HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


"Vallezim me Yjet"

Ylli shqiptar i vallėzimit me yllin e kėngės popullore amerikane

Beqir Sina -- nga Beqir SINA, Nju Jork

Tony Dovolani dhe Sara Evans

MANHATTAN - NEW YORK: Super-ylli i kenges popullore amerikane, Sara Evans, thote se ajo do t'i bashkohet spektaklit "Dancing With The Stars" - "Vallezim me Yjet", ne rrjetin televiziv amerikan "ABC", duke qene keshtu edhe artistja e pare popullore amerikane, qe merr pjese ne nje gare vallezimi. Gara do te filloje me 12 shtator, prej ores 8:00 deri ne oren 22.00 te mbremjes me kohen e pjeses lindore te bregut te Oqeanit Atlantik. Ne kete gare te mahnitshme vallezimi, e cila sesionin e kalur terhoqi vetem ne nje mbremje 12 milion teleshikues, ajo ka preferuar te vallezoje ne disa menyra, si: Vallezim latin, Tango tradicionale sallonesh, Vallezim rutine, Vallezim popullor, me partnerin e saj "yllin e Vallezimit", shqiptaro - amerikanin Tony Dovolani, ish-partnerin e Stacey Keibler ne sezonin e kaluar. "Une e dua vallezimin, - shprehet Evans,- dhe megjithese "gaboj", partneri im (Dovolani) asnjehere nuk me qorton, por qesh me sarkazėm", - u tha ajo gazetareve te nje radioje lokale.

"Une gjithmone kam kercyer, por kur e nisa kete sprove e kuptova se kisha ende shume rruge per te bere", vazhdon ajo. Ndersa Tony, thote se po pergatitet qe Sara te arrije maksimumin. "Vertet qe ka bere shume perpara. Eshte permiresuar mjaft", vlereson ai. Megjithese gara fillon me 12 shtator, ēifti, ashtu si dhe ēiftet e tjera i eshte nenshtruar stervitjes. Per kete arsye i eshte nenshtruar disiplines se rrepte te kercimtarit profesionist, balerinit shqiptaro - amerikan nga Dibra e Madhe i lindur ne Kosove e rritur ne Amerike.

Per gati nje muaj, ne fshehtesi te plote me median amerikane, Sara dhe Tony po sterviten pese deri ne gjashte dite ne jave ne palestren "RJ Dance Studio", ne Salem te Kenektikat. Ēdo jave, Evans dhe Dovolani sebashku me 10 ēifte te tjere, do te vleresohen ne ēdo panel nga treshja e famshme e gjyqtareve: ish vallezuesi i salloneve Len Goodman, vallezues e koreograf Bruno Tonioli si dhe Carrie Ann Inaba. Ashtu si dhe ne konkurrimin e kaluar edhe shikuesi do te jape voten e tij ne vleresim nepermjet thirrjes telefonike per ate ēift qe preferon. Votat e gjyqtareve dhe te teleshikuesve do te kombinohen dhe do te nxjerrin ēiftet fituese ēdo te merkure.

Sara Evans Sara Evans, kėngėtarja mė popullore nė Amerikė
Sara Lynn Evans eshte lindur me 5 shkurt 1971, nė njė province tė Nju Franklin, Missouri. Femija i pare nga shtate femijet e nje familjeje fshatare amerikane, ajo eshte fituese e shume ēmimeve dhe diskut "Platinium". Aktore dhe kengetare, ajo 'u shnderrua' nga nje fshtare lozonjare, ne nje nga kengetaret popullore amerikane me te njohura.

Tony Dovolani Dritan (Tony) Dovolani
Fitues i ēmimeve: "World Rhythm Champion-2005" dhe "US Open Champion", Dovolani eshte nje shqiptar nga Dibra e Madhe, i lindur dhe i rritur ne SHBA. Banor i Saten Island, Nju Jork, ai eshte nje profesionist i kercimit latin. Juria dhe "Vallezim me yjet"

Spektakli i ardhshem (12 shtator 2006), do te prezantohet nga Tom Bergeron, i famshem ne Amerike me programin per te qeshur "Americas Funniest Home Videos", se bashku me Samantha Harris, njera perj prezantueseve te programit kulturor ".E! Entertainment". 11 ēifte do te vallezojne per te fituar ēmimin "Vallezim me Yjet", program mjaft popullor ky, qe vitin e fundit terhoqi miliona teleshikues anembane Amerikes dhe mbare botes. "Vallezim me yjet" eshte nje serial origjinal ne llojin e vet. Ēiftet perbehen nga nje person i famshem dhe balerin profesionist. Ēiftet duhet te kercejne sipas nje stili 'alla Fred & Ginger'. Konkurrimi eshte i drejperdrejte, perballe nje audience te pranishme ne sallen e vallezimit, dhe nje jurie profesionale. Ata gjykohen nga nje juri profesionale me eksperte te zgjedhur dhe nga publiku, qe i ndjek ne salle dhe nepermjet ekranit ne shtepi dhe mjedise te tjera. Ēdo jave perpara se te mberrije nata finale, skualifikohet nje ēift.

Kercimtaret
Tucker Carlson me valltaren profesioniste Elena Grinenko. Aktorja Monique Coleman me vallezuesin profesional “Louis Van Amstel, Sara Evans“ me valltarin shqiptaro amerikan Tony Dovolani, i cili sesionin e kaluar vallezoi me partneren e tij, Stacy Keibler duke u renditur ne vendin e dyte. Eilla Ford me partnerin e saj Maxsim Chmerkovskiy,

Vivica A. Fox me partner Nick Kosovich, Harry Hamlin me partnere Ashly Delgrosso. Joe Laerence me partnere Edyta Slieinska, Mario Lopez me partnere Karina Smirnoff. Shanna Moakler me partner Jesse Desoto. Emmitt Smith me partnere, Cheryl Burke. Jerry Springer gazetari, politikani dhe artisti i cili aktualisht per me se 15 - vjet drejton njerin prej emisoneve me te shikueshme ne programin "Jerry Springer Talking Shoe" (sex, familje, art, e pasione ekstreme) do te vallezoje me partneren e tij kampionen e Australise ne vallezim, Kym Johnson.

Votimi:
Duke filluar nga 12 shtatori, mund te votoni perseri per shqiptaro-amerikanin e talentuar, Tony (Dritan) Dovolani i lindur ne Kosove, e i rritur ne Amerike, ne garen e "Vallezim me Yjet". Kete here me partneren e tij kengetaren e muzikes "country", Sara Evans. Finalja e ketij konkurimi do te behet te enjten me 15 shtator, ora 8:00 e mbremjes me oren lokale ne Nju Jork dhe do te emetohet ne rrjetin kombetar amerikan televiziv, "ABC", kanali me i shikueshem ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Votimet e bera nepermjet telefonit dhe online do te ēelin te enjten konkurrencen e me te mireve ne kercimin e emertuar "Thursday night's performance show", duke pritur perafersisht edhe 30- minuta, deri sa te perfundoje konkurrimi final, qe do te nxjerre me pas edhe kercimtarin e kercimtaren me te mire ne rrafshin kombetar ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Rezulatatet finale do te shpallen po ne kanalin televiziv "ABC", diten e diel me 17 shtator.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara