Festival i pasurisë shpirtërore e kulturore të folklorit shqiptar
-- nga Beqir SINA, Nju Jork
Në kampusin e kolegjit "Lehman College", qytetin e Bronx - New York, u zhvillua Festivali XVI Shqiptar, organizuar nën kujdesin e shkëlqyer të Qendrës Kulturore "Nena Tereze", dhe Kishës Katolike shqiptare në Amerike "Zoja e Shkodrës".
"Lehman College" Bronx - New York: Ndoshta, kjo eshte vetem nje
pershtypje e artedashsve shqiptar, por edhe mua me duket se muzika jone folklorike
ruhet dhe kultivohet me teper se kudo ne boten shqiptare, nga ata muzikantë e
folkloristë, qe ndodhen sot, ne emigrim. Ndiqet e frekuntohet me shume ne
emigrim. Ne kemi nje muzike folklorike aq te bukur e te larmishme, qe rralle e
gjen ne nje popull te vogel gjeografik. Kete, e ka treguar me se miri dhe
zhvillimi i Festiavlit Shqiptar ne Nju Jork. Nje festival ky me te vertet i
pasurise shpirterore e kulturore te folklorit te brilant te popullit tone.
Asgje tjeter nuk mund te bashkoje njerezit kaq shume. Ashtu siç i bashkojn e
lidhin vallet tona dinamike, kenget e bukura dhe melodit e embela te folklorit
te brilant shqiptar, mbledhur ai nga te gjitha trojet Etnike, prej nga
Shqiperia, Kosova, Plave, Gucie e Ulqini, Presheva, Bujanovci e Medvegja, Tetova,
Gostivari, Struga, Kumanova, Dibra, Çameria, e, e tera Diaspora.
Ky aktivitet, eshte nje mrekulli qe e shpalosi edhe Festiavli i 16-te. Ai
tregoje me se miri ne te gjitha dimesionet, sy ky eshte pika me kulmore e
aktiviteteve kulturore e artistke te shqiptarve ne Shtetet e Bashkuara te
Amerikes. Gjithashtu, tregoje qarte se ka edhe shkalle te dukeshme ngjitje, ne
nivelin e pergjitheshem artistik e profesional, ne te gjitha drejtimet ne
krahasim me vitet e mepareshme.
Komisioni organizativ, i ketij festivali do te pergezohet gjate, ai perbehej
nga Dom. Pjeter Popaj, Famullitar i Kishes Katolike Shqiptare ne Amerike,
"Zoja e Shkodres" Harstdale-Yonkers(Dom. Pjeter Popaj, Famullitar i Kishes
Katolike Shqiptare ne Amerike, "Zoja e Shkodres" Harstdale-Yonkers(NY),
drejtor i festivalit Mark K. Shkreli, Drejtor organizativ Gjon Çota, drejtor
artistik Astrit Tota, drejtor i skenes Ludvig Çota, regjizore Mimoza Dajçi,
Rreth 3.000 pjesemarres ne sallen e madhe te koncerteve ne kampusin e
kolegjit "Lehman College" ne qytetin e Bronx - New York, ndoqen me plot entuziasem
Festivalin XVI Shqiptar, organizuar nen kujdesin e shkelqyer te Qendres
Kulturore "Nena Tereze" e Kishes Katolike shqiptare ne Amerike ?Zoja e
Shkodres?. Ky aktivitet tradicional i pervitshem, ishte ne perkujtim te
400-vjetorit te Frang Bardhit dhe 160 - vjetorit te lindjes se Naimit.
Bekimin e Festivalit te XVI Shqiptar, ne Nju Jrok, dhe fjalen pershendetese
e mbajti Dom. Pjeter Popaj, Famullitar i Kishes Katolike Shqiptare ne
Amerike, "Zoja e Shkodres" Harstdale-Yonkers(XVI Shqiptar, ne Nju Jrok, dhe fjalen
pershendetese e mbajti Dom. Pjeter Popaj, Famull Duke vijuar se " Gjuha me e
bukura ne bote me e vjetra ne Europe me e sulmuar nder shekuj, por me e
ruajtura dhe me e dashura per ne. Me kete gjuhe ne falenderojme Zotin ne qiell
e komunikojme me njeri tjetrin ne toke. Eshte dhurate prej Zotit dhe porosi
prej te parve tane qe ta ruajme, ta çmojme e ta kultivojme. Dy persona qe
ne sonte i nderojme Imzot Frang Bardhin dhe Naim Frasherin, me veprat e
tyre, na mesojne se sa e rendesishme eshte kjo gjuhe per ne. Ruaje gjuhen se gjuha
te ruan ty. Amanetin e te parve tane jemi duke mbajtur sonte ne kete
festival te gjashtembedhjete shqiptar. Edhe pse gjendemi larg vendlindjes me trup
me zemer jemi te pandar. Kjo perzemersi e kenaqesi qe jemi shqiptar na bashkon per cdo vit.
Plote tre ore aq zgjati ky aktivitet i udhehequr me mjeshteri nga
konferencieret Angela Zagreda, dhe artisti i talentuar Kreshik Zhabjaku, idha edhe
me shume ngjyra ketij festivali. Ne festival u kenduan gjithsejt; 22 kenge, u
vallezuan 10 valle, u recituan 3 recitime dhe u interpretuan nga solist te
ndryshem 5 pjese instrumentale. "Kenga maje krahut - kenduar nga vellezerit
Syl dhe Bek Nikci dhe recitimi per Lirine - (nga Xhevat Kallajxhiu), recitaur
nga Pajazit Mertishi, shenuan dhe hapjen e ketij festivali. Ndresa mbylli
festivalin kenga "Kur perendon dielli" e duetit interpretojn Geri Dyma dhe
Kreshik Zhabiaku, dhe dalja ne skene e te gjithe kengetarve, solistve, e valletarve.
Thane per kete festival:
Dom Anton Kçira, pastor i Kishes "Shen Pali", sherbyes i Zotit ei Atdheut,
thote se:" Kjo, eshte nje kenaqesi e posaqeme per ne te gjithe te marrem
pjese ne kete festival. Ne nje festaval te till, ku bashkengjiten grupet me te
mira te komunitetit shqiptar ne SHBA-es, me kenge, valle e melodi nga te
gjitha viset tona . Ky eshte nje bashkim shpirteror, qe e ka burimin tek folklori
yne i merkullueshem.Kjo, eshte nje kenaqesi e posaqem dhe e habiteshme
pjesmarrja e te rinjeve e te rejave te lindur e te rritur ne Amerike, kaq larg
vendit te te pareve te tyre dhe te kendojn e vallezojn aq bukur shqip. Kjo eshte shume impresive.
Igli Tugu, klarinist i njohur dhe i vlersuar disa here nga mejshter te
muzikes, boteror, tha se: "Ky festival per 16-vjet rradhazi ka fatin te shpalos
vlerat me te bukura kombetare, te folklorit shqiptar. Vlera te pasterta
atdhetare dhe te bashkimit kombetar. Vlerat kombetare ne nje komunitet kaq
vital. Ky eshte nje festival ku marren pjese artiste, instrumentis, valletar e
kengetar, dashamires te muzikes popullore shqiptare nga te gjitha trevat. Ai
tha se: "Me vjen shume mire, qe per here te pare pjese e ketij festivali po
behem edhe une - artisti me i ri i komunitetit. Pjese e ketyre njerezve kaq
dashamires. Eshte nje kenaqesi e veçant te marresh pjese ne kete festival -
kaq te mrekullueshem" u shpreh klarinetisti i talentuar Tugu.
Pjesa garuese e Fetivalit te XVI u mbyll me terheqjen e jurise, per shpalljen e fituesve:
Juria e ketij festivali e perbere nga nen/kryetari i Lidhjes se Shkrimtarve
Shqiptaro - Amerikan, z. Petraq Pali - kryetare Jurie, anetaret e Jurise, znj.
Rajmonda Dabulla, znj. Petrika Melo, z. Gjovalin Lumaj e z. Luan Isufi,
faleminderoi organizatoret e ketij festivali; per punen e palodhur e te shkelqyer,
per kontributin shume te çmuar qe kane dhene me ane te organizmit te ketij
festivali ne ruajtjen e kultivimin te tradites e kultures kombetare. Ata
faleminderojne, orkestren me muzikanet, istrumenitistet, kengetaret e valletaret
si dhe publikun e merekullushem shqiptar, te Nju Jorkut.
Keshtu qe ata nderuan sipas tyre kengetaret e valltaret, qe ngjallin
emocione te veçanta me interpretimin e tyre. Juaria çmoje dhe vlersoje si bukurine
e ketij festivali, Kishen Katolike Shqiptare ne Amerike"Zoja e Shkodres"
Harstdale-Yonkers(Keshtu qe ata nderuan sipas tyre kengetaret e valltaret, qe
ngjallin emocione te veçanta me interpretimin e tyre. Juaria çmoje dhe
vlersoje si bukurine e ketij festivali, Kishen Katolike Shqiptare ne Amerike"Zoja e
Shkodres" Shoqeria kulturore "Kelmendi", dhe grupi artistik "Rugova" nga Nju Jorku.
Kryetari i Jurise se Festivalit te 16-te Shqiptar, zoti Petraq Pali, tha se: Me çmimin e pare nderojme kengetaren Geri Duma. Ndersa, çmimin per kustumin me te mire dhe interpretimin me te mire e mori grupi "Gjergj Kastrioti - Skenderbeu " nga Miçigani. Gurpi i valletarve te Bostonit, "Bashkimi Dance" i drejtuar nga mjeshtri Bashkiim Braho, u nderua me çmimin si grupi i valleve
me i mire. Juria nderoje me çmimin e veçante grupin e talenteve te reja te
grupit "Rozafa", nga Nju Jork. Juria, tha se ky ka qene nje vendim shume i
zoreshem per te dhene çmimet, pa si qe shume e veshtrie te dalloje se cili grup,
instrumentiste apo kengetar ishte me i miri.
Misioni i Festivalit te XVI Shqiptar
Festiavli Shqiptar perpiqet te indentifikoje, dokumentoje dhe prezantoje
artiste te folklorit nga komuniteti shqiptar dhe njekohesisht te mbaje te
bashkuar komunitetin tone pa dallime feje a krahine. Festivali ruan dhe perkrah
traditat muzikore dhe folklorike autoktone shqiptare si dhe siguron qe ato do
te vazhdojne te ekzistojne dhe te kene domethenie per brezat e ardheshem.
Festivali i ofron spektatorit te thjeshte mundesine e misherimit me thesarin e
pasur te kultures shqiptare. Se fundi: Festivali Shqiptar manifeston begatine
kulturore te komunitetit shqiptar si pjese indetifikuese e komunitetit te pergjitheshem shqiptar.
|