HYRJE | HISTORI | LETËRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRË


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shqiptaro - kanadezi Tie (Tahir) Domi arrin rekordin 1 000 ndeshje në ligën e kampioneve të Amerikës së Veriut në Hokej mbi akull

Beqir Sina -- nga Beqir SINA

Jubileu e suksesit te shqiptarit te Kanadas u festua ne Toronto ne menyre madheshtore

WINDSOR - TORNTO (KANADA): Tahir Domi i thirrur "Tie" shqiptaro kanades – eshte lojtar hokeji, ne Ontario - Tornto - Kanada nga me populloret. Ka lindur ne qytetin Windsor - Ontario, Kanada, me 1 Nentor 1969, nga prinder shqiptare, John e Merieme Domi. Prinderit, e tij jane me origjine nga nje fshate ne veri te Shqiperise, disa kilometra larg qytetit Kukesit - Nange. Familja Domi, u arratisen nga Shqiperia, pas luftes se Dyte Boterore kur Shqiperine e "pushtoi" komunizmi dhe ata ne shenje zemerimi e pakenaqesie, te papajtuar me rregjin enverian, kaluan kufirin ndershtetror mes Greqise, dhe Shqiperise. Duke emigruar ne fillim ne SHBA-es, e me pase u ngulen ne Kanada, ku jetojne edhe sot. , eshte i martuar me vashen Leanne dhe kan tre femije dy vajza Carlin 12- vjeçare e Avery 7- vjeçare, djalin Maksi 10 vjeçar. "Tie" Tahir Domi, eshte nje lojtar hokeji mjaft i famshem ne Kanada, aktualisht luan me skuadren e Torontos te quajtur "Toronto Meaple Leafs".

Arratisja:
Sipas nje gazete shqiptaro kanadese shkruhej se: "E tera historia e tij nisi me nje vrrage te vjeter. Ne fakt edhe historia kanadeze e shqiptarit nisi nga dhuna. Babai i tij ishte ushtarak. Komunistet kerkonin qe Xhon Domi ta mbronte "Perden e Hekurt", pavaresisht, pasojave per vendlindjen e tij, Shqiperine. "Duhej ta vishje uniformen komuniste", - thote nipi i Xhonit, Vullkan Domi, qe tani jeton ne Floride. "Ne te kunderten, do te te vrisnin bashke me te gjithe familjen". Nipi pohon se Xhon Domi e ka veshur ate uniforme vetem sa per mbulese, ndersa vete ka bere nje lufte te veten. Ai kalonte ilegalisht njerez matane kufirit me Jugosllavine.

Tie Tahir Domi I ka udhehequr karvan pas karvani, duke i kaluar dhe duke u kthyer serish ne Shqiperi. E kishte ditur se po ta zinin, do ta ekzekutonin ne vend. Gati edhe e kapen. Ndersa po kalonte kufirin njehere, Xhoni ndjeu nje dhimbje therrese dhe befasuese ne balle. Gjaku e kishte kapluar. E kishte rrokur plumbi. Po ia kishte dale te largohej. Gjithsesi plumbi i kishte mbetur ne koke. "Ka shpetuar shume njerez", - te thote nipi i tij, Vullkani. Xhoni me pas u martua dhe iku ne Kanada, ne Ontario. U sistemua atje si baba i tre femijeve. Gjithe jeten e ka kaluar me vrragen e plumbit ne balle qe niste nga vetulla e majte. Femija me i vogel i Xhonit, Tahiri, e kishte kaluar gjithe femijerine duke e shikuar ate vrrage.

Karjera e sportit
Kjo skuader, eshte edhe nje prej skuadrave me te mira ne ligen e kampioneve ne Ameriken e Veriut, lige e cila, perfshine Shtetet e Bashkauara te Amerikes dhe Kanadane ne Hokej mbi akull - e quajtur perndryshe NHL(National Hockey League). Me ndeshejn e neserme te vlefshme per kampionin e Amerikes se Veriut ne Hokej mbi Akull ne "fushen" e akullt te qyetit njujorkas Buffalo ku skuadra tij Tornto Leafs, do te perballet me skuadren Sabres, shqiptaro - kanadesi Tie (Tahir) Domi, do te kete ndeshejen e tij te 1.000 ne ligen e Kampioneve te Amerikes se Veriut, ne Hokej mbi Akull. Ka me se 20- vjet qe luan ne NHL. Pas kesaj ndeshje, ai ne Toronto kundra "Ottawa Senators" do te nderohet para fansave te tij te "zjarrte" per kete sukses qe i perket Tie (Tahir) Domit dhe qe eshte nder te rrallet ne historine e NHL(National Hockey League).

"Tie" si sport te pare, thuhet se ka pasur futbollin europian dhe bejsbollin. Hokejin mbi akull e filloje mbas moshes 10- vjeçare. Ai filloi te luaj me ekipet e te rinjeve ne vitin 1984/85 me skuadren River Canadiens Junior"C". Sesionin tjeter mbasi startoi me shume sukes dhe premtoje shume, u aktivizua ne ligen e pare te Hokeijt mbi Akull me ekipin Windsor Bulldogs kua te sesion ishte edhe lojtari me i penalizuar me 346 minuta. "Tie" keshu hapi rrugen e tij drejt fames se madhe duke ndrruar shume skuadra te njohura kanadese e ameriakne. Deri sa per here te pare u be dhe fituesi i kupes Memorial Cup ne vitin 1988/89 me skuadren Peterborough Pets. Ne finale ai shkelqeu me dy gola dhe 26 minuta te penalizuara.
"Tie" me laujti dy sesione me skuadren qe luan edhe sot, Toronto Maple. 1989/90- ai u be pjestar i skuadres se njohur njujorkase New York Rangers, me te cilen luajti tre sesione. Me 1992- ai u kativizua edhe me skuadren e fameshme amerikane Winnipeg Jets. Me Jets-at ai luajti dy vjet e gjysem dhe u be mjaft i njohur sa edhe fitoi admirmin e fanasave amerikane, duke u bere keshtu hokeisti me popullor ne Ameriken e Veriut.

Si u be hokeisti me i fameshem dhe me popullori ne Kanada dhe SHBA-es. Si e gjeti fama "te dhunshmin", shqiptaro kanades hokeistine fameshem. "Tie" Tahir Domi, qe ne moshen 14-vjeçare, duke luajtur per shkollen e tij, ne loje e siper eshte perleshur me nje djale shume me te madh. 20-vjeçari kishte nisur te qeshte dhe i kishte hedhur dorezat ne akull. Kukesiani ,Domi, i ishte afruar, kishte mbyllur syte dhe kishte nisur ta "qellonte" ate me shqellma e grushta "alla shqiptarçe". Lojtaret, e tjere ishin grumbulluar dhe nuk po u besonin syve. Kuksiani, Tahir Domi i kishte hapur syte, i ishte versulur dhe 20-vjeçari, nje djale me shtat te hedhur dhe floke te gjate deri ne bel, kishte mbetur i shtrire ne akull me fytyre te pergjakur. Kur kishte perfunduar sezoni, trajneri i skuadres, Marcel Pronovost, nje trajner shume i njohur, kishte thene se sezonin e ardhshem ne ligen me te forte te hokejit kanadez do te shkonin dy lojtare te ekipit: Rajan Renod, golashenuesi me i mire i skuadres dhe Tahir Domi.
"A e dini pse e zgjodha Domin? Sepse e ka te madhe kete ketu",- kishte thene trajneri Pronovost duke bere me grusht nga zemra. Qysh atehere, Domi i vogel e kishte kuptuar se secili Rajan Renod ka nevoje edhe per nje Tahir Dom. Disa vjet me vone arriti edhe ne NHL. Qysh nga dita e pare atje, Domi eshte njohur per grushtet e tij. Te gjithe adhuruesit e hokejit ne Toronto e kujtojne lojen e tij te pare. Para ndeshjes, ai po i lidhte patinat dhe po fliste nder dhembe, duke premtuar se do t'ia thyente koken dikujt. "Te gjithe me shikonin mos kam luajtur mendsh",- kujton Domi. Ishte 20-vjeçar atehere. Tani ai eshte lojtari qe ka me teper perjashtime nga dy minuta, per shkak te rrahjeve. Per secilin gol te shenuar ne lige, ai i ka 42 minuta perjashtim. Tahir Domi, hero i Torontos Tifozet ne Toronto e adhurojne. "Ai i perfaqeson te gjithe lojtaret e patalentuar qe nuk kane arritur shume ne karrierat e tyre",- thote vellai i tij, Dashi, ekspert teknologjie ne nje kompani ne Toronto. "Une i kam tejkaluar te gjitha parashikimet",- thote vete Tahir Domi.- "Kjo me frymezon. Perhere jam me i mire dhe me i mire". Ne nje koncert te grupit "Eagles" ne Toronto, para kenges "Hotel California", kengetari Glen Frej, ka pershendetur: "Po pershendes dike, qe po te ishim ne lufte, do te doja ta kisha afer". E kishte fjalen per Tahir Domin.

Femije te semure ne Kanada, pa shprese per te mbetur gjalle, kane deshire te fundit te tyre qe te takohen me Domin.
Para nje stervitjeje, kohe me pare, ne dhomat e zhveshjes i kishte arritur nje leter. Ate ia dergonin prinderit e nje femije te semure, te cilin Domi e kishte vizituar nje dite ne spital. Brenda ne zarf ishte fotografia e nje arkivoli, ne te cilin ishte femija i vdekur, i mbeshtjelle me nje fanelle me fotografine e Tahir Domit. Domi, krenaria e emigranteve ne Kanada Para çdo ndeshje, ndersa bashkelojtaret e tij mendojne se si te shenojne gola, Domi mendon se me ke dhe si do te perleshet. Nuk eshte rastesi qe shoku i tij me i mire dhe golashenuesi me i mire i skuadres, Mats Sundin, nuk ka pesuar lendim qe kur Tahir Domi ka arritur ne skuader ne vitin 1995. "Askush ne skuadren time nuk ka nevoje te mendoje per rrahjet perveç meje",- thote Domi. "Nese dikush ben diçka, une jam ai qe do te merret me te." Domi eshte ende lojtar i liges, madje me i forti i me te forteve. "Eshte nje pune e zorshme",- thote ish-bashkelojtari i tij, Glen Hilej. "Nate per nate ai duhet te rrezikoje jo vetem reputacionin e tij, por gjithe karrieren per bashkelojtaret". Me rregullat e NHL-se eshte e lejuar qe hokejistet te rrihen, derisa njeri nga lojtaret te rrezohet ne akull. Pas rrahjes, te dy lojtaret perjashtohen nga dy minuta. Tahir Domi eshte rekordmen per perjashtime te tilla, madje ai ne rrethet e emigranteve shqiptare njihet edhe si sportisti qe e ka bere zap Kanadane. Dhe per kete ata edhe krenohen...

Tahir Domi e quan veten shqiptar
"Tie" Tahir Domi, ka luajtur edhe per skuadren futbollistike shqiptare "Kosova" te Torontos, kampione te Kanadase ne futbollin europian. Ai mori pjese ne kete aktivitet kur per here te pare ne historine e ketij turneu doli fituese nje skuader futbolli europian shqiptare dhe kjo ishte "Kosova". Ne kete turne skuadra futbollistike shqiptare "Kosova" e Torontos, mori trufeun dhe nje shume te hollash; keto te fundit ata derguan at'here per femijet e Bosnjes (asaj kohe Bosnja ishte ne lufte). Ne 1995 skuadra Kosova u regjistrua ne Legen e pare kanadeze (Canadian National Soccer Leg) ku dolen nenkampion; ne kete sezon, dhe me skuadren shqiptare luajti edhe lojtari i njohur shqipetaro - kanades i "Toronto Maple Leaf", "Tie" Tahir Domi.
Per here te fundit vitin e kaluar, ai si shqiptar mori pjese ne nje "Mbremje e Madhe Festive" kur per here te pare ne Toronto kenduan dy bilbilat e kenges shqiptare, Shkurte Fejza dhe Shyhrete Behluli. Ne ate mbremje madheshtore qe u mbajte me 7- tetor 2005-, me kengetaret e mirenjohura ai dhe ata qe e ndoqen spektaklin kenget e paharruara nga te gjitha trevat shqiptare. Ne ate spektakel Mysafir Nderi - ishin Ismet Beqiri-(Mayor of Prishtina), Fisnik Prishtina-(President of C.A.R.E), Norman Ahmet-(Vice President of H.R of York University), Luan Banka-(Manager,National Defense Canada) dhe vete shqiptaro - kanadesi Tie(Tahir) Domi-(Maple Leaf Hockey Player)

Toronto: "Tie" Tahir Domi nderohet me titullin "1.000 ndeshje"
Pe t'a pare shqiptaro kanadesin ne kete ndeshje jubilare te jetes se tij kishin shkuar ne pallatin e sportit, edhe e gruaja e tij Lenna me dy vjazat, Katrina 12 vjeçare dhe Avery 7 vjeç si dhe djali i tyre 10- vjeçar Maksi. Per here te pare per te pare ndeshjen e 1.000 shkoi edhe nena e tij Meriema. Kengetari i shquar kanades Tom Cochrane, ishte aty per te nderuar Domin dhe kendoi hyminin e Kanadase"O Kanada". Cochrane, qe u be i njohur ne vitet 80- me nje kenge , e cila i dedikohej nje prindi qe mesoi se enderra e te birit per t'u bere yll i hokeit qe nderprer nga nje aksident tragjik automobilistik. Domi 36- vjeçar, thote sesa here qe e degjon hyminin e Kanadas nuk mund te rrije pa te degjuar ate kenge ku i kujtohet i ati ati djalit, dhe arsyeja perse e thirri kengetarin, eshte qe ne nje fare menyre t'i shprehe falenderimin personit qe me shume se kedo do te donte t'a kishte ate dite ne salle." Me vjen keq qe femijet e mi nuk arriten qe t'a njohnin" thote Domi. "Ata me pyesin shpesh per te dhe sa here qe me pyesin ndjej se mbushem me energji. Sa me shume qe rriten aq me shume pyesin..."

Shkoder.net... - Fjala e Lirë | Të drejtat e rezervuara