HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


2006 - Rruga e Kosovės drejt Pavarėsisė ėshtė e hapur

-- nga Dervish Jahjaga & Beqir SINA, Nju Jork, SHBA

Kryeministri i Kosovės Bajram Kosumi, ligjėroi nė shkollėn e Drejtėsisė Ndėrkombėtare nė Nju Jork

Bajram Kosumi dhe Beqir Sina

Columbia School of Law - Nju Jork: I ftuar zyrtarishtė me statusin e vėzhguesit nė mbledhjen e Kėshillit tė Sigurimit, ku Kosova pėrfaqėsohet nga shefi i administratės sė Kombeve tė Bashkuara, Soren Jessen-Petersen, kryeministri i Kosovės dr Bajram Kosumi, ka shfrytėzuar rastin tė zhvillojė edhe njė axhend tjetėr, nė Nju Jork. Kryeministri i Kosovės Bajram Kosumi, qė mbėriti, tė djelėn nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, vetėm njė ditė para takimit, qė do tė mbahet nė pallatin e "Qelqėt", pėrkatėsishtė, nė selinė e Kombeve tė Bashkuara nė Nju Jork, seancėn e parė pėr kėtė vitė, nė Kėshillin e Sigurimit, mbajti njė ligjėratė tė rendėsishme nė shkollėn e Drejtėsisė Ndėrkombėtare, nė Nju Jork, nė tre qėndrat mė tė rėndėsishme tė kėsaj shkolle.

Autoritetet e shkollės i krijuan mundėsinė kryeministrit tė Kosumi, tė flasė pėr Kosovėn e tė ardhmen e saj para njė auditori me studentė nga e gjithė bota, ku morėn pjesė rreth 100 vetė. Kryeministri i Kosovės dr Bajram Kosumi, dhe delegacioni qė e shoqėronte atė, morėn pjesė nė kėtė takim para auditorit tė kėsaj shkolle, mes profesorėve , politikanve, analistėve dhe studentėve tė politikės ndėrkombėtare. Ligjireta qė mbajti Kryeministri i Kosovės, zoti Kosumi , kishte si subjekt njė kėndėshikim tė tijin me temėn: "Kosova dhe Procesi i Statusit Final". Zoti Kosumi, bėri nė pika tė pėrgjithėshme njė retospektivė tė qartė, pothuajse tė tė gjitha zhvillimeve nė Kosovė, nė njėrin prej auditorve tė kėsaj shkolle, sallėn e qujatur "Jerome Greene Hall". Mė pasė ai zhvilloi edhe njė takim tjetėr me komunitetin shqiptarė nė "Brunos" restaurant nė Manhattan ku mori pjesė edhe shefi i administratės sė Kombeve tė Bashkuara, Soren Jessen-Petersen .

Nė fillim ai shfaqi kėnaqėsin dhe faleminderojė pėrzemersisht dy profesorėt e shkollės ndėrkombėtare tė drejtėsisė "Columbia School of Laė" nė Nju Jork, prof. Ed Luck(SIPA) dhe prof. Carne Ross. qė i dhanė mundėsin atij tė flasė para njė auditori kaq tė gjėrė tė kėsaj shkolle. "Diskutimi im dhe takimi me ju auditorin e kėsaj shkolle, po bėhet nė njė moment kur Kosova po "shikon" tė ardhmen e saj.

Kosova tash gjendet nė momentet mė tė rėndėsishme tė historisė sė vetė

Kryeministri, e pėrshkroi shkurtimisht udhėkryqin historik nė tė cilėn ndodhet Kosova dhe foli pėr aspiratėn e popullit tė saj pėr tė fituar pavarėsinė :" Kosova, tha ai tash gjendet nė momentet mė tė rėndėsishme tė historisė sė vetė. Procesi i pritur pėr vite tė tėra, sikur ka filluar. Ka filluar procesi i vendosjes pėr Statusin Final tė Kosovės. Sekretari i Pėrgjithėshėm i Kombeve tė Bashkuara zoti Anan, ka caktuar zotin Marti Ahtisaari, tė udhėheq bisedimet dhe tė negociojė bisedimet. Dhe pikėrishtė, nesėr Kėshilli i Sigurimit, do tė debatojė pėr ēėshtjen e Kosovės. Unė sapo erdha kėtu nga njė takim pune me ambasadorėt e Kėshillit tė Sigurimit, ēka tregon se Kosova ėshtė nė "top" axhendėn e politikės ndėrkombėtare."

Nga ana tjetėr ai u shpreh se:"Besoj se brenda disa muajve - para pėrfundimit tė vit 2006- ēėshtja e Kosovės, do tė jetė e zgjidhur. Ēka do t'u flasė edhe unė lidhur mbi rėndėsinė e kėtij procesi fillimisht. Kosova, ėshtė njė vend i vogėl, megjithėse nuk ėshtė bėrė ende njė regjistrim e saktė. Aty ka rreth dy miljon e 300-400 mijė banorė, ku tė gjithė mendojnė rreth statusit final. Nė tė gjithė medien e masmedien nė Kosovės, tema kryesore, ėshtė statusi final.

Mirpo, pohoi ai: "Populli i Kosovės, beson qė viti 2006 - do tė jetė ai qė Kosova tė realizojė ėndėrrėn e tij, shtetin e tij, tė fitoj shancin e vet pėr tė ndėrtuar tė ardhmen e tij. Nuk kamė ndėrmend t'ju flasė se sa shumė ka punuar populli i Kosovės, nė kėtė linjė. Pasi ka punuar shumė dhe me dekada tė tėra. Pra disa ditėve vdiq edhe presidenti i parė i Kosovės. Dhe gati gjysma e Kosovės, e pėrcollėn me tė gjitha nderimet pėr nė banesėn e fundit. Ajo ishte njė dėshmi e fuqishme se populli i Kosovės, do t'a vazhdojė ėndėrrėn e Presidentit Rugova pėr Kosovėn shtet tė pavarur dhe sovran.

Kėshtu qė ne nė Kosovė "De facto" dhe praktikisht jemi tė pėrgaditur qė ky proces tė pėrfundojė nė 2006- vitin qė sapo kemi nisur. Dhe qė ne mė 1- janar 2007 tė fillojm si shtet i pavarur e sovran. Njė parim tjetėr i rėndėsishėm, qė pėrcakton Grupi i Kontaktit, ėshtė ai qė ēdo gjė duhet tė jet nė pėrputhje me dėshirat e vet popullit tė Kosovės. Populli i Kosovės, e ka artikuluar shumė mirė vullnetin e vet, pėr shtet tė pavarur e sovran tė Kosovės.

Ne i kemi dhėnė mbėshtetje tė fuqishme Grupit tė Kontaktit dhe parimeve tė deklaruara nga ky grup.

Ndėrkohė, zoti Kosumi, pranojė se:" Kosova, ka tre ēėshtje qė ngrisin shqetėsime pėr procesin e nisur . 1 - Ajo qė quhet program i gjėrė pėr standartet nė Kosovė. 2 - Standartet para statusit - nė njė kohė qė problem nuk janė mė standartet. 3- Kosova ka njė progres tė madhė nė kėto gjashtė vjetėt e fundit. Janė vetėm gjashtė vjet dhe ėshtė bėrė njė ndryshim historik. Vetėm para gjashtė vjetėve ju kujtojė se Kosova ishte e shkatėrruar mbi 80%. Sot, nuk sheh shenjė tė luftės, ose tė shkatėrrimit nė Kosovė. Nė Kosovė, ēdo gjė ėshtė e re. Kosova, tregon se ka njė shoqėri evropiane e demokratike.

Ai tha se: "Kėshilli i Sigurimit tė OKB-ės, tre herė e ka vlersuar pozitivisht procesin e standarteve nė Kosovė. Dhe i drėguari i posaqėm pėr vlersimin e procesve nė Kosovė, ambasadori Kai Aide, nė raportin e tij foli me nota shumė pozitive. Gjithashtu, edhe ne kemi njė planė mujorė, ose disa mujorė pėr realizmin e standarteve. Ne jemi duke pėrgatitur dokumentin "Rruga e Kosovės drejt Evropės" qė ėshtė njė vizion pėr anėtarėsimin e Kosovės nė Bashkimin Evropian, u tha auditorit kryeministri i Kosovės, dr Bajram Kosumi.

Sipas tij: "Nė Kosovė, sot, janė duke u krijuar rapoerte tė reja, qė tė tregojnė se ēdo qytetar i Kosovės, ėshtė sovrani i saj. Kosova, shpreh bindjen kryeminstri, do tė jetė shtet i tė gjithėve - jo vetėm shtet i njė popullėsie , por shtet i ligjit dhe i drejtėsisė pėr tė gjithė qytetarėt e saj. Ne do tė krijojmė njė imazh tė mirė, si mbrenda e jashtė Kosovės. Do tė krijojm tek Kosova, shtetin qė shikon tek fqinjėt e tij mikun e armikun atė qė e do bashkėpunimin dhe jo lufton. Ai paraqiti Kosovėn njė shtet tė ardhėshėm tė Kosovės qė drejtohet nga parimet e fqinjėsisė sė mirė ku pėrfshihen marrėdhėnie normale e pozitive edhe me Sėrbinė.

Nė Kosovė, ai tha se ka pasur katėr herė zgjedhje tė lira e demokratike. OSBE -ja i ka organizua dhe mbikėqyrur. Ato janė cilėsur si mė model nė rajon. Institucionet e Kosovės, janė tė reja por janė stabile e racionale. Ato kanė filluar tė ndėrtohen nga zeroja, deri tek kjo qė kanė arritur sot. Qeveria e Kosovės, ka pėrgatitur 75- projektligje pėr njė vit, ēka ėshtė e pazakont pėr njė Qeveri tė re. Tė gjitha kėto ligje janė tė pėrafėrta me standartet e ligjeve Evropiane. Ekonomia e Kosovės, ishte e rrėnuarr komplet. Por, u arritė qė pėr pesė-gjashtė vjet tė ngrihen rreth 35 - 40- mijė firma tė vogla e tė mėdha private. Edhe pse buxheti i Kosovės ende i vogėl funizohet nga tė hyrat e qytetarėve tė Kosovės, tha nė vijim ai.

Unė ju solla "fotografin" e Kosovės, e cila, tregon se nė Kosovė gjithēka po shkon mirė. Por duhet pranuar se nė Kosovė ka edhe vėshtėrsi. Minoretitet, siguria, varfėria, papunėsia dhe faktin qė ende njėrėzit nuk e kanė tė qartė se kah do tė jetė e ardhmja e tyre. Ēdo gjė do tė gjente zgjidhje nėse do tė ndėrtonim shtetin tonė, tė Kosovės. Pasi ne do tė ngrem me shtetin e Kosovės, tė gjitha mekanizamat pėr tė zgjidhur tė gjitha problemet e vėshtėrsit qė ka Kosova. Nė fund auditori shtroi njė serė pyetjesh tė cilave kryeministri i Kosovės, Bajram Kosumi ju pėrgjegjė me mjaft kompetnecė. Ai i pėrforcoi tė gjitha kėto opinione duke iu pėrgjigjur sejcilit prej tyre - studentėve e profesorve.

Eskluzivisht pėr METROPOL Kryeministri i Kosovės Bajram Kosumi thotė :

Zoti Kryeministėr na e pėrshkruani si e pėrjetuat vdekjen e presidentit tė Kosovės dhe si e tejkalua dhimbja ?

Kryeministri B. Kosumi: Ishte njė humbje e madhe pėr Kosovėn .Me vdekjen e presidentit Rugova dhe me mėnyrėn sesi u organizuan institucionet e Kosovės, e vetė populli i Kosovės, pėrcolli kėtė humbje pėr t'i bėrė nderimet e fundit duke tregua nė tė gjitha aspektet me tė vėrtet njė pjekuri e madhe. Kjo, tregoi njė pjekuri qė ishte edhe mė e fuqishme, nė kohėn kur tė gjitha forcat politike, nė rradhė tė parė Lidhja Demokratike e Kosovės, bėnė propozimin nė kohėn e momentin e duhur pėr zgjedhjen e presidentit pasė ardhės. Gjithēka, pėr mendimin tim ishte njė arritje e madhe edhe kur Kuvendi i Kosovės, votoi njėhereshit kandidaturėn e presidentit Sejdiu. Ky ishte njė veprim, i cili, mori vlersimin e mbarė popullit shqiptarė, politikės dhe ndėrkombėtarve. Kjo, dhe shumė sfida para kėsaj tė cilat kanė ndodhur nė kėto 12- muajėt e fundit, e kanė vėnė nė pahė se Kosova - e populli i saj, klasa politike janė tė pjekura politikishtė tė qeverisin vetveten - pėr tė pasur shtetin e vet, dhe tė marrin mbi veten tė gjitha obligimet dhe pėrgjegjėsitė qė ka shteti i ri.

Ēfarė do tė thotė pėr Ju personalishtė, pjesmarrja pėr herė tė parė si Kryeministėr nė njė takim tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara, vendi ku flitet pėr Kosovėn ?

Kryeministri B. Kosumi: Ėshtė njė ngjarje jashtė zakonishtė e madhe. Pa dashur tė pėrdor nė kėtė rastė fjalė tė mėdh,a vetė rėndėsia qė ka ky takim tregonė mė sė miri dhe rėndėsin e madhe qė ka pjesmarrja ime si pėfaqėsues insitucional i Kosovės. Ėshtė hera e parė qė Kosova, ėshtė e ftuar zyrtarishtė nė takimin e parė vjetor tė KS-ės, tek flitet pėr Kosovėn. Edhe pse pa tė drejtėn e fjalė,s megjith atė vetė prezenca jonė kėtu tregon, se "rruga e Kosovės drejt statusit final" ėshtė e hapur. Kosova shumė shpejt ka pėr tė qėnė anėtare me tė drejta tė plota e Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara.

Mirpo, loja e politikanėve tė Beogradit ka tė tjera ngjyra. Dekleratat e tyre sot, janė tė ēuditėshme!?!. Nga Beogradi, ka zėra qė thonė se:" Nė se Kosova do tė marrė pavarėsinė ne kėtė do t'a konsiderojmė okupim". Si e komentoni ju kėtė ?

Kryeministri B. Kosumi: Kėto janė deklerata qė duhet tė na shqetėsojn shumė nė kėto momente kur thuhen dhe pse thuhen !?!. Dhe jo tė shihen si njė shqetėsim vetėm pėr ne, por nė kėtė rastė mendoj se edhe bashkėsia ndėrkombėtare duhet tė jetė e shqetėsuar dhe tė kėthej kokėn pasė e tė shohė se ēfarė mund tė ndodhė. Njėhereshit kėto deklerata duhet tė shqetėsojn mė sė shumti edhe vetė popullin sėrbė. Kėto mbi tė gjitha duhen parė si deklerata qė nuk e ndihmojnė aspak procesin qė ka nisur Kosova dhe bashkėsia ndėrkombėtare po e mbėshtet. Ato janė deklerata qė e ngulfatin procesin. Dhe askush nuk do tė lejojė qė ky proces tė ngulfatet nga deklerata tė kėtilla.

Fatėmirėsisht fati Kosovės tash ėshtė nė rrugė tė mbarė dhe nė kohėn e duhur dhe do tė zgjidhet edhe nė kohėn e duhur. Kosova, do tė jetė shteti ligjor i tė gjithėve , shteti qė do tė ketė tė gjitha shanset tė krijojė edhe tė ardhmen e vetė, shteti i sigurt qė ua garanton sipas ligjeve tė gjitha tė drejtat si shqiptarėve , e minoriteteve tė tjera nė Kosovė. Nė kėtė aspekt ne do tė japim edhe garancin ndėrkombėtare. Por na intereson qė edhe vet populli nė Kosovė kurrė tė mos e ndjejė veten tė vetmuar ose tė frustuar politikisht e margjinuar. Por populli i Kosovės tė jetė pjesė e procesit. Ai tė arrijė tė kuptojė se Kosova do tė jetė e tė gjithė qytetarėve tė saj qofshin ata shqiptarė, sėrbė, turk, romė e boshnjak.

Vendosur nė tė njėtat "shina" si e shihni mbėshtetjen dhe pėrkrahjen e procesve nė Kosovė, si nga SHBA-sė por edhe nga Evropa ?

Kryeministri B. Kosumi: Nuk ka asmė tė voglin ndryshim midis dy pėrkrahjeve dhe mbėshtetjeve si ato qė na vinė nga SHBA-ės si edhe ato qė na vinė nga Evropa e komunitetin ndėrkombėtar i angazhuar pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės. I vlersojm tė gjithė. Nė plan tė parė ėshtė Grupi i Kontaktit i cili nė ēdo qėndrim gjenė koncensues pėr zgjidhjen e problemeve. Mirpo veē SHBA-ės dhe Unionit Evropian duhet vlersuar edhe koncensuesi qė ka pasė edhe Rusia si pjesė e Grupit tė Kontaktit ku bėjnė pjesė edhe Italia, Gjermania, Anglia, Kanadaja e Franca. Duhen vlersuar dhe marrė seriozisht tė gjitha ato qėndrime qė ka marrė ky grup. Tė gjitha kėto e bėjnė edhe mė tė leht pavarėsinė e Kosovės.

Sė fundi ēfarė kishit pėr tė thėnė pėr diasporėn ?

Kryeministri B. Kosumi: Diaspora, shqiptare si nė Evropė, apo nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ka qėnė tregues i fuqishėm dhe pjesė e tė gjitha proceseve qė kaloi dhe po kalon Kosova. Ajo(diaspora) qe dhe ėshtė aktive dhe e fuqishme nė tė gjitha momentet kur e lypi nevoja pėr Kosovėn. Dhe gjithēka qė ėshtė arritur nė Kosovė sot, aq sa ėshtė vepėr e popullit tė Kosovės, ėshtė edhe vepėr e kėsaj diaspore. Ajo(disapora) nė saj tė lidhjeve tė forta qė ka krijuar me miqėt e mėdhenjė tė popullit shqiptarė, i ka vendosur mirė urat e lidhjes mes atdheut tė tyre edhe vendeve ku ata jetojnė e po punojnė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara