HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Piktori nga Kumanova – Bashkim Qerimi hap ekspozitė personale nė Nju Jork

Beqir Sina -- nga Beqir SINA, Nju Jork

"Ėshtė vėshtirė tė mbijetosh dhe tė jesh artist nė kėtė kohė, apo tė merresh me krijimtari artistike me vlerė, pasiqė duhet t'i kemi parasysh rrethanat nė tė cilat jetojmė"
- Grafist & Piktor - Bashkim Qerimi

Midtown New York: Kėtė javė metropoli i botės Nju Jorku, u njohė ekspozitėn personale tė piktorit shqiptar, nga Maqedonia- Kumanova, Bashkim Qerimi. Ekspozita me 21 piktura u hapė nė 24 prill nė Neė York, nė Qendren Kulturore tė Maqedonisė nė SHBA (Gallery MC - 549 West 52nd St, 8Th Floor - New York NY 10019). Prania e personaliteteve tė njohura tė aritit e kulturės nė komunitet, dhe artėdashėsve amerikan, e bėri shumė interesante kėtė mbrėmje kulturore. Ekspozita, ėshtė e pasuaruar me punimet e tija qė shfaqin motive kombėtare dhe humane, tė vleresuara nga artist tė mirėnjohur kombėtar, e ndėrkombėtar. Ekspozita, do te jetė e hapur pėr dy javė.

Pikturė nga Bashkim Qerimi

Kjo ėshtė ekspozita e tij e peste personale qė prezanton para nesh, dhe qė na ofron njė shikim vizuel pėr sė afėrmi, me njė opus tė krijimeve prej 21 veprave pikturale – vaj nė pėlhurė, tė formatit tė madh dhe atij tė mesėm. Nė kėtė ekspozitė veēorja ka dy cikle; e para “Vallja nė agun e thyer“ dhe “Gjurmėt“ si dhe punime nga cikli i fundit “Cosmic Kiss”. Bashkim Qerimi me pervojėn e tij kompozicionale tė grafikės kalon nė mjeshtrinė e pikturės duke gėrshetuar planin e parė me prapavi dhe duke e harmonizuar atė. Bashkim Qerimi ka njė shprehje individuale tė botės sė imagjinuar nė lėvizje konkrete siē ėshtė nė tablot ; “ Porta“ , "Sinfonia“ , “Gjeneza“ , “Balerina“ etj. Ky artist nuk knaqet me kaq por kėrkon forma tė reja , e qė premton njė subjekt krijues ku mund tė presim befasi nė artet pamore. Bashkim Qerimi sot vazhdon studimet pasuniversitare nė Fakultetin e Arteve nė Prishtinė i dėshirojmė suksese nė perspektivė, dhe mė kėtė e shpallim ekspozitėn tė hapur.

Bashkimi, i tha gazetės METROPOL, nga Tirana, se: "Ėshtė vėshtirė tė mbijetosh dhe tė jesh artist nė kėtė kohė, apo tė merresh me krijimtari artistike me vlerė, pasiqė duhet t'i kemi parasysh rrethanat nė tė cilat jetojmė. Por e rėndėsishme ėshtė ajo se unė jetoj nė orbitėn e artit tė mirėfilltė, ku vlerat japin ndjenjėn e triumfalizimit dhe tė mbijetesės. Nuk dėshiroj tė flas pėr anėn tjetėr tė realitetit tonė, pasiqė duhet shumė [ėshtje dhe antagonizma pėr ti trajtuar dhe shtjelluar. Andaj pa keqkuptime, [do njeri jeton botėn e tij, dhe nė kėtė aspekt edhe unė jam pjesė e kėtij realiteti, mirėpo qė veproj nė botėn e krijimtarisė artistike. Nė kėtė drejtim, ka edhe nga ata njerėz qė dijnė tė vlerėsojnė tė bukurėn dhe ate qė ėshtė artistike.

Ēka mendoni pėr zhvillimin dhe “mbijetesėn” e artit figurativ kėtu tek ne ?

Dhjetėvjeēarin e fundit vėrehen lėvizje nė aspekt pozitiv, duke patur parasysh hapjen e disa rrugėve pėr promovimin e artit shqiptar nė Maqedoni. Nė kėtė drejtim kam parasysh daljen nė skenė tė artistėve tė rinj, tė cilėt dita ditės po dėshmojnė dhe po pasurojnė hapsirėn e artit shqiptarė. Kėshtu kemi artist tė rinj qė kanė diplomuar nė tre universitetet shqiptare nė Ballkan dhe nė disa universitete tė tjera tė jashtme. Njė ndėr problemet kryesore ėshtė mungesa e krijimit tė formave tė bashkėpunimit mes nesh, sepse ne kemi vepruar nė mėnyrė tė paorganizuar nga njė qendėr apo institucion.

Por ajo qė vlen tė theksohet se kohėve tė fundit ka filluar njė mbėshtetje e pakontestueshme nga ana e institucioneve kulturore qė janė nėn ombrellėn e shtetit. Nė kėtė drejtim kisha veēuar drejtuesit shqiptarė nė Ministrinė e Kulturės, tė cilėt kanė shprehur gatishmėri pėr tė mbėshtetur dhe motivuar krijimtarinė tonė, e cila vazhdimisht ka qenė e anashkaluar. Besoj se me pėrfaqėsimin e arstitėve shqiptarė nė institucionet e artit tė mbikqyrura nga shteti, shumė shpejt do tė pasoj nė revolucion i jashtėzakonshėm i zhvillimit tė vlerave tona artistike. Sepse vetėm kjo mbėshtetje mund tė siguroj njė promovim tė artit tė mirėfilltė, kam parasysh artin figurativ.

Po, Ēfarė punoni momentalisht nė krijimtarinė tuaj artistike ?

Unė si ēdoherė vazhdoj tė jem i mbyllur nė atelien time, duke krijuar dhe materializuar idetė e mija nė tablo. Tani pėr tani jam nė pėrmbyllje tė ciklit tė pikturave “Gjurmėt” vaj nė pėlhurė. Nė kėtė cikėl kam realizuar mbi 30 piktura tė formateve tė ndryshme. Pikturat e mija janė kryesisht tė formave tė mėdha dhe tė mesme. Nė brendinė e tyre shtjellohen etapat e zhvillimit tė njerėzimit, sakrificės sė kėsaj bote dhe kryesisht realiteti ynė. Ata shpalosin njė shprehje individuale tė botės sė imagjinuar nė lėvizje konkrete siē janė tablot; "Porta", "Sinfonia", “Gjeneza", “Balerina" etj. Prap se prap, unė nuk kėnaqem me kaq, por vazhdimisht kėrkojė forma tė reja qė premtojnė njė subjekt krijues ku mund tė them se do tė paraqesin befasi nė artet pamore.

Bashkim Qerimi ėshtė nga Kumanova. Studimet i ka mbaruar nė Fakultetin e Artit figurativ - dega grafike nė Universitetin e Prishtinės, nė klasėn e prof. Fatmir Krypes mė 1993 jeton dhe vepron nė Kumanovė.
Prej vitit 1995 ėshtė aktiv nėpėr ekspozita kolektive nė Maqedoni dhe mė gjerė, si dhe kam pasur disa ekspozita personale poashtu jam pjesmarės nė shumė koloni internacionale qė mbahen nė Maqedoni.

Diēka mbi krijimtarinė e tij
Pas diplomimit mirem profesionalisht me art, mė sakt me grafikė dhe pikturė.

Ekspozitat Personale:
1995 - ekspozita e grafikave dhe vizatimėve - shtėpija e kulturės Kumanovė.
2001 - ekspozita me piktura Qendra informatve kulturore - Shkup.
2002 - ekspozita me piktura "piktura - vaj nė pėlhure" - galeria qafa - Prishtinė.

Kolonitė:
1999 kolonia internacionale nė Mavrovė
2000 kolonija internacionale Kėrēovė
2000 puntoria grafike nė tekniken e monotipisė - Shkup
2002 karavani artistik: "Arti mundet"
2002 kolonija internacionale artistike - Ohėr
2002 kolonija artistike - Dibėr

EKSPOZITAT KOLEKTIVE:
1995 - 2002 ekspozita e artistėve figurativ tė Kumanovės
2000 - Shkup / qendra informative kulturore
2001 - Shkup / ekspozita e grafistėve tė Maqedonisė
2002 - Shkup / ekspozita e artistėve shqiptar tė Kumanovės.

Mbresa... nga ata qė e kanė vlersuar piktorin Bashkim Qerimi

Nė fillim tė krijimtarise nuk ėshtė pėrherė e rėndesishme tė realizosh, disa herė ėshtė ndoshta mė efektive tė kėrkosh, mė sakt, tė dish tė kėrkosh, sepse kush orientohet mirė nė rrugėn e kėrkimi, ka mandej realizime tė vazhdueshme qė lindin njė subjekt krijues, njė individualitet prej tė cilit mund tė presim befasi tronditėse. Sic thoshte Pablo Picasso: Unė kėrkoj unė gjej. Nė punimet e krijuesit tė ri Bashkim Qerimi mund tė gjeni menjėherė jo vetėm kėrkim, por diēka mė shumė: shpirtin kerkues. Dhe kjo s'ėshtė pak. Duke gjurmuar gjėnezėn ėshtė e pamundur tė mos dyndesh nė perfytirimet. Dhe a mund tė ketė nje artist pa imagjinate?! Por imagjinata s'mund tė lind kursesi pa kerkimin individual. Flatrat e imagjinatės Bashkim Qerimi ende ne menyren e vet.

Me njė guxim rebelues qė e bėn tė largohet nga imitimet, rutinat dhe shtampat e konsumuara. Mė mirė njė vetvete qė shtegton nėpėr gjurme tė sapocelura se njė ecje nėpėr gjurmet e gjithe tė tjereve. Shtegu qė ēelet vetė tė ēon tek individualitet. Ecja nėpėr rrugėt tepėr tė rrahura nė art tė ēon vetėm tė pėrsėritja. Ketė artisti nuk mund ta pranoj. Prandaj edhe Bashkim Qerimi kėrkon dhe guxon, shfrytzon pėrvojat e tė tjerėve, por s`bėhet rob i tyrese e ndjen dhe e din cili ėshtė fati dhe vendi i robit, qoftė nė jete, qoftė nė art. E kjo nuk ėshtė pak kur flasim pėr fillimin e njė krijuesi.

Shiko dhe blej pikturat on-line:
http://www.artmajeur.com/bashkimi/
http://bq.wz.cz/bq.htm

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara