HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shkrimtari i madh Ismail Kadare nė Nju Jork

Beqir Sina -- nga Beqir SINA, Nju Jork

  • Kadare nė Universitetin Kolumbia: "Literatura dhe Tirania"
  • KKSHA nderon shkrimtarin Kadare "Pėr arritje jetėsore"
  • Dy shtete shqiptare nė ballkan pėrfaqėsojnė bukur kombin

    Profesori amerikan John Carey, ka thėnė pėr shkrimtarin tonė se: “Ismail Kadare, ėshtė njė shkrimtar qė hedh nė hartė njė kulturė tė tėrė: historinė e saj, dėshirėn, folklorin, politikėn, fatkeqsitė. Ai ėshtė njė shkrimtar universal i njė traditė rrėfimi qė shkon deri tek Homeri

    MANHATTAN - NEW YORK: Mbas ish- kryeministrit tė Kosovės, zotit Bajram Kosumi, dhe kryeparlamentares sė Shqipėrisė, zonjės Jozefina Topalli, nė tepullin e diturisė, nė Nju Jork - vjen si i ftuar tė ligjėrojė nė Universitetin Kolumbia, shkrimtari i madh shqiptar, zoti Ismail Kadare. Ai vjen pėr herė tė parė nė insituticionin i konsideruar si nga mė presitigjozėt nė Botė. Pikėrishtė, aty ku ftohen pėr ēdo vitė tė ligjėrojnė, personalitetet dhe figurat nga mė tė njohura prej kryqetėrthor rruzullit. Ndėrsa, i ėshtė bashkėngjitur ndoshta per koicidencė ftesės, edhe Kėshilli Kombėtar Shqipėtaro - Amerikan, i cili, me kėtė rastė, njė ditė pas takimit nė Columbia University, zhvillon njė ceremoni tė veēantė, pėr tė nderuar shkrimtarin tonė tė madh, zotin Ismail Kadare. Ai do tė nderohet me ēmimin " Pėr Arritje Jetėsore". KKSHA, me kėtė ditė ka lėshuar njė deklerat, ku shprehet se ka vendosur t'a nderojė Kadaren me motivacionin : "Pėr kontributin qė ka dhėnė pėr komunitetin letrar botėror", thuhet ndėrtė tjera nė dekleratėn e sipercituar.

    Ismail Kadare

    Kadare, i cili, sipas njoftimeve kėtu nė komunitet, ka mbrritur( tė shtunėn 15 prill), pas dite, nė Nju Jork, nė aeroportin ndėrkombėtar:"John F. Kennedy International Airport", i ka vizituar SHBA-ės, disa herė. Si i ftuar nga komuniteti ynė, dhe ndonjė Universiteti amerikan. Njėhereshit , duhet peremdur edhe fakti, se nė qarqe tė ndryshme nė bashkisinė shqiptare, egzistojnė edhe kritika, tė hedhura ndaj shkrimtarit tė madh shqiptar, dhe njėrit prej figurave mė tė njohura tė letėrsisė botėrore,ku flitet rreth tė kaluarės sė tij. Sidoqoftė, arrdhja e tij ka ngjallur njė interesim tė madh tek shqiptarėt e Amerikės. Kandare ka qėnė disa herė kandidati pėr tė fituar ēmimin Nobėl pėr Letėrsi.Ai ėshtė fituesi i parė ēmimit “The Man Book International”. Cmimi “The Man Book International”, njė iniciative e re kjo e hapur nė Britaninė e Madhe, me vlerė £60.000(stėrlina). Ēmimi ky qė pasė Kadares, do tė jepet ēdo dy vjet i sponsorizuar nga kompania Man Group, e cila sponsorizon dhe Ēmimin “The Man Booker Price” pėr fiction(prozė artistike).

    Amerikanėt pėr Kadarenė:

    Professori amerikan John Carey, ka thėnė pėr shkrimtarin tonė se:“Ismail Kadare, ėshtė njė shkrimtar qė hedh nė hartė njė kulturė tė tėrė: historinė e saj, dėshirėn, folklorin, politikėn, fatkeqsitė. Ai ėshtė njė shkrimtar universal i njė traditė rrėfimi qė shkon deri tek Homeri.” Ndėrsa, pėr njohjen edhe mė shumė tė Kadares, nė opinionin amerikan e qarqet letrare nė SHBA-ės, ka shkruar sė fundi dhe gazeta The New York Times. Muajin janar tė kėtij viti dy herė brenda dy javėsh, kjo gazetė qė ėshtė padiskutim njė ndėr gazetat kryesore amerikane, dhe mė e madhja e Botės, botojė shkrimet pėr librin e ri tė shkrimtarit Ismail Kadare, “Trashėgimtari”. Kritiku letrar amerikan Richard Eder, shkruan nė gazetėn The New York Tajms, se ngjarjet e librit "Trashėgimtarit", i shkojnė aq pėr shtat stilit tė Kadaresė, njė universi tė ankthit qė ai ka krijuar gjatė viteve, sa qė shpesh duket sikur ai vetė me ato qė shkruan i jep jetė.

    Kadareja, vazhdon kritiku, e bėn misterin mė tė mistershėm, deri nė atė pikė ku nuk ka mė rėndėsi tė pyetet pse apo kush, aty ku koha bėn ecejake mes tė shkuarės dhe sė ardhmes. Mes shkrimtarėve tė mėdhenj tė kohės moderne, dhe Kadareja ėshtė njė prej tyre, vazhdon autori, vetėm Kafka, ka eksploruar njė territor tė tillė.

    Tė dy pėrdorin njė butėsi endacake, njė hare tė zymtė pėr tė krijuar makthin, e megjithatė tė dy janė tepėr tė ndryshėm. Alegoritė e Kafkės merren me njė botė abstrakte qė na lejon tė kuptojmė pafuqinė me tė cilėn ne jetojmė nė botėn tonė. Ndėrsa tiranitė raskapitėse qė krijon Kadareja, po aq universale, janė tė errėta dhe me rrėnjė tė thella, shkruan kritiku Richard Eder. Romani "Trashėgimtari", doli pėr shitje nė libraritė nė Amerikė, nė muajin shkurt. Libri ėshtė pėrkthyer nga David Bellos. Shtėpia botuese Arcade, theksonė gazeta e sipėrcituar qė nxorri nė qarkullim nė SHBA-ės, romanin "Trashėgimtari", ka nė proces botimi edhe romanin tjetėr tė Kaderesė, atė me titull "Vajza e Agamemnonit". The New York Times ju rikujtoi lexuesve tė saj se shkrimtari i madh shqiptarė Ismail Kadare, ėshtė fituesi i parė ēmimit prestigjioz ndėrkombėtar Man Booker, qė pėr herė tė parė filloi tė jepej kėtė vit edhe pėr shkrimtarė tė tjerė veē atyre tė vendeve anglishtfolėse.


    Kadare mbajti nė Universitetin Kolumbia – Nju Jork, ligjeratėn "Literatura dhe Tirania"

    Morėn pjesė rreth 500 vetė, midis tyre edhe arkitekti i marreveshjes se Dejtonit, ambasadori Ricard Hollbruk e ish ambasdori i SHBA-ės, nė Tiranė, William Rajson. Kadare, zbulojė, historikisht, rrėnjėt e tiranizmit. Duke e ilustruar atė me shėmbuj nga praktikat letrare, pėr tė vėnė nė pahė se letėrsia ka qėnė dhe mbetet, njė letėrsi e madhe dhe e vėrtetė, njė opozitare e vazhdueshme ndaj ēdo diktature

    Ismail Kadare dhe Ricard Hollbruk

    Columbia University - NEW YORK: Njė leksion u mbajt mbrėmė, nė Universitetin Kolumbia nė Nju-Jork. Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare, pėrmes njė ligjerate tė gjatė, paraqiti pikėpamjet e tija nė kėndėshikimin me titull "Literatura dhe Tirania ". Ligjerata, u mbajtė nė ndėrtesėn "Harriman Institute" Shkolla Ndėrkombėtare e Ēėshtjeve Publike - Universiteti Kolumbia, nė Nju Jork, ku para tij kanė ligjėruar Mikahil Gorbachev, Alexander Yakovlev, Helmut Schmidt, Barrington Moore,Jr,Dimitri Likhachev, Alec Nove, Ernest Gellner, Katherine Verdery, Moshe Lewin, Andrei Sinayavsty, dhe shkrimtari hungarez fitues i ēmimit Nobel pėr Letėrsi Imre Kertesz. Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare, mbajti, kėtu njė leksion qė zgjati mė shumė 120- minuta. Auditori i sallės "Rotunda", me rreth 500 - pjesmarrės, ishte i mbushur pėrlpotė.

    Nė ligjeratė, mori pjesė edhe arkitekti i marreveshjes se Dejtonit, ambasadori Ricard Hollbruk, ish ambasdori i SHBA-ės, nė Tiranė, William Rajson, Professor Sami Repishti, ish kongresmeni republikan i Nju Jorkut, Josef J. DioGuardi dhe bashkėshkortja e tij Cloyes DioGuardi, analisti i ēėshtjeve evropiano lindore dhe ballkanike, Dr. Elez Biberaj, Drejtor nė detyrė i Degės Euroaziatike tė Zėrit tė Amerikės, albanologu dhe gjuhėtari Prof. dr Frederik Fico, aktori i njohur Luan Bexheti, professor Kadri Brogi, poetja intelektuale Kozeta Zylo, pyetja Donika Timko, professor Mit'hat Gashi, ambasadori i Shqipėrisė nė Kombet e Bashkuara z A. Neritani dhe ambasadori L. Dilja, dr, Selahudin Velaj, zoti Agim Rexhaj e tjer. Ishin gjithashtu gazetarė, diplomatė, veprimtarė tė tė drejtave tė njeriut, pėrfaqėsues tė organizatave ndėrkombėtare dhe joqeveritare, me studentė, profesorė, tė kėsaj shkolle, afaristė tė suksesėshėm, intelektual, politikanė, shkrimtarė, gazetarė dhe kritikė. Mirėserdhjen dhe njė prezantimin tė shkrimtarit Ismail Kadare, e bėri drejtorja e Harriman Institute, zonja Catharine Theimer Nepomnyashchy. Pėrktheu dhe komentojė David Bellos, nga Shtėpia botuese Arcade. Shkrimtari ynė i madh Ismail Kadare, siē e cekem mbajti njė leksion tė gjatė, i cili zgjati rreth njė orė e gjysėm, dhe ndoqė me njė vėmendje jashtėzakonishtė tė madhe. "Tė jetoje,punojė dhe krijoje nė diktaturėn komuniste, dhe sidomos atė nė Shqipėri, atėhere ishte me tė vėrtetė diēka e pabesueshme, sot, u shpreh Kadare, Aq sa sot, mendon ai ėshtė e vėshtirė edhe tė besosh se nė Shqipėri, pėr disa vargje janė dėnuar nė lulen e rinisė deri me vdekje dhe dhjetra vjet burgė, disa poetė tė rinj, dhe tė talentuar. Shqipėria, tha ai ka kaluar nėpėr tmerret dhe egėrsinė e regjimit tė Enver Hoxhės. Shqipėria, nuk ka qenė kurrė Ēekosllovaki, ku hijet e qytetėrimit vazhduan tė ekzistojnė gjatė dekadave tė diktaturės.

    Professor doktor Agron Fico, thotė se :" Takimi i sotėm ishtė njė bashkėbisedim shumė i rėndėsishėm, e i veēantė pėr nga interesimi dhe mėnyra sesi u zhvillua. Pasi, nė kėtė takim shkrimtari ynė i madh, edhe njė herė ndriti si njė shkrimtar i rangut botėrorė. Dhe e veēanta nė kėtė takim, ishte ajo se edhe njė herė, Kadare, zbulojė, historikisht, rrėnjėt e tiranizmit. Duke e ilustruar atė, edhe me shėmbuj nga praktikat letrare, pėr tė vėnė nė pahė se letėrsia ka qėnė dhe mbetet, njė letėrsi e madhe dhe e vėrtetė. Njė opozitare, e vazhdueshme ndaj ēdo diktature. Ajo qė mė bėri pėrshtypje, tha ai dhe qė patjetėr ėshtė e gėzueshme, ėshtė fakti qė pati njė auditorė tė gjithėanėshėm dhe me njė numėr jashtėzakonishtė tė madhė. Ēka pėr mendimin tim do tė thotė se diaspora shqiptare nė Amerikė, e adhuronė dhe e respekton Kadarenė.

    Fico, mendon se :"Pyetjet, ishin tė karaktereve tė ndryshme, pa i shpėtuar atyre me nivel, pyetje tė mėdha, atyre mediokre dhe ndonjėra mund tė konsiderohet si provokative. Natyrishtė, qė nė njė tubim kaq tė lirė e tė hapur, do tė gjeshė pak nga tė gjitha. Rėndėsi ka qė Kadare, u tregua me tė vėrtet i madh nė pėrgjigje, i mėnēur dhe mjaft i matur. Nė pyetje e pėrgjigje ishte audienca ajo qė reagojė shumė bukur. Kadareja, foli nė njė mėnyrė shumė parimore.

    Dhe me mendimin e tij ai arrti tė shpreh ndoshta edhe mendimin e dėshirėn e shumicės nė sallė, tha Fico.
    Mirpo, lind pyetja, a ishte pėr shqiptarėt e Amerikės, kjo njė "Nobėl pėr Kadarenė"?
    Mė vjen mirė qė ma bėnė kėtė pyetje ! Ne si Akademi Shqiptare e Shkencave, kemi bėrė me rastin e 70- vjetorit tė lindjes sė Kadaresė , njė letėr - kėrkesė drejtuar komisionit tė ēmimit Nobėl pėr Letėrsi, ku ndėr tė tjera i kemi kėrkuar asaj, qė kėtė vit tė ndaj ēmimin Nobėl pėr Letėrsi, pėr shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare. Gjė qė pas nesh u ndoqė edhe nga Akademia e Shqipėrisė dhe ajo e Kosovės. Pra me kėtė takim, u pa se diaspora shqiptare nė Amerikė, bėhet deshmitare e "dhėnjes" sė ēmimit Nobėl pėr Letėrsi, pėr Kadarenė. Kjo ėshtė sipas nesh parathėnėja ose preludi i ēmimit Nobėl pėr Letėrsi, pėr Kadarenė, shprehet nė fund Professor dr Frederik F. Fico, gjuhetar e albanolog i njohur shqiptar.

    Gazeta Metropol, pati rastin tė flasi pėr kėtė takim edhe Professor Sami Repishtin. Profesor Repishti,i thotė gazetės sonė se :" Pėr mendimin tim, arrdhja e Kadaresė, nė Universitetin Kolumbia, ishte njė ngjarje me rėndėsi tė madhe pėr komunitetin shqiptaro - amerikanė, auditorin, e botėn akademike tė kėtij universiteti. Kadareja, tha ai e njehė mirė letersinė, sidomos, atė europiane dhe botėrore nė pėrgjethėsi. Kadareja, ka njė kuptim fare tė thellė tė natyrės dhe tė formės qė ka diktatura. Ai ka jetuar nė njė diktaturė, tė cilėn, e ka njohur fare mirė, duke i bėrė sot, analiza tė thella dhe mjaft tė forta.

    Lidhja qė i bėnė Kadareja, nė mes diktaturės dhe letėrsisė, pėr Repishtin, ėshtė njė temė e vjėtėr dhe e lashtė do tė thoja. Kjo ka filluar qė nga koha e Greqisė sė vjetėr. Sepse, shkrimtarėt gjithėnjė janė presekutuar nga format e ndryshme tė diktaturave,. Ajo qė bota mendon pėr Kadarenė, ėshtė "pyetja e madhe": Pse Kadareja nuk "pranojė" tė vejė nė burg!?!, sikurse tė tjerėt, si Haveli, apo ndonjė tjetėr. Ose, pse? nuk ndenji i qetė tė mos shkruante fare. Ndėrsa pėr sa i pėrket, talentit tė tij vlersimit si shkrimtar, Kadareja, ėshtė defenitivisht njė shkrimtar i madh dhe shkrimtar i dorės sė parė. A mendoni se Kadareja, me kėtė takim arriti tė jetė me tė vėrtet ai qė e njeh auditori?

    Unė mendojė pikė sė pari, se auditori i sotėm nė Columbia University - ka mėsuar shumė gjėra nga ato qė tha Kadareja. Nuk e di se ēfarė qėndrimi duhet tė mbante Kadareja, qė t'u pėlqente tė gjithėve!?! por pėr mendimin tim ai dha njė pasqyrė tė qartė dhe shumė tė lexueshme., pėrfundon profesor Sami Repishti, qė gjithė jetėn dhe punėn e tij ia ka kushtuar ēėshtjes shqiptare, ish profesor ne Universitetin Adelphi ne New York.

    Metropol, pas takimit, foli edhe me intelektualin shqiptaro amerikan, qė ndoqi me shumė vemendje kėtė ligjeratė, zotin Arif Mata. Ai na tha se: "Auditori ishte shumė heterogjen pėr tė kuptuar nė esencė, leksionin qė dha Kadareja. Sepse, mė shumė aty kishte njėrėz tė interesuar se ēdo tė thotė:" Shqiptari Kadare - se ēfarė do tė thotė shkrimtari Kadare. Aty shtrohej pyetja se : " A mund tė bėhet art edhe nėn diktaturė!?!". E pra Kadareja, me leksionin qė mbajti tregojė, se ai ka arritur tė bėjė njė gjė tė tillė edhe nėn diktaturė, pra njė artė tė kuptueshem dhe tė lexueshem. Pasi ai ishte njė shkrimtar i nivelit botėror edhe pse shkruajti nėn diktaturė.

    I madhi Kadare, foli nė njė tempull famozė. Me njė audiencė, mjaft cilėsorė e parė nė tė gjitha shikimet. Unė si adhurues e vlersues i letrave tė Kadaresė, dhe kritikuesit pėr motivin politik, pėr fatin tonė Kadareja ėshė aq i madh sa i duhet kombit, i duhet gjuhės sonė tė shejtė. Mė tė mėdhenjė sesa ne, do t'a donin t'a kishin tė tyren, fati e solli qė ne t'a kemi.

    Nostalgji me Kadarenė... Nė fund mu dha rasti edhe mua tė shkėmbej njė bisedė tė shkurtėr me Kadarenė. Zoti Kadare, unė jamė njė ish i presekutuar nga ai rregjim pėr tė cilėn Ju folėt, sot, nė kėtė ligjeratė. Pėr nostalgji, do t'ju sjell ndėrmend njė moment qė ndoshta edhe do t'u befasojė. Sot, pas 16- vjetėve, nė kampin e interrnimit nė Savėr tė Lushnjes, ku unė banoja aso kohe, Ju veēse njė javė nga ajo ditė qė do tė merrnit arratinė drejt Francės, dhe do t'a linit atė rregjim me "gishtė nė gojė", zhvilluat njė takim nė kino - teatrin e fshatit, me banorėt. Tė cilėt, shumica e tyre ishin tė interrnuar. Ky takim ndoshta mbeti nė heshtje dhe Ju patjetėr e keni harruar. Por, ja qė sot, ne qė u takuam nė fshatin simbol tė diktaturės - pėr koicidencė po takohemi nė qytetin simbol tė lirisė e demokracisė. A thua se ai takim i fundit nė kampin e interrnimit, ishte sinjali qė tregojė se ai rregjim kishte "kapitulluar"?

    Kadare:"A'tėhere, isha plotėsishtė, isha i bindur dhe i sigurtė, qė ai rregjim falimentojė - pasi edhe s'kishte sesi tė ndodhte ndryshe. A rregjim kishte "rėnė" e mbahej, pa ditur se ēdo tė bėhej mė vonė. Ēdo gjė kishte marrė fund. Veēse rregjimin e mbyste dilema " Sesi do tė largohej dhe sa do t'a pranonte largimin!?!". Njė rregjim qė rrėzohet, gjithmonė nuk arrin t'a kuptojė kurrė se po rrėzohet. Ai ishte stacioni i fundit, pėr atė rregjim".


    Kėshilli Kombėtar Shqiptaro Amerikan, nderon shkrimtarin Ismail Kadare me ēmimin "Pėr arritje Jetėsore"

    Kadare: "Ēmimi "Pėr arritje Jetėsore" nga shqiptarėt e Amerikės - njė ēmim pėr kulutrėn shqiptare"

    BIG APPLE - MANHATTAN: Kėshilli Kombėtar Shqiptaro Amerikan nderojė mbrėmė, shkrimtarin e madh shqiptar, te njohur ane mbanė botės, zotin Ismail Kadare. Shkrimtari ynė i madh mori ēmimin "Pėr arritje Jetėsore", nė njė mbrėmje tė vecantė qė KKSH-aja organizojė, pėr nder tė kėtij gjeniu letrar, ku morėn pjesė anėtarė tė KKSHA-sės, miq dhe dashamirė tė organizatės dhe shkrimtarit Kadare, grupe shqiptarėsh nga Bostoni, Miēingani, Nju Jorku, Nju Jersi e shtete tė tjera. Personalitete, tė politikės, artit, kulturės, biznesmen tė mėdhenjė nė Amerikė. Kėshilli Kombėtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA), me rastin e ndarjes sė ēmimit vjetor, shtrojė edhe darkė nderi, pėr nder tė shkrimtarit tė madh Ismail Kadare, lokalin "Union Club East", New York. Ushfaqėn nė video - ekranė e madh filma shqiptar, dhe pianisti i talentuar Petrika Melo, luajti pjesė tė autorve tė mėdhenjė shqiptar e tė huaj.

    Ismail Kadare dhe Rexha

    Kohėt e fundit, Kadare u bė edhe me i njohur me fitimin e ēmimit “Man Booker Intern ational Prize”. Nė listėn e kandidatėve pėr kėtė konkurs pėrfshiheshin emėra tė njohur tė letėrsise botėrore si Gabriel Garcia Marquez, Gunter Grass, dhe Filip Roth. Me fitimine kėtij ēmimi ēdo kandidat u gjykua dhe u vlerėsua pėr tė gjithė veprat e tyre nė tėrėsi. Ky triumf, i Kadaresė, shėnon njė kontribut tjetėr shumė tė rėndėsishėm drejtė pėrmirėsimit tė imazhit shqiptar anembanė botės, nga njeriu qė na dha veprėn "Gjenerali i Ushtrisė sė Vdekur" dhe "Prilli i Thyer", e shumė vepra tė tjera tė rangut botėrorė. Shumė gazeta prestigjioze si The New York Times, Wall Street Journal, dhe The Los Angeles Times e kanė vleresuar Kadarenė, si njė nga shkrimtarėt mė tė dalluar, bashkėkohor nė botė. Shumė shpesh ai ėshtė krahasuar me Kafken, Orwellin, dhe Kunderen, veprat e tė cilit janė pėrkthyer nė mė shumė se 40 gjuhė botėrore. Kohėt e fundit, Kadare, u bė edhe me i njohur me fitimin e ēmimit “Man Booker Intern ational Prize”. Kadareja shumė shpesh ėshtė cilesuar si kandidat i forte pėr ēmimin Nobel pėr Letėrsi, dhe akoma vazhdon tė konsiderohet pėr kėtė cmim.

    Ēmimi "Pėr arritje Jetėsore"

    Z. Stefan Kochi, Kryetar i Kėshillit Kombėtar Shqiptaro Amerikan pėr Bostonin dhe Etrita Ibroci, e diplomuar nė ekonomin ndėrkombėtare dhe Ligjet Eurpoiane tė Tregėtisė moderuan darkėn vjetore. Ata thanė se :" Si shkrimtar i madh - jemi me fat tė kemi njė njeri tė tillė edhe ne shqiptarėt. Arti, vepra e kontributi i tij atdhetar janė tė shumtė, tė pėrditėshėm, dhe mėsim pėr vlerat e mėdha, si pėr vendin tonė ashtu edhe pėr mbarė njerėzimin. Fati qė Kadareja qėndron mbi offiqet politike, shoqėrore e ekonomike, ai ėshtė kthyer nė njė simbol bashkimi, kulture, urtėsie , maturire e diturie, ėshtė edhe vlersimi ynė pėr zotin Kadare, pėr kontributin e tij ndaj vlerave kombėtare. Tė vlersosh, ėshtė njė virtyt e kombeve qė dijnė tė nderojn tė atyre popujve qė dinė tė shikojnė pozitiven , thanė dy moderatorėt nė tė dyja gjuhėt - shqip e anglisht.

    Kadare i shoqėruar, nga bashkėshortja e tij zonja e nderuar Elena Kadare, gjatė marrjes sė ēmimit"Pėr Arritje Jetėsore", tė cilin ia dorzojė biznesmeni i suksesėshėm z. Ekrem Bardha, u shpreh se ;" Ju falenderoj pėr ēėmimin qė mė dhatė dhe nė radhė tė parė ju falenderoj qė ju kėtė ēmim pėr herė tė parė,:" Ja dhatė kulturės shqiptare". Kultura, nė pėrgjethėsi ka avantazhe nga politika, nuk ėshtė pėrēarėse ėshtė e ndjeshme karshi popullit tė vet, gjithmonė lufton pėr bashkimin. Ndėrgjegja e shkrimtarit, ėshtė e ndryshme nga e politikės, tha Kadare. Ai tha se :"Sot, kombi ynė gjendet pėrballė problemeve madhore tė unitetit. Pėr herė tė parė populli shqiptar, ėshtė pothujase si kombė i lirė. Shqipėria, pas 16-vjetėve u clirua nga diktatura komuniste dhe pjesa tjetėr, ka 6- vjetė e ēliruar nga diktatura mė e egėr sllavo- serbe, e komuniste.

    Mirėpo, tha Kadare:"E rėndėsishme, ėshtė qė mė nė fund edhe shqiptarėt filluan tė mendojnė tė lirė, e pa pranga. Nuk duhet tė "kėkrrijmė" si kukuvajkat, e rėndėsishme ėshtė qė ne fituam lirinė. Se shpejti dhe Kosova do tė fitoj pavarėsinė dhe do tė bėhet me e fortė. Kadare shfaqi mendimin se :" Kultura shqiptare, sot, do mjete tė ndihmohet, se ka njė vizion tė pėrbashkėt pėr kombin.Ndėrsa, tha se ska pse tė pėrēahemi, tė kemi keqkuptime, shumė kombe kanė pasur nga kėto probleme, ndoshta edhe mė shumė se ne, por i kanė kaluar. Duhet tė luftojmė racizmin, ēdo racizėm, ka diēka kriminale nė vetevete. Mohimi perfundimisht sjell nenshtrimin. Nė fund duke pranuar ēmimin shkrimtari ynė i madh z Ismail Kadare tha se: "Jam i lumtur midis jush dhe gjithmonė jam i ndjerė i tille midis shqiptarėve!

    Ju falmnderojė pėrzėmėrsisht, pėr ftesėn qė na keni bėrė pėr tė marrė pjesė sonte nė kėtė darkė vjetore dedikuar ndarjes sė ēmimit - "Pėr Arritje Jetėsore" dhėnė kėsaj rradhe shkrimtarit tė madh shqiptar Ismail Kadare. Nė kėtė darkė, ka vend edhe tė flasėm pėr Kosovėn, vendin tonė nė tė cilin jemi duke bėrė shumė pėrparime. Dhe ēdo arritje nė Kosovė ėshtė fruti e puna mundi e sakrifica e ēdo shqiptari, brenda e jashtė atdheut tė tyre. Patjetėr qė ėshtė edhe i juaji qė jeni nė Amerikė, nė kėtė vend simbol tė lirisė e demokracisė. Dhe me kėtė rast, pėrfitojė edhe nga ky tubim t'ju falmnderojė pėrzėmėrsisht pėr atė ēka keni bėrė e beni pėr Kosovėn e ēėshtjen shqiptare. Pėr atė qė bėtė ju pėr Kosovėn, pikėrishtė, nė ato momente Kosovės i duhej mė sė shumti ndihma e juaj. Atė ndihmė qė e ka vlersuar edhe presidenti i Kosovės i ndjeri Rugova, pėr lidhjen e pėrherėshme tė Kosovės me Perendimin dhe SHBA-ės. Zoti e bekoftė Kosovėn, Shqipėrinė e SHBA-ės.

    Nė njė mbrėmjen e vecantė qė KKSH-sė, organiziur, pėr nder tė kėtij gjeniu letrar, shkrimtarit Ismail Kadare, mori pjesė si mysafire speciale nga Kosova, edhe Ministrja e Ministrisė sė Shėrbimeve Publike, z. Melihate Tėrmkolli, sė bashku me anėtarėt e kabinetit tė saj, znj. Hasnije Ilazi, Kėshilltare e Lartė, e zotin. Avdulla Bytyqi Kėshilltar politik e gazetar i gazetės kombėtare Bota Sot.

    Ministresha e Ministrisė sė SHėrbimeve Publike, z. Melihate Tėrmkolli, pėrshendeti takimin duke thėnė se :" Ju falmnderojė pėrzėmėrsisht, pėr ftesėn qė na keni bėrė pėr tė marrė pjesė sonte nė kėtė darkė vjetore dedikuar ndarjes sė ēmimit - "Pėr Arritje Jetėsore" dhėnė kėsaj rradhe shkrimtarit tė madh shqiptar Ismail Kadare. Nė kėtė darkė, ka vend edhe tė flasėm edhe pėr Kosovėn. Nė tė cilin janė bėrė shumė pėrparime. Dhe ēdo arritje nė Kosovė, ėshtė fruti e puna mundi e sakrifica e ēdo shqiptari, brenda e jashtė atdheut tė tyre. Patjetėr, qė ėshtė edhe i juaji qė jeni nė Amerikė, nė kėtė vend simbol tė lirisė e demokracisė. Dhe me kėtė rast, pėrfitojė edhe nga ky tubim t'ju falmnderojė pėrzėmėrsishtė, pėr atė ēka keni bėrė e beni pėr Kosovėn e ēėshtjen shqiptare. Pėr atė qė bėtė ju pėr Kosovėn, pikėrishtė, nė ato momente Kosovės i duhej mė sė shumti ndihma e juaj. Atė ndihmė qė e ka vlersuar edhe presidenti i Kosovės i ndjeri Rugova, pėr lidhjen e pėrherėshme tė Kosovės me Perendimin dhe SHBA-ės. Zoti e bekoftė Kosovėn, Shqipėrinė e SHBA-ės.

    Kadareja:

    Kadare, u bė edhe mė i famshėm anė e mbanė botės pasi iu dha strehimi politik nė Francė, nė vitin 1990, nė njė kohė kur Shqipėria, ath'here ishte ende nėn regjimin komunist, e ndiqte ende rrugėn e Hoxhės, nga Ramiz Alia. Nė dhjetė vjecarin e fundit, shumė libra tė Kadaresė, tani gjėnden pėr tu blerė edhe nė Amerikėn Veriore dhe shiten nga disa firma e famėshe i librashitjes si Barnes and Noble (www. barnesandnoble.com). Veprat e Kadares, qė janė pėrkthyer nė anglisht dhe qė mund tė blehen nė Amerikė, pėrfshijnė: Kėshtjella, Kronikė nė Gur, Ura me Tri Harqe, Pallati i Endėrrave, Koncert nė Fund tė Dimrit, Piramida, e tjera. “Diktatura dhe letėrsia autentike janė nė kundėrshtim me njera tjetren” ka thėnė Kadare. “Shkrimtari, thotė ai ėshtė armik i natyrshėm i diktaturės.” Kadareja ėshtė mjeshtėr nė pėrdorimin delikat tė alegorive pėr tė vėnė nė dukje karakterin e vėrtetė tė regjimit totalitar dhe tė doktrinės sė realizmit socialist. Disa nga librat e tij u kritikuan nga regjimi Shqiptar komunist dhe nė vitet 1970-a ju ndalua botimi, ndėrsa Kadareja kishte shprehur gjithnjė e mė shumė mospėlqimin e tij ndaj regjimit totalitar. Shqiptarėt e Amerikės, kanė shprehur vazhdimisht kohėt e fundit nė takimet e tyre, dėshirėn se ky vit do tė jetė viti i Kadaresė. Mbasi mendojnė ata se ai do tė fitojė kėsaj rradhe ēmimin Nobel pėr Letėrsi. Ēmim ky qė ndahet ēdo fund viti nė kryqytetin e Suedisė Stokholm, dhe sė fundi e mori njė shkrimtar britanik jo shumė i njohur si shkrimtar nė mes debatesh e polemikash tė shumta.


    KADARE: DY SHTETE SHQIPTARE NE BALLKAN E PERFAQESOJNE BUKUR KOMBIN

    Shkrimtari Ismail Kadare merr cmimin per arritjet e nje jete nga Keshilli Shqiptaro Amerikan dhe flet per te ardhmen e shqiptareve.

    "Gjeografia e shkrimtarit eshte fare e ndryshme nga ajo e politikes"

    Shkrimtari i njohur Ismail Kadare tha se asnjehere nuk ka pasur ne bote kaq shume shqiptare te lire, dhe kjo duhet t'i beje ata optimiste per te ardhmen. Zoti Kadare i beri komentet parmbreme, ne Nju Jork, duke marre cmimin per arritjet e nje jete dhene nga Keshilli Kombetar Shqiptaro Amerikan, organizate qe interesohet per ceshtjet shqiptare kudo ne Ballkan. Shkrimtari i mirenjohur shqiptar falenderoi ata qe i dhane cmimin, jo thjesht per nderin qe i bene atij personalisht por per faktin qe ata nderuan nje njeri te kultures sepse shpesh, tha ai, kultura harrohet.

    Kombin shqiptar, tha zoti Kadare, perpara se ta integroje ne bote politika, do ta integroje kultura e tij, sepse kultura ka nje avantazh ndaj politikes: ajo nuk eshte percarese, sic qellon te jete politika. "Asnje artist, asnje shkrimtar nuk shkruan vepra qe te jene per nje parti politike, ose per nje tjeter, per te djathten ose per te majten, per veriun apo per jugun, per te krishteret, myslimanet apo katoliket, per Shqiperine e brendshme, sic quhet shteti ame historik apo per Shqiperine e jashtme qe eshte Kosova, nje pjese e Maqedonise dhe e Malit te Zi dhe Shqiperine e larget qe eshte diaspora. Shkrimtari shkruan per te gjitha keto pa bere asnje dallim.

    Gjeografia e shkrimtarit eshte fare e ndryshme nga ajo e politikes. Ai nuk ka zgjedhes per t'i mbushur mendjen qe te jene me te. Per te populli jane lexuesit e tij dhe lexuesit nuk kane ngjyre politike".

    Zoti Kadare tha se populli shqiptar gjendet perballe nje problemi madhor te tij, problemit te unitetit. Sot, tha ai, kerkohet me teper se kurre qe shqiptaret te mos jene te percare, sepse problemi i percarjes lind zakonisht ne liri e jo ne roberi. Kadareja kritikoi ata njerez qe harrojne nje arritje te rendesishme te shqiptareve ne Ballkan: "Mund te themi se asnjehere nuk ka pasur ne bote kaq shume shqiptare te lire. Kjo eshte nje gje shume e madhe dhe duhet te na beje te jemi thellesisht optimiste dhe jo te perserisim si ato kukuvajkat: mjere ne c'na ka gjetur, morem fund, s'jetohet ketu, s'jetohet atje. Kjo gje tregon njerez te vegjel qe harrojne themeloren. Themelorja eshte kryer, themelorja eshte liria per nje komb".

    Shkrimtari shqiptar me fame boterore foli pastaj per te ardhmen e shqiptareve, sidomos pas zgjidhjes se statusit te Kosoves. "Dy shtete shqiptare ne Ballkan do ta perfaqesojne shume bukur kombin shqiptar, do te jene shume te fuqishem dhe do t'i japin shtatin e vertete kombit shqiptar.

    Dhe bashke me kete shtat te vertete do t'i japin nje psiqike tjeter shume te shendetshme, sepse kur nje trup plotesohet, edhe mendja plotesohet". Ismail Kadare ndodhet ne Shtetet e Bashkuara per disa veprimtari, sic ishte nje ligjerate qe mbajti te henen ne Universitetin Kolumbia te Nju Jorkut mbi marredheniet midis letersise dhe tiranise, si dhe per takime me komunitetin shqiptaro amerikan, te cilit i transmetoi mesazhe optimizmi per te ardhmen e shqiptareve ne Ballkan.

    Cmimi, Kadare nderohet si Klintoni, Ollbrajt dhe Bejker

    Keshilli Kombetar Shqiptaro Amerikan me qender ne Nju Jork, nderon here pas here me cmime personalitete qe kane dhene ndihmese ne perparimin e interesave shqiptare ne Ballkan. Midis atyre qe jane nderuar me cmime te tilla kane qene ish Presidenti Bill Klinton dhe ish-sekretaret e shtetit Xheims Bejker dhe Medlein Ollbrajt.

  • Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara