HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nė Nju Jork u zhvillua ceremonia e ngritjes sė flamurit shqiptar

Beqir Sina -- nga Beqir SINA, Nju Jork

Njė ditė e madhe dhe bardhė - ditė e gėzuar pėr Kombin shqipėtarė

Bowing Green Batery Park - New York: 28 Nėntori Dita e Flamurit, 94-vjetori i Shpalljes sė Pavarsisė sė Shqipėrisė, u shoqėrua dje me njė ceremoni zyrtare tė ngritjes sė flamurit shqiptarė, nė njėrėn prej shesheve mė tė njohura tė Nju Jorkut, e thirrur ndryshe Qėndra Botėrore e Financės. Me kėtė rast Instituti Shqiptaro - Amerikan Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu dhe Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve, bėri ngritjen zyrtare tė flamurit tonė Kombėtar, pėr herė tė parė zyrtarisht nė New-York, me vendim tė veēantė nga Bashkia e qyrtetit tė New-Yorkut. Flamuri shqiptar, u ngritė pėr herė tė parė nė kėtė shesh - jo zyrtarishtė nga Gani Nesimi e disa shqiptaro - amerikan, dhe u hoqė mė pas nga policia.

Festa e Flamurit

Ndėrsa dje, nė njė vend tė posaēėm nė New-York, aty ku sipas festave tė tyre Kombėtare, grupe komunitare bėjnė pėr ēdo vit ngritjen e flamurit tė tė gjitha shteteve, nė Bowing Green Batery Park, rreth 400 shqiptar kryesisht nga Nju Jorku, zhvilluan njė ceremoni solmne tė ngritjes sė flamurit shqiptar. Flamuri ynė prej ditės sė djeshme do tė valvitet nė kėtė shesh tė Nju Jorkut, pėr njė javė rrjesht, i ruajtur nga policia e rendit. Shqiptaro amerikanėt kanė si qėllim qė kėtė datė tė ngritjes sė flamurit tonė t'a bėjnė traditė pėr t'a ngritur pėr ē'do vit. Njė kontribut tė madh nė zyrtarizimin e ngritjes sė flamurit shqiptar nė kėtė shesh dhe nė kėtė datė, ka dhėnė krahas Institutit Shqiptaro - Amerikan Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu dhe Akademis Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve, edhe zoti Dashamir Alla.

Festa e Flamurit

Ngritja e flamurit tonė Kombėtar u shoqerua me njė ceremoni ku morėn pjesė edhe personalitete nga Bashkia e New-Yorkut, nga ambasada e R.Sh. nė Washington D.C., nga Misioni i Pėrhershėm i R.Sh. pranė OKB-ės, si dhe disa pėrfaqėsues nga organizata, shoqta dhe nga institucione fetare tė diasporės. Morėn pjesė edhe disa ushtarė tė Batalioni i Atlantikut. Ceremonin e ngritjes sė flamurit shqiptarė nė kėtė shesh e drejtojė nė gjuhėn shqipe, kėngėtari i mirėnjohur dibran Haxhi Maqellara dhe nė gjuhėn angleze Drejtori Ekzekutiv i Institutit, z. Steve Schneider.

Festa e Flamurit

Fjalėn e hapjes e mbajti prof. dr. Skėnder Kodra i cili nė emėr tė akademisė nderojė me njė pllakat Batalionin Atlantiku, i cili ka marrė pjesė nė luftėn pėr ēlirimin e Kosovės. Folėn pėr kėtė ditė tė shenjėt ditė mė fatlume tė Kombit shqiptar, 28 Nėntorin Ditėn e Flamurit, 94-vjetori i Shpalljes sė Pavarsisė sė Shqipėrisė, nga zgjedha turke, duke evokuar edhe rėndėsin e kėsaj dite nė prag tė pavarėsisė sė Kosovės, Drejtori Ekzekutiv i Institutit, z. Steve Schneider, z/vendes presidenti i Institutit, z Myslym Ruci, z. Hysni Syla, diplomati i Lorenc Xhaferraj nga Misioni i RSH nė Nju Jork, dhe njė zyrtar i bashkisė sė Nju Jorkut.

Festa e Flamurit

"Kjo ėshtė njė ditė e madhe dhe bardhė, tha nė fjalėn e tij prof.dr Skėnder Kodra. Njė ditė e gėzuar pėr Kombin shqipėtarė. Ngritja e flamurit tonė Kombėtar nė zemren e Nju Jorkut, kėtij kryeqyteti tė planetit, e lartėson dhe e nderon edhe mė shumė historinė dhe popullin e lashtė e tė ri shqiptarė," tha ai. Pasė kėsaj ceremonie ishte Instituti Shqiptaro - Amerikan Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu me qėnder nė Staten Island - qė hapi dyert pėr tė pritur bashkėatdhetarėt nė njė koktel organizuar me kėt rastė.


94-vjetorin e Ditės Kombėtare tė Flamurit - Shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė nga zgjedha osmane, shoqėrohet me fjalėn e njė turku qė lavdėron diktatorin Enver Hoxha

Fyhen rėndė shqiptarėt... turku pėrdhosi ditėn e flamurit shqiptar. Jemi shqiptar ...Bash "Njaty ku i thónė bukės bukė e ujit śjė" ka thene poeti i madh i yne At Gjergj Fishta.

Bowing Green Batery Park, Manhattan(NY): Kudo kete 28 Nentore, ashtu si edhe nentoret e tjere u kremtua me te njejtat deshira - me te mira per perparimin e lulezimin mbare kombit, qe nga Ēameria, Shqiperia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Presheves ... dhe gjithkund ku flitet e mendohet shqip. Bash "Njaty ku i thónė bukės bukė e ujit śjė" ka thene poeti i madh i yne At Gjergj Fishta.

Festa e Flamurit

Mirpo gjithe kete gezim e hare - ku per here te pare jemi edhe me afer se kurrė ndonjehere ne prag te pavaresise se Kosoves, e prishi shija e keqe qe la ne mesin e rreth 400 vetave fjala rreth 20-minuta e nje farė turku, me 28 Nentor 2006, ne Bowing Green Batery Park, Manhattan Nju Jork. Ngjarja jo e kendeshme dhe qe irritoje qindra pjesmarres, ndodhi pikerishte ne kohen kur Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve, ne Nju Jork, behej gati te ngrejė flamurin tone Kombetar, zyrtarisht me vendim te veēantė nga Bashkia e qyrtetit te New-Yorkut. Ne te njejtin vend eshte ngritur me 1996 nga Gani Nesimi dhe A. Picolo.

Bowing Green Batery Park, Manhattan Nju Jork, eshte nje vend i posaēem ne New-York; ku ngrihen flamuret e te gjitha shteteve, dhe nje nga pikat me te vizituara nga turistet - me qindra e mijra turiste, ne dite e vizitojne kete shesh. Ne prani te shume bashkatdhetareve dhe miqve tane amerikane, disa perfaqesuesve te organizatave e shoqatave shqiptaro - amerikane, turku fyen rende te gjithe, kur ai permendi me se tre a kater here emrin e diktatorit shqiptar Hoxha, duke folur me superlativa. Ai duke fallsifikuar edhe historinė jo vetem fyen rende kur evokoi theniet e diltatorit per Ataturkun por hoqi edhe paralelizimin me themelusit te Turqise moderrne dhe njeriut diktator qe izoloi per 50 vjet Shqiperine.

Festa e Flamurit

Ne turqit i kemi miq te mire, por fyerja me e madhe ishte si mund te lejohej nje turk te pershendeste, kur mbare Kombi yne sot, festone pavaresine nga zgjedha turke... E keqja tjeter, e fjales se turkut ishte kur ai i beri relacion kombeve tona, si vellezer dhe te nje feje, (ne nentekst kur tha "brotherhood") gje qe demton shume pjesen e krishtere dhe ortodokse shqiptare (shqiptaret, duhet theksuar jane shembull ne bote i bashkejetes dhe tolereances fetare). Fjala e tij u prit me thirrje irrituese deri sa edhe nje shqiptaro-amerikan u degjua te therrase me te madhe Fuc.... Enver Hoxha and your speak!!!

Festa e Flamurit

Ringjallja e simboleve komuniste irriton bashkesine shqiptare Qe prej disa vitesh, pas rrezimit te sistemit diktatorial, Parlamenti shqiptar vendosi rikthimin e flamurit kombetar ashtu siē njihej qe prej kohes se Skenderbeut. Pra flamurit te kuq me shkaben dy krenore iu hoq simboli i yllit, qe perfaqesonte boten komuniste dhe izolimin total te Shqiperise nga bota perendimore. Mirepo, ēuditerisht, perfaqesuesit e Misonit te Shqiperise ne OKB (Agim Nesho kur ishte), kete element simbolik ose e kishin "harruar" ose i pelqente ta "harronte".

Keshtu, ai i dhuroje ne disa institucione te medias boterore, si televizioni GALAVIZION ose siē njihet ndryshe ketu rrjeti i CNN per Ameriken Qendrore dhe te Jugut, iu ofrua flamuri yne Kombetare me simbolin e yllit. Po ashtu, disa shkolla dhe institucione nderkombetare ne Nju Jork dhe ne disa qendra te rendesishme amerikane, perdornin krahas flamureve te te gjithe botes, edhe ate shqiptar, por ēuditerisht pikerisht ate flamur qe ka perfaqesuar per 50 vite komunizmin.

Festa e Flamurit

Me shembjen e diktatures, dhe renjen e sistemit ne Shqiperi, deri nga viti 1994 edhe ne Rocfeler Center, ishte ekspozuar po i njejti flamur, por me nderhyrjen energjike te komunitetit shqiptar ne Amerike, ketij flamuri iu hoq simboli komunist. Nuk dihet me siguri se kush i ofron ketyre qendrave flamurin shqiptar me simbolin komunist, por sidoqofte eshte detyre e komunitetit te respektojme simbolin e shtetit, ose per cdo ironi tash pas kaq viteve dikush edhe mund te kerkoje te rikthejne ne Partlament ligjin dhe te rivendosin ne flamur yllin famekeq.

Akoma me e papranueshme behet kjo situate, edhe sot, me 28 nentor 2006 - 94 vjetori i Shpalljes se Pavaresise se Shqiperise, dhe kur keto pervjetore po festohen per here te pare edhe ne Kosoven e lire e ne prag te pavaresise. Keto incidente me fjalen e turkut dhe flamurin kombetar, me shume te drejte kane ngjallur irritimin dhe indinjaten e komunitetit shqiptar ne Amerike, i cili mbeti larg atdheut dhe familjes, i detyruar pikerisht nga ylli komunist, qe shemtoi flamurin kombetar shqiptar per 55 vite, shoi jeten e mijra grave e burrave shqiptare, interrneoi, burgosi dhe syrgjenosi me qindra mijra familje shqiptare.

Festa e Flamurit

Denimet e dhena dhe shfrytzimet e zbatuara gjate diktatures:
Ne Shqiperi zyrtarisht jane ekzekutuar 5 577 burra dhe 450 gra. Jane denuar 26 768 burra dhe 7 367 gra. Kane vdekur ne burg 1 065 persona. Kane humbur aftesine mendore 408 vete. Kane vdekur ne internim 7 022 vete. Ne 50 vjet diktature komuniste, nga kjo shtrese jane kryer 914 000 vite burgu dhe 256 146 vite internim.


Pritje ne Nju Jork me rastin e Festes kombetare te Republikes se Shqiperise

Amb. Ardian Neritani: "Keshtu jemi me te bashkuar rreth kesaj dite dhe Flamurit tone kombetar."

Big Apple - New York: Me rastin e 28 Nentorit - Festes kombetare te Republikes se Shqiperise, ambasadori i yne, i Republikes se Shqiperises ne Misionin e Perhershem prane Kombeve te Bashkuara ne Nju Jork, shkelqesia e tij z. Ardian Neritani dhe bashkeshortja e tij ambasadori Lublin Dilja, dhane nje pritje ne mjediset e lokalit "Bruno" ne rrugen e 58-te dhe Lexington Avenue. Ne pritjen ishin te pranishem per here te pare prej kur eshte ngritur edhe flamuri yne, pothuajse te gjithe kreret e komunitetit, mergimtaret tane nga Shqiperia, Kosova dhe te gjitha viset shqiptare, intelektuale – miq te Shqiperise, studente shqiptare qe mesojne ne SHBA-es dhe shume shqiptare me banim ne Nju Jork e per rreth, poete, shkrimtare, artiste, politikane e afariste. Merrnin pjese gjithashtu ne nje pritje tjeter edhe perfaqesues te trupit diplomatik te akredituar ne Kombet e Bashkuara.

Festa e Flamurit

Per te uruar festen e 28 Nentorit Dites se Flamurit, 94- vjetori i Shpalljes se Pavarsise se Shqiperise, erdhi ne kete feste edhe presidenti i Kosoves z. Fatmir Sejdiu, i shoqeruar nga keshilltari i larte Skender Hyseni, dhe zedhenesi i tij Muhamet Hamiti. Presidenti i Kosoves z. Sejdiu, shprehu nje mirenjohje te thelle, duke shfrytezuar rastin te falenderoje gjithe angazhimin e Shqiperise, ne te gjithe kohet, per Lirine dhe Pavaresine e Kosoves, pa kursyer asgje, deri sa Kosova te mberrije ne kete dite te rendesishme.

"Shqiptaret, kane qene, tha Sejdiu, po ashtu misionaret te fuqishem te zerit te Lirise se Kosoves, posacerisht ne kete vend (SHBA) te shenjte, ne kete vend qe eshte ndihmetare dhe mbeshtetes i proceseve te medha te lirive njerezore, ne kete vend mik, qe ka qene dhe mbetet i perkushtuar ne mbeshtetje te kauzes sone, te kauzes se lirise. Prandaj, viojoj ai ne fjalen e rastit, falenderoje po keshtu edhe SHBA-es, dhe ju falenderoje juve qe keni arritur, qe vertete rrezatoni mire, per nje miqesi te qendrueshme dhe te vazhdueshme".

Ambasadori i Republikes se Shqiperises ne Misionin e Perhershem prane Kombeve te Bashkuara ne Nju Jork, shkelqesia e tij z Ardian Neritani, tha nder te tjera se: "Menduam t'a festonim keshtu, sepse keshtu e konceptuam qe te jemi te gjithe bashke. Te takohemi me njeri tjetrin, te shkembejme urime e ndajme gezimin e perbashket, pa dallime krahinore, politike dhe fetare, sepse keshtu jemi me te bashkuar rreth kesaj dite dhe Flamurit tone kombetare. "Ne kete feste me shume se gjithēka, tha ambasadori Neritani, na bashkon ajo qe te gjithe jemi shqiptare. Te urojme te gjithe se bashku njeri tjetrin... Gezuar Festen e Flamurit dhe me Pavaresine e Kosoves", e mbylli fjalen e tij pershendetese shkelqesia e tij z. Adrian Neritani.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara