HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Akademia Shqiptare-Amerikane e Shkencave dhe Arteve zhvilloi nė Nju Jork, “Mbrėmje Jubile”, me gazetarė, shkrimtarė, artistė dhe studiues

Beqir Sina -- nga Beqir SINA, Nju Jork

Kodra: Media shqiptare nė Amerikė, ėshtė sot nė njė bum, qė zor se ia gjen statistikėn e saktė. Thuajse, kudo, ku janė tė pranishėm shqiptarėt do tė gjesh njė media tė shkruar, dėgjimore apo vizive

WALL STREET - NEW YORK: Akademia Shqiptare Amerikane - Shkencave dhe Arteve, nė atmosferėn e vitit jubilar tė njerėzve tė shquar tė letrave shqipe, organizojė tė shtunėn nė mbrėmje, nė lokalin "Fino", pronė e bizesmenit tė suksesshėm shqiptaro - amerikan Palok Vulaj, njė takim qė ata e qujatėn; “Mbrėmje Jubile”, me gazetarė, shkrimtarė, artistė dhe studiues. Megjithėse, nė fokus tė mbrėmjes ishin gazetarėt e medias shqiptare nė Amerikė, organizatori i kėsaj mbrėmje nuk la pa pėrmendur, e bėrė pasqyrimin e jetės dhe veprimtarive tė komunitetit shqiptar nė ShBA--ės. Si dhe u dha pėrparėsi disa ngjarjeve e datave tė rėndėsishme me karakter kombėtar, e ndėrkombėtar tė kėtij viti siē ėshtė edhe pavarėsia e Kosovės.

Akademia e Shkencave - Jubile

Nė kėtė veprimtari, e cila ishte e konceptuar si njė takim i bukur miqsh, ishin tė ftuar personalitete shqiptare me aktivitet e veprimtari tė njohur nė SHBA-ės. Himnet kombėtare tė SHBA-ės dhe R.Shqipėrisė, ekzekutuar dhe kėnduar nga kėngėtarja e njohur dhe mjaft popullore Merita Halili, shoqėruar nga mjeshtri i fisarmonikės, muzikani Raif Hyseni, shėnuan fillimin e “Mbrėmjes Jubile”.

Akademia e Shkencave - Jubile

Morėn pjesė akademikė, profesorė, studiues, njerėz tė njohur tė Artit dhe tė Kulturės, shkrimtarė, poetė dhe artistė. Ishin tė pranishėm kryetari i Akademisė sė Shkencave Shqiptaro Amerikane, Prof. Dr. Skėnder Kodra(PhD), sekretari Dr. Namik Shehu, nėkryetari Prof. dr. Agron Fico, shkrimtari dhe publicisti i njohur Naum Prifti, n/kryetari i Shoqatės sė Shkrimtarėve Shqiptaro Amerikanė , poeti Mėhill Velaj, pedagogu Qemal Zylo, kėngėtarja popullore Merita Halili e muzikani Raif Hyseni, skenografi e piktori Astrit Tota, kryetari i kėshillit botues "Libri", z. Gani Perolli, studuesi Agim Boba, poetja dhe publicistja Iliriana Sulkuqi; skenografi, regjisori, aktori, Xhevat Limani, poetja Kozeta Zylo, poetja dhe shkrimtarja Albana Mėlyshi, kryetari i shoqatės atdhetare"Dibrane" z. Xheladin Pjeēa, z. Valbona Ēomo, piktori e skulptori Nexhat Ymeraj, artisti i mirėnjohur Luan Bexheti, z Aida Bode, z. Zef Uka, biznesmeni i suksesshėm Palok Vulaj, pronari i restoratit "Fino", poeti Edmond Ismailati, gazetari Besnik Pecanji, z. Shaban A. Gashi, poetja dhe publicistja Merita Bajraktari McCormack ,etj..

Akademia e Shkencave - Jubile

Fjala e hapjes nė "Mbrėmje Jubile", kushtuar njerėzve tė letrave shqipe, u mbajt nga kryetari i Akademisė sė Shkencave Shqiptaro Amerikane, Prof. dr. Skėnder Kodra

Dr. Kodra u tha tė pranishmėve nė kėtė fjalė, se :"Eshtė njė kėnaqėsi e veēantė tė kesh nė qendėr tė vemendjes sė kėsaj mbrėmbjeje, njerėzit e medias dhe tė ndash me ta gėzimin dhe pėrpjekjet e panumėrta, nė shėrbim tė komunitetit shqiptar nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe mė gjerė.Pėrkushtimi i tyre pasionant dhe profesionalizmi nė kryerjen e kėtij misioni fisnik, u ka dhėnė atyre tė drejtėn tė jenė nė elitėn e inteligjencės shqiptare nė mėrgim dhe, pa dyshim, ndėr njerėzit mė tė respektuar. Ata janė tė pranishėm nėpėrmjet faqeve tė gazetave, revistave, ekraneve televizive dhe radiove.

Akademia e Shkencave - Jubile

Gazetarėt tanė tė sotėm kanė ecur nė gjurmėt mė tė mira tė traditės sė gazetarisė shqiptare nė Amerikė, e cila, ka afro njė shekull, qė ėshtė paraqitur denjėsisht nė kėtė Perėndim tė largėt, ku mund tė themi se ėshtė edhe Lindja e Lirisė. Le tė kujtojmė vetėm disa nga gazetat e revistat qė nė ditėt tona festojnė dekadat e tyre: "Dielli", "Pėrparimi", "Trumpeta e Krujės", "Shqiptari i Lirisė", "Jeta katolike", …etj..

Akademia e Shkencave - Jubile

Pėrmendim me mall dhe pėrulje disa nga ata qė i krijuan dhe i mbajtėn gjallė me frymėn dhe pendėn e tyre tė artė, me shpirtin e tyre mėmėdhetar. Pra nderime pėr Fishtėn, Konicėn, Nolin, Arshi Pipėn, Kristo Floqi, Spiro Dino, etj., tė cilėt magjinė e penės sė tyre, e trashėguan nė tė tjera pena tė ndezura si Peter Prifti, Nexhmije Zaimi, Bilal Xhaferri, Nezhat Peshkėpia, Elpiniqi Frashėri, duke vazhduar mėtej me Harry Bajraktari,Vehbi Bajrami, Muhamet Mjeku, Mark Shkreli, Fatbardh Doēi, Hysen Mulosmani, Idriz Lamaj, Elez Biberaj, Isuf Harizaj, Sulejman Gashi, Luz Thaqi, Luljeta Andoni, etj.

Akademia e Shkencave - Jubile

Ndėrsa, vijoi ai, nė ditėt e sotme, ne ndjejmė gjithmonė pranė, fjalėn shqipe qė vjen nga pena e gazetarėve dhe publicistėve shqiptarė, tė cilėt, jo vetėm kanė bėrė emėr nė Atdhe, por Atdheun e bėjnė edhe kėtu. Kėshtu: Profesori i nderuar, Zoti Sami Repishti, Naum Prifti, Pėllumb Kulla, Skifter Kėlliēi, Prof.Agron Fico, Dalip Greca, Dervish Jahjaga, Andon Ēefa, Beqir Sina, Ruben Avxhiu, Elmira Mujo, Adem Belliu, Mimoza Dajēi, Vasil Gjika, Betim Muēo, Julia Gjika, Ramiz Gjini, Dhori Thanasi, Andon Dede, Ilir Kasneci, Kolec Traboini, Rozi Theohari, Sami Milloshi, Sami Gjoka, Albana Mėlyshi, Vjollca Mala, Mira Pershita, Mensur Spahiu, Merita Bajraktari, Rajmonda Mojsiu, Abdurrahman Thaēi, Artan Fili, Llazar Vero, Bardhyl Mezini, Iliriana Sulkuqi, Kozeta Zylo, Donika Timko, Aida Bode, e tė tjerė , jo vetėm hapėn shtegun e njė gazetarie tė brishtė e dinjitoze, por e kthyen atė nė njė tribunė tė sė vėrtetės pėr ēėshtjen tonė kombėtare, shembull i cili duhet vazhduar, duke u zgjeruar e thelluar nė shėrbim tė shqiptarėve kudo qofshin ata.

Akademia e Shkencave - Jubile

Secili nga ju, tė nderuar njerės tė penės, ėshtė njė ambasador i kulturės shqiptare kėtu nė Amerikė. Secili nga ju , meriton nderime e respekte nga tė gjithė lexuesit e dėgjuesit. Secili, nga ju, meriton tė hyjė nė Librin e Artė tė shkruesve tė mėrguar. Asnjė interes vetiak nuk ju shtyn tė bėni atė qė bėni ju, tė rrini pa gjumė e me ankth, pėr tė pėrcjellė, qoftė edhe njė lajm tė thjeshtė pėr ē'ka ndodh nė Diasporė. Por, tė gjithė e dimė, se artin, shpirtin, nuk ka para qė e paguan. Ai mund tė shpėrblehet vetėm me njė monedhė: - Kujtesė, Nderim.

Media shqiptare nė Amerikė ėshtė sot nė njė bum, qė zor se ia gjen statistikėn e saktė. Thuajse, kudo, ku janė tė pranishėm shqiptarėt do tė gjesh njė media tė shkruar, dėgjimore apo vizive dhe, nė shumė raste, njerėzit qė i kanė hapur ato, nuk kanė patur tė bėjnė fare me gazetarinė. Vullnetarisht e kanė marrė kėtė mision pėr tė pasqyruar jetėn dhe veprimtarinė e komunitetit dhe pėr tė mbajtur gjallė dhe pasuruar kulturėn tonė kombėtare.
Pėrveē gazetave e revistave "Illyria", "Bota Sot", "Dielli", "Shpresa", "Pena", "Jeta Katolike", "Fotjonart", tė cilat janė nė gjuhėn shqipe, kemi edhe mjaft radio e televizione nė New York, Boston, Detroit, Michigan, Filadelfia e diku tjetėr qė flasin shqip…

Akademia e Shkencave - Jubile

Nė kėtė kuadėr nuk mund tė lemė pa pėrmendur faqet e shumta tė shoqatave apo individėve tė ndryshėm, tė cilėt, po ashtu, kontribuojnė dhe kanė lexuesit e shikuesit e tyre qė i ndjekin.Natyrisht, ky ėshtė njė hop domethėnės dhe njė dėshirė e mirė, pėr tė cilėn duhet tė jemi krenarė. Por kjo ndėrmarrje duhet evidentuar me kujdes dhe duhet menaxhuar me sukses.

Pa ndėrhyrė apo ndėrprerė iniciativėn e secilit individ ose grup, mendojmė se ka ardhur koha pėr njė krijim tė njė forumi mediatik, me pjesėmarrje tė njerėzve tė medias, nga tė gjitha qytetet, ku sot ajo vepron. Jo vetėm tė diskutohen e zgjidhen ēeshtje tė profesionit, por tė bashkėrendohen veprimet e bashkėpunimi,deri nė probleme finaciare( reklamė e ndihmė nė shkėmbime informacioni e mbijetese)..... Tė nderuar miq tė pranishėm nė kėtė "Mbrėmje Jubile", ku - E PARA DO TE JETE FJALA! Nė emėr tė Akademisė Shqiptare - Amerikane tė Shkencave dhe Arteve, ju uroj shėndet e mbarėsi, projekte dhe realizime ambicioze, nė emėr tė emrit tuaj dhe tė Kombit!, pėrfundojė fjalėn e tij Prof. dr. Skėnder Kodra.

Iliriana Sulkuqi, moderatore e kėsaj mbrėmje, tha, se kjo, ėshtė njė mbrėmje miqsh, njė mbrėmje qė na mbledh dhe na bėn t'a respektojmė edhe mė shumė njeri tjetrin, punėn dhe aktivitetin e ēdonjerit prej nesh. Profesoresha e Globe Institute, poetja Kozeta Zylo, pasi vlersoi kėtė takim, tha se kjo u dedikohet tė gjithė atyre gazetarėve shqiptarė nė Amerikė, qė ditėn tė bėjnė lajmin, edhe at'here kur ishte i vėshtirė pėr t'u krijuar. Ata u gjenden nė krye tė ēdo aktiviteti me karakter kombėtar, pa marrė parasysh koston dhe vėshtėrsitė tė cilat, u pėrballua gjatė kėsaj kohe. Nėnė Tereza ikona e kombit tonė, ka thėnė pėr gazetarėt: “…ėshtė mė lehtė tė "lash" njė tė sėmurė me lebrozė, sesa tė bėsh njė lajm". Ndaj shfrytėzoj rastin tė faleminderoj kolegėt tanė, tė gazetės Illyria dhe Bota Sot, e Albanian Culturė.

Xhevat Limani, ishte pak kritik ndaj atyre qė munguan nė kėtė takim… Duke nderuar institucionin e duke nderuar veten, nderojmė edhe kombin tonė indetitetin tonė. Sa mė tė mėdhenj tė jemi, aq mė shumė madhėshti tek altari i atdheut do tė shpiem. Me poezinė "Bagėti e Bujqėsi" tha Limani duke e recituar atė, dėshiroj t'ju sjell pakėz mall atdheu edhe kėtu pėrtej oqeanit.

Kryetari i degės sė Michiganit, Zef Uka, i ardhur posaqėrisht nga ky shtet pėr kėtė mbrėmje, pranoj tė marrė "Ēertifikatėn e Mirėnjohjes" drejtuar njė poeti, i cili, sapo kishte hedhur hapat e para, por qė vdekja e pamėshirėshme, ia ndėrperu jetėn. Ai, ėshtė Fotjon Thanasi, nga Michigani, i renditur nė top listėn e studentėve mė tė mirė tė rreth 205 universiteteve nė USA. Kėto arritje e pranuan atė anėtar tė “Thė National Society of Collegiate Scholars” (Shoqata Kombėtare e Universitarėve Pishtarė) me qendėr nė Washington, D.C. Dhe atij i ishte dhėnė nderi e mundėsia qė tė njihej pėr rezultatet e tija tė larta nė mėsime, eksperiencėn e shkėlqyer nė pėrvetėsimin e lėndėve mėsimore, nė degėn e vėshtirė tė Inxhinierisė teknologjike. Veē asaj qė i ndjeri ishte njė student i shkėlqyer, me njė tė ardhme tė shkėlqyer pėrpara. Gjithashtu Fotjon Thanasi ishte edhe njė artist, i cilėsuar dhe vlerėsuar nga shoqata e poetėve amerikanė, tha z. Aida Bode, e cila mė pas lexoi pėr nder tė tij njė poezi tė shkruar nga Fotjoni: "It's Okay", poezi e cila ėshtė e pėrfshirė nė Antologjinė poetike me krijimet e sotme mė tė mira nga gjithė bota.

Poeti, Mėhill Velaj, n/kryetar i Shoqatės sė Shkrimtarėve Shqiptaro - Amerikanė, mendon, se ėshtė shumė e vėshtirė dhe ėshtė shumė pak tė flasėsh pėr median shqiptare nė Amerikė. Ėshtė, pikėrishtė ajo qė shumė pak e ka njohur pushimin. Ajo ka qėnė e kudo ndodhur, nė shi e tė ftohtė, nė ēdo festė e promovim, nė gazmende dhe hidhėrime. Kudo ku janė shqiptarėt, atje janė edhe gazetarėt tanė."

Njėra prej pjesėmarreseve, aktiviste e shquar nė lidhjet virtuale, me njė krijimtari letrare dhe publicistikė tė pasur-Merita Bajraktari McCormack, pėrcjell tek organizatori i kėsaj mbrėmje faleminderimet mė tė sinqerta. Natyrisht, tha ajo qė ėshtė paksa emocionale tė marrėsh njė dhuratė tė tillė dhe tė gjesh fjalė. Dhe me tė vėrtetė kjo ka diēka brenda saj, qė unė jamė ftuar e jamė nderuar sot. Mė vjen mirė qė ai kuntribut, i cili, unė kam dhėnė dhe ka dalė thell nga shpirti, sot, nga ju ėshtė vlerėsuar. Pra ėshtė ky ėshtė njė motiv i cili mė nxit tė punoj edhe mė shumė."

Nė fund Akademia Shqiptare Amerikane - Shkencave dhe Arteve nė Nju Jork, nderoi me "Ēertifikatė Mirėnjohje" dhe disa dhurata simbolike, kėta gazetarė, poetė, shkrimtarė, studiues, muzikantė dhe veprimtarė tė dalluar tė ēėshtjes kombėtare : Albana Mėlyshi,Merita Halili, Raif Hyseni, Nexhat Imeraj, Dalip Greca, Beqir Sina, Mimoza Dajēi, Ramiz Gjini, Elmira Mujo, Adem Belliu, Zef Uka, Merita Bajraktari - McCormack, Xhevat Limani, Mėhill Velaj, Kozeta Zylo, prof. Agron Fico, dr. Namik Shehu.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara