HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Pėr herė tė parė nė Amerikė, kėndon kėngėtari i njohur Selami Kolonja

Beqir Sina -- nga Beqir SINA, Nju Jork

Kolonja: Muzika jonė ėshtė magji nė vete, ajo ėshtė shpirti i popullit tonė

Keto dite nė Shtetet e Bashkuara te Amerikes, perkatesisht ne qendrat me te banuara me shqiptare, Illinois, Kenektiket, Nju Jork, Nju Jersi e Teksas vjen per here te pare te kendoje, njeri prej kengetarve me te zeshem te muzikes shqiptare - Selami Kolonja. Ai eshte kengetari i rreth 120 kengeve - krijimtari origjinale, ka realizuar 5 cd dhe 3 video-klipe. Po ashtu, ka fituar 6 ēmime te para ,2 te dyta dhe ēmimin per produksionin me te mire - "Ēesk Zadeja", etj. Keshtu qe edhe eshte i cilesuar edhe nje nder kengetaret tane, me i miri. Duke shprehur mirenjohjen e tyre per ēmimit dhe adhuruesit e tij nepermjet gazetes kombetare se perditeshemes Bota Sot, ne SHBA-es, kengetari yne, Selami Kolonja i falenderoi dashamiresit dhe artistet “pėr ēuarjen pėrpara tė muzikės shqiptare”. Ai tha se: "Muzika jone eshte magji ne vete, ajo eshte shpirti i popullit tone. Ato jane here - here sinfoni e vertete." Per me shume ndiqni intervisten per gazeten tone.

BOTA SOT: Ēfare planesh keni gjate qendrimit?
Selami KOLONJA: Gjate qendrimit time tre javor ketu ne SHBA-es do te keme nje nje sere mbremjesh muzikore neper disa vende ku do te prezantoje kenget e mija live per ata qe do te vine per te me degjuar. Prezantimi im ne Amerike ne kete forme eshte per here te pare, dhe shpresoj qe kjo do te jete vetem nje nisme per projektet muzikore -artistike qe do te vine me pas. Perveē mbremjeve muzikore do te keme disa takime me njerez te artit muzikore ne nivel profesional per disa bashkepunime akademike dhe do te marre pjese ne simpoziumin e eksperteve te artit muzikor per muziken popullore me ftese nga Eastman School of Musik, ku do te ligjeroje mbi temen" Muzika Shqipetare dhe te veēantat e saje me muziken ballkanike". Te gjitha keto aktivitete i beri te mundeshme iniciatori, ndermjetesuesi dhe tashme dhe menaxheri im per Amerike, z. Valoni.

BOTA SOT: Ku do te kendoni, ku mund t’ju degjojne shqiptaret e Amerikes?
Selami KOLONJA: Mbremja e pare eshte organizuar ne 25 Nentor ne Chicago me Radio "Jeta" me Elsa Lilen dhe Eli Faren Mbremja e dyte, ne 26 Nentor ne Brooklyn NY 2555 McDonald Avenue, ne restorantin "Orion Palace" me Aurela Gaēe dhe Haxhi e Agron Maqellara. 28 Nentor ne Dallas, Texas. 3 Dhjetor ne komunitetin shqiptar "Hasan Prishtina" 106 Columbia blvd, Waterbury CT. Gjate ketyre diteve qendrimi ketu ka pasur dhe nje sere kerkesash te tjera drejtuar menaxherit tim por, per kesaje here jane planifikuar vetem keto mbremje muzikore, ndersa ne ndonje periudhe tjeter do mund t'ju pergjigjemi dhe kerkesave te tjera.

BOTA SOT: Kur dhe si keni filluar te kendoni?
Selami KOLONJA: Fillet e para te muzikes i kame filluar ne femijerine time te hershme. Atehere ndegjoja neper dhoma me te rriturit si kendonin kenget e bukura te vendit tim. Ashtu dalengadale fillova dhe une te kendoje ne korin e shkolles dhe per shkollen e mesme. Fakultetin e Muzikes e zgjodha ne Prishtinen ku perfundova me sukses ne drejtimin e Muzikologjise ndersa Magjistraturen e Solfexhos e bera ne Sofje-Bullgari. Keshtu dhe filloje udhetimi im drejt artit muzikore.

BOTA SOT: Kur e kuptuat se ishit bere nje kengetar me te ardhme tek muzika juaj e preferuar?
Selami KOLONJA: Ai qe te jep noten si kengetare eshte publiku, i cili gjithmone neper koncerte mbremje e festivale me ka duartrokitur. Keshtu e kame kuptuar talentin tim per kengen.

BOTA SOT: Na flisni diēka nga "udhetimi" i juaj mbi pentagrame?
Selami KOLONJA: Udhetimi im vazhdon gjithemone neper pentagrame. Ku shkruaje muzike te zhanreve dhe llojeve te ndryshme, per vete dhe here - here dhe per kengetare te tjere.

BOTA SOT: Ēfare kujton nga kenget tona magjike ?
Selami KOLONJA: Muzika jone eshte magji ne vete, ajo eshte shpirti i popullit tone. Ato jane here - here sinfoni e vertete.

BOTA SOT: Ke kengetar ose kengetare shqiptare keni si ideol?
Selami KOLONJA: Nuk kame ndonje idol .Ēmoje te gjithe ata qe kultivojne muziken e mirefillte shqipetare, pa-varesisht shkruajne muzike popullore, muzike te lehte,xhaz apo sinfoni. Muzika duhet te kete identitet.

BOTA SOT: Cili ka qene per ju koncerti me madheshtor?
Selami KOLONJA: Me kujtohet si sote festivali "Kenge Jeho" ne Struge, atje kendova kengen e tokes, kete do te veēoja. Ketu dhe filluan fillimet e mia si kengetar.

BOTA SOT: Mund te na tregoni se kur jeni deshperuar ndonjeher?
Selami KOLONJA: Skena ka dhe te mirat e deshperimet e saja.

BOTA SOT : A vazhdoni te kendoni - dhe ku me se shumti ?
Selami KOLONJA: Gjithkundi ku ka ftesa serioze dhe me nivel.

BOTA SOT: Cilat jane kenget e tua me te preferuara ?
Selami KOLONJA: Thone qe kenget jane si femijte qe te gjithe duhen njesoj.

BOTA SOT: Si e vlersoni ju bashkepunimin me NYC Art Connection qe mori per siper kete turne ne SHBA-sė?
Selami KOLONJA: Éshte nje bashkepunim i shkelqyer dhe shume serioze dhe jo rastesisht perfaqesues te ketij produksioni z. Valon, i kame besuar menaxhmimin time per Amerike

BOTA SOT: Ēfare mendoni per kengetaret e rinj ne boten e muzikes shqiptare dhe prirjet e reja muzikore?
Selami KOLONJA: Sigurisht qe ka kengetare te rinje qe meritojne vleresim (keto jane shume pak) dhe ka shume, shume te tjere qe s'ja vlen te bisedosh.

BOTA SOT: Ēfare ju shqeteson me shume sot per muziken tone ?
Selami KOLONJA: Humbja e identitetit tone ne muzike. Ne s'kemi nevoje per huazime. Muzika jone si e thashe dhe me pare eshte e veēanta e globit.

BOX:
Emri: SELAMI
Mbiemri: KOLONJA
Vendlindja: STRUGE
Vendbanimi: STRUGE
Datelindja: 25.10.1971
Numri i kėngėve (CD-tė, tape, video-clipe): Rreth 120 kenge - krijimtari origjinale. 5 cd - 3 video-klipe.
Jeteshkrimi: I biri i Seitit dhe Hamijetit, i lindur ne Ladorishte te Struges, baba i 3 femijeve Taulantit, Sidoreles dhe Majseles. Profesor i Artit Muzikor ne Universitetin e Tetoves.
Ēmimet: 6 ēmime te para ,2 te dyta , ēmime per produksionin me te mire - "Ēesk Zadeja", etj.
Vleresimet e te tjereve per ju...
Korrekt

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara