Imz. Rrok Mirdita, Arqipeshkev Metropolitan i Tiranės dhe Durrėsit dha nė Nju Jork, Sakramentin e krezmimit (Perforcimit) tė 48 kandidatėve
-- nga Beqir SINA, Nju Jork
Mirdita, simbol i unifikimit tė katolikėve tė treshtetshit New York-New Jersey-Connecticut
HARTSDALE - NEW YORK: Kisha Katolike shqiptare nė Amerikė "Zoja e
Shkodrės" e cila ndodhet nė njė mjedis tė bukur natyror, provincėn e Harsdale -
Ynokers(NY), kėtė vitė ka pasur njė aktivitet tė dendur fetar e shoqėror. Kjo
kishė mė 22 janar ka bėrė njė darkė pėr ngritje fondesh pėr kishėn e Shėn Makut
nė Shtoj tė Ulqinit, e cila ėshtė nė ndėrtimin e sipėr dhe shpresohet tė
shugurohet mė 5 gusht, tė kėtij viti. Kisha mblodhi pėr kėtė qėllim $160.000. - Mė
23 janar 2006, njė grup nga kisha ka marrė pjesė nė Marshimin pėr Jetėn
(March for Life) nė Washington D.C., me pjesemarrje tė qindra mijėrave
besmitarve nga e gjithė Amerika. - Mė 26 shkurt, po tė kėtij viti u perkujtua
40-vjetori i themelimit tė revistės fetaro-kulturore "Jeta Katolike", e themeluar nga
i ndjeri Mons. Zef Oroshi, i cili ėshtė edhe themeluesi i kishės sė parė
katolike shqiptare nė SHBA. Dhe, para dy javėsh, d.m.th mė 7 maj, 50 fėmijė kanė marrė Kungimin e Parė

Dom Pjeter Popaj prezanton kandidatet per krezmin
Ardhja e Imz. Rrok Mirdita ngjarje e veēantė pėr kishėn e besimtarėt
Ditėn e djelė nė mesdrekė, nė Kishėn katolike shqiptare nė Amerikė "Zoja e
Shkodrės" nė Harstdale - New York, u zhvillua njė aktivitet i rėndėsishėm
fetar. Aktivitet, nė cilin mori pjesė edhe i pėrndershmi Imz. Rrok Mirdita,
Arqipeshkev Metropolitan i Tiranė - Durrės. I pėrndershmi Imz. Rrok Mirdita dha
Sakramentin e krezmimit (perforcimit) 48 kandidatėve. Nė ceremoninė e rastit
bashjkėmeshuan, me Imz. Mirditėn, famullitari Dom Pjetėr Popaj, zv/Famullitari
Nikolin Pergjini dhe sekretari personal i Imz. Mirditės Dom Marjan Paloka.
Ishin present rreth 450 vetė, besimtarė e besimtare. Ēdokush i pagėzuar katolik
ka me borxh tė krezmohet, ashtu edhe kėta tė rinj, qė u pėrgatiten pėr 9
muaj nė katekizėm, u krezmuan tė djelėn.

Kandidatet qendrojne ne kembe gjate prezantimit
Sakramentin e krezmimit (perforcimit) 48 kandidatėve
Gjate meshės tė orės 1:30 pas dite, ceremonia e krezmimit filloi me
prezantimin e kandiatėve nga Dom Pjetėr Popaj. Mandej, Imz. Mirdita, nė predikimin
pėrkatės, u foli tė rinjėve pėr domethėnien e Sakramentit tė Krezmimint duke e
krahasuar atė me ardhjen e Shpirtit Shėnjt mbi apostuj. Pėr ata qė nuk janė
tė njohur me Kishėn Katolike, ajo pėrcakton shtatė sakramente: Pagėzimi
(pėrmes tė cilit bėhemi tė krishterė), Rrėfimi (pėrmes tė cilit pajtohemi me Zotin
duke i rrėfyer mekatet e bėra dhe duke u penduar pėr to), Kungimi (pėrmes tė
cilit marrim shujten shpirtėrore, duke u ushqyer, nė formė buke, me Mishin
dhe Gjakun e Krishtit), Krezmimi (pėrmes tė cilit pėrforcohemi nė fe), Vojimi
(qė jepet kur jemi duke vdekur), Urdhėri Shėnjt (shugurimi meshter), Kurora e
Martesės (pėrmes sė cilės sancionohet bashkimi nė kurorė). Mbas predikimit,
Imz. Mirdita, duke i lyer kandidatėt nė ball me vajin e krezhmit dhe duke
pėrsėritė formulėn e krezmimit, "Prano vulėn e dhuratės sė Shpirtit Shenjt", i
shpalli ata tė krezmuar. Mė nė fund, Imz. Mirdita pozoi me ēdonjerin, e tė
porsa krezmuar pėr fotografi pėrkuktimore, si dhe pėr fotografi nė grup.

Kryeipeshkvi Metropolitan i Tirane-Durres, Imz. Rrok Mirdita duke dere krezmimin e nje te riut
I pėrndershmi Imz. Rrok Mirdita, Arqipeshkev Metropolitan i Tiranė - Durrės
Imzot Mirdita, i tha zoti Mark Shkreli gazetės sonė, ka ardhė enkas pėr
krezmimin e fėmijve. Ky sakrament, si rregull, jepet vetėm nga ipeshkvinjt,
megjithse, nga njėherė, edhe priftėrinjt mund t'a bėjnė. Ai tha se, Imz. Mirditėn
e ka ftuar famullitari Dom Pjeter Popaj, nė shenjė respekti pėr shėrbimin e
tij 20-vjeēarė nė kėtė famulli, qė nga viti 1973 deri mė 1993, kur Papa Gjon
Pali II e ka emėruar arqipeshkev tė arqipeshkvisė Durrės - Tiranė. Ai, me
kėnaqėsi, e pranojė kėtė ftesė, dhe ēdo vjet vjen enkas pėr kėtė.
Burime nga kisha thanė se: 'Tė premten Mirdita, udhėton pėr nė Itali
ku, tė dielėn mė 28 maj do tė celebrojė njė meshė nė kishėn Zoja e Shkodrės,
nė zonėn Genazzano, ku gjendet afreskoja e njohur, e cila, sipas legjendės,
me 1467, nė mėnyrė tė mrekullueshme, ėshtė shkėputė nga muri i kishės sė
Zojės, nė rrėnzė kalasė sė Rozafatit nė Shkodėr dhe, e bartur nga engjejt, ka
fluturuar pėrtej Adriatikut dhe ka zėnė vend nė Genazzano, ku ishte nė ndėrtim
njė kishe e re. Dy shkodranė iu vunė mbas dhe kaluan detin - kėmbė. Shumė papė,
duke pėrfshir edhe papėn shqiptar Klementin XI, e kanė vizituar ketė
shenjtore nė Genazzano. Kisha Katolike shqiptare nė Amerikė "Zoja e Shkodrės", ka
organizuar disa shtegtari nė provincėn e Genazzanos, dy tė fundit mė 2000 dhe 2003.

Ne mes Imz. Mirdita (ne mes), Dom Pjeter Popaj (ne te majten e Mirdites), Dom Nikolin Pergjini (ne te djathten e Mirdites) me te rinjte e sapo krezmuar
Rrok Mirdita, ka njė histori tė gjatė me Nju Jorkun
Ai ka ardhur nė New York, nga arqipeshkvia e Tivarit me 1973 dhe ka shėrbyer
si ndihmės i Mons. Oroshit, i cili ishte administrator i Kishės "Zoja e
Kėshillit tė Mirė" nė Bronx, deri mė 1986, kur Oroshi, pensionphet dhe Mirdita
bėhet administrator. Menjėherė ai mori hapa pėr unifikimin e katolikėve tė
treshtetshit New York-New Jersey-Connecticut. Mė 1987 u nėnshkrua deklarata pėr
unifikimin, kurse me 26 shtator 1989 u nėnshkrua kontrata pėr blerjen e
trollit ku sot gjendet kisha e bukur e Zojes sė Shkodrės nė Hartsdale. Dy ditė mė
vonė se tė ndodhte kjo, arqipeshkvi i New Yorkut, kardinali O'Connor, e
shpalli famulli dhe emėroi Dom Rrok MIrditėn famullitar tė parė. Me propozimin e
Mark Shkrelit, njeri shumė i afėrt me kishė, dhe pėrkrahjen e kėshillit, kisha
u emerua Zoja e Shkodrės. Punėt filluan me zell, por Mirdita, nuk arriti t'i
futė themelet kishės sė re sepse Papa Gjon Pali II, nė dhejtor 1992, e emėroi
arqipeshkev tė Durrės-Tiranės, gjė qė e detyroi shpėrnguljen e tij nga New Yorku.
Imz. Mirdita, qė erdhi nė New York pėr kėtė rast, do tė udhtojė pėr nė
Itali, tė premten, ku tė dielėn, mė 28 maj, nė ora 11- do tė celebroje njė meshė
nė shenjtoren e Zojės sė Shkodrės nė qytetzėn Genazzano, nja 45 km nė verilindje tė Romės.
|