HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Mihai Eminesku nė 117 vjetorin e vdekjes

Dashamir i madh i popullit shqiptar dhe gjuhės sė tij

-- nga Baki Ymeri, Bukuresht

Baki Ymeri Mė kot mundohen serbėt ta pėrvetėsojnė poetin mė tė madh rumun derisa s'u kanė dhėnė njėmilionė rumunėve tė Timokut kurrfarė tė drejtash shkollare e fetare. Pas pavarėsisė sė Kosovės qė troket nė portė, pse tė mos pregadisin ndėrkombėtarėt terenin pėr autonominė e tri krahinave multietnike qė gjenden pėrreth ishpashallėkut tė Beogradit: Sanxhaku me njė shumicė boshnjake, Vojvodina me 26 minoritete, dhe Lugina e Timokut me njėmilionė rumunė tė semiserbizuar?

Kėto ditė (15 qershor) u mbushėn 117 vjet nga ndarja nga kjo botė e poetit tė famshėm rumun Mihai Eminesku, klasiku i formave tė pėrkryera artistike. Jetoi 39 vjet dhe u shua njė vit pas shuarjes sė Elena Gjikės (Dora D'Istria): 1889. U lind mė 1850 nė Ipotesht tė Moldovės, duke qenė fėmija i shtatė nga 11 fėmijėt e familjes Emoniviē. Shqiptarė tė panumėrt qė vinin nė Rumani me pasaporta jugosllave mbanin mbiemra tė serbizuar: Eminoviē, Imeroviē, Maksutoviē, por kjo nuk don tė thotė se Eminesku ishte serb, turk apo shqiptar, edhepse admirimi i tij ndaj gjuhės shqipe dhe shpirtit shqiptar ėshtė i hatashėm. Ndėrmjet viteve 1860-61 ndjek kurset Ober Gymnasyum nė Ēėrnauc.

Viti 1866 ėshtė viti i manifestimeve tė para letrare: debuton nė revistėn Familia tė Iosif Vulcan-it me poezinė Po tė kisha. Mė 1887 i bashkangjitet njė trupe teatrore, duke u njohur nė Teatrin Kombėtar me dramaturgun e famshėm rumun me prejardhje ēame, Ion Luca Caragiale (Jon Luka Karaxhiale). As Karaxhiale nuk ishte shqiptar, edhepse e gjejmė tė fotografuar nė Berlin me kostum shqiptar, ndėrsa mbiemri i tij ndėrlidhet edhe me disa mikrotoponime shqipe (Mali Karaxhės nė bjeshkėt shqiptare tė Shipkovicės, etj.).

Themi shqiptare, edhepse mbiemri Karaxhiu ndėrlidhet me arumunėt, pėrkatėsiht vllehėt, tė konsideruar pėrgjatė historisė si vėllezėrit mė tė mirė tė shqiptarėve, prej nga ka mbetur nė Shqipėri sintagma Vllahu ėshtė vėlla. Mė 2 tetor 1869 hyn nė Universitetin e Filozofgisė nė Vjenė. Mė 1877 vendoset nė Bukuresht, ku deri nė vitin 1883 ėshtė redaktor, pastaj kryeredaktor i gazetės Timpul (Koha), duke patur njė veprimtari tė shkėlqyeshme publicistike, e cila ia shembi shėndetin.

Ėshtė periudha nė tė cilėn Eminesku shkruan poemat e mėdha Luceafarul (Luciferi), Scrisorile (Letrat), duke u shuar mė 1889, pas njė sėmurje mendore, pasojat e sė cilės janė ende tė paqarta ngase ekzistojnė gjithfarė versionesh lidhur me vdekjen e tij. Sipas Vehbi Balės: "sėmundja dhe mjerimi e katandisėn nė njė gjendje tė vajtueshme, tue mos gjetė aspak pėrkrahje nga njerėzit nė fuqi", "i braktisun nė fatin e zi nga pushteti i kohės, mbylli sytė mė 15 korrik 1889, i vramė nė njė ēmėndinė. Vetė jeta e tij ėshtė njė dėshmi akuze kundėr shkaktarėve tė vuejtjes e tė mjerimit tė popullit tė vet".

Poezia e Emineskut ėshtė e shenjtė dhe e bukur, e vėshtirė pėr shqipėrim si pasojė e rimės. Sipas Nasi Lerės, "ajo ėshtė njė poezi zemre tė sinqertė qė personifikon shpirtin e popullit tė tij". Pėrkthyesit mė tė njohur tė Emineskut nė gjuhėn shqipe janė Gjergj Bubani, Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Ismail Kadare, Vehbi Bala, Rexhep Ismajli, Dionis Bubani, Luan Topēiu. Gjeniu i letėrsisė rumune ishte mendimtar i thellė dhe mjeshtėr i rrallė i fjalės artistike.

Kushdo qė lexon veprėn e tij, krijon pėrshtypjen se kemi tė bėjmė me njė pėrgjegjėsi tė jashtėzakonshme qė vjen nga brendia e qenjes njerėzore. Sipas Vehbi Balės, Eminesku ishte "njė dallėndyshe qė hyn nga njė dritare dhe del nga tjetra: aq qe kalimi i tij i rrufeshėm, qė do tė qėndrojė nė pėrjetėsi pasi ylli ėshtė shuar". Fjala e tij ėshtė bėrthamė e pėrjetėsisė, katalizator i energjisė humane, momenti, evenimenti dhe sentimenti. Qindra manifestime emocionuese mbahen pėr ēdo vjet me rastin e lindjes sė tij (15 janar), nėpėr shkolla, qendra kulturore, klube letrare, anembanė vendit.

"Mua ma merr mendja se gjuha mė fleksibile nė botė, mund tė jetė gjuha shqipe"

Eminesku ishte ėndėrrimtari qė kishte njė dashuri tė pakufishme ndaj gjuhės shqipe. Gjatė rrugėtimeve nė periudhėn e tranzicionit nga komunizmi nė demokraci, duke shfletuar Simfoninė veneciane tė autorit Oktav Minar, zonja Ekaterina Oprea nga Brėila e Naum Veqilharxhit, u befasua kur kuptoi tė vėrtetėn se mbreti i poezisė rumune, Mihai Eminesku, qė u shua njė vit pas shuarjes fizike tė Elena Gjikės, ka patur konsiderata tė larta ndaj gjuhės shqipe. Romani i Oktav Minarit, faktikisht ėshtė "Romani i njė dashurie tė madhe: Eminesku-Veronika". U shkrua nė fillim tė shek. XX, dhe u ribotua nė Bukuresht, nė vitin 1991.

Mendimet e autorit tė romanit tė njė dashurie tė madhe, lidhur me respektin e Emineskut ndaj gjuhės shqipe dhe folklorit shqiptar, tė shtynė tė mendosh se admirimi i tij ndaj nesh ėshtė i sinqertė dhe i pėrzemėrt:
"E tėrė bota kaloi nė sallon pėr tė drekuar. Pas dreke, sipas zakonit tė shtėpisė, meqė ishte verė, ėmbėlsirat dhe kafetė servoheshin nė sallon, ku fillonin bisedat mbi artin dhe letėrsinė. Eminesku me disponim tė mirė, i kundėrshtonte tė gjithė. Negruzi dhe Gane-ja ia krisėn njė diskutimi filologjik. Ata kėrkonin tė fiksojnė sipas do normash, cila ėshtė gjuha mė e bukur dhe mė tėrheqėse nė botė. Gane mendonte se ky nderim i pėrket gjuhės frenge, e cila i ka pėrvetėsuar pėrmes letėrsisė sallonet e intelektualitetit universal, duke qenė e zgjedhur si gjuhė diplomatike.

Negruzi, pėrkundrazi, theksonte se frėngjishtja ėshtė njė gjuhė sallonesh, por gjermanishtja mė mirė mund ta gatuajė njė mendim filozofik. Majoresku, duke u pėrzjerė nė diskutim, mundohej t'i rregullojė, punėt sipas vendit tė vet, si gjithmonė, duke treguar se nė ēka qėndron hijeshia dhe superioriteti i njė gjuhe nga pikėshikimi filologjik dhe estetik. I papėrmbajtur, Eminesku ēohet nga skaji i sallonit, ku kish qenė tėrhequr, afrohet te miqtė dhe u thotė: - Unė mendoj se gjuha mė fleksibile nė botė, mund tė jetė gjuha shqipe (Eu cred cć limba cea mai flexibilć din lume ar fi limba albanezć).

Njė qeshje e pėrgjithshme e shoqėroi qėndrimin e Emineskut, ēdonjėri duke menduar se ai bėn shaka. Por, poeti gjithnjė e mė i pėrflakur, filloi t'u demonstrojė tė gjithėve superioritetin, duke recituar pa ndėrprerje, vargje popullore nga gjuha shqipe. Bashkėtryezarėt u zbavitėn madhėrisht me argumentet e Emineskut, sidomos zonjat e pėrgėzuan, duke i pėrqafuar bindjet dhe duke e detyruar kėshtu, tė vazhdojė mė tej, ngase pat krijuar njė kėnaqėsi dhe kėndellje, shumė tė dashur (.)". (Octav Minar, Simfonie venežianć, roman, Editura PLOSCAU, Bukuresht, 1991, fq. 54-55).

"Shqiptar me tėrė kokėn, temperament vullkanik"

Disa autorė rumunė dhe tė huaj, kur kanė shkruar pėr poetin mė tė madh rumun, Mihai Eminesku, e kanė prekur edhe prejardhjen etnike tė tij, disa duke hedhur tezėn gjoja se paska qenė me prejardhje turke, do tjerė me prejardhje persane, gjermane, hebraike, polake, serbe, armene, bullgare, suedeze apo shqiptare, por asnjėri pa prurė argumente bindėse nė kėtė drejtim. Jon Sllaviēi kur e sheh nė Vjenė, nė bazė tė fizionomisė, nė bazė tė tipareve tė fytyrės, i duket si "albanezul nostru" (shqiptari jonė). Kritiku i madh letrar, Gjorgje Kėlinesku, pėrmend faktin se klasiku i formave tė pėrsosura artistike, Mihai Eminesku, e fliste edhe gjuhėn shqipe.

Nuk ka fyerje mė tė madhe pėr njė popull se sa t'ua pėrvetėsosh vlerat kombėtare. Askush nuk mund ta bėjė Skėnderbeun, De Radėn, vėllezėrit Frashėri apo Nėnė Terezėn me prejardhje tė huaj. Derisa ka lindur, ka ndjerė dhe ka shkruar nė gjuhėn rumune, Mihai Eminesku nuk ėshtė as serb, as turk, as suedez, as shqiptar, por Perėndia e gjuhės rumune, njė dashamir i hatashėm i gjuhės shqipe dhe kombit shqiptar. Disa autorė shqiptarė (V. Bala, R. Qosja, R. Ismajli, A. Plasari, L. Topciu, M. Krifca), kur kanė shkruar studime mbi ndikimin qė ka ushtruar Eminesku mbi krijimtarinė lirike tė Asdrenit dhe Lasgush Poradecit, kanė shkruar me admirim e dashuri edhe pėr prejardhjen e tij.

Foqion Miēaēio qė mbante korrespondencė me Dr. Latif Berishėn, autor i monografisė Folclor albanez, theksonte se "Emineskun e karakterizonte njė sinqeritet dhe ndershmėri e jashtėzakonshme, se ishte temperament i zjarrtė qė ka shprehur ndjenja tė zjarrta ndaj shqiptarėve dhe integritetit tokėsor tė Shqipėrisė". I kėtillė, sipas Nik Pemės (ish-diplomat shqiptar) ishte edhe nipi i tij: Viktor Eminesku, "shqiptar me tėrė kokėn, temperament vullkanik".

Asdreni e admironte Emineskun pėr simpatinė e shquar qė kishte ai pėr shqiptarėt. Eminesku ishte njė stuhi e padukshme. Ioana Atanasov, profesoreshė e rumanishtes nė Universitetin e Shkupit, thekson se "Eminesku kishte njė dashuri tė hatashme ndaj gjuhės shqipe".

Kritiku i madh letrar, Gjorgje Kėlinesku, pėrmend faktin se Eminesku e fliste edhe gjuhėn shqipe, ndėrsa Lazim Rexhepi (1920-1983), autor i dorėshkrimit Romani i ditėve tė mia, mėrgimtar shqiptar qė banonte nė Piatra Neamc tė Moldovės, kishte dėgjuar se stėrgjyshi i Emineskut kishte qenė shqiptar me prejardhje dibrane. Ion Roŗu boton njė monografi mbi prejardhjen e poetit: Legjenda dhe tė vėrteta nė biografinė e M. Emineskut (Cartea Romaneasca, Bukuresht, 1989).

Sa i pėrket prejardhjes shqiptare, sipas akad. Rexhep Ismajlit, "nė kėtė mit arrin tė marrė pjesė edhe Mitrush Kuteli ynė, i cili lansoi hipotezėn mbi origjinėn shqiptare tė poetit rumun. Sot, natyrisht, mbisundon mendimi se Eminesku ishte nga njė familje rumune, e cila mund tė kishte pėrzjerje tė ndryshme gjaku mė pėrpara, nėse kėto gjėra kanė ndonjė rėndėsi". Eqerem Petoshati (ish-diplomat i Shqipėrisė nė Bukuresht), pohonte se Eminesku edhepse posedonte temperament shqiptar, konsiderohet si vlera mė hyjnore e Rumanisė, tė cilėn askush nuk ka tė drejtė ta pėrvetsojė.

Si e kundronte Kuteli prejardhjen shqiptare tė Mihai Emineskut

"Tani edhe disa fjalė mbi shqipėrimin edhe botimin e kėtij grushti vjershash. Shkaku i parė ėshtė bukuria e pėrsosur e veprės sė Emineskut. Kjo bukuri e ka robėruar shkrimtarin e kėtyre radhėve qė nė moshėn e njomė kur pat filluar lėēitjen e radhėve qė nė moshėn e njomė kur pat filluar lėēitjen e Emineskut. Duke e lėēitur dhe rilėēitur kėtė vepėr me etjen e tė riut filloi ta dijė pėrmendėsh, edhe, duke e ditur pėrmendsh as ai vetė s'di se qysh, filloi ta shqipėrojė (...).

I dyti shkak ėshtė zbulimi, nė vėzhgim e sipėr, i njė simpatie tė veēantė qė ka pasur poeti rumun pėr kombin shqiptar. Duke ngritur e duke luftuar me rreptėsi kundrejt gjithė tė huajve qė kanė zotėruar e shfrytėzuar viset rumune nė kohėnė e sundimit turk e kėtej, e sidomos kundrejt grekėrve tė Fanarit, Eminesku ka shkruar: "Midis fanariotėve vetėm njė shtėpi u pat shquar pėr dashurinė e treguar ndaj tokave rumune, duke sakrifikuar edhe jetėn e vet pėr tė mbrojtur tėrėsinė e atdheut: Shtėpia e Gjikave. Mirėpo kjo shtėpi nuk ka qenė fanariote e vėrtetė, po shqipėtare. Edhe emri Gjika nė shqipe do tė thotė Gjergj".

Duke shkruar kėsilloj poeti rumun qė ka thėnė kaqė fjalė tė ashpėra kundėr grekėrve, ēifutėve, bullgarėve e tė tjerė, ka pasur pa fjalė, parasysh sundimin krejt njerėzor e plot dashuri pėr atdheun e ri - me aspiracionet e tė cilit u patnė identifikuar - tė gjashtė princėrve nga Dera e Gjikės edhe tė tjerė sundonjės tė naltė qė zotėruan mbi provincat rumune midis viteve 1658 dhe 1856. Njėri nga kėta, Grigore Gjika Voda, pėr tė cilin Eminesku ka patur njė adhurim tė madh, ka paguar me kryen e vet qėndrimin e tij kundrejt Austrisė, kur kjo shkėputi nga trupi rumun provincėn e Veriut, Bukovina.

I fundit nga Dera e Gjikės - pėrveē shkrimtares sė njohur Dora D'Istria, - dhe qė ėshtė shquar pėr veprimin dhe ofiqet e tija tė nalta, ka qenė Ion Ghica, shkrimtar dhe ekonomist i shquar, nė njė kohė "Bej" i ishullit Samos, nė kohėn e zotėrimit turk edhe mė vonė ish disa herė ministėr nė Rumani, nė pjesėn e dytė tė shekullit tė shkuar. Pėrveē Shtėpisė sė Gjikės, poeti rumun qė dinte aqė mirė historinė e vendit tė vet do kish kujtuar edhe zotėrimin e Voevodit shqiptar Vasile Lupu, krijonjėsi i njė periudhe tė ndritshme me kulturėn edhe artin rumun.

Po, pėrveē kėtyre fakteve historike simpathija e Emineskut ndaj kombit shqiptar munt tė shpjegohet, ndofta, edhe me njė lidhje gjaku. Patėm folur mė sipėr pėrmbi mjegullėn e dėndur qė mbulon origjinėn e kombėsisė tė poetit; e sidomos tė atit tė tij. Shkrimtari rumun Ion Slavici kur e pa Emineskun, pėr tė parėn herė, mė 1869, nė Universitetin e Vjenės, iu duk, pas fytyrės, se ėshtė shqipėtar ose persian, "kam ndjerė, thotė Slavici, njė gėzim tė gjallė kur mėsova se Shqipėtari im nuk ėshtė Persian po Rumun nga t'anėt.

Qė asohere Slavici mbeti mik me Emineskun tė cilin e thėrriste me njė llagap tė ngjizur prej tij: Turk! (Turcule!). Pas vdekjes sė tij, biografėt kanė rrahur shumė rrugė pėr tė kthjelluar problemin e origjinės. Nga kėta z. George Kalinescu, profesor nė Universitetin e Jashit dhe autor i njė vėllimi mbi jetėn e Emineskut dhe pesė vėllimeve mbi veprėn e tij, kujton njė numėr prej dhjetė kombėsish tė ndryshme, duke vėnė nė kryen e listės origjinėn turke dhe shqiptare.

Thuhet se stėrgjyshi i poetit ka qenė njė turk i quajtur Emin. Ky Emin - pas disave lefexhi dhe pas tė tjerėve tregtar, Emin Efendi - pat ardhur e qėndruar diku nė Veri tė Rumanisė. Nė kohėn e okupatės austriake, nėpunėsit e mbretėrisė, sllavė prej origjine, i patėn sllavizuar emrin duke e regjistruar Eminoviēi. Nė aktet zyrtare dhe nė regjistrat e kishės, dera e atit tė poetit ėshtė shkruar Eminoviēi. Kėtė emėr poeti e ka rumanizuar kur ka filluar tė shkruajė duke e bėrė Eminesku, emėr i vetėm nė Rumani. "Eminesku, shėnon shkrimtari Jakob Negruzzi kur mori letrėn e vjershėn e parė qė poeti i kish dėrguar pėr tė shtypur, nuk duhej tė ish i vėrtetė po i njojtur prej do njė autori tė paguximshėm qė nuk do tė dalė sheshit". Mė tej duke u marrė me ēėshtjen e origjinės tė poetit Negruzi shkruan:

"Pas disave, gjyshi ose stėrgjyshi i tij ka qenė turku Emin. Ky Emini, ose Emin efendi si mund t'i kenė thėnė nė kohėn kur lidhjet tona me turqit ishin tė ngushta. I mėrguar midis nesh ky ka ndėrruar emrin duke e bėrė Eminovici, ėshtė pagėzuar dhe martuar me njė rumune qė qėndroj mė parė nė Suēeava dhe pastaj nė Botoshani. Pa fjalė se pas disa gjenerata pjesėtarėt e kėsaj shtėpije as qė mbanin ment origjinėn e tyre orientale, kurse dashuria dhe respekti qė ka patur Emineksu pėr myslimanėt, dhe pėrēmimi i tij pėr grekėt, ēifutėt edhe bullgarėt dhe tė tjera kombe tė Lindjes tė Evropės qė rrojtėn ndėnė sundimin turk, munt tė shpjegohen kėsilloj pėrmjet atavizmit".

Vetė poeti, tė cilin tė afėrmit i thoshin, me pėrkėdhelje Emin, ka thėnė se sbret prej njė farė utunxhi Emin Efendi. Pas kaqė premisa mbi turqizimin e Emineskut, tė na lejohet tė bėjmė disa nėnvijime:
I pari: nė Rumani kurdoherė shqipėtarėt myslimanė, nga shkaku i fesė janė emėruar si turq, kurse shqipėtarėt e krishterė si grekėr. I dyti: nė zhvillimin e popullit rumun nuk ka fort tė ngjarė asimilimi pse rumanizmi i turqve, aq mė fort kur kėta ishin zotėr nė viset rumune e pjesėtarėt e njė perandorie tė madhe.

I treti: nė shekujt e kaluar shqipėtarėt - tė njojtur prej vendasve si turq ose si arnautė - ishin tė shumtė nė provincat rumune, si rrojtės ose olefexhinj nėpėr shtėpitė e bujerėve dhe tė vetė voevodit tė vendit. I katėrti: nė kontakt me popujt sllavė shqipėtarėt kanė marrė dėndur trajtat e emrave tė kėtyre. Sot, bje fjala nė Shqipėrinė jugosllave i bir' i Eminit quhet Eminoviēi, i bir' i Hasanit (Hasanoviē, i bir' i Bilallit - Bilaloviē) e kėsilloj mė tej. Tė tillė Eminoviēė, Hasanoviēė ose Bilaloviēė, kosovarė e shqipėtarė qė nga takija e gjer nė opinga ka shumė nė Rumani ku mirren me tregėtira tė vogla ose punojnė si rrojtės, vendėsit iu thonė, si nė kohė, gjithė turq.

Shumė prej tyre janė tani vendės: me shtėpi e fėmijė tė cilėve bota u thotė dendur gjith turq, si tani e dy-tre shekuj. Ergo: versioni i origjinės turke tė Eminit bie lehtazi i zėvendėsuar prej shqiptarit Emin. Njė tjetėr fakt qė na shtyn tė besojmė fort nė origjinėn shqiptare tė poetit rumun ėshtė njė episod i vitit 1883 kur Eminesku u sėmur pėr tė parėn herė nga mendja. Kėtė episod e ka shėnuar vetė profesori Titu Maioresku nė radhonjtė e vet. Mė 23 tė qershort 1883, kur nė Bukuresht kish filluar e nxeht' e madhe, Eminesku ėshtė nė vizitė nė shtėpinė e Maioreskut dhe nis tė humbasė fillin e mendimit.

Nė delirium e sipėr poeti thotė se ėshtė prej fisi shqipėtar, se dėshėron tė mėsojė gjuhėn shqipe, se do tė bėhet kalugjer. Kėto fjalė midis njatij tėrmetit tė tmerrshėm tė mendimit, a nuk mund tė shpjegohen, vallė, si zėri i sė vėrtetės, i atavizmit, i dalė nga fundi i thellė i ndėnėgjegjes sė vet? Njė pyetje e thjeshtė kjo jona, pėrmi tė cilėn ėshtė e udhės tė ndalohet ndopak vėzhgonjėsi i jetės dhe veprės sė poetit mė tė madh tė Rumanisė". (Mitrush Kuteli, nga parathėnia e vėllimit Vjersha tė Mihai Emineskut, Shtypshkronja Albania, Konstancė, 1939).

Dashuria e Emineskut ndaj shpirtit shqiptar

Nė vitin 1990, nė pregaditjen e njė grupi autorėsh tė Universitetit "Al. Cuza", del nė Kishinjėu tė Moldavisė njė vėllim prej 573 faqesh me tekste tė riprodhuara nga publicistika e Mihai Emineskut. Libri mban titullin Publicisticć dhe ngėrthen referime historike dhe historiografike qė i pėrkasin periudhės kur poeti zhvillonte njė veprimtari tė dendur nė redaksinė e gazetės Timpul (Koha), sidomos ndėrmjet vietve 1877-1883.

Sipas Nikolla Jorgės, Eminesku e zotėronte me pėrsosshmėri njohjen e tė shkuarės rumune dhe kishte prirje tė veēanta edhe nė historinė universale: askush nga gjenerata e tij nuk e kishte nė atė shkallė tė zhvilluar instiktin e sė vėrtetės, qė ndėrlidhet me elemente permanente dhe pėrcaktuese pėr tėrė mendimet e tij. Mbetesh i mahnitur sot kur konstaton se ēfarė mendimtari i admiruar politik ishte, se sa dinte, se sa kuptonte dhe sa e madhe ishte fuqia e tij pėr integrimin e fakteve tė imta dhe kalimtare tė jetės publike bashkėkohore nė rrjedhėn madhėshtore tė zhvillimeve historike (1934).
Nė disa nga artikujt e tij, Eminesku bėn fjalė edhe pėr shqiptarėt.

Falė zonjės Julia Karamishin nga Bukureshti, e cila e identifikoi admirimin e Emineskut ndaj nesh, kėto mund tė konsiderohen si zbulime tė reja qė i jepen pėr herė tė parė nė disponim, edhe opinionit shqiptar. Kėshtu, duke bėrė fjalė pėr Lindjen e Europės (Rasaritul Europei, fq.251-253), Mihai Eminesku ironizon qėndrimet etnokratike tė Greqisė e tė Serbisė, tė cilat si pasojė e instinkteve demagogjike, tė prira nga ideali tyre politik pėr njė Greqi dhe Serbi tė madhe, kanė bėrė ēmos pėr shkombėtarizimin e popujve jogrekė e joserbė (vllehė, rumunė, shqiptarė etj.). Autori rekomandon qė harta e kėtyre vendeve tė quhet, jo etnografike, por etnokratike. Nė nocionin etnokratik pėrfshihet qė nga kryevėndi dėshira pėr tė sunduar, pėr tė zotėruar mbi tė tjerėt...

Shqiptarėt, nė kuadrin e kėtij artikulli, nė tė vėrtetė janė vetėm nė defansivė. Organizimi i tyre i lashtė nė fise, nė territore tė mirėdefinuara dhe ndoshta averzioni ndaj pėrzjerjes me raca tė tjera, i bėn tė mos duan tė dominojnė, por i shtyn tė mos lihen as tė zotėruar. Territorin shqiptar e pėrvetsojnė tani, nė mėnyrė etnokratike, dy Serbitė dhe Greqia. Sa pėr trakorumunėt mos tė bėjmė fjalė. Edhepse janė nė njė numėr tejet tė madh nė Gadishull, ata nuk ndjekin ideale politike dhe do tė ishin tė gėzuar po qe se do tė liheshin nė paqė qė tė gėzojnė kisha dhe shkolla. Gadishulli Ballkanik, sipas Emineskut, do tė bėhet teatri i disa rivaliteteve tė mbisundimit, tė keqardhura pėrndryshe pėr tė gjithė. Fitoret e ēastit tė njėrės palė do tė pasojnė me fitore tė ēastit tė palės tjetėr. Krejt elementet e mospajtimit do tė shemben nė ēdo pikėshikim, duke u lėnė vend shpėrnmguljeve dhe mbisundimeve tė huaja. (25 maj 1880).

Nė kuadrin e artikullit Shpirti i vėrtetė i popullit (Adevaratul spirit al poporului, fq.327-329), gjeniu i botės shpirtėrore rumune bėn fjalė pėr njė popull tė ri, tė shėndetshėm dhe me themele tė forta. Etnografi Hoffman, sipas tij, shkruan nė shekullin e shkuar (sh. XVIII-shėn.yni-B.Y.) se zhvillimi i kafkės te raca rumune ėshtė i admirueshėm, se janė kafka qė meritojnė tė jenė nė ballė tė qytetėrimit. Me siguri qė Hoffmani nuk ka patur pafatshmėrinė pėr tė parė kokrrat e lulėkuqes mbi supet e zotėrinjve C.A. Rosetti dhe Giani apo kėrcunėn bullgare mbi supet e Simionit tė thjeshtė. Mė nė fund, Virchowi, natyralist i famshėm, i jep kafkės shqiptare rangun e parė ndėr tė gjitha kafkat e rasės sė Perandorisė sė lashtė tė Lindjes, dhe kafka shqiptare ėshtė identike me atė tė racės rumune, me atė tė barinjve tanė tė sotshėm. (1 prill 1881)

Eminesku bėn fjalė pėr shqiptarėt edhe nė kuadrin e dorėshkrimeve tė pėrfshira nė kėtė monografi nėn titullin Fragmentarium. Populli shqiptar, sipas tij, ėshtė pasardhėsi i atyre ushtrive ilire dhe epirote, nė ballė tė tė cilėve Aleksandri e pat pėrvetsuar Persinė, me tė cilėt mbreti Pyrohos ua kontestonte edhe romakėve edhe kartagjenasve pronėsinė e Italisė, pasardhės tė atyre ushtarėve tė cilėt rrahnin rrugėt pėr nė fronin e mbretėrisė universale. Pasojnė edhe mendime tjera fisnike pėr kėta atdhetarė tė famshėm, pėr aktualitetin e tyre tė shėndetshėm, dhe stėrgjyshėrit e tyre tė lashtė.

Rumania nė luftė me pansllavizmin

Mė kot mundohen serbėt ta pėrvetėsojnė poetin mė tė madh rumun derisa s'u kanė dhėnė njėmilionė rumunėve tė Timokut kurrfarė tė drejtash shkollare e fetare. Pas pavarėsisė sė Kosovės qė realizohet falė sakrificave legjendare shqiptare si dhe pėrkrahjes sė Perėndimit dhe Perėndisė, pse tė mos pregadisi ndėrkombėtarėt terenin pėr autonominė e tri krahinave multietnike qė gjenden pėrreth ishpashallėkut tė Beogradit: Sanxhaku me boshnjakė, Vojvodina me hungarezė dhe Lugina e Timokut me rumunė? Sipas artikujve tė Emineskut tė shek. XIX-tė: "Ndėrmjet rumunėve dhe sllavėve ekziton nje armiqėsi e natyrshme. Qindra vjet rumunėt kanė qenė tė sunduar nga turqit, por turqit nuk e vėnin nė diskutim gjuhėn apo kombėsinė rumune. Kudo qė rumunėt kanė rėnė nėn sundimin e drejtėpėrdrejtė apo indirekt tė sllavėve, zhvillimi i tyre i natyrshėm ėshtė shuar si pasojė e rrethanave tė dhunshme. Dyqindvjet serbėt e Banatės sė Timishoarės i kanė terrorizuar rumunėt, njėqindvjet rumunėt e Bukovinės kanė luftuar pėrherė me rusnjakėt. Deri nė ditėn e sotme rumunėt e Serbisė sė lirė dhe tė Rusisė ortodokse, nuk e kanė tė drejtėn pėr tė themeluar njė shkollė dhe njė kishė rumune".

Mihai Eminesku, ishte mėndje e thellė dhe e pasur, zemėr e mbrujtur me ndjenja tė larta tė atdhedashurisė. Dorėshkrimet e tij janė vlera tė larta kombėtare. Si njohės i pėrsosur i popullit tė vet dhe tė shkuarės sė tij, Eminesku iu pėrkushtua pavdekshmėrisė ngase dinte tė godasė atje ku duhet: nė fushė tė polemikės dhe publicistikės politike. Kėshtu ka vepruar mė vonė edhe Pamful Ŗeicaru, gazetari mė i shquar rumun i gjysmės sė parė tė shek. XX. Nė kuadrin e artikullit Aneksimi i Dobruxhes (Timpul, 19 gusht 1878), duke bėrė fjalė pėr Traktatin e Berlinit tė cilin e konsideron si njė "marrėveshje formale", Eminesku shpreh indinjatė ndaj fuqive qė i shkėputėn pjesėt e Shqipėrisė, pėrmend ligėn shqiptare, rezistencėn e Portės kundėr kėrkesave greke dhe pakėnaqėsitė e Rumelisė. Monografia e prof. Ion Crežu (Mihai Eminesku, Vepra Politike, vėll.I, Editura Cugetarea - Georgescu Delafras, Bukuresht, pa vit. e bot.), e botuar nė njė numėr tė kufizuar ekzemplarėsh, ėshtė njė sintezė e mendimit politik tė M. Emineskut, tė cilės i paraprin njė parathėnie e gjerė, me do subjekte si: Aktiviteti publicistik i Emineskut, Identifikimi i artikujve tė Emineskut, Aktualiteti politik i Emineskut...

Libri ėshtė i strukturuar nė disa kaptina (Ta bėjmė njė kongres, Poeti dhe njeriu politik, Bukovina dhe Basarabia, Krenaria pėr tė qenė Rumun, Ēėshtja izraelite, etj). Poeti e fshikullon parazitizmin e tė huajve qė nguliteshin nė trojet rumune pėr shfrytėzimin e begative tė vendit, madje edhe tė fshatarit dhe qytetarit tė rėndomtė. Artikujt e Emineskut qė rijepen nė kėtė monografi, i pėrkasin periudhės 1870-1879. Thonė se si pasojė e guximit politik pėr fshikullimin e qeverisė dhe tė huajve, Eminesku mbaroi tragjikisht. Sa ėshtė e vėrtetė kjo, ende nuk dihet. Si e konsideronte Eminesku rrezikun pansllavist nė trojet rumune tė Timokut dhe Besarabisė?

Duke bėrė fjalė pėr luftėrat e nxitura, jo si pasojė e ideve por si pasojė e ekzistencės, nė kuadrin e artikullit Rumania nė luftė me pansllavizmin (f.286-302), Eminesku shkruante: Ndėrmjet Rumunėve dhe Sllavėve ekziton nje armiqėsi e natyrshme... Qindra vjet, Rumunėt kanė qenė nė mėnyrė indirekte, tė sunduar nga Turqit... Turqit nuk e vėnin nė diskutim gjuhėn apo kombėsinė rumune.

Kudo qė Rumunėt kanė rėnė nėn sundimin e drejtėpėrdrejtė apo indirekt tė Sllavėve, zhvillimi i tyre i natyrshėm ėshtė shuar si pasojė e rrethanave tė dhunshme. Dyqindvjet Serbėt e Banatės sė Timishoarės i kanė terrorizuar Rumunėt...; njėqindvjet Rumunėt e Bukovinės kanė luftuar pėrherė me Rusnjakėt; deri nė ditėn e sotme Rumunėt e Serbisė sė lirė dhe tė Rusisė ortodokse, nuk e kanė tė drejtėn qė e kishin kahmos nga sundonin Turqit, tė drejtėn pėr tė themeluar njė shkollė dhe njė kishė rumune. Kėshtu pra, populli rumun nuk e ka madje, as tė drejtėn qė tė dojė qė Shteti osman tė zėvendėsohet me shtete sllave. Njė shtet rumun i rrethuar me shtete sllave mund tė jetė pėr armiqt e popullit rumun njė iluzion i kėndshėm; pėr Rumunėt ndėrkaq, ai ėshtė njė fatkeqsi, qė na paralajmėron njė varg tė ri luftėrash, njė fatkeqsi pėr tė cilėn nuk na pėrkėddhel veēse vetėdija e qėndresės sė popullit rumun, dhe shpresa e fitores" (293).

Rusia ia merrte Besarabinė Rumanisė, sa herė qė i tekej. Qė nga viti 1812 e deri te marrėveshja famėkeqe e Jaltės: Stalin-Ribentrop-Molotov (1945). Paralelisht me rekomandimet e Ēubrilloviqit pėr fanatizimin e shqiptarėve me hapje mektepesh nė vend tė shkollave shqipe, duke i shpėrngulur kosovarėt nė shkretėtirat e Anadollit, sovjetikėt i depėrtonin rumunėt e Besarabisė deri nė nė Siberi. Vinin vagonėt e zbrazur nga Rusia nė Rumani, dhe ktheheshin tė mbushur me mallra rumune nė emėr tė internacionales socialiste. Pokėshtu ka vepruar edhe Serbia me minierat rumune tė Majdanpekut nė Luginė tė Timokut dhe me xeheroret shqiptare nė Kosovė. Eminesku nė kohėn e tij kėrkonte ngritjen e vetėdijes rumune dhe pėrfitimin e besimit tė kombeve tė mėdha tė Evropės.

Koha e Emineskut ishte koha e Elena Gjikės, shekulli i dritės. Si e konsideronte Eminesku Moldovėn nė kohėn e tij? Historia flet qartė. Njė vend ku tė gjithė propozojnė dhe askush nuk dėgjon, njė vend ku antiteza ndėrmjet partive shndėrrohet nė njė armiqėsi tė vėrtetė,(...) njė vend i kėtillė ėshtė i destinuar pėr t'u bėrė plaēkė e fqinjėve tė saj (68). Duke bėrė fjalė pėr zotėrimin e Grigore Gjikės, Eminesku jep kushtrimin: Popull rumun! Po tė ishin bijtė e tu tė bashkuar, atėherė edhe trualli yt stėrgjyshor, do tė mbetej njė e i pandarė (69).

Doktrina politike e Emineskut buron nga njė dashuri e madhe ndaj atdheut, nga ajo ndjenjė fisnike qė qėndron nė ballė tė ndjeshmėrisė njerėzore dhe e cila te ai ishte motori i tė gjitha veprimeve publike, burimi i ēdo besimi. Siē thot edhe vetė nė njė artikull tė tij: "E duam atdheun dhe kombin tonė ashtu siē nuk mund ta dojė askush tjetėr, ngase askush s'e ka fuqinė pėr ta dashur si ne" (Timpul, 22 Shkurt 1879). Publicistika politike e Emineskut, edhepse e shkruar dhe botuar nė gazetėn Timpul para mė se njė shekulli, ėshtė aktuale edhe pėrgjatė kėtyre viteve kur rumunėt e Besarabisė (Moldavisė) e pėrjetojnė varfėrinė mė tė madhe nė Evropė, varfėri tė cilėn e pat pėrjetuar edhe Perėndia e gjuhės rumune nė kohėn e tij, filoshqiptari qė e konsideronte shqipen si "gjuha mė e zhdėrvjelltė nė botė".

Nga korrespondenca e Veronikės me Emineskun: 28 mars 1882 (E shkėputur nga vėllimi Dulcea mea Doamna, Eminul meu iubit (Zonja ime e ėmbėl, Emini im i dashur, Polirom, Bukuresht, 2000)

Emini im i ėmbėl!
Sa mė shumė qė dashuron dikush, aq mė i marrė duket dhe mė i padrejtė ndaj gjykatės qė ia bėn qenjes sė tij tė dashur. Mimi! E vetmja gjė e adhuruar qė kam mbi kėtė dhe tė bezdisshėm je ti; falmė, por po qe se kaq shpesh tė bėj padrejtėsi dhe tė akuzoj herė pėr indiferencė e herė pėr ku ta di se ēka kalon nėpėr mėndjen time tė marrė, mėndje e turbulluar si pasojė e vėshtirėsive dhe nevojave tė jetės. Nė letrėn e 22-tė dukem pėrsėri sarkastike dhe e keqe, ndaj tė lutem tė mė dėnosh me pėrqindje kur tė shihemi, kurse deri atėherė bėhu i njerėzishėm ndaj meje dhe mos m'i zė pėr tė madhe krejt ligėsitė qė e kanė njė burim tė vetėm: "dashurinė time tė pakufishme ndaj teje dhe njė xhelozi tė cilėn mė vjen turp tė ta tregoj" - dhe jam xheloze ndaj shpirtit tėnd, ndėrsa sa i pėrket zbavitjeve tua nuk do tė isha hidhėruar, edhepse digjem nga hidhėrimi!

Micule, shumė kam qarė pasi e mora letrėn tėnde. Mė ka kapluar njė trishtim i pakufishėm kur e shoh se vuan nė vetmi, pa prezencėn e njė dore pėrdėllimtare qė do ta ēikte ballin tėnd qė vlen sa njė mbretėri, dhe atė pa e patur njė shpirt tė pamėshirshėm pranė kokės sate. Ē'do tė kishe bėrė ti nė kėto momente? Mimi, nuk po tė shkruaj mė ngase mė gulēon vaji dhe ėshtė njė vaj qė niset nga thellėsia e shpirtit dhe mendoj me dashuria pėr ty dhe pėr pluhurin tim tė arsenikut. Jam aq shumė pranė tij, dhe ajo qė mė lidh pėr dheun je vetėm ti. Falmė, por mė bie kandili nga dora dhe nuk mund tė shkruaj mė. Mė eja pėr Pashkė, i dashur! Do tė mė duket atėherė se gjej njė thesar duke tė parė. Mici im i dashur, i dashur dhe i dashur, siē nuk mund tė ketė njeri pėrveē teje nė botė. Tė puth nga thellėsia e shpirtit tim tė shembur pėr ty, Veronika.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara