhapur me zėmer e dėlirė dhe tė ngrohtė tė Vatrės sonė shqiptare. Mė dhatė ushqimin mė tė ėmbėl tė shpirtit qė ėshtė dashuria vėllazėrore. Si t'ua shpėrblej ? Qofshi gjithmonė faqebardhė! U pafshim me tė mira dhe me gėzime!
Vėllazėrisht Zekeria Cana
Prishtinė, 13 XII, 2005

Kėshtu Shoqėria mė e vjetėr e diasporės Federata Panshqiptare e Amerikės "Vatra" me Kryetar pasardhėsin e Konicės, Nolit, Pecit, e tė tjerėve... inxhinier Agim Karagjozin, merr me kėtė mesazh mirėnjohje nga Prof. Dr. Zekeria Cana historian dhe aktivist i tė drejtave tė njeriut nga Kosova, patriot e atdhetar i shquar, vleresimet, respektin dhe nderimet mė tė larta, pėr veprėn e rolin e saj historik nė dobi tė ēėshtjes kombėtare.

Dr. Gjon Buēaj, Sejdi Hysenaj, Prof. Dr Zekeria Cana, Agim Rexhaj, Agim Karagjozi dhe Agron Alibali

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara